KUSH E MENDONTE / Tre pasoja të pandemisë: Maska, Doza dhe Libra Lulesh

March 23, 2021 14:24

KUSH E MENDONTE / Tre pasoja të pandemisë: Maska, Doza dhe Libra Lulesh

 

 

Koronavirusi ka sjellë në fjalorin publik, politik, civik dhe diplomatik disa përmbysje konceptesh dhe botëkuptimesh që deri vonë do konsideroheshin në mos antiligjore, të paktën turpe. Një grup pune i përbërë nga filologë, sociologë dhe kritikë letrarë të Gojëve të Liga, ka veçuar të paktën tre prej këtyre momenteve.

 

1.

Kush e mendonte se do vinte dita kur nuk mund të hysh dot në një bankë, pa vendosur më parë maskën? Historia moderne e “vizitave bankare” shqiptare është e mbushur me njerëz me maska që hyjnë me çantat bosh dhe dalin të ngarkuar. Janë pafund njoftimet policore që flasin për grabitës të maskuar që hynë në një bankë të nivelit të dytë, pasi neutralizuan rojen private të nivelit të tretë.

Por këtë vitin e fundit, janë pikërisht rojet private të bankave që të shqepin të dru nëse hyn në bankë pa maskë. Edhe lajmet e kronikës janë përmbysur: Policia ka gjurmuar dy persona të pamaskuar që deshën të hynin në një bankë; po punohet për zbulimin e identitetit të tyre!

2.

”Doza” nuk është më pjesë e leksikut ofendues politik, të cilën krerët dhe ish krerët e partive ja përmendin njëri-tjetrit sa herë e lyp nevoja për të nënkuptuar përdoruesin e substancave psikedelike. Një vit pas fillimit të pandemisë, qeveria krenohet se mijëra qytetarë kanë marrë dozën e parë, mijëra të tjerë kanë marrë dozën e dytë ndërsa qindra mijëra doza do mbërrijnë në aeroport javës që vjen.

Madje kryeministri shfaqet publikisht para mediave duke marrë dozën në vetë të parë.

Nga ana tjetër, opozita akuzon qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet për të furnizuar me doza popullatën. Madje, se po përfiton financiarisht nga loja me çmimin e dozave. Akuzohen edhe furnitorë e shpërndarës ndërkombëtarë se nuk janë treguar korrektë me dozat, ndërkohë që shumë prej atyre që kanë marrë dozën, janë ankuar për marrje mendsh, duke shprehur dyshime se malli nuk ishte i mirë.

3.

Por pasoja më domethënëse e koronavirusit është se kryetari i opozitës vendosi t’u bjerë më qafë disa fletëve të bardha e të pafajshme, t’i mbushë ato me gërma, t’i ngjisë bashkë, t’u vërë dhe një kapak me fotografinë e vet pa maskë dhe ta quajë libër. Ndryshe nga maskat dhe dozat, që mund t’i gjesh dhe falas, atë duhet të blesh. E ka quajtur “Mein kampf” (nga hollandishtja, Kampi i Pionerëve në Rinas) dhe beson se me të do fitojë zgjedhjet.

Skema është pak a shumë e tillë: nëse të paktën 200 mijë votues besnikë e blejnë librin me çmim 10 dollaro, mblidhen dy milionë dollaro. Me këto, mbush me inerte një pjesë deti në Vlorë, ndërton një pallat me leje që ta prish qeveria për një dëmshpërblim 13 milionë dollaro. E pasi ke mbledhur kaq para, ç’i do zgjedhjet?

 

——

SHËNIM / Gojët e Liga në DITA është rubrikë satirike para-elektorale

March 23, 2021 14:24
Komento

10 Komente

  1. Toni March 23, 14:45

    Kush e mendonte se Nikita Hrushovi do te eliminonte dinakun me te madh ne histori Lavrenti Berian,Beria vete kurresesi.Gjeniu supermiliarder Elon Musk nuk ishte bullist,por viktime e bullizmit.

    Reply to this comment
  2. Aurelia March 23, 14:47

    Kerkohen perkthyes te licensuar nga Saliu per ta perkthyer librin ne tropojançe qe ta kuptoi edhe Jozefina!
    Jam e lumtur qe burrin ma gjeti Saliu.
    Ai qe para 30 vjetesh e kishte ndjer dellin e Lylezimt!

    Reply to this comment
  3. mali March 23, 15:24

    Metastazat e diktatures egzistojne akoma .Turp!C’do njeri ka te drejte te shfaqe mendimin e tij dhe te botoje shkrime e libra .Kjo eshte demokracia qe synojme.Ne treg gjen lloj pacavuresh qe i quajne botime .Une nuk kam asnje ide per librin e Rames,sepse nuk e dinja qe qenka dhe shkrimtar,as te Lulit.Mua me pelqejne librat policore.Mire do te beje dikush nga “Dita”qe te perdore materialet e vrasjeve dhe te beje liber e skenare filmash.Keshtu ben Hollywood-i dhe fiton para.Busnesi eshte sheshit vetem duhet te dish.Kapitalizmi nuk ka gam-gam.Hidhu!.

    Reply to this comment
  4. ceco March 23, 15:55

    Tamam mali, mire e the. Cdo kush shkruan ca te doje. Edhe shkrime satirike bile. Apo jo

    Reply to this comment
  5. Ethem Lalaj March 23, 18:18

    DITA: Lexova disa komente në shtypin e gazetave të ditës për këtë libër të pa parë ndomjëherë në Shqipëri.
    -Fotoja e Lulit ishte e bukur ..
    -Titulli i bukur..
    -Përmbajtjen nuk e mora vesh,sidomos cili ishte qëllimi i librit në kohë pandemie kur duhet të flinte gjumë se ndonjë ndimë nuk dha për popullin në tmerr..
    -Por ajo që më bëri përshtypje ishte se BOTUESJA Flutura Açka me botimin e këtij libri u vendos në listë për DEPUTETE në Elbasan.Ja qëllimi i librit të bërë nga AÇKA e jo nga LULI.
    -Në TOP-TALK 23.03.dëgjova zjn Açka e cila tha: Edhe mua në moshën 19 vjeçe më ka ndalur sigurimsi Elbasanit me ARO.Këtu ndryshon vetëm mosha,ku Luli është kapur nga sigurimi në moshën 15 vjeç.Dhe kur të kap sigurimi në atë mosh..nuk të lëshon më.Këtu,Luli ka të drejtë.Pasi me atë mandat ka bërë KARIERË në UNMIK-KOSOVË-SËRBI,pasi ka ditur gjuhën Angleze që në moshln 10 vjeçare që dëgjonte TV e huaja nga dajua i tij.
    -Por ajo që më bëri përshtypje ishte se S.BERISHA i paska rekomanduar për GRUA-AURELLN.
    -Kur po shof në REP.TV korrupsionin familjar të Sb dhe L.Bashës për klubin “Partizani”dhe objekte të tjera korruptive në Tiranë dhe Shqipëri..më shkon në mëndje deklarimi i LB se ..Sb është shkollë e madhe për mua dhe PD.. “.
    -Kjo është PD e Sb dhe Lb që do të ndryshoi Shqipërinë si në 96,97,98,08,011..Zoti e shpëtoftë Shqipërinë..!
    FLM DITA

    Reply to this comment
  6. Nina March 23, 18:58

    E bukuuuur! Lexohet me nje fryme. Kjo eshte shqip

    Reply to this comment
  7. Ylli March 23, 21:00

    Lulzim Basha, Flutra Acka, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi me taborret e tyre E KETA SE BASHKU JANE NJE HISTORI E NEVERITSHME DHE E PAPRANYESHME QE TE PERSERITET !!!!

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit March 24, 10:49

    Hahahaaaa, Shume e lezetshme ironia. Bravo autorit. Mbetet per tu zberthyer enigma pse Luli ka zgjedhur te katranjose pikerisht 99 faqe kur si I papune qe eshte mund te mbushte me shume. Matematikane, programmatore informative dhe analiste piata-formash televizive jane vene ne pune te zbulojne mesazhin e kripe-tuar te Lulit.

    Reply to this comment
  9. Fatmir Lohja March 27, 17:22

    Te ky shkrim vetem humor artistik nuk ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim