Kush e ndoti detin në Durrës? Prokuroria kërkon ndihmë nga SHISH

November 8, 2015 15:10

Kush e ndoti detin në Durrës? Prokuroria kërkon ndihmë nga SHISH

Identifikohen dy anije, që dyshohet se mund të kenë hedhur në ujërat shqiptare disa tonelata të vajit të djegur të motorëve.

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar Policinë e Shtetit se nga verifikimi i lëvizjeve të anijeve në ujërat shqiptare kanë identifikuar dy anije të dyshimta.

E para një anije italiane që transportonte hidrokarbure dhe një tjetër që është ankoruar në portin e Malit të Zi, e që transportonte mallra të ndryshme.

Burimet thonë se për të dy këto anije, është kërkuar nga portet përkatëse të verifikojnë depozitat e vajit të djegur të motorëve, për të parë nëse janë të boshatisura.

Hetuesit dyshojnë se njëra prej këtyre dy anijeve, mund të ketë derdhur në ujërat shqiptare, disa milje larg bregut, tonelata të vajit të djegur të motorëve.

Prokuroria ka kërkuar ekspert të flotës detare të ushtrisë dhe kapitenerisë së Durrësit për të specifikuar sasinë e mundshme të derdhjes, vendin dhe kohën që i është dashur solucionit të hedhur në det të mbërrijë në bregun e plazhit të Durrësit.

Janë ngritur dy pista hetimore; ajo e derdhjes me qëllim ndotjen e ujërave shqiptare dhe pista e dytë, është për të evituar detyrimet financiare që anijet bëjnë në çdo port kur shkarkojnë në depozitat portuale vajin e djegur të motorëve.

Prokuroria ka kërkuar ndihmë edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Nëse arrihet të provohet e identifikohet personi apo kompania që ka kryer këtë derdhje, sipas legjislacionin shqiptar rrezikon një dënim nga 5 deri 10 vjet burg.

Deti është ndotur në një perimetër rreth 3 km, nga zona e njohur si ura e Dajlanit e deri në afërsi të  pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit.

November 8, 2015 15:10
Komento

5 Komente

  1. Enveri November 8, 16:57

    Po kush thoni ju e ndoti!!?? Po vete ne e ndotem qe nuk dime ta ruajme nga ndotja.

    Reply to this comment
    • shpatar November 8, 19:03

      Vero .Ke shume te drejte.Jo tani por 24 vjete ne nuk dim te rruajme brigjet tona . Sa do qe te kerkoje Prokuroria nuk disponon fakte konkrete .Ne ate rajon kalojne mbi 300 anije ne dite .Te mos e hapin gojen se do dalin zbuluar ose do krijojne ndonje icident qe do na penalizojne .
      Kane ndodhur dhe me pare raste flagrante ne Gjiun e Vlores dhe askush nuk pranonte.Beheshin supozime si ky i rastit te Durresit dhe nuk kemi degjuar qe per 24 vite te jete denuar ndonje anije transporti e huaj apo e vendit .
      Sigurishte duhen mjete e specialiste te merren posacerishte me kete lloje ndotje. Jane ndotjet me te veshtira per tu zbuluar . Vetem regjimi i patrullimit dhe kontrolli i rrepte i ujrave parandalon rastet e tilla.Me hajduter, qe fusin parat e popullit ne xhep per 24 vjete ,nuk ka shpetim bregdeti nga ndotjet .
      Lereni me kaq dhe mbylleni gojen e degjoni mendjet e ndritura tu mesojne se si rruhe ujrat, Gjiret e Portet .Ka ende specialiste, qe po te perkrahen nga shteti, formojne struktura te efekshme ne ruajtjen nga ndotjet e anijeve e te natyres .Kjo eshte dhe pjese e masave qe meren per krijimin e kushteve te favorshme per biznesin e turizmit ne Shqiperi .Me fjale boshe ne fillim te sezoneve turistike nuk arrihet gje . Aksjonet qe ndermerren vene ne gjume kerkesat per modernizimin e infrastruktures turistike .Turp kur shohe ushtrine e te rinje te dalin per pastrim .Aksjoni dhe solidariteti ka vlere vetem ne rastet e fatkesive natyrore .Buonno per Albanezzi .

      Reply to this comment
  2. hipo November 8, 19:35

    E pune e madhe qe u be pis plazhi i durresit,sezoni mbaroi,Qeveria eshte zene me pikturat dhe kordinatorin e jugut,Durresi hyn tek kufiri i Kocos.

    Reply to this comment
  3. Lloji November 8, 22:07

    Ujrat tona konsiderohen si WC-te e anijeve ne tranzit.

    Reply to this comment
  4. lato November 9, 12:30

    Kyy @ shoku shpati qe thote lereni me kaq se do t`ju penalizojne kriminelet e ujrave tona detare eshte nga lloji me i ndyre i mesuesit.More po zbulojeni njehere,hidheni nne gjyq nderkombetar dhe te behet c`te behet,por keshtu si mut qe rrini ju para ketyre ndotesve,jeni bere haleja botes.Ne pjesen tone te Adriatikut nuk ka me gjallesa ujore,jo peshk,por vetem gaforre dhe kandile percellues te importuar nga oqeani indjan,gjen ne gjirin e Durresit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*