Kush e ndihmoi tërmetin të vrasë

December 2, 2019 00:51

Kush e ndihmoi tërmetin të vrasë

Nga Endri Shabani

 

Nëse disa ndërtesa u shembën ndërkohe që godinat ngjitur mbeten të padëmtuara; atëherë shqiptarët nuk i vret tërmeti, por mungesa e sigurisë teknike të shtëpive të tyre.

Nëse këto godina kishin leje ndërtimi nga kryetarë bashkie që morën para nën dorë; atëherë shqiptarët nuk i vret tërmeti, por babëzia e politikanëve.

Nëse modifikimi i këtyre godinave u lejua nga inspektorë të korruptuar të INU-së; atëherë shqiptarët nuk i vret tërmeti, por korrupsioni i bashkisë.

Nëse këto godina që u shembën ishin dëmtuar nga tërmeti i Shtatorit dhe duheshin shpallur si të pabanueshme që para dy muajve nga inspektorët e IKMT-së; atëherë shqiptarët nuk i vret tërmeti, por papërgjegjshmëria e qeverisë.

Po fajësuam tërmetin na mbetet vetëm të gjunjëzohemi përpara fatit dhe t’i lutemi Zotit(apo Tokës)që të mbajë dorën.

Vetëm po identifikuam problemin njerëzor, do mund të gjejmë çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar jetët tona nga tërmeti i radhës.

 

Fajtorë viktimat?!

Këto ditë kam parë njerëz që fajësojnë viktimat e tërmetit se paskan ndërtuar “vend e pavend”.

Le ta lëmë mënjanë idenë që ndërtimi “vend e pavend” meritoka dënim me vdekje dhe të shtrojmë disa pyetje të tjera:

E para, sipas TCh tërmetet e orës 4 dhe 7 të mëngjesit kanë dëmtuar disa shkolla në Tiranë. Sikur këto tërmete të kishin rënë vetëm disa orë më vonë, shumë fëmijë do ishin plagosur(në mos vrare) në bankat e shkollës.

A kanë faj fëmijët që shkojnë në shkollë?

E dyta, të paktën një nga hotelet që u shemb ishte tepër popullor dhe në “Booking” kishte vlerësim “fabulous” nga vizitorët. Sikur ky tërmet të kishte rënë gjatë sezonit të plazhit shumë turistë shqiptar dhe të huaj do kishin humbur jetën.

A kanë faj turistët që vijnë me pushime në Shqipëri?

E treta, të paktën një prej pallateve që u shemb ishte pallat i ndërtuar para viteve ’90. Sipas banorëve pronarët e kateve të para kishin prishur muret mbajtëse për të bërë lokal.

A kanë faj qytetarët që prej 30 vitesh jetojnë në pallate, të cilët kur nuk janë të modifikuar nuk i lëviz topi?

E katërta, me thonë se një prej pallateve të dëmtuara në Tiranë është në rrugën e Kavajës. Pallati është një gjigant 12 katësh (dyshohet që katër kate i ka shtesë). Kush ka kaluar aty e ka vënë re se ai është rrethuar me shtëpi të vjetra përdhese. Në një situate hipotetike që ky pallat rrëzohet (largqoftë) ai mund të rrezikojë edhe këto shtëpi që janë nën rrezen e tij.

A kanë faj banorët autoktone që jetojnë në shtëpitë që iu kanë lënë trashëgim të parët?

E pesta, jam i bindur që ka shumë njerëz që nga injoranca dhe papergjegjshmëria kanë ndërtuar shtëpi të pasigurta nga pikëpamja teknike. Dhe pasi i kane ndërtuar banojnë aty me familjet e tyre.

Pyetja që kam është: a kanë faj fëmijët e vegjël që jetojnë me prindërit e tyre?

Dhe e fundit. Këto tre dekadat e fundit shumë vetë kanë blerë shtëpi në pallatet e reja (për të cilat mund të mos e kenë paguar ende kredinë). Zgjedhja e tyre mund të ketë qenë e gabuar nga këndvështrimi i një eksperti. Por njerëzit nuk janë ekspertë. Ata besojnë tek shteti, dhe prezumojnë që nëse një pallat ka marrë leje ndërtimi dhe i ka të gjitha certifikatat e nevojshme nga institucionet përkatëse, atëherë ai duhet të jetë i banueshëm.

Qytetari nuk mund të verifikojë profesionalizmin, seriozitetin dhe ndershmërinë e çdo inxhinieri, mjeku, mekaniku, piloti apo shoferi që takon në jetë. Ama secili prej tyre na e ka jetën në dorë. Prandaj shoqëria ndërton institucione dhe ne paguajmë taksa që shteti ta bëjë këtë punë për ne.

A mund t’i vëmë faj njerëzve që mbledhin kursimet e jetës dhe i investojnë duke besuar tek shteti? Unë mendoj që jo.

Faji është vetëm i atij që abuzon jo vetëm me paratë tona, por mbi të gjitha me besimin tonë.

 

Ata jetojne neper rezorte

Keto dite, shtresa e mesme ia ka mbathur ose jashte Shqiperie ose jashte Tirane.

Kush nuk mundet, ka fjetur ne makine.

Pjesa tjeter, e ka kaluar naten rrugeve duke kerkuar me kot nje fushe pa kulla mbi koke.

Ama, vetem politikanet dhe oligarket nuk shqetesohen per termetet, se ata jetojne neper rezorte maje kodres ku nuk behet shaka me kushtet teknike.

Dhe ne themi pastaj perse nuk e vene ujin ne zjarr keta per sigurine e pallateve qe ndertohen ne kete vend.

Pasojat e abuzimit te tyre, i paguajme vetem ne, se ata e kane zgjidhur hallin e vet.

 

*****

Nga faqja e autorit në Facebook. Botuar sot në Dita. Titulli është i redaksisë. Kompozimi në foto, nga Klevis Janko

December 2, 2019 00:51
Komento

19 Komente

  1. Ergys December 2, 01:08

    Mjeshtrat e sofizmit banal proqeveritar, po imponojne idene se nuk eshte koha per kritika ndaj qeverise. Sipas tyre, ne nje situate dramatike si kjo nuk mund te behet politike, ndersa vendi ka nevoje per solidaritet.

    Ne kohe krize si kjo nuk u dashka kritikuar qeveria per kaosin dhe deshtimin total ne menaxhimin e saj, por ama, kryedeshtakut qe e ka degjeneruar shtetin deri ne kete pike, i lejohet te beje propagande nga mengjesi deri ne darke duke luajtur filma ne menyren me te pacipe me viktimat! Per hir te solidaritetit, u dashka te mbeshtesim shkaktaret e tragjedise, dhe te lejojme qe ata te vazhdojne te abuzojne duke u shfaqur 24 ore ne ekran si heronj shpetimtare te viktimave te tyre!

    Nderkohe, ky heroi qe na kerkon solidaritet, shfryn mllef kunder mediave gjithe diten e lume, ndersa arreston aktiviste e mbyll portale, ne shkelje flagrante te se drejtes.

    Nuk ka gje me politike sot, sesa te kerkosh te mos behet politike. Eshte politike e paster qe maskohet tinezisht si depolitizim, per ti sherbyer nje propagande te felliqur fajtoresh.

    Reply to this comment
    • Zigurr Qarri December 4, 06:29

      Une ne Durres njoh nje dhe vetem nje: Lida Zeqon, ish shefen e urbanistikes qe nuk la pallat pa ngjyer e perlyer. Lutu Moikom per te, se as mjekra jote nuk mbulon pislleqet e saj ne ndertim.

      Reply to this comment
  2. Te pa fajshmit e korrupsionit(shtetaret) December 2, 03:36

    E more KM. E gjen andej nga se pret thote populli.Si do i justifikoni tani ndertimet jashte kritereve ? Me “fajin e ka media” qe hap panik ? Nuk ishit ju kryetaret e bashkive ,”me duart e pastra akullore” qe dhate leje ndertimi.Kush eshte pergjegjes per abuzimin ? Nuk ishe ti kryetar bashkie kur “fajin e kishte Saliu” ?
    Te gjithe sa jeni,ju hijenat 30 vjetcare te pushtetit,edhe njehere te bashkuar per te shpetuar lekuren tuaj.Media “kerkon te caje unitetin e celikte”

    Reply to this comment
  3. anda December 2, 04:08

    Shume e sakte

    Reply to this comment
  4. Dinoja December 2, 05:58

    Me ben shume pershtypje apatıa, heshtja derı ne fshehje e Kryetarıt te Kuvendıt te Shqıperıse Gramoz Rucı.
    Shume e rende per Rucın dhe dy zevendeskryetaret e Kuvendjt.
    Kuvendı duhej mbledhur derı me tanı.
    Te nderoheshın me heshtje 51 njerezıt e dashur te ketıj vendı qe na e bene zemren cope gjıth shqıpetareve.
    Duhej pershendetur gjıth aı sılıdarıtet mbarekombetar e nderkombetar.
    Duheshın falenderuar ata qe dhane e vazhdojne te japın ndıhma materıale per perballımın e sıtuates.
    Duhej tı kerkohej Qeverıse qe urgjentısht te shpallte nje program te detajuar organızatıv dhe ekonomıko-fınancıar per perballımın e gjendjes.
    Tu behej thırrje gjıth forcave polıtıke per bashkım dhe kontrıbut per fatkeqesıne.
    E te tjera, e te tjera se nuk marr persıper ate qe duhet te beje Kuvendı.
    Gramoz Rucı duhet tı beje thırrje Rames te kufızoje daljet e perdıteshme dhe te oreve pambarım neper mbledhje pa bereqet, kohet e tejzgjatur para kamerave, keshıllat e pa fund apo rekomandıme krejt pa bereqet, te lere sukmet ndaj pushteteve te tjera.
    Kuvendı ı Shqıpetıse tı kerkoje fort Prokurores se Pergjıthshme te shkundet nga gjumı, te fılloje procedımı penal per shkelesıt e lıgjıt ne ndertıme.
    Etj etj

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE December 2, 06:21

    Po ne Prishtine ku udheheqin te prishtit ne krye çfare do te ndodhte ne rast termeti? Sidomos çfare do te ndodhte me godinat qe jane ndertuar pas luftes se UÇK, pas asnje kriter te plote ndertimi e ambientimi…
    Keshtu qe i bie me mire me qene ne dore te dreqit se sa ne dore te zotit qe na vret me ndihmen e ketyre “njerezve” qe na udheheqin gjithandej e jane lidhe te ky i fundit qe po na vret e poshteron ne çdo hap dhe pa asnje kriter njerezor. Prandaj fajet I kane ndertuesit qe jane lidhur dhe udhehiqn nga politika “patriotike”…
    Gazeta DITA nuk ka ndertuar as shembur ndonje ndertese a pallat.

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. R. December 2, 08:22

    I nderuar z. Shabani, jam plotesisht me Ju. Ata qe japin lejet jane pergjegjes per ,miratimin, kontrollin dhe nxjerrjen e pergjegjesise sot. Pergjegjesia pa diskutim eshte e nderuesit por eshte dhe e atij qe nuk ka bere detyren dhe eshte paguar nga taaksapaguesit, Ketu hyn bashkija qe jep lejet e kontrollon por dhe i ministrise e qeverise qe cakon rregullat e ormat.Kjo gje sot po mungon.

    Reply to this comment
  7. Paul Tedeschini December 2, 08:42

    NJI SISTEM I KALBUR me ne kry NJI NJERI TE KALBUR qe drejton NJI POLITIKE TE KALBUR.

    Reply to this comment
  8. Durrsaku December 2, 08:57

    Se kush e ndihmoi termetin te vrase pergjigjen me te mire e ka ajo foto sa 1000 fjale!

    Reply to this comment
  9. Gjikondi December 2, 10:31

    Sa mora vesh qe Ahmetaj do ish ne krye te financave të tërmetit.. ra prapë tërmet..!!!
    Sgjejnë dot nje zonje si Luljeta dhe per financat ose nje emer tjeter te afte dhe te paperlyer .. sidomos per keto financa qe jane kontribut gjaku dhe shpirti nga i gjithe kombi dhe bota.. apo duhet “mjeshtër” i kercimit se larti… i sprovuar në pelinvalliqet 30 vjecare qe cuan kete popull ne rrenim…

    Reply to this comment
  10. eDRAMA December 2, 11:41

    Vertet ne dore te Ben Ahmetajt do jene financat e termetit?? Melcite ujkut ne qafe. Nuk ka me tritol efikas se Ahmetaj per te hedhur ne ere financa, dha prova sa ishte minister.

    Reply to this comment
    • mirel December 2, 19:24

      Keta jane perbindesha, po e manipulojne termetin sic manipuluan studentet, sic manipuluan vjedhjen e Unazes, po i fusin gjithcka ne duart e tyre, dhe popullit krahun si gjithmone ne fund.
      Ben Ahmetaj eshte kryekurvari kryehajdut i PPPve dhe koncesioneve, eshte negociatori i ndyre i Ramutit.
      Shqiperia bie nga shiu ne bresher, nga termeti ne humnere.
      Nuk marrin vesh njerezit, por behen viktima perseri e perseri

      Reply to this comment
  11. Dino December 2, 13:53

    Por edhe ti Tedeschini je i kalbur. Po ik mor spiun

    Reply to this comment
  12. Don't Cry For Our Albania 1 December 2, 16:03

    Nese do ti pergjigjesha “PSE-se” se zotit Thano dhe pike-pyetjeve te Endri Shabanit do filloja nga A-ja.
    .
    * Ashtu si ne rastin e termetit ku eshte prishur struktura e konstruksionit nga njerez kriminale apo idiote keshtu ndodhi ne 1991-1992 ku hordhite Salezbiberishiane & makartiste -fashiste-balliste shkaterruan strukturen e shtetit shqiptar qe vazhdon dhe sot per inerci
    **
    Te kuptohemi !!
    .
    Ne vitet 1990-1992 para shqiptareve
    ishin kryesore IDEOLOGJIA DHE SHTETI
    .
    E para
    pra IDEOLOGJIA edhe pse gjysem e vdekur duhej cmontuar ( jo rrezuar) dhe le te behej nje gjyq Nurembergu ( nese do kishte fakte) dhe kush ishte per plumb le te egzekutohej dhe me kaq mbaronte larja e hesapeve me sistemin/regjimin e kaluar

    ***
    E dyta
    pra SHTETI ose me sakte shembja e tij eshte nje krim shume dimensional qe jo vetem serbet ..greket..por dhe miqte e sotem nderkombetare e kane “dhi muhabetin” duke ndersyer bull-dogun e tyre Biberishe qe i nxorri uje te zi atij vendi..

    ****
    Nese e lidhim me termetin e diteve te fundit “shqiptaret harraqe” duhet te kujtojne invazionin e malokatunareve te Tropojes Kuksit…..te Skraparit..Ersekes dhe gopi somes qe pushtuan ultesiren bregdetare me ara buke dhe ish keneta qe ndertuan dhe shtepi Varreza ku kodi sizmik nuk egzistonte qe solli viktimat me te medha ne 26 nendor..

    ******
    Nese e lidhim me termetin e diteve te fundit “shqiptaret harraqe ” ju kujtojme qe krahas shembjes shtetit….u nxorren jashte perdorimit ( vune ne krye tarafe & tuafe)institutet kryesore qe nga i ndertimit..i sizmologjise..e deri te i naftes..ec
    .
    *******
    Nese ka nje krye-krim ne mos-zbatimin e kodit sizmik ne Shqiperi qe eshte pergjigja e pare e PSE-se Thanos ajo eshte jo vetem se u zaptua ne menyre barbare toka e tjetrit..jo vetem qe ne menyre kriminale u shperfytyrua urbanistika & mjedisi por dhe shtepite u bene ne menyren me vet-varrosese te mundeshme..imagjinoni shtepi 4 4-teshe ne toke kenetore vetem me kollona te holla dhe plinta mikroskopike

    *********
    Nese ka nje krye-krim ne mos-zbatimin e kodit sizmik ne Shqiperi qe eshte pergjigja e dyte e PSE-se Thanos eshte fakti se komentuesi ka pare e syte e tij vet-vrasjet si mine me sahat te pronarve te kateve te para te pallateve te kohes Enverit qe kane nderhyre ne themel-tra-kollone..ose kane bere shtesa tre kate ne pallate te llogaritur per 2-3 kate

    **********
    Cfare ka ndodhur gjate ketij cerek shekulli nuk besoj se ka ngjare diku ne bote,me perjashtim te barabareve te veriut para dy mije vjecaresh apo hordhite e Chingis Khanit.Vetem me keto permasa mund te krahesohet kryqzata antishqiptare e Bandes Tropojes qe nen masken e luftes kunder komunizmit imagjinar dhe enver hoxhes ne vecanti.Kush i mban mend bandat e krimineleve Azem Hajdari me Ismet Haxhite & Brothers qe shkaterruan me duart e tyre,ferma,plantacjone,stalla lopesh dhe te gjitha bagetite i moren me te fortet.Kush e nban mend INTELEKTUALET PEDERA qe bene masaker me pyjet shqiptare dhe me drure te kushtueshem si arra dhe bredhi qe mbushen vaporat e Italise dhe Greqise.

    **************
    K/ministri Rama nuk duhet te fajesohet qofte per katastrofen,qofte dhe per masat e perballimit te saj,sepse cfare ka bere reja e karakalecave te berishes per cerek shekulli do te pakten 100 vjet te stabilizohet.

    Kush ka patur rastin te shohe nga avjoni kur vjen ne shqiperi pyjet ne teritorin tone duket sikur shohin tullen e Blendi Fejziut ketij Saliu qeros.Pra thjesht katastrofa berishiane dhe karakalecave te tij kunder natyres,pyjeve,lumenjeve,argjinaturave,pemtore,urbanistikes,kontrollit te territorit do te pakten tre breza.

    ***************

    Pra vetem nje Satana,nje perbindesh mund te shkaterroje vendin e tij ne kete menyre barbare,por kulmi i kesaj barbarie eshte kur dipllomate te nderuar edhe pasi ka vrare kombin,shtetin dhe ka vrare me urdher te tij 4 shqiptare te pafajshem ai paturpesisht eshte quajtur burre shteti. dhe kjo quhet permbytja me madhe psiqike dhe morale e nje kombi kur aleatet tane tallen me ne si ne nje ferme kafshes te George Orwell-it ku pronari Xhon pasi ka vrare shqiptare te pafajshem,ka vrare nje komb te tere dhe urinon mbi ta non stop 24/24 ore nen zgerdhimjen e dipllomateve miq..Permbytjae shqiptareve ne detin me urine te Berishes eshte shume here me e madhe se kjo katastrofe sizmike e 26 nendorit

    $$

    Ne vend te mbylljes:
    .
    Nese zoti do me caktonte gjykates dhe egzekutor per viktimat e termetit fundit dhe demet mbi 1 miljard dollare te paret qe do coja ne burg te perjetshem do ishte Salez Biberishaj qe prishi strukturen e shtetit shqiptar duke shkaterruar ne 4 dhjetor 1991 qeverine e stabilitetit nje nga qeverite me te mira te shqiptareve per te gjitha kohrat..duke na prure ne 1992 qeverine e Gazidedeve-Bashkim ,Kopil ikeve..Haleksander Meksit qe ishin jo vetem kobure te Biberishes por dhe lecke sekrecionesh te tij qe nuk u ndjene ne menxyren urbane 1992-1996 duke u bere pjese e nje krimi qe do mbi 100 vjet te rregullohet

    Reply to this comment
  13. GARY KOTE December 2, 20:55

    ARTIKULL “SHKENCOR ” ME SIKUR.
    PO TE VAZHDOJME ME SIKUR DO TE THEMI SE EDHE NDERTIME NUK DO TE KISHIM SIKUR TE MOS EGZITONTE RACA NJEREZORE, PO KESHTU NUK DO TE KISHIM KETE ARTIKULL SIKUR TE MOS EKZISTONTE I JATI I KETIJ ARTIKULL SHKRUESI.
    JU LUTEM SHUME, LERINI DENGLAT DHE FAKTER DHE GJENI NESE ESHTE ZBATUR KODI I NERTIMEVE DHE FILLONI E MERNI MASA PER TE ARDHMEN, DUKE NGRITUR NE KERKESAT E KOHES STUDIMIN, PROJEKTIMIN, ZBATIMIN E KONTROLLIN GJATE NDERTIMIT. TE TJERAT JANE FJALE PA BUKE

    Reply to this comment
  14. abazaj December 3, 00:28

    2m idioti qe kemi per kryeminister mbrojti me force çdo horr qe kishte bere deputet apo kryetar bashkie ne vite! Cuditerisht nuk mbrojti fare Valbona Sako qe as ka trafikuar droge, as njerez, as eshte denuar ndokund per vepra penale! Standarti rilindasve eshte thjesht nje horrllek!

    p. s. debila e servila, sidomos zuska te paguara nga horrlleqet e rilindjes, ju ndalohet komenti!

    Reply to this comment
  15. V.F.L.P December 3, 13:53

    Ne Shqiperi eshte bere masaker me ndertimet,e dine te gjithe .Po pse eshte pyetja dhe c’fare mund te behet tani.Masakra ka filluar qe ne 1992 me ardhjen ne pushtet te P.D qe donte ta bente Shqiperin si Evropa duke nisur me kaos.Patem fatin e keq qe erdhi ajo qeveri qe beri(me mburrje)c’do gje te kundert me ate qe kishin bere komunistet.D.m.th u lejua te ndertohej kudo dhe sido pa asnje plan,(fjala plan eshte fjale komuniste).Qytetet,fshatrat nuk bene asnje plan per zgjerimin e tyre qe te lene hapesirat e duhura per rruge per shkolla,lulishte,cerdhe,parqe e.t.j pa limit per lartesin e ndertesave ne zona te caktuara.P.sh dikush ne token e tij kishte nje ndertes 2-kateshe dhe ngjitur me te ngrihej nje 25-kateshe .Perfundimi.Beni plan dhe zbatojeni,pa para nen dore.Kush inxhinier jep firmen per ndertime jo te sakta te denohet.Boll me “demokraci”.Duam ligje dhe shtet te forte.

    Reply to this comment
  16. Adih December 4, 03:16

    Me qe doni pergjigje te sakte ,ja ku e kini .
    20% i mori ne qafe ,viktimat dhe as edhe nje gje tjeter .Se po te mos ekzistonte 20 % Dako bashke me drejtorin e Urabanistikes , polici ndertimore e dreqi me te bire, do i kerkonin llogari .Ja ku eshte fajtori ,krimineli ,vrasesi .!!!!!!
    Dhe cfare do benin firmat e ndertimit ,kujt do ja mbeshtillshin ,vetem viktimave .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*