Ambasada e SHBA reagon për Balilin: Meritë e policisë dhe partnerëve

January 15, 2019 17:14

Ambasada e SHBA reagon për Balilin: Meritë e policisë dhe partnerëve

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale.

Balili një prej personazheve të shumëpërmendura nga Ambasada Amerikane u dorëzua sot në polici.

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

l.h/ dita

January 15, 2019 17:14
Komento

10 Komente

  1. Fazlliq -qires i familjes Berisha January 15, 17:31

    NE EMER TE AMBASADES PA AMBASADOR I DELEGUAARI ad interim FATMIR MEDIU d.v

    Reply to this comment
  2. mirel January 15, 17:37

    Thashe se mos e kish rradhen ambasada e ShBAse. Pas tenderit te Unazes dhe llogarive te ABit ne Cayman..kushedi te vete mendja qe ShBA eshte e perfshire ne aferat e Ramutit.. Vete e tha me gojen e tij.
    Pas meje qendron Amerika..pas Lindes dmth
    Pikecuditese

    Reply to this comment
  3. Arben January 15, 17:48

    Me rradhe te gjithe

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic January 15, 18:53

    Ne se vazhdohet edhe me peshqit e tjer te medhej do te jet mire pore si Balilin kan futur mjafte ne burg dhe me ne funde u kan paguar edhe demishperblimet.!

    Reply to this comment
  5. ME EMER January 15, 18:54

    Pse”kryetare” e B.E.-se ambasada amerikane qeka ..?! .. Nuk e dija ..!

    Reply to this comment
  6. intelektuali January 15, 19:23

    TA BEJME KLEMENT BALILIN MINISTER TE JASHTEM!

    sepse:

    Vetem keshtu eshte i sigurt antarsimi i Shqypnise ne BE!

    QYSH KESHTU?

    Mund t’i pergjigjen intelektualit gojet e liga ne gazeten e nerume DITA,

    AI ESHTE ESKOBARI SHQYPTAR I BALLKANIT

    Po mo po, po Eskobari ishte Drejtor Famoz i Rilindjes Enveriste dhe resorti lluksoz Santa Quaranta ne Sarande ishte vendi ku benin qef dhe sex pa leka te gjithe pushta-pushtetaret tane, deputete dhe ministra, spiuna dhe artista te Edvinit dhe Likes, pse te mos zgjidhet tani si Minister i Jashtem, po pse Edi Rama me baba Kriminel te Enverit, burre me i mire se Klement Balili, po pse Krimineli i Enverit, Gramoz Ruci qe eshte Kryetar i Parlamentit burre me i mire eshte se Klement Balili, po pse Hetuesi Xhelat i Enverit, Fatmir Xhafaj qe Edvini e beri Minister Rendi pas Kapobandes Saje Qorri dhe qe Top Chaneli ja zbathi breket dhe e nxorri lakuriq ne krimet e tij monstroze, burre me i mire se Klement Balili eshte?

    PO KLEMENT BALILI ESHTE BURRE ME I MIRE SE TE GJITHA KETA KRIMINELE TE ENVERIT QE QEVERISIN SHQYPNINE O AMBASADA E SHBA?

    Te pakten Balili lekat e tij i investoi per te ndertuar te vetmin resort luksoz qe kishte dhe krenohej ne Bote Shqypnia jone enveriste,

    dhe:

    Pervec kesaj po te behet Minister i Jashtem ne vend te KAQOLIT arrogant dhe hajdut i fondeve publike, Edi Rama do filloje te tregoje nje nga nje ne BE dhe ne SHBA te gjithe hajdutet dhe Drogaxhinjte e Shqypnise qe qendrojne pas kompanise Bashkim Ulaj&Lukuni, keshtu qe intelektuali ju ben thirrje o Ambasada e paditur e SHBA ne Tirane:

    TA BEJME KLEMENT BALILIN MINISTER TE JASHTEM!

    dhe:

    Kjo nuk eshte shaka si “gojet e liga” te gazetes se nerume DITA

    Reply to this comment
  7. C'thote kazani? January 15, 19:37

    C’jane keto lajme pe leshi o DITA? A nuk e kuptoni qe dashur pa dashur po e lartesoni xhambasadaen sikur te ishte komiteti qendror dhe jo nje shtepi dykateshe nga koha e babaqemos

    Reply to this comment
  8. C'a bohet kshtu January 15, 19:38

    Ambasada Amerikane pergezon Policine e Shtetit,….. nderkohe qe Balili u vetedorzua, kesaj i thone futja pordhes….
    Eshte ne nderin e Ambasades Amerikane te kerkoje se cfare ka dashur ne inagurim e Resortit Quaranta ne Sarande me gershere 1 meter te gjate.
    Likja eshte shoku i armeve i droges me Klament balilin.
    Cfare e lidh Presidentin kokekatrorin Like dhe Mona Cizmen me kete Escobar te Ballakanit, sa eshte zhvatja e tyre nga dollaret dhe eurot e droges…….
    Ilir Meta te thirret si deshmitar ne inagurimin e kompleksit, ose me mire te arrestohet e te gjykohet si pjese e bandes se narkotarafikantit Balili.

    Reply to this comment
  9. taksidari January 15, 22:37

    Dikur kane thene:
    “Qeveria e ze lepurin me qerre”.
    Ndersa sot ka ndodhur qe,lepuri ka hipur vete ne qerre.
    Mendoj se duhen “pergezuar” te dy palet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*