Kush e kërkon dhunën

May 30, 2018 10:07

Kush e kërkon dhunën

 

Nga Bedri Islami

 

Në të gjithë këto ditë, si rrjedhë e babalizmit ordiner që është shtrirë si një papërgjegjësi politike, qarqe e njerëz të ndryshëm, të opozitës dhe medias pranë saj, si në delir, po flasin për dhunën. Për dhunën ndaj qeverisë, si një mjet të domosdoshëm për shkuljen e një pushteti dhe rivendikimin e një pushteti të dikurshëm, që, pasi humbi zgjedhjet, u larguan nga qeverisja.

Që pas 26 janarit teoria e dhunës për përmbysjen e pushtetit ka marrë një trajtë të pazakontë, që është sa mizore, aq edhe e verbër.

Shuarja e protestës ende pa nisur mirë, dështimi i një skenari që mund të kishte qenë fatal nëse do të kishte shkuar si ishte planifikuar, dëshpërimi se e gjitha sa ndodhi nuk ishte asgjë tjetër veçse një kopje e keqe e shumë protestave të tjera, disa nga figurat e opozitës dhe analistë nxorën në sipërfaqe një dëshirë të hershme, dhunë dhe përmbysje, si mjet i realizimit të ëndrrës së pushtetit.

Në dy ditë është folur aq shumë për dhunën, sikur të kompensohej ajo që mungoi në pjesën e parë të demonstratës dhe u ndalua, jo për qejfin e dikujt, në pjesën e dytë.

Jo rastësisht kam përzgjedhur disa deklarata nga statura të ndryshme politike të opozitës:

Më i buti prej tyre, të paktën në pamjen e parë, është Spaho. “Ju do përballeni edhe më ashpër dhe më fort me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi. Ne mund të radikalizonim qëndrimin..“

Më i qorollepsuri prej tyre, Paloka: “Protestuesit ishin gati për gjithçka. Ata ishin 5 mijë vetë që ishin të gatshëm në çdo gjë. Sot mund të kishte edhe të vrarë. Je trim i çartur (Rama) do të kap si miu“.

Më radikali dhe sjellësi i fatkeqësisë kombëtare, përherë i etur për krim, dhunë e gjak, Berisha: “Nëse Basha nuk do të tërhiqte protestuesit do të vendosnim flamurin e fitores mbi godinë si me 14 shtator 1998. Sot na iku, por herën tjetër Ramën do e kapim si miu në çark“.

Më latenti prej tyre, një hibrid i politikës, familjes, biznesit dhe budallepsjes, Balliu :“Vëri gishtin kokës (Rama)herën tjetër nuk do i tërheq shqiptarët. Reflekto, se në të kundërtën do të nxjerr gjithë Shqipërinë në protestë. Rama nuk ikën në rrugë ligjore, atë mund ta rrëzojmë vetëm me dhunë“.

Tre të parët që citova më sipër janë figurat më të rëndësishme të pëdëistëve. I pari, Spaho, kryetar i grupit parlamentar, njeriu që mendohet se drejton linjën politike dhe demonstrative të grupit parlamentar, përçues i një mendimi ndryshe. Tjetri, Berisha, drejtuesi de fakto i një strukture politike, të cilën, që nga fillimi e ka drejtuar nga një lëvizje radikale, të ashpër, dhunuese dhe, kur i është dashur, vrastare. Paloka është si një urë ndërlidhëse mes fillesës së PD-së dhe vazhdimit të saj, elementi i njohur për batutat radikale, nënkryetar i parlamentit të cilin kërkon ta përmbysë me dhunë.

Asnjëri prej tyre nuk flet duke përfaqësuar vetëm vetveten. Ata janë maja e politikbërjes në shqup-in politik dhe bartësit e mendimit radikal. Më shumë se gjithçka tjetër ata pasqyrojnë në të gjithë kahet atë çka në të vërtetë është një parti politike që predikon dhunën dhe, në të njëjtën kohë është dëshmi se edhe një njeri intelektual, i paqtë dhe i arsyeshëm, mund të kthehet në predikues dhune, vetëm nga lëvizja e tij partiake. Shpërfytyrimi nuk ka kufij.

I fundit, i ardhur në politikë përmes portës që i ka hapur babai, përzgjedhje e fundit bashiane, në momentin e fundit, i zgjedhur deputet jo nga merita, por nga numri rendor dhe pazaret që mund të kenë bërë edhe socialistë të njohur, ndonjëri edhe ministër në qeverinë aktuale, më shumë se e nesërmja e një force politike, është bataku ku e kanë shpënë interesat e përcipta dhe dëshira për sundim me dorë të hekurt. Kurdoherë shefat kanë pasur nevojë për njerëz të bindur që, pasi mbushen me vetëkënaqësi, kujtojnë se janë vërtet të plotfuqishëm. Një njeri, të cilit nuk i shkojnë pas as 100 vetë ku është emëruar deputet, kërcënon qeverinë se do sjellë gjithë Shqipërinë dhe do e përmbysë me dhunë.

Tashmë, jo mendja, por dhuna; jo ndërtimi, por shkatërrimi, jo ngritja, por shembja, jo idea, por kërcënimi – janë tiparet e një politike të ashpër, të pavetëdijshme dhe pa cak esktremizmi politik.

Sëmundja fosnjore e dhunës në demokraci po i ngjitet edhe forcës tjetër opozitare, LSI-së. Dy nga eksponentët e njohur të saj, Vasili e Manjani, duke tundur një flamur që nuk e ka tundur dot as krijuesi i kësaj force politike, dhe që, sa herë është tentuar, është grisur, megjithëse në dukje i takojnë një force politike të së majtës së moderuar, ndoshta nga humbja e pushtetit, thirrjen për dhunë dhe kanosjen si mjet politik e kanë zbritur në fushëbetejë. Manjani profetizon se “Në Greqi do të ishin djegur qytetet“ dhe se “Rama dhe Xhafa të mendojnë mirë ditën kur të mos jenë më në pushtet“, apo Vasili, “Rama gjakun nuk e shpëlajnë dot nga duart kurrë“,duke e pasur fjalën për lëndimin e kalueshëm lehtësisht të gazetarit në një proces mitingashi, Kasmi.

Dhunës, si lëvizje politike dhe mjet pushteti, i bashkohen edhe analistë të  së djathtës, mes tyre, ndoshta më radikali, më shumë kundrejt Ramës , se sa ndaj qeverisë si koncept, Lubonja, do të shtrojë tezën e tij të pushtetit se “Rama na përqesh dhe tall nëse nuk i tregojmë vendin me dhunë“.

Kush e do dhunën, kjo dihet. Atë e dëshmojnë seriozisht dhe mjaftueshëm përsëritshëm, sa për të kuptuar se nuk është fjala për një lëvizje politike spontane, por thellësisht e menduar si një mundësi që dikur, në një të shkuar, jo shumë të largët, ka shkuar. Viti 1996, maji i këtij viti, është një shembull; zgjedhjet e vitit 2009 një shembull tjetër. Se ku të çon dhuna e dëshmoi viti 1997 si dhe shtatori i 98-s, por disa nuk mbushen kurrë me mend.

Por të vijmë tek ajo që të trazon:

Kush do të jetë bartësi i dhunës? Polikanët? Askush nuk e beson. Ata do të bëjnë thirrje dhe vetë do të struken. Analistët? Jo, që jo. Ata do të vëzhgojnë dhunën nga kati i lartë i një mjedisi modern, duke pirë kafe, ndoshta pije të forta dhe si filozofë do të mbllaçitin se çfarë do të ndodhë aty poshtë. Si Zeusi do të trajtojnë njerëzit si kavie.

Njerëzit e zakonshëm, të hipnotizuar nga përsëritja se kemi të bëjmë me një qeveri krimi që duhet shkulur; mitingashë që nuk kanë se çfarë humbin; garda e dikurshme e Berishës e restauruar nga dikush tjetër, ta zëmë Koliqi, korpusi militar i njohur si korpusi Azem Hajdari; ish policë të larguar nga detyra që tani kanë marrë prsipër përgjimin dhe ndjekjen e qeverisë dhe figurave të njohura politike, trafikantë të tipit Babale, por këto të fundit do të zbythen të parët.

Përballë tyre do të jenë njerëz të uniformuar, shërbëtorë të shtetit, që nesër, nëse opozita vjen në pushtet, do i shërbejnë edhe asaj përmes shërbesës ndaj qeverisë. Të rinj dhe të reja, baballarë dhe dashamirë të ndoshta shumë prej atyre që mund të kenë përballë.

Në fund të fundit, janë të një gjaku. Njerëz. Ndërkohë që politikanët do të bëjnë thirrje për dhunë dhe apele për përplasje, këto që do të jenë përballë , edhe mund të përgjaken. Përse?

Nëse një njeri i çartur e konsideron 14 shtatorin një lëvizje paqësore dhe jo grusht shteti, kur autoblindat dhe mortajat goditën shtetin, kur institucionet u zaptuan dhe u bë thirrje e hapur se qeveria u përmbys, askush nuk ia ka borxh të bëhet bashkëjetues e bashkëpërgjegjës me të.

Provojeni një herë mbi kurrizin tuaj se çfarë do të thotë të të kthejnë në shtëpi një të afërt, vëlla, mik, shok, djalë apo vajzë.. qoftë edhe të plagosur lehtë e, mos o Zot, më tej, vetëm mendojeni këtë dhe pastaj bëni thirrje për dhunë.

Mund të jetë e këndshme për disa kur nga lart apo nga selitë partiake shohin njerëz tek përleshen, thjeshtë e vetëm që një skotë të vijë në pushtet, por është tragjedi për ata që e përjetojnë.

Një qeveri nuk ndërrohet përmes dhunës. Hiqeni mendjen. Mos e mbushni njeriun e shkretë me mllefin tuaj, vetëm e vetëm se keni humbur pushtetin.

Ju kemi provuar! Deri dje ishit më të këqinjtë e të këqinjve. Nëse vazhdoni të mburrni dhunën dhe të urreni mendimin, kurrë mos ardhshi në pushtet.

May 30, 2018 10:07
Komento

3 Komente

  1. Bureto May 30, 12:42

    Bedri! Nuk po komentoj për shkrimin tënd, por për diçka që më tërhoqi vëmëndjen aty. Ndër analistët e së djathtës ke përmendur edhe Fatos Todi Lubonja. Gabim i madh nga ana e juaj zotëri. Në ka sot radikal të majtë në Shqipëri, ky është Fatos Lubonja. Nuk e kam me prejardhjen e tij, jo se është pa rëndësi, si i biri i Todit dhe Lirisë, që vuajtë nga regjimi i Enverit, jo se tradhtuan partinë, përkundrazi, sepse Todi edhe nga Burreli, i bënte në 8
    nëntor telegram urimi Komitetit
    Central, për ditlindje të Partisë. Ata i
    ‘hëngri’ Enveri, si shumë dhe e kishin inatin me të. Todi edhe ditëe e fu dit të
    tij, para vdekjes, me Ramizin e piu
    kafen. Pra nëse them që Lubonja nuk
    është analist i së djathtës nuk kam
    parasysh prejardhjen. Por Fatosi është
    sot ai që është, sepse ai tërë mllefin
    pse jo urrejtjen, e ka me Ramën. Unë
    nuk i di arsyet, por intuita ma thotë se
    Rama nuk është pikërisht si ai, pra i
    ekstremit të majtë, sa nuk ia përmendin Partinë Socialiste, por e quajnë me ironi ‘Rilindja’, pra me emrin që e ka pagëzuar Rama qësipas tyre, ëahtë një i korruptuar dhe i lidhur me oligarkët e blla-blla-blla…! Pra Lubonja junior dhe gjithë skota mediatike si ai ku spikat nipi i Hysni Kapos, nuk janë analistë të së djathtës, por janë vetëm antiramë, dhe si armik të tyren, për ta rrëzuar, janë bashkuar me djallin.
    E dyta, ajo që na e shpif sot në diskursin politik dhe mediatik, është fakti që aktorët, ku përfshiheni dhe ju, nuk u lodhët së cilësuari PD dhe ca partiçka afër e brenda saj, si ‘e djathta’ shqiptare. Mqs PS dhe partiçkat afër saj janë realisht të majta nga origjina (zyrtarisht pasardhëse e PPSh) dhe nga realiteti, atëhere duhet që detyrimisht antipodi i saj të jetë i djathtë. Po t’i referohemi diktrinave djathtise duke filluar që nga irlandezi Edmud Bruke, PD mund të jetë gjithçka vetëm e djathtë nuk është, as nga origjina e as nga shtresat që përfaqëson. Duke mos patur ndonjëherë ‘të djathtë’ shqiptare (gabimisht për interesa politike vazhduajnë të quajnë ”Ballin Kombëtar’ të tillë, meqë gjatë luftls ishte kundlrshrare e P. Komunuste, kur ajo ishte nga programi parti socualdemokrate). Atëhere PD, është një parti e klonuar në laboratorin katovician ramizist, dhe qysh në fillim u caktua të drejtohet nga komunisti radikal, enveristi Sali Ram Berisha e co.. Le ç’dërdëllis ai/ata vetë, që janë antikomunustë e të djathtë apo demokratë, që nuk kanë qenë e s’janë, sepse siç ka thënë Vaslav Havel,- nuk mund të jesh njlherazi komunist, antikomunist dhe demokrat. Nën udhëheqjen e tij dhe demagoglve të shumtë brenda saj, kjo parti u pastrua përfundimisht edhe nga ajo pakicë e mbetur nga e djathta tradicionale , le të themi borgjezia e paraluftës, ishpronarët dhe të përndjekurit, që të lodhur nga diktatura, nga etja plr liri e demokraci, u mashtruan me slloganin famëkeq të Berishës, ‘bashkëvuajtls e bashkëfajtorë’, dhe iu bashkangjitën PD e partiçkave si garniturë të pluralizmit artificial. Alternimi i pushtetit midis këtyre dy partive të mëdha, post diktatoriale, ka qenë dhe mbetet qëllimi qysh nga lejimi i pluraluzmit. Në këto 30 vjet ka ndonjë forcë tjetër politike që ka dalë e para në zgjedhje? Jo, dhe nuk ka për të patur, me kushtetutat dhe ligjin zgjedhor që hartojnë këto të dyja së bashku. Pra kështu dhe duhet të vazhdojë loja me të majtën e të djathtën. Sot edhe përcaktimet e ‘djathtl’ dhe ‘e majtë’, si reminishenca të revolucionit francez mbi dy shekuj më parë, janë zbehur në mos e kanë humbur kuptimin. Sot partitë marrin dhe duhet të marrin emra sipas programeve moderne, sipas shtresave sociale e grupeve të interesit që përfaqësojnë dhe në fakt kjo po ndodh sidomis në Europë. Dhe pothuajse shumica e atyre kanë elektorat gri dhe që tradicionalisht u afrohen qendrave. Rama duke quajtur kohën dhe programin e vet ‘Rilindje’, është më afër realitetit. PD, le ta quajë veten demokratike, është emër i bukur, veçse asaj nuk i shkon, të paktën nga ç’ka manifestuar këto 28 vjet. Për të arritur që të ngrihet në nivelin e ndonjë të djathte moderne europiane i duhet shumë punë. Në rradhë të parë i duhet një lidership i ri, dhe pastaj një program që të mund të ngjallë besim, me të cilin të arrijë të fitojë dhe që të mund ta vejë në jetë atë. Në fund të fundit, këto dy parti, si derimë sot, do të alternohen, por ama jo si ‘e djathta’ e klonuar me të majtën, e përfaqësuar nga PS dhe LSI, së cilës nuk i dihet e nesërmja.

    Reply to this comment
  2. Bureto May 30, 12:48

    Bedri! Nuk po komentoj për shkrimin tënd, por për diçka që më tërhoqi vëmëndjen aty. Ndër analistët e së djathtës ke përmendur edhe Fatos Todi Lubonja. Gabim i madh nga ana e juaj zotëri. Në ka sot radikal të majtë në Shqipëri, ky është Fatos Lubonja. Nuk e kam me prejardhjen e tij, jo se është pa rëndësi, si i biri i Todit dhe Lirisë, që vuajtë nga regjimi i Enverit, jo se tradhtuan partinë, përkundrazi, sepse Todi edhe nga Burreli, i bënte në 8
    nëntor telegram urimi Komitetit
    Central, për ditlindje të Partisë. Ata i
    ‘hëngri’ Enveri, si shumë dhe e kishin inatin me të. Todi edhe ditët e fundit të
    tij, para vdekjes, me Ramizin e piu
    kafetë. Pra nëse them që Lubonja nuk
    është analist i së djathtës nuk kam
    parasysh prejardhjen. Por Fatosi është
    sot ai që është, sepse ai tërë mllefin
    pse jo urrejtjen, e ka me Ramën. Unë
    nuk i di arsyet, por intuita ma thotë se
    Rama nuk është pikërisht si ai, pra i
    ekstremit të majtë, sa që nuk ia përmendin më Partinë Socialiste, që përfaqëson e me të cilën ka fituar, por e quajnë me ironi ‘Rilindja’, pra me emrin që e ka pagëzuar Rama që sipas tyre, ëahtë një i korruptuar, trafikant narkotikësh, i lidhur me oligarkët e blla-blla-blla…! Pra Lubonja junior dhe gjithë skota mediatike si ai, ku spikat dhe nipi i Hysni Kapos, nuk janë analistë të së djathtës, por janë vetëm antiramë të çartun, dhe si armik të tyren, për ta rrëzuar, ata janë bashkuar me djallin.
    E dyta, ajo që na e shpif sot në diskursin politik dhe mediatik, është fakti që aktorët, ku përfshiheni dhe ju, nuk u lodhët së cilësuari PD dhe ca partiçka afër e brenda saj, si ‘e djathta’ shqiptare. Mqs PS dhe partiçkat afër saj janë realisht të majta nga origjina (zyrtarisht pasardhëse e PPSh) dhe nga realiteti, atëhere duhet që detyrimisht antipodi i saj të jetë i djathtë. Po t’i referohemi diktrinave djathtise duke filluar që nga irlandezi Edmud Bruke, PD mund të jetë gjithçka vetëm e djathtë nuk është, as nga origjina e as nga shtresat që përfaqëson. Duke mos patur ndonjëherë ‘të djathtë’ shqiptare (gabimisht për interesa politike vazhduajnë të quajnë ”Ballin Kombëtar’ të tillë, meqë gjatë luftls ishte kundlrshrare e P. Komunuste, kur ajo ishte nga programi parti socualdemokrate). Atëhere PD, është një parti e klonuar në laboratorin katovician ramizist, dhe qysh në fillim u caktua të drejtohet nga komunisti radikal, enveristi Sali Ram Berisha e co.. Le ç’dërdëllis ai/ata vetë, që janë antikomunustë e të djathtë apo demokratë, që nuk kanë qenë e s’janë, sepse siç ka thënë Vaslav Havel,- nuk mund të jesh njlherazi komunist, antikomunist dhe demokrat. Nën udhëheqjen e tij dhe demagoglve të shumtë brenda saj, kjo parti u pastrua përfundimisht edhe nga ajo pakicë e mbetur nga e djathta tradicionale , le të themi borgjezia e paraluftës, ishpronarët dhe të përndjekurit, që të lodhur nga diktatura, nga etja plr liri e demokraci, u mashtruan me slloganin famëkeq të Berishës, ‘bashkëvuajtls e bashkëfajtorë’, dhe iu bashkangjitën PD e partiçkave si garniturë të pluralizmit artificial. Alternimi i pushtetit midis këtyre dy partive të mëdha, post diktatoriale, ka qenë dhe mbetet qëllimi qysh nga lejimi i pluraluzmit. Në këto 30 vjet ka ndonjë forcë tjetër politike që ka dalë e para në zgjedhje? Jo, dhe nuk ka për të patur, me kushtetutat dhe ligjin zgjedhor që hartojnë këto të dyja së bashku. Pra kështu dhe duhet të vazhdojë loja me të majtën e të djathtën. Sot edhe përcaktimet e ‘djathtl’ dhe ‘e majtë’, si reminishenca të revolucionit francez mbi dy shekuj më parë, janë zbehur në mos e kanë humbur kuptimin. Sot partitë marrin dhe duhet të marrin emra sipas programeve moderne, sipas shtresave sociale e grupeve të interesit që përfaqësojnë dhe në fakt kjo po ndodh sidomis në Europë. Dhe pothuajse shumica e atyre kanë elektorat gri dhe që tradicionalisht u afrohen qendrave. Rama duke quajtur kohën dhe programin e vet ‘Rilindje’, është më afër realitetit. PD, le ta quajë veten demokratike, është emër i bukur, veçse asaj nuk i shkon, të paktën nga ç’ka manifestuar këto 28 vjet. Për të arritur që të ngrihet në nivelin e ndonjë të djathte moderne europiane i duhet shumë punë. Në rradhë të parë i duhet një lidership i ri, dhe pastaj një program që të mund të ngjallë besim, me të cilin të arrijë të fitojë dhe që të mund ta vejë në jetë atë. Në fund të fundit, këto dy parti, si derimë sot, do të alternohen, por ama jo si ‘e djathta’ e klonuar me të majtën, e përfaqësuar nga PS dhe LSI, së cilës nuk i dihet e nesërmja.

    Reply to this comment
  3. Cuku May 30, 16:57

    Sakte z,Bedri,
    Te lumte,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim