Kush e ka fajin?

May 30, 2016 10:15

Kush e ka fajin?

 

Nga Andrea Stefani

Duke refuzuar të votojë, sikundër qe parathënë, reformën në drejtësi, Berisha ja ka zënë përsëri rrugën Shqipërisë duke mos e lejuar të avancojë drejt Europës. Të gjithë e shohin këtë fajësi, por shumë pak janë ata që e formulojnë. Mbi ligësitë dhe krimet e Berishës sundon një omerta. Nuk bëjnë përjashtim as ndërkombëtarët. Pafuqia për të thënë të vërtetën dhe aq më shumë për të ndëshkuar Berishën, nuk është pafuqi për të ndëshkuar një person me emrin Sali që posedoka pushtete të pathyeshme. Iluzioni krijohet nga ngatërrimi apo barazimi i personit Sali me “Berishën” që, sado primitiv, është një krijesë politike, një kult. Jo pak shqiptarë e ushqyen këtë kult me duartrokitje, fanatizëm, konformizëm dhe nënshtrim. Tani që ai hodhi rrënjë, po vuajnë koston e tolerimit të këtij Leviatani.

Kur flasim për Saliun, flasim për një person. Kur flasim për “Berishën” flasim për një dukuri që, për shkak të një tradite disaplanëshe, këmbëngul të përsërisë në politikën shqiptare, dukurinë e kultit absolut të individit. Saliu vetë, e bën me kast këtë ngatërrim duke u mburrur me forcën e Berishës. Por Berisha është një forcë grupi, e solidaritetit narcist të fanatikëve me liderin. Një forcë të tillë që ka 25 vjet që e shantazhon Shqipërinë, deri edhe ndërkombëtarët, me konflikt civil, destabilitet apo revolucion, nuk mund ta posedojë një person i vetëm.

Më ka pëlqyer një version modern i një filmi artistik për Herkulin, ku heroi mitik i kryen heroizmat bashkë me një grup shokësh. Mu duk shumë më i vërtetë si vetë miti. Herkuli nuk duhet t’i ketë pastruar i vetëm stallat e Avgjisë, as luanin e tmerrshëm nuk duhet ta ketë vrarë i vetëm. Por shoqëritë primitive, patriarkale, kanë prirjen të lartësojnë një figurë që e shpallin si shpëtimtar duke ja atribuuar edhe ato që, në fakt, e bëjnë vetë. Një gjendje dhe mendësi që është ende e fortë në shoqëritë e sotme orientale, lindore. Duke mos qenë të përbërë nga individë të lirë, ato gjenden përherë para nevojës që dikush t’i mbrojë, t’i shpëtojë. Prandaj kanë prirjen (Krujë, prite, prite Skënderbenë!) e krijimit të mbrojtësit, të Mesisë.

Ende me doza jo të pakta të mendësive lindore, pa institucionet që ushqejnë dhe mbrojnë lirinë e individit, shqiptarët duket sikur nuk kanë dëshirë të ndahen nga një prirje e tillë. Brenda më pak se një shekulli prodhuan kultin shpëtimtar të mbretit Zog, më pas të Enverit dhe pas rënies së sistemit komunist, disa kulte të tjera ndër të cilët ai i Berishës po shfaqet, ndonëse në rënie, më i qëndrueshmi.

Nuk ka asgjë gjenetike apo racore në këtë qëndrim të rrënjosur. Ai lidhet vetëm me rrethanën politiko-sociale ku janë gjendur vazhdimisht shqiptarët. Një rrethanë në mungesë të institucioneve që e bëjnë njeriun të lirë, që e bëjnë individ, të aftë të mbijetojë pa nevojën e mbështetjes së fisit, krahinës, partisë, liderit. Mjerisht, shqiptari nuk mbijeton dot pa ngecur në rrjetën e këtyre mburojave dhe solidariteteve. S’ka rëndësi nëse kemi të bëjmë me nevojë bazë mbijetese apo ambicie a lakmi për pasurim. Që të zërë qoftë një vend pune apo qoftë që të zhvillojë një biznes të begatë, ai duhet të bëhet mbështetës i një partie, i një lideri. Madje sa më i varfër, aq më jetike kafshata, aq më e madhe nevoja për partinë dhe liderin, aq më i verbër konformizmi me to, bindja ndaj tyre. Kjo marrëdhënie skllavërie pa liri dhe dinjitet pjell pa fund fanatikët, krijesa pa aftësi për të reflektuar me kokën e tyre, por vetëm për t’u bindur.

Në tërësi, partitë shqiptare, në një masë ose në një tjetër, nuk do pushojnë së qeni inkubatorë fanatikësh nëse nuk krijohen ato institucione që e çlirojnë shqiptarin nga rrjeta e vartësive politike, nga nevoja fatale e mbështetjes së një partie apo lideri. Një nga këto institucione, madje më i rëndësishmi, është pushteti i pavarur i drejtësisë që nuk lejon t’i merret askujt dhe nga askush, ajo që e ka fituar me te drejtë dhe që nuk lejon që askush të fitojë diçka pa të drejtë.

Kur ra diktatura, kishte vetëm një kult, ai i Enver Hoxhës. Zhvillimet politike bënë që kjo mbështetje të pjesëtohet duke u kanalizuar majtas dhe djathtas. Në të majtë u ngrit kulti i Fatos Nanos ndërsa në të djathtë ai i Sali Berishës. Brenda pak vitesh këta burra, që pak kush i njihte para viteve ’90, u shndërruan në liderë historikë, në kulte. Fatosi u bë “Nano” ndërsa Saliu u bë “Berishë”. Dhe jo se këta burra bënë ndonjë akt të jashtëzakonshëm. Ata thjesht u ndodhën apo u vendosën në krye të dy partive më të mëdha në momentin e shembjes së një sistemi 45 vjeçar. Zhvillimi ishte në vazhdën e zakonit patriarkalo-bolshevik sipas të cilit, punët nuk ecin pa pasur një lider absolut dhe të përjetshëm. Nuk qe aftësia e Saliut apo Fatosit, por nevoja e rrënjosur prej skllavi e masave për lidership absolut që polli “Nanon” dhe “Berishën” si dy versione farsë të kultit tragjik të diktatorit Hoxha.

Por kulti i Nanos nuk rezistoi gjatë. Shkaqet janë disa, por ndër ta rol jo të vogël ka luajtur lufta e egër deri në burgosje që Berisha me idenë patologjike të liderit absolut të Shqipërisë i bëri rivalit të vet. Por, si për ironi të Saliut, shkatërrimi i Nanos e shpëtoi PS nga sundimi i një lideri që e polli një nevojë historike dhe një moment i papërsëritshëm historik. Burgosja e Fatos Nanos i hapi rrugë konkurrencës në lidershipin e PS, duke e përçarë, por edhe demokratizuar atë. Saliu ka përfituar nga përçarja por nuk mund të mos vuajë pasojat e demokratizimit. Sepse ka pak shanse që në PS të përsëritet, rreth Ramës apo kujtdo tjetër nesër, modeli i unitetit të trashëguar nga PPSH që edhe në rastin e Fatos Nanos, pati të çarat e veta.

Në të kundërtën, kulti i Berishës këmbëngul edhe pas 26 vjetësh. Ai është dinozauri i fundit i ardhur nga koha e Luftës së Ftohtë, lideri i fundit historik që këmbëngul të mos kalojë në histori. Ndërsa PS arriti ta tresë kultin e Nanos, kulti i Berishës tashmë e ka tretur PD. Ajo nuk ekziston si parti reale. Ekziston vetëm Berisha dhe masa e mbështetësve të “Berishës”. Duke ndjekur ambicien e tij për lidership absolut, Saliu bën kujdes te dorovisë masën e mbështetësve dhe fanatikëve. Ai ndoqi politika cezariane deri te tolerimi i grabitjes masive të trojeve. Them cezariane, sepse Cezari u falte legjionarëve të kthyer nga lufta tokë duke i shndërruar në votues të Berishës. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Saliu me të shpërngulurit nga fshatrat dhe malësitë duke i shndërruar në elektorat të vetin. Elektorat që më kot rreket t’ia rrëmbejë Rama duke shpërndarë çertifikata legalizimi. Ndërkaq, elita e oborrit të SHQUP-it, është një grusht lakejsh e ndrydhur mes “liderit historik” dhe masës së fanatikëve. Ajo nuk është e lirë për asnjë konkurrencë brenda PD por vetëm që të përtypë përfitimet e këtij statusi prej skllavi të maskuar me parlamentarizëm.

Ka ca kohë që, për të kamufluar rolin e tij absolut në vendimmarrjen e PD, Saliu është përpjekur t’i tallë kritikët që e fajësojnë për shumë krime e tragjedi dhe trauma të tranzicionit, me frazën ironike: E pra, fajin për gjithçka e ka Saliu! Dhe vërtet, si mund ta ketë fajin vetëm një person për gjithçka?! Politikani dinak që është i pari në rrëmbimin e meritave historike (si për shembull, përmbysjen e komunizmit), kur është fjala për faje e krime, e fsheh “Berishën” prapa Saliut, kultin prapa personit. Por kur bëjmë fjalë për këtë kalvar çerekshekullor të Shqipërisë, me peshën e një kryqi që për çlodhje ka vetëm rrëzimin, kur themi se për gjithë këtë fajin e ka Berisha, nuk kemi parasysh thjesht Saliun, por atë piramidë primitive të kultit të individit me një grusht oborrtarësh në majë, por me masa mbështetësish që zgjerohen në katet e poshtme të saj. Bëjmë fjalë për një pjesë të shoqërisë që është gllabëruar nga kulti i Berishës dhe që do ta justifikojë atë edhe sikur të bëjë një puç, apo të vrasë për pushtet. A nuk ndodhi një gjë e tillë edhe pas 21 janarit? A nuk thanë se fajin për të vrarët e pati Rama që “i solli”, pa e kuptuar se, indirekt, po pranonin që qeveria Berisha ishte si një bishë që s’duhet t’i dalësh përpara, se të vret?! Po Saliu a ka ndonjë faj në këtë mes? Po, ai ka fajësinë e të qenurit truri i këtij kulti primitiv. Saliu është Ati, Berisha është Biri. Saliu ka faj se e krijoi Berishën dhe Berisha, si kult, si organizëm kolektiv, ka faj për të gjitha të tjerat.

Aktualisht, Saliu po lufton aq fort për të bllokuar reformën në drejtësi. Nuk është vetëm frika e ndëshkimit për korrupsionin dhe krimet e këtij klani që e shtyn. Është dhe instinkti i mbijetesës që i thotë se hyrja e drejtësisë në lojë, do të thotë edhe zhdukje e asaj nevoje që pjell konformizëm dhe fanatizëm për pushtetet politike. Do të thotë që të nisë e shthuret gjithë piramida e kultit e bazuar në nevojën dhe klientelizmin partiak. Do të thotë të bjerë Berisha. Si kult. Sepse me drejtësi të pavarur nuk do jenë më partitë, liderët dhe pushtetet politike që do kontrollojnë jetët e njerëzve por do jenë njerëzit, zotër të fateve të tyre, që do kontrollojnë jetën e partive dhe pushteteve politike.

May 30, 2016 10:15
Komento

22 Komente

  1. LORA May 30, 10:42

    E ka zgjidhjen e vet efikase edhe meraku yt o Andrea per kultet dhe fanatiket,,,Reforma Qilizme ne Drejtesi konfirmohet vetem me REFERENDUM nga shumica e cilesuar e shqiptareve,te cilet e kane refuzuar me neveri fanatizmin klientelist ndaj partive dhe e kane treguar dinjitetshem se jane te pergjegjshem mjaftueshmerisht qe te marrin e ushtrojne pergjegjesite e tyre civile dhe civike, sikurse qytetaret e EU-se.
    Ne historine e 26 vjetve te fundit ,shqiptareve u eshte dhene vetem tre here rasti per referendum (dy e kushtetutes dhe ai i formes se shtetit,republike apo monarki),,,,gje qe deshmon shkoqur se I tere spektri politik (me ca ndihje kodoshesh ndrekombetare) i druhet ,si djalli temjanit,vendimarrjes referendare te Popullit Shqiptar.
    Apo jo Andrea ???????

    Reply to this comment
    • Boll më...! May 30, 11:03

      REFERENDUUUUM!

      Reply to this comment
      • kush e ka fajin Donaldi apo Lu-ja ? May 30, 13:54

        titulli me i sakte do ishte

        “”””Kush e ka fajin Donaldi apo Lu-ja ?”””

        Ku kam parasysh Donaldin qe perfaqson berishistet e washingtonit si podesat-wisner-patton boggs……………………………apo Lu-ja qe perfaqson demokracine amerikane qe ne shqiperi ka shkuar drejt zeros

        Nuk doja ta ofendoja zotin Stefani por ESHTE AI QE PO OFENDON te pakten ate shumice te cilesuar
        shqiptaresh te ndershem.

        Sali Bisha ka qene kobure e dy antishqiptareve & dy antiamerikaneve konkretisht Will RAJESON dhe elez biberaj..i pari nje macartist radikal dhe I dyti nje mergatqyqar I nje hordhie antishqiptare te maskuar me lufte kunder komunizmit.

        Teoria macabre e billit dhe elezit per “ dekomunistifikim” TE UDHEHEQUR NGA PIT BULLI BERISHE & BULLGOGU AZEM HAJDARI I ka bere dem atij vendi me shume se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEA GREKE.

        Sali bisha di aq pune te pista qe kane bere emisare amerikane sa ai eshte bere kercenim per ta..le te kujtojme

        -ARIN E LONDERS..Ku e coi berisha me rajersonin ne 1993

        -kujtojme gjysem miljardi ne rrugen e kombit dhe ambasdoren MR

        -kujtojme 85 miljon dollare te albetrolit dhe vrasjen e SANTOS

        -KUJTOJME mbi 20 miljard dollare te armatimit

        -kujtojme 1 miljard dem te CEZIT

        -KUJTOJME RRETH 1 MILJAD DOLLARE E BORXHIT BRENDSHEM
        —————————
        PRA THJESHT DRAULA BERISHA I KA NE DORE SHUME ZYRTARE AMERIKANE DHE EURPJANE PER SHUME“DIRTY JOB” TE TYRE

        Me kujtohet thenia lapidare e spiunit te mire Prec Zogaj kur Rajersoni,Blerimi dhe Saliu futen Fatos Nanon ne burg ne 1993 sikur te ishte terroristi me I madh ne bote duke thene:
        ME SHUME DUA SHQIPTARN FATOS SE SA AMERIKANIN RAJERSON
        Imagjinoni..lul qelbasha ka vjedhur rreth GJYSEM MILIARDI DOLLARE TE RR.K dhe u shpall YLL NE NGJITJE nga I palavdishmi ARVIZU….qe e pritem si general dhe iku si ushtar nga bordello Arjan Canit.
        PSE AMERIKA MBRON ME CDO CMIM KRIMBERISHEN??
        sepse ne nuk kemi guxim te themi te verteten me te madhe:
        DIPLLOMACIA AMERIKANE AKOMA MBAHET NE TEORINE ME IDIOTE..SE ATA ME BERISHEN DHE ELEZ BIBERIN HODHEN KOMUNIZMIN NE 1990.
        KJO JO VETEM QE NUK ESHTE E VERTETE POR BIE ERE KANIBALIZEM SE BERISHA I TYRE ESHTE NJE KANIBAL QE KA NGRENE DHE PO HA KOMUNIZMIN E VDEKUR…
        Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.
        Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..
        Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:
        Pajtim kombetar
        Per ndonje plan Marshall
        por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
        Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

        Por si mund te rregullohet ai vend

        se pari:
        SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .
        se dyti
        Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
        Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL te hapni keto letra
        se treti
        ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
        ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.
        se katerti
        pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
        Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
        Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….
        se pesti
        Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
        Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre
        1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
        2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
        3-ktheu k/m ne spital fushor
        4-refuzoi dorzimin e gardisteve
        5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
        6-perdhosi k/prokuroren di lavire
        7-ofendoi k/shikasin si pucist
        8-kercenoi ramen me egzekutim
        9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
        9-u fshine filmimet
        10-u ndrruan tytat e armeve
        11-u dekorua burri shtetit
        12-u dekorua ylli ne ngjitje
        13-u menderosen ekpertizat e FBI
        14-u zevendesua presidenti
        15-u zevendesua k/prokurri
        16-u zevendesua k/bashkiaku
        17-u zevendesua k/shiku
        18-u terrorizuan gazetare
        19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
        20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
        21-demshperbleu te gjithe vrasesit
        22-poshtroi Arvizune e Obames
        23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
        24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
        ………………..
        se gjashti
        doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
        ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
        Cfare duhet beje sot SHBA me DL eshte teper e thjeshte
        -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013
        -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
        -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN..DERAJESONIZIMIN ERI TE DE-DONALDLULEZIMIN qe eshte nje zedhenes i podestave dhe po e luan shume keq pjesen..bashke me keto Stefaqenerit e mediave

        Reply to this comment
  2. A.GRAMSH May 30, 10:45

    KE KOHE QE KE DALE NGA SHINAT PO TANI KE DALE DHE NGA TRASEJA DUKE I SHERBYER BERISHES E DUKE INJORUAR POPULLIN DUKE MOS I TREGUAR ‘ZGJIDHJEN’! E ashtuquajtura ‘reforme’ ne drejtesi eshte nje ‘shashke tymuese’ ne duart e ‘salisjaneve’ ‘metisteve’ e ‘socialSSalisteve’ knder militanteve ne nje kohe qe populli mungon e qe zoterija jote pa ditur sa kane votuar zgjedhjet e fundit i ben lesh e lin shqipetaret!

    Reply to this comment
  3. MeteH May 30, 11:36

    Koment i sakt.Saliu dhe Berisha si njeri dhe fenomen ka 26 vjet qe po sundon,po helmon shumicen e Shqiptareve.Dhe kjo do te vazhdoj derisa Saliu te kete fryme,ndersa Berishizmi do vazhdoi gjate,sikurse Zogizmi,Enverizmi.Dhe Saliu kete ka dashur,qe te hyje ne histori.Ne ’98 pretendoi per tu bere mbret,por populli i vuri drune kushtetutes se tij.Tashme kerkon qe kur te vdesi-te varroset si Hajdari(me i keq se ai) ne v.e deshmoreve dhe ti ngrihet permendorja si A.Zogut,te cilin e vendosi me mendjen e tij,duke e lartesuar ate,ndonse vodhi e tradhetoi Atdheun.Dhe midis te treve:(Zogut,Enverit,Saliut),ky i fundit do cilesohet me mizori ne keto 26 vjet.Me vdekjen e Saliut,nuk besoi qe te permendet ndonje miresi.Keshtu,Berishizmi do permendet vetem per keq,pasi ky mjeran shkaterroi ate qe ndertoi Enveri per 45 vjete.

    Reply to this comment
  4. A.D.Shehu May 30, 11:36

    Andrea Stefani ka ardhur koha ti lesh keto pelivanlleqe e te pergjigjesh ti disa pyetjeve se boll u ngop opinioni me ato pyetjet e tua. Kush ka pushtetin sot? Kush nuk ka pushtetin sot? Ne se eshte i njejti person ti Stefani po ben legen Ramen me keto pyetjet e tua.

    Reply to this comment
    • gazetari shqiptar May 30, 11:51

      Nuk kupton asgje nga kjo qe ka shkruar Andrea. Nuk eshte problemi se kush e ka pushtetin por mungesa e drejtesise se pavarur qe i krijon te gjitha problemet. Pushtetin sot e ka Rama por ama pushtetin e drejtesise (kryeprokurin, Presidentin dhe sa e sa gjykates) i ka Saliu. Prandaj edhe Rama nuk ka cte bej. Prandaj mos ja fut me top kot. Po je mesu me Berishen kur ishte ne pushtet qe bente edhe prokurorin edhe gjykatesin. OK?

      Reply to this comment
      • A.D.Shehu May 30, 14:31

        Rama ka c’te beje, sa te marre Drejtesine e ta Pavaresoje. P.sh. te mesoje pak nga realiteti ekonomik ne qeverisjen e tij. Se ka pushtetin. OK?

        Reply to this comment
  5. I.Troplini May 30, 11:42

    “FAJIN”,

    e ka redaksia e gazetès DITA, qè lejon njerèz mediokèr dhe tè çorientuar, tè shruajnè gjepura, nè njè faqe ku pritet diçka mè tepèr sesa “e lagu” “se lagu” e njè A.Stefani.

    Reply to this comment
  6. naku May 30, 11:42

    Z. Andrea! Keni shkruajtur nje te vertete te vuajteshme pet kete popull qe ka 25 vjet dhe i ngelen kembet,me falni gishtat perpjete. Sa naiv ! Saliu krijoi Berishen sepse gjeti terren ku ,lehte mund te mbjellesh faren e keqe. Duhet te shembet kjo e keqe qe na katandisur keq, Reforme=Termet.

    Reply to this comment
  7. info analitike May 30, 12:25

    Dita po ia kaloni gazetes 55 te Fahriut.

    Reply to this comment
  8. Donika May 30, 13:35

    Pershendetje

    Reply to this comment
  9. Donika May 30, 13:36

    Tung

    Reply to this comment
  10. Teuta May 30, 14:23

    Sa te jete Salihu nuk ka qetesi ky vend!? Me kot lodheni me komente! Kur te vjen fatkeqesia cfare do te besh?

    Reply to this comment
  11. Rita May 30, 17:49

    Gazetar ose Analist krijoni nje Peticion On-Line per t’i kerkuar qeverise te shpall REFERNDUMIN per votimin a Reformes ne Drejtesi nga populli. Do te funksionoj njesoj sic funksionoi dhe peticioni i pranimit apo jo te plehrave kimike nga Siria. Jam e sigurt qe te gjithe do ta firmosin. Sepse populli e do Reformen ne drejtesi te pa modifikuar nga Anti-shteti dhe Anti-drejtesia me emrin “Berisha”

    Boll me duke i’u lutur Berishes, ai eshte vetem nje vemje e plakur qe nuk duhet te merresh me te. Sa me shume te jet ai ne qender te vemendjes apo reklamohet aq me i keq behet dhe i duket vetja i rendesishem kur ne fakt s’eshte, eshte thjesht nje deputet.

    Reply to this comment
    • shpulla May 30, 21:32

      Per Berishen u muar vesh muhabeti, e dime se sdo, po Edi Rama çdo te beje tani? Çfare pret? Ka te drejte S. Ngjela kur thote fute ne votim. Rama po nuk e hodhi kete hap, humbet shume pike. Po e beri do fitoje, sepse nuk do kaloje ligji ne parlament, te jape doreheqjen e ta çoje vendin ne zgjedhje te parakoheshme, e aty do duket mbeshtetja. Nqs fiton (edhe i vetem pa LSI)i hapet rruga per referendum etj. Ne mos te pirdhet. U be 2 vjet gam njeri e gam tjetri e ne vend numero. Perderisa Rama nuk e votoi kur ishte Berisha te ashtuquajtura 3 ligjet as Berisha nuk do te votoje kete 1 ligj.

      Reply to this comment
  12. keli May 30, 19:31

    te lumt o lali te lumt,
    pyes veten ndonjehere si ka muntesi nje plak injorant si puna jote mban peng nje shqiperi te tere,
    paske qene shum i fort o sali,
    me gjith ato krime qe ke bere, ti duhet te ishe ne burg tani,
    por mos u merzi se do vi dhe dita jote,
    mbase dhe mbas vdekje, sic e kemi zakon ne shqiptaret,
    por jam i sigurt qe do vi ajo dit
    dhe neqoftese ke vdekur. do ti vershohemi
    djalit dhe vajzes tende nipit dhe mbeses tende
    te gjith do perdhunohen,
    nga 3 miljon shqiptar qe ti ke perdhunuar kaq vite/

    Reply to this comment
  13. Nemetja May 30, 19:55

    Andrea a te kujtohet nocioni”Nje here ma hype,e nje hera ta hypa”?Kete po ben edhe PD me PS.

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit May 30, 23:36

    Berisha u instalua si mjet z.Stefani, jo si qellim. Ai ende ndiqet si mjet (veicolo) tranzicioni, sepse eshte i afte te prodhoje kaos informaliteti. Sikur Trump te deklaroje se cdo americani do i dhuroje nga nje dashnore per koke do e votojne masivisht, pa e vrare mendjen sesi realizohet kjo. Berisha me metoden e tij konfuze ka premtuar kaq here cmenduri te tilla analoge, dmth pasuesve te tij, tifozeve, u intereson karikatura e demokracise, se ajo mundeson favorizimet dhe format klienteliste. Nqs Berishen e krahasojme me nje qe hap vozen e veres, ata qe brohorasin kane interes se do pijne, jo se hapja e vozes mbart ne vetvete ndonje vizion strategjik. Duke qene se Berisha ishte mjet i hedhur ne qarkullim, nuk do zor te konkludosh se kush e perdori ne interes te periudhes imediate. Kryesisht e perkrahen amerikanet duke menduar se kur hahet buke behen edhe therrime… Tani, sa per krahasim, po ju ngacmoj me shembullin e Berluskonit. Ky formoi nje parti sic themelohet nje kompani private, domosdo Njeshi mbetet bosi qe posedon shumicen e aksioneve. Edhe mos te jete presidenti, si psh ne Milan FC, Berluskoni qe bosi se posedonte aksionet. Nuk di nese Berisha ia arriti ta ktheje PD ne portofol te familjes, por nese i shkojne pas tanime jo sepse ka paketen e aksioneve, por sepse e dine qe posedon dy gjera kryesore; 1. Armen e shantazhit, 2. Garancine e perdorjes si mjet i sigurte allishverishi, dmth rikthimin e shtetit klientelist, ku per harene e atyre qe duan vere hapet voza dhe mbushen damixhanet, pa e vrare mendjen se qeverisja eshte diametralisht e kunderta e pergjegjshme e kesaj papergjegjesie.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 31, 16:21

      Gjermano :
      nuk durova dot , pa te Thene nje
      Bravo per kete Koment .
      Po valle AndreaT E KUPTOJNE ?
      A po bejne sikur nuk e kuptojne ?
      Dhe andreaT e informacionit Mjete Jane .
      Qofte nje dite e mire per JU – GJERMAN

      Reply to this comment
  15. Agroni May 31, 01:05

    Me duket se te gjithe arijne ne te njejtin konkluzion qe i pa udhi Sali Berisha eshte fatkeqesia e ketij kombi.Kjo eshte aq e vertete si drita e diellit,atehere lind pyetja qe kush e mban kete monster dhe ku mbeshtetet ky kriminel qe ndjehet kaq i fuqishem? z.Stefani jam i mendimit qe pjesa e intelektualeve te ndershem qe i ka mbetur ketij populli le ti drejtohen guximshem me nje peticion qeverise,ambasadave te akredituara ne vendin tone qe brenda muajit Qershor te zhvillohet REFERENDUM per reformen ne drejtesi.Loja me ambasadorin LU duhet te mare fund.Nga mazhoranca mos prisni cudira se brenda eshte k/mafiozi ILIR META .Eshte urgjende qe referendumi te shkateroje kete klike Sali-Meta pasi populli i di bemat e tyre.Bejeni kete per SHQIPERINE qe mos ngelemi perseri jashte europes.ender kjo e greko-serbeve qe plerat e kombit ju sherbejne me devotshmeri.NUK MUND TE VENDOSIN PER REFORMEN NE DREJTESI KRIMINELET DHE TRADHETARET E KETIJ KOMBI….Beni nje perpjekje patriotike dhe besoj se populli do ju mbeshtese 100%.

    Reply to this comment
  16. ALBAN DEGA June 1, 06:16

    NUK ESHTE KOHA PER PISEDIME ZOTI RAMA!

    – Reforme ne drejtesi sot… Ose zgjedhe te parakoheshme e referendum mbarepopullor per Reformen ne drejtesi nje minute e me pare
    – Enough to it’s enough…. Boll me !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Populli nuk te votoi te lutesh Edi Rama! Kemi boll hoxhallare, prifterinj, popa, dervishe ..,,
    Te votoi te qeverisesh . Qeveris ! Po si mund te qeverisish?
    Nuk ka pase edhe nuk mund te kete qeverisje demokratike pa Drejtesi e shtet ligjor ashtu si nuk mund te kete as sovranitet pa shtet!
    Nuk behet as reforma, as Drejtesia, as shteti me lutje ndaj atyre qe rrenuan e zhbene te pakten pese here kete shtet ne 25 vjetet e fundit…
    Nuk behet e as mos te shkoje ndermend qe kusare qe kane vjedhe, jo 250 , por te pakten 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit, atdheshites si Sali Berisha apo Lulezim Basha, Arben Imami e co. te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese, vrases perserites te 4 shqiptareve me 2 prill 1991, te atdhetarit Remzi Hoxha ne vitin 1995, te mijera shqiptareve ne 97-en, te 26 viktimave te Gerdecit, te 4 protestuesve te 11 janarit 2011… te rrenimit dhe kalbezimit te cdo hallke te shtetit shqiptar te pranojne heqjen e parzmores se Impunitetit per kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit.
    Minave me sahat qe ka lene ne cdo hallke e ne cdo hap te shqiptareve, kjo “bande gangsteresh” po i shtojne cdo dite mina te reja!
    Grushti institucional i shtetit i javes se fundit ku u mobilizua cdo gangster politik, familjar, mediatik i ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”. ofensiva komplotuese e cdo skalioni te saj me nje agjent te UDB-s se Milloshevicit qe beri prokurorin e Ministrit te Brendshem me te suksesshem te kesaj qeverie Saimir Tahiri, krahmarrja sa e trashe edhe cinike e kapterr Nishanit ne bashkepunim me Ajazin e Llallen, te gjithe nen komanden e Mareshallit te Beogradit, Moskes…. jane ” Flamuj te kuq”, sic thone amerikanet, alarm e kushtrim per cdo shqiptar qe e do sadopak ate vend te bukur e ate popull pa shtet ligjor e pa Drejtesi!
    Nuk ka shqiptar e nderkombetar…. edhe lopa e sheh dhe e di se kush dhe perse po e saboton, po e vonon me cdo mjet e me cdo cmim Reformen ne Drejtesi!
    Sali Berisha e ka emrin dhe mbiemrin qe cuditerisht kane frike t’ia permendin edhe Ambasadoret!
    Banda e gangstereve, ceta e atdheshitesve, lukunia e atdherrenuesve, skalionet e atdhekalbezuesve te cdo pori te tij, Mafia qe ka korruptuar edhe vete korrupsionin si fjale e si koncept jo vetem ligjor por edhe gjuhesor, arrin deri aty sa me nje pafytyresi te pashoqe te akuzoje qeverine dhe mazhorancen se e ka vonuar Reformen ne Drejtesi!
    Kesaj i thote populli me ta lene kopilin ne dere!
    Gjysma e se keqes! Cinizmi dhe arroganca, shejtanbudalleku dhe idiotesia donkishoteske e liderit de jure te saj Lulezim Basha kalon cdo kufi te aresyes njerezore kur ben thirrje per ta vonuar edhe me shume se nje vit tjeter reformen, pra impunitetin e kesaj Mafia te cmendur nga frika dhe paniku i ndeshkimit ligjor te krimeve te saj madhore ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
    Zot ruajna nga marrezira te tilla te diktuara nga Padrinoja i saj!
    Hajde te fitojme kohen e humbur dhe vonesen e qeverise per Reformen ne Drejtesi duke e vonuar edhe mbi nje vit tjeter… Eshte mesazhi me i fundit i SHQUP-it.
    Edhe Don Kishoti i Mances do te cohej lugat dhe do te kerkonte titullin Akademik perballe kesaj cmendurie te Lugatit te Vicidolit, te recituar keq nga Shvejku i tij Lulezim Basha. Aq shume e kane kalbezuar shtetin shqiptar sa virusi i kalbjes u ka depertuar edhe ne qelizat e trurit te vet!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare.Sot!
    Neser eshte vone!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte jetike per shqiptaret dhe Shqiperine!? Sot!
    Neser eshte kurre!
    Pa drejtesi e shtet ligjor nuk ka e nuk mund te kete qeverisje!?
    Pse!?
    Nje shembull per shkelqimin e Zi te antishtetit Dosja Fullani…
    Banka e Shtetit Shqiptar i blew qeverisje ( Shtetit te Saliqit ) Hotel Dajtin, prone e shtetit shqiptar, per te cilin askush nuk ofroi as 5 milione dollare per ta blere…. Taksapaguesve fakira shqiptare iu vodhen me mashtrim, fallsifikim, shperdorim te shumefishte e shume palesh te detyres ne bashkepunim kriminal te mirefillte ne vlera shume te nedha me shume se 6 fishi i vleres se tregut te nje prone shteterore.
    Fullani mori me qera sa Frengu pulen per vite te tera hapesira tek familja dhe klientit e saj per Banken e Shtetit Shqiptar qe do te kishte kushtuar shume me pak po te ishte ngritur e re nga themelet. Shperdorim i dyfishte ne vlera te medha e ne bashkepunim kriminal safi!
    Bankes se Shtetit Shqiptar i vidhen diten per Diell e naten per hane, nen hunden e nen kembet e karrikes se zyres dhe nen kembet e krevatit te zyres, Lexo q… Ihanes se tij gati 8 milione dollare vlera monetare dhe policia me te drejte e ndalon per shperdorim detyre.
    Prokuroria nis hetimet dhe e arreston me burg , sic e parashikon Ligji. Cfare ndodhe?!
    Mafia Politiko- Financiaro- Mediatike e Padrinos cohet ne alarm. Ne skene futet Maliqi, Luigji i 14-te, domethene Saliqi dhe minat me sahat qe i ka lene te gatshme ne cdo hallke te Drejtesise shqiptare…
    Gjykata e nxjerr te pafajshem! Prokuroria “harron” me porosi apourdher te beje apel!
    Kryeprokurori Adriatik Palla i zgerlaqur keq nga ” Zeri I Amerikes” belbezon ” tani eshte shume vone… Nuk mund te bejme asgje”
    Hajde kryeproku-hor krimi hajde!
    Po a nuk ta mundeson Ligji Shqiptar dhe nderkombetar qe ta rihapish dosjen nga e para ore proku-hor Plepash!?
    Jo vetem kete , por edhe dosjen e “Beut te Saukut” ku Fullani ka pase dore deri ne supe dhe e shpetoi jo vetem nderhyrja e nje poltbyroisti por edhe roli si hafije e Sigurimit te Shtetit!
    Cfare ndodhe tani… Oreksi vjen duke ngreje… Zollumi keputet prej se trashi, thote sovrani!
    Fullani kerkon jo vetem rikthimin ne vendin e meparshem te Kusarise masive mbi 50 milione dollareshe por edhe demshperblimin prej 500 000 dollaresh ” sepse i ka ikur oreksi”, sic mashtrim mjekja e udhezuar nga Kryeavokati i Fullanit.
    Nje shembull i gjalle I filozofise Popullore : krimineli kthehet gjithnje ne vendin e krimit…
    Nje gabim fatal I Fullanit…
    Nje rast i mrekullueshem per prokurorine per te rifilluar hetimin nga raporti mjekesor qe eshte denoncuar publikisht ne media si fiktiv, mashtrim dhe eshte dorezuar edhe ne Gjykaten Administrative te Tiranes!
    Tani as Adriatik Llalla nuk ka me shfajsim “nuk mund te bejme asgje”!
    Sa qindra milione dollare pagoi e po paguan Qeveria juaj dhe zoti kryminister per borxhet e pashlyera ndaj bizneseve vetem per rruget qe mburret Berisha e ju i paguat!?
    Po per CEZ- in e Albprtrolin, per ARMO-n, per prona te tjetersuara nga gjykatesit e Baba Dokut dhe pagesat per vendimet e Strasburgut?
    Po per Shendetesine e sakatuar e aresimin e Plepave e Akademive te Domosdoves?
    Po per…. E di qe nuk Jane paret e tua e as te Ilirit por te taksapaguesve shqiptare, por jetoj jo vetem me hallet e tyre edhe me kokecarjet tuaja…
    Deget i kemi te perhapura ne pese kontinente por rrenjet i kemi ate ate toke e ne ate truall flori e perle natyrore!
    A ka shembull me te qarte se cfare sjell mungesa e Drejtesise dhe Shtetit ligjor!
    A ka kushtrim me te madh per qeverine dhe Kuvendin e Shqiperise per te miratuar nje ore e me pare Reformen ne Drejtesi!
    Si?
    Me konsensus?
    “Keshtu” ” sic themi ne e asesi ndryshe” eshte diktat jo konsensus!
    Me lutje!?
    Moresine, lutjet, tolerancen Padrino I sheh si dobesi, e i SHKEL me kembe!?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Zgjedhje te parakohshme, ka thene Pandeli Majko para disa muajsh dhe analisti mendjemotehte Andrea Stefani ne nje analize para dy ditesh tek gazeta ” Dita”!
    Majko e quajti kete zgjidhje si Plani B!
    Mendime te aresyeshme, por jo zgjidhja e plote!
    Zgjidhja e plote e ketij ngerci politik dhe ligjor, pervec zgjedhjeve te parakohshme Parlamentare kerkon ne te nje jeten kohe edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktivr e shtetrrenuese te Mareshallit
    Cdo lutje per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit te saj madhor per Drejtesi e shtet ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’ s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Enough it’s enough!
    Boll me!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Le te flase sovrani me voten e tij te lire!

    Sent from my iPhone

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*