Kush e kërcënon ambasadoren Vlahutin? Qeveria i shton rojet

February 17, 2017 14:43

Kush e kërcënon ambasadoren Vlahutin? Qeveria i shton rojet

 

Me anë të një vendimi të mbajtur “sekret” për opinionin publik, qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi një shtim të numrit të punonjësve të Gardës së Republikës të ngarkuar për ruajtjen e sigurisë fizike të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht vendimin e qeverisë në bazë të të cilit mësohet se “qëllimi i këtij projektvendimi bëhet në kuadër të marrjes së masave të shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe rezidencës së Tij, ku kërkohet domosdoshmërisht ndryshim në menaxhimin e forcave, ndryshim në mënyrën dhe planifikimin e kryerjes së shërbimeve, si dhe shtesë në limitin e përgjithshëm të punonjësve të Gardës së Republikës me 10 punonjës, përkatësisht 2 punonjës niveli i mesëm, oficer dhe 8 punonjës niveli ulët, nënoficer”, – thuhet në relacionin e projektligjit.

Pavarësisht shpjegimit zyrtar që qeveria i bën vendimit, është ende e paqartë se pse ai është miratuar pikërisht tani.

Pikëpyetje ka gjithashtu edhe për arsyen e një shtese kaq të madh të numrit të punonjësve të Gardës të ngarkuar për ruajtjen fizike të ambasadores së BE-së.

Mos Vlahutin ndihet e kërcënuar? Dhe nëse po, nga kush?/ BalkanWeb

 

February 17, 2017 14:43
Komento

3 Komente

  1. Mondi February 17, 14:49

    Kercenohet nga mafia e drejtesise. Nga kryqezata e tyre qe Kane krijuar shtet brenda shtetit .

    Reply to this comment
  2. Kris February 17, 14:54

    Berisha-Meta!

    Reply to this comment
  3. Kola February 17, 15:02

    S’do ndonje filozofi te madhe per tu kuptuar. Rrefimet e Izet Haxhise te bindin se Bin Ladeni i Shqiperise eshte gati te beje cdo banditizem per ta armiqesuar Shqiperine me USA dhe Evropen. Normale shte te merren te gjitha masat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*