Kush e ka parë

December 27, 2017 17:50

Kush e ka parë

 

Bedri Islami

 

Disa ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë, brenda në sallë e jashtë saj, ndodhën ngjarje të pazakonshme, por të paralajmëruara. Për fat, e gjithë ajo që ishte parashikuar të ndodhte, nuk mori atë përmasë që donin organizatorët – opozitarë, të mëdhenjtë e të vegjlit, megjithë thirrjet dëshpëruese për të sulmuar parlamentin. Tri herë, nën tri komanda të ndryshme, Kryemadhi, Paloka e Noka, njerëzit e grumbulluar jashtë sallës deshën të thyenin kordonin policor dhe, nëse nuk ndodhi kështu, nuk do të thotë se ata u ndalën vetdijshëm.

Në sallë ndodhën ngjarje të tjera, disa nga të cilat do të kalojnë në historinë e pluralizmit shqiptar, si gjuajtja me çizme dhe mburrja se herën tjetër do e qëlloj në lule të ballit shefin e qeverisë, rrëmbimi i kartonëve të votimit nga dy deputete lësëiste që shumica të mos votonte, zjarre tymuese, hedhja e flakëve në drejtimin e një zonje që ende nuk ishte zgjedhur kryeprokurore e përkohshme, vënie e duarve në kokë sikur po ndodhte gjëma e madhe; britmat e opozitës dhe, si mos o zot! deputeti i vjetër , Berisha, që deri asaj dite i kishte lëvizur gjërat me një shenjë të gishtit të vogël, duke u shtyrë me pjestarët e gardës.

Në tërë atë zallamahi , si të tjerët, edhe unë vura re një deputete të re, më duket 23 vjeçare, studente më thanë se është, Floida Kërpaçi, që tundte dorën e saj të gjakosur, si një flamur beteje dhe akuzonte policinë se e kishte tërhequr rrëshqanazi dhe ia kishte dërmuar krahun e saj, pikërisht kur ajo po ndihmonte një demonstruese të plagosur.

Ndoshta kjo ka qenë deputete edhe herën e kaluar, por unë nuk e mbaj mend. Ka të rinj që po e fillojnë jetën duke qenë deputetë, pa dalë ende në jetë. Ndodh edhee kështu. Nga një letër e deputetes tjetër , Kejdi Mehmetaj, mësova se ajo paska qenë deputete që në moshën 20 vjeçare, dhe nuk e kisha ditur, megjithëse , nëse ka deputetë aktivë në parlamente janë pikërisht këto vashat e LSI-së. Kejdin nuk e mbaja mend. Të më ndjejë. E pashë kur rrëmbej kartonët e votimit të shumicës, kolegë të saj dhe më erdhi keq që një deputet i dha një të shtyrë. Më erdhi keq, por ndoshta do e kishte bërë shumë kush, kur sheh se si një vajzë e re, moderne, që ka të paktën katër vite në parlament, kështu mësova, sulet për të hequr të drejtën e votimit të një grupi kolegësh të saj. Thonë se, kur nuk e bind dot tjetrin me fjalë, i vërsulesh ndryshe. Nejse, Kejdit i uroj edhe shumë vite të tjera parlamentllëk, megjithëse, thënë të drejtën, nuk jam i një mendje me futjen në tempullin e mendimit dhe të legjislacionit të djemurinëve dhe vasherive që ende nuk kanë një muaj punë diku tjetër. Por, kjo është punë që nuk më përket mua.

Të kthehem tek dëshira ime që është njëkohësisht edhe pyetja ime: Kush e ka parë?

Aleanca e Grave Deputete i drejtoi një letër-kërkesë Kryetarit të Parlamentit, zotit Ruçi ,për të dënuar deputetët dhe policët që kishin përgjakur deputeten e re, Floida Kërpaçi, e kishin plagosur dhe tërhequr zvarrë.

Nëse ka ndodhur kështu, secili polic e deputet meriton dënimin më të rëndë; e para se kanë tërhequr zvarrë dhe përgjakur një grua, një deputete, një protestuese. Pra, duhen dënuar tri herë.

Por, unë për vete, deri tani, nuk kam parë asnjë video, asnjë foto, asnjë dëshmi të filmuar, nuk kam dëgjuar asnjë dëshmitar real, i cili të ketë parë pikërisht këtë linçim të një deputeteje të re, ende studente.

Kam parë një video që tregon të kundërtën, por ajo mund të jetë e rreme.

Asaj dite aty kanë qenë dhjetra ekipe televizivë, privatë me kamera, të dërguar enkas nga partitë politike opozitare, dëshmitarë të ndryshëm, të cilët e zunë edhe Mul Nokën duke bërë shu..ën. Por ende nuk kam parë një dëshmi vizive të tërheqjes zvarrë dhe gjakosjes së deputetes.

Meqenëse kjo histori po zgjatet si tepër, meqenëse njëra palë dëshmon se u përgjak e tjetra se nuk është përgjakur…sinqerisht ju lutem, nëse ka njeri diçka vizive, ose foto, ose kanë qenë të pranishëm dhe e kanë parë me sytë e tyre, ose diçka tjetër …bëjeni publike, dreqi e mori, sepse nuk është mirë as për atë vajzë të bëhet mollë sherri , ose të mbetet akti ndaj saj i pagjykuar e askush të mos dënohet.

Na sillni një video! Një foto!

Të na mbushet mendja!

December 27, 2017 17:50
Komento

15 Komente

  1. Arber iliri December 27, 18:56

    Ne vendet e qytetaruara e moderne keta plahra qe ju i quani deputete por qe per mua jane funderrina qe ate dite duhet te kishin perfunduar ne qelita e burgut dhe duhet te kishin ndejur bisdevi per nje kohe te gjate, nuk eshte se jane vetem injorante duhet me siguri te jene ne sherbim edhe te sherbimeve te huaja sekrete qe kerkojne te shtyjne me domosdo fillimin e bisedimeve per anetaresim te Shqiperise ne BE.Keta jane plehrat dhe tradhetaret e kombit dhe nje sistem modern shteteror do i kish flakur aty ku e kane vendin jo te vazhdojne te grijne sallate .Kujdes shqiptare ata qe nuk dorujne qe ju te jeni si gjithe europianet e tjere bejne gjasme si sikur jane me ju ata jane me kundershtaret tuaj.Turpi dhe mallkimi dofte per ta.

    Reply to this comment
  2. ETHEM December 27, 20:28

    NE,GJITHE TE MAJTET-BESOJ NUK KEMI PARE GJE.BERISHISTET DHE LESISTET DO THON-PO.SE ATA EDHE DERRIT I THON..D A J E.
    Z.MONI,KJO SHERRXHES NR.2-SE NR.1-ESHTE SALIU,KERKON GJILPEREN NE KASHTE.AJO PO BEN ÇMOS TE TRIMROHET PARA VOTUESVE TE SAJ SE “HEDHJA E ÇIZMEVE RAMES”DHE KANOSJA E TIJ PER VRASJE SI A.RUSTEMI-E.P.TOPTANIT..TE QUHEN NUL NGA MAXHORANCA E DREJTESIA …DHE PERJASHTIMI 10 DITE NGA SEANCA I DUKET SHUME.
    K/PREKURORJA MARKU DUHET TE VEORONTE MENJEHERE DUKE KERKUAR HEQJEN E MANDATIT TE:MONIT,MULIT,PALOKES..PER THIRRJE TE PROTESTUESVE QE TE FUTEN NE SALLEN E KUVENDIT..SI PREMISE PER GJAK-DERDHJE.
    NUK PO E ZEME NE GOJE SALIMORTJEN..PASI AI KA IMUNITET NDERKOMBETAR SI “BURR SHTETI”EDHE KUR VRET NE BULEVARD.
    NESE MAXHORANCA DO BEJE LESHIME TE KTILLA NE VAZHDIM,DO E KET VESHTIRE TE BEJE PUNE NE SALLEN E KUVENDIT OSE TE MARRI STATUSIN SIÇ DESHIRON BE

    Reply to this comment
    • Replay December 28, 12:47

      Mor po nxirreni te shkreten se na plaset…

      Ne mos video, foto, etj. nxirrni nga fundi i dheut te pakten ca “deshmitare okulare”, qe te betohen para hetuesise me doren e ngritur lart: “Betohem se them te verteten dhe vetem te verteten”. E nese as deshmitare nuk nxirrni dot, behuni burra dhe deklaroni hapur, se e gjithe kjo mynxyre ishte pjese e inskenimit te paramenduar per te goditur me çizme… hijen e kryemisrit.

      Inskenim ordiner

      “T’ja bëjmë forá” – thërret çeta,
      Që ta marrë vesh gjith’ bota,
      Zbathini çizme dhe qillota,
      Të qëllojmë me to ca “rrota” !

      Çohet Moni si cublleshë,
      E na shkul nga putra çizmen,
      Piketon me sy boshllëkun,
      Të godasë në shenjë “horllëkun” !

      Bash horllëkun s’e godet,
      Se ashtu ish’ thurrur plani,
      Që atë në gojë ta mbante,
      Morri, qorri dhe hajvani !

      Kur këta të mbajnë në gojë,
      Bëhesh shpejt figur’ e njohur,
      Pak rëndësi ka, se përse,
      Për të qënë, a për të lojtur !

      Një skenar kaq ordiner,
      Kish’ bërë sak edhe “florini”,
      Kur drejt Xhozit fluturoi,
      Akrobati kokëshalqini !

      Dhe ai u bë i njohur,
      Qysh aher’ në politikë,
      Ndaj dhe monkat nuk përtojnë,
      Që ta imitojnë një çikë !

      Reply to this comment
  3. Alban Dega December 27, 22:38

    NJE PROTESTE NEKROFILE !!!!

    Ne kohen qe ne Rumani zhvillohej revolucioni antikomunist kunder diktatorit Caushesku , gazeta me prestigjoze ne Bote “ Le Mond Diplomatique “ botoi nje analize perfekte te zhvillimeve atje.
    “ Revolucioni Nekrofil “ ishte titulli i saj. Midis te tjerash ajo demaskonte skenaret e sherbimeve sekrete te huaja, sidomos atyre serbe dhe ruse qe qene mjaft aktive ne ato ngjarje, qe shkaktuan edhe dhjetra viktima te pafajshme.
    Dizinformacioni, pamje te sajuara protestuesish te lyera me gjak kafshesh te marra nga thertore, te lyera me boje te kuqe, fytyra te nxira me boje mavi etj.
    Pra pamje vdekjeje dhe dhune me shume te inskenuar se sa reale ishin thelbi i analizes se saj cka i vuri titullin “ Revolucioni Nekrofil”.
    Ne shqipen e mirefillte fjala Nekrofil perkthehet “vdekje ndjelles “, “ kobezi “ ,
    Thirrjet e Palokes, Kryemadhit, Bashes, Berishes… per te sulmuar e dhunuar Kuvendin, per permbysje te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, dizinformimi e mashtrimi jo vetem i shqiptareve por edhe nderkombetareve, perfshi Ambasadoret Donal Lu e Vllahutin pa asnje prove, deshmi, foto, video, letra krejtesisht e trilluar e deputetes se LSI Keidi Mehmeti, deklaratat mashtruese te Monika Kryemadhit ishin fytyra thellesisht nekrofile e kesaj proteste!
    Nje proteste nekrofile , qe deshtoi me sukses te plote .

    Reply to this comment
  4. Kariz Matik December 28, 10:55

    Mor po nxirreni te shkreten se na plaset… Ne mos video, foto, etj. nxirrni nga fundi i dheut te pakten ca “deshmitare okulare”, qe te betohen para hetuesise me doren e ngritur lart: “Betohem se them te verteten dhe vetem te verteten”. E nese as deshmitare nuk nxirrni dot, behuni burra dhe deklaroni hapur, se e gjithe kjo mynxyre ishte pjese e inskenimit te paramenduar per te goditur me çizme… hijen e kryemisrit.

    Inskenim ordiner

    “T’ja bëjmë forá” – thërret çeta,
    Që ta marrë vesh gjith’ bota,
    Zbathini çizme dhe qillota,
    Të qëllojmë me to ca “rrota” !

    Çohet Moni si cublleshë,
    E na shkul nga putra çizmen,
    Piketon me sy boshllëkun,
    Të godasë në shenjë “horllëkun” !

    Bash horllëkun s’e godet,
    Se ashtu ish’ thurrur plani,
    Që atë në gojë ta mbante,
    Morri, qorri dhe hajvani !

    Kur këta të mbajnë në gojë,
    Bëhesh shpejt figur’ e njohur,
    Pak rëndësi ka, se përse,
    Për të qënë, a për të lojtur !

    Një skenar kaq ordiner,
    Kish’ bërë sak edhe “florini”,
    Kur drejt Xhozit fluturoi,
    Akrobati kokëshalqini !

    Dhe ai u bë i njohur,
    Qysh aher’ në politikë,
    Ndaj dhe monkat nuk përtojnë,
    Që ta imitojnë një çikë !

    Reply to this comment
  5. info analitike December 28, 12:44

    O shoku Bedri po sa shpejt i harrove trimerite e Spiropalit, Briseides, Olta Xhackes, asaj qe ishte zgjuar tek pallati i Tahorrit, Gjylametes, Senides. I njeh ti keto apo po shkruaj kot une? Di gje a shkoi Senida ne emer te qeverise tek familja e Florencit apo mjaftonte vec Ditmiri se ajo ka pune te rendesishme per te bere e pastaj romet i ka ca problem? Po aman o te keqen ti merresh me keto te LSI-se a thua se ne stanin rilindjot i ke te gjitha te virtytshme. E degjove Mozin mo si tha: nuk perjashtojme aleanca te ardhshme me LSI-ne” pra keto cupelinat me shume gjasa do ti kesh perseri ne ndonje koalicion ne te ardhmen.
    I degjove shoku Bedri se si ankoheshin piktoret? Ku ke pare ti qe te kesh nje Krieminister piktor e te te ankohen piktoret se nuk i mbeshtet minsitrja e kultures:https://sot.com.al/kultura/piktor%C3%ABt-turp-p%C3%ABr-ministren-kumbaro-q%C3%AB-nuk-mb%C3%ABshtet-ekspozitat-edhe-n%C3%AB-2018-nuk-presim-asgj%C3%AB
    Po shkoni more derdimene tek Krieministria se aty keni galerine personale te Kriepsikopatit

    Reply to this comment
  6. V. Llapa December 28, 14:27

    Dhe kush ja u ndalon ta botoni komentin?

    Reply to this comment
  7. Skape bubi... December 28, 15:30

    Inskenim ordiner

    “T’ja bëjmë forá” – thërret çeta,
    Që ta marrë vesh gjith’ bota,
    Zbathini çizme dhe qillota,
    Të qëllojmë me to ca “rrota” !

    Çohet Moni si cublleshë,
    E na shkul nga putra çizmen,
    Piketon me sy boshllëkun,
    Të godasë në shenjë “horllëkun” !

    Bash horllëkun s’e godet,
    Se ashtu ish’ thurrur plani,
    Që atë në gojë ta mbante,
    Morri, qorri dhe hajvani !

    Kur këta të mbajnë në gojë,
    Bëhesh shpejt figur’ e njohur,
    Pak rëndësi ka, se përse,
    Për të qënë, a për të lojtur !

    Një skenar kaq ordiner,
    Kish’ bërë sak edhe “florini”,
    Kur drejt Xhozit fluturoi,
    Akrobati kokëshalqini !

    Dhe ai u bë i njohur,
    Qysh aher’ në politikë,
    Ndaj dhe monkat nuk përtojnë,
    Që ta imitojnë një çikë !

    Reply to this comment
  8. Kris 1 December 28, 16:24

    Nuk kemi pare gje akoma por ju zoteri i nderuar i hoqe tragjikomedise me LulashRamash pjesen komike dhe po na tromaks.Tashti duhet qe ne rregulloren e kuvendit te percakthet qarte qe deputet e kuvendit mos hyjne ne kuvend me cizme por me opinga shqiptare prodhim Nivice.Te tjerat po teduan ti mbajne po te duan ti heqin ne varesi nga temperatura e seances.Kryeministri jone i nderuar te krijoje nje fond te vecante duke vendosur taksen e cadres qe e mundesoje mbrojtjen e deputeteve.Cadrat ti administroje shoku Ruci.Deputeteve tu lexohet vellimi i psikollogut meta {me qetesi dhe dashuri)ndersa per moshen 20 deri 30 vjec dhe 65 deri 75 vjec te ftohet lektori Sevo(Tarifa)e tu mbaje nje cikel leksionesh.Gezuar Bedri nje vit i mbare dhe sa me larg ngjalave te Lalezit

    Reply to this comment
  9. Izeti December 28, 16:42

    Kur behen keto dy feckat dhe ai puftja deputete te leshelise dihet si do vene punet. Mona e ka kollaj ti perdore keta kalamaj te shpifur qe smarin dot provimet ne shkolle,keta lloj « ekselentash» . Ne kete rrast e kane fajin prinderit qe lejojne qe te perdoren femijet ne kte fare feje. «u dogj » Mona e shkrete per keta se I jane « gjakosur» Mona e Likes ka halle te tjera e gjora….Te vjen peshtire kur degjon ato dy feckat e vogla.dhe ate puften qe duket sikur ka gelltitur okllahine , « Te nderuar kolege» kur perballe kane njerez me grada shkencore ,apo nena dhe baballare ,gra dhe burra te pjekur,,,,,flas per shumicen e deputeteve te gjith kraheve , Se ne parlament ka dhe dhe nje takem si Tit Vasali,,,,,I biri I Bari Falliut,,,,,,,Ervin Lozonjarja ( moglica) Muli……,Strapzimiri, Grrifsha Dumdumja,,,,,.e shume te tjera dhe ne fund qershia mbi torte « historiania e madhe» Vali Duka qe ofendon kulturen dhe qytetarine e Korces dhe Korcareve te mrekullueshem,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  10. Kritiku December 28, 19:44

    Nga i gjeni keta lloj gazetaresh sahanlepires, per te mos thene per etike ndonje epitet realisht me domethenes? E shoh shpesh si emer dhe kam filluar ta lexoj, por nuk kam vazhduar me shume se nje apo dy paragrafe. O Zot si ka mundesi te kete akoma njerez qe shkruajne kesisoj? Oh po, eshte dhe nje fare V. Malaj i ngjashem. Nuk jam lexues i rregullt i Dita-s por e lexoj here here per te gjetur nje mendim alternativ objektiv, por kur shoh kesi lloj shkrimesh qe te vjen per te vjelle, me nje “ironi” bajate me ben te mos i kthehem me gazetes. Pavaresisht se kam pikpamje qe anojne nga ato qe i quajme te djathta e konsideroj te majten socialdemokrate po aq reale dhe shoqerisht te dobishme, qe ka ruajtur ekuilibra e pse jo e ka cuar perpara shoqerine njerzore atje ku keto dy drejtime jane alternuar. Pranoj qe beni mire qe promovoni pikpamje te se majtes, por “gazetare” si islamerat, malajt e ndonje tjeter i a ulin vlerat gazetes dhe largojne lexuesin cilsor dhe sidomos te rinjte objektive. Shkrimet e ketyre qe permenda jane jasht kohes qe pelqehen, sic kam vene re, nga nje takem gjytyrymesh qe u ka mbetur ora. Kete mesazh do te doja te ja coja kryeredaktorit, por kam frike se nuk do ta botonit, mbase do ta coj ndonje dite. Shpresoj qe si fillim ta lexoje ketu. Se fundi,. vertet sejcili ka te drejte te shkruaje, por po aq te drejte ka dhe gazeta dhe kryeredaktori te zgjedhim. Ca i pranoni keto shkrime, si jepni akses dhe jo vetem nje here ketyre lloj “gazetaresh”? Kerkoni shkrime te tjera, ruani cilsine e gazetes!

    Reply to this comment
  11. T. Topi December 29, 18:33

    Per @Kritiku

    Te lumte se ke folur dhe ne emrin tim, si lexues i rregullt. Ndaj te njejten pershtypje persa i perket njeanshmerise se tejskajshme te shkrimeve, dhe ajo do te doja te theksoja, se nje rol te rendesishem ne humbjen e balances ideologjike ka luajtur dhe mosprania e te ndjerit A. Stefani.

    Pena e tij kishte peshe te jashtezakonshme,ajo ishte e vecante dhe godiste pa ndrojtje ne shenje ne cdo kah. Ndryshe nga profesionizmi gazetaresk i tij, “teprica” lene shume per te deshiruar, qofte ne permbajtje, qofte ne diversitet, e qofte ne forcen e argumentit. Deri sa ishte ai aktiv ka patur shkrime dhe debate kontroverse qe ja vlente vertet t’i lexoje, kurse sot, ashtu sic duket dhe nga braktisja masive qe i eshte bere ketij forumi, tematikat jane bere aq bajate dhe te njetrajtshme, sa qe sipas pervojes dhe bindjes time personale, vetem nje grusht lexuesish marrin mundimin t’i lexojne keto palo shkrime nga fillimi deri ne fund.

    Vecmas nga sa u tha me siper, shtimi i vrullshem i zerave kritike te komentuesve e ka vene njerin apo tjetrin moderator ne pozita aq te veshtira, sa qe s’po di se kujt t’ja censuroje, e kujt t’ja publikoje me pare komentet. Praktike shume qesharake kjo, e pa njohur me pare. Ajo qe te cudit eshte mungesa gjithnje e me e dukshme e profesionalizmit. Mr. Thanua do jete ma merr mendja shume ne siklet… Na duhet t’i japim pak force per te regjeneruar edhe nje here forcat. Perndryshe vate me shoqet dhe kjo… koshere mengjarashesh…

    Ah se per pak harrova… Nese je paksa i djathte, dhe njekoheisht vlereson pozitivisht te majten socialdemokrate per dobine qe i ka sjelle ajo shoqerise, ketu nuk eshte vendi i duhur. Ketu vlen (akoma) parimi komunisto-ekstremist: “O me partine, o kunder partise. Rruge te mesme s’ka!”

    Reply to this comment
  12. U zbut m'duket... December 29, 19:54

    Wow! Me vonese, po komenti i fundit paska dale…

    Cudi e mesme !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*