Kush e ka propozuar emrin Lek për monedhën shqiptare?

November 25, 2017 02:21

Kush e ka propozuar emrin Lek për monedhën shqiptare?

Sipas biografëve të Mufid Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave.

Libohova ka qenë edhe kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.

Ai rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.

Mufid Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.

Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme.

Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.

Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.

n.s. / dita

November 25, 2017 02:21
Komento

1 Koment

  1. Alban November 25, 11:39

    Emërtimi Lek i monedhës tonë kombëtare hështë homazh për legjendarin e historisë ilire Aleksandrin e Madh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*