Kur hiqen maskat

Alqi Koçiko December 22, 2014 17:24

Kur hiqen maskat

Nëse kishte diçka që të vriste më fort sytë në ballon presidenciale të fundvitit, që kreu i shtetit e quajti “ballo shqiptare” dhe meqë ishte viti i dytë rresht, e cilësoi si “tashmë një traditë, që zë fill qysh në vitet 30-të në shtetin tonë”, ajo ishte kauza zyrtare për të cilën u tha se ishte mbledhur, përballë shkëlqimit vanitoz të të ftuarve. Dhe më tepër se kaq, emrat e shumë prej tyre. Kauza ishte bamirësia për fëmijët në nevojë; në fjalën e vet Bujar Nishani i bëri thirrje bujarisë, daljes nga zona e sigurisë dhe rehatisë personale të miqve të pranishëm, pasi “askush nuk mund ta kërkojë lumturinë e qetësinë e tij tek izolimi dhe egocentrizmi”. Fakti që për të prekur zemrat e tyre, u desh organizimi nga Zonja e Parë, i një evenimenti bombastik me orkestër të plotë (që duhet paguar), me këngëtarë e balerinë (që duhen paguar), me pije e ushqime të zgjedhura (që duhen paguar), shkaktoi një neveri në publikun e gjerë, së pari për glamour-in qesharak e fyes të këtij panairi të kotësive, që edhe nëse çon ndonjë lek për shtresat në nevojë, do jenë shumë më pak nga sa u harxhuan.

Me këtë rast, çifti simpatik që organizon evente siguroi edhe një punë tjetër, dhe jo vetëm kaq, por u mrekullua me aromën aristokratike “vjeneze” që mbretëronte në atë sallë. Asgjë të keqe me këtë. Po ashtu, asgjë e keqe që Zonja e Parë kishte ftuar edhe parrukieren e vet në ngjarjen vip, përderisa ajo mund të kontribuonte për fëmijët e varfër. Është bukur që presidenca të ketë fonde të këtilla në dispozicion, duke patur parasysh se vetëm pak vite më parë, i ftuari star i mbrëmjes, Sali Berisha, ja kishte qethur aq shumë fondet presidentit puçist Bamir Topi të zgjedhur e të votuar nga ai, sa në pritjen me gazetarë në fundvit, Topi mund t’u ofronte të pranishmëve vetëm nga dy gisht verë të lirë, nga ato “me pesë aspra”. Kujt biznesi ja mbante të ofronte ndonjë ndihmë modeste?

Varfëria që trumbeton përditë Partia Demokratike, mesa duket mund të luftohet edhe në këtë mënyrë. Vërtet fondet institucionale mund të lihen mënjanë sepse presidenca nuk e organizoi ballon me paratë e veta, por me ndihmën e e bizneseve të mëdha që ishin të pranishme edhe në ballo; por prapë ato para, me një kushtrim presidencial, mund të ishin destinuar direkt për “shtresat në nevojë”. Por a ka më nevojtarë se ata që duan me patjetër të shfaqen, të duken, të fotografohen me aksesorët dhe veshjet e shtrenjta? Dhe a ka më hallexhinj sesa një tufë eksponentësh që deri dje, por edhe sot, luajnë fijet e jetës publike dhe gjysmës së institucioneve të vendit, që i gjuajnë këto raste për t’u ekspozuar grusht bashkuar? Mesa duket, jo.

Kështu erdhi puna që kreu i shtetit dhe garanti i kushtetutës, bëri bashkë në një sallë mondane, një ish guvernator banke nën hetim, me kryeprokurorin e Republikës, ndërsa vetë është kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në ansamblin “Na bashkoi vaniteti” nuk mund të mungonin edhe drejtues mediash e eksponentë që shquhen për zigzaget e mrekullueshme politike, për kthesa të admirueshme që do meritonin termin italian për kthesën.

Por ajo që ra më shumë në sy, ishte se tashmë pa dorashka, në këtë organizim të Zonjës së Parë ishte ftuar krejt Familja e Parë, tre çifte nga shtëpia Berisha. I pari ishte patriarku me të shoqen, e cila nuk është ndonjë çudi të ketë ofruar pak nga eksperienca e saj sesi organizohen mbrëmjet e bamirësisë. Çifti i dytë ishte trashëgimia politike Berisha në PD, nën mbiemrin Malltezi, dhe çifti i tretë ishin ata, simboli i la “jeunesse doree” të Tiranës, rinia e artë balzakiane, Shkëlzeni me Arminën, që nuk dihet se me ç’cilësi figuronin aty. Me logon e politikës, apo ndoshta të biznesit? Të cilit biznes; apo si përfaqësues të shoqërisë civile; ndoshta nga bota e spektaklit? Mesa dimë, ato pak spektakle që janë bërë publike nga gama e produkteve që ka dhënë Shkëlzeni në këtë vend, ende jehojnë nga pasojat e traumave.

Dikush mund të thotë se përderisa ishte ftuar parrukierja e Zonjës së Parë, e ndoshta edhe berberi dhe kasapi i presidentit, është e kotë të kërkojmë shpjegime të mëtejshme.

Në këtë atmosferë vjeneze, ndërkaq, do ishte mëkat të mos plotësohej ky paradoks i madh, të mos shpalosej deri në fund kjo hipokrizi për të qarë e për të qeshur, me praninë e çiftit… princëroro-mbretëror. Por përderisa nonsensi ka ndodhur shumë kohë më parë, mëtonjësi i kurorës mbretërore Leka Zogu Jr me të fejuarën në shtëpinë e kreut të republikës nuk përbën më ndonjë habi. Aq më tepër që Leka i cili zyrtarisht thirret “princi Leka”, ka qenë edhe këshilltar presidencial. Për çfarë mund ta këshillojë ai që teorikisht kërkon ndryshimin e sistemit qeverisës dhe kurorën e mbretërisë, atë që është gardiani i kushtetutës republikane? Tani, që të rrimë shtrembër e të flasim drejt, Leka nuk kërkon e as ka këllqe për asnjë përmbysje, por titulli dhe nderimet i leverdisin për çuar një jetë të këndshme dhe për të siguruar ca prona. Dhe padyshim, për t’u ftuar në ballo të këtij kalibri vjenez. Sepse presidenti e tha hapur: Kjo është traditë që zë fill që në vitet 30-të, pra kur vendin e qeveriste mbreti Zog, që organizonte ballo të tilla nën kujdesin e princeshave Rukije, Sanije, Myzejen e Maxhide, mblidhte fonde të mëdha dhuratash dhe… ua shpërndante të varfërve. Shpërndarjene fudnit e bëri më 7 prill 1939. Duket se karagjozllëku nuk ndikohet nga lloji i sistemit qeverisës.

Por varfëria ndërkaq, ndikohet që ç’ke me të. Me sistemin “vidh dhe lër të vjedhin” që zoti i vërtetë i ballos, Sali Berisha, i la peshqesh këtij vendi, u mundësua edhe lulëzimi i mjaft prej të pranishmëve në mbrëmjen e “kremit të mondanitetit” të Tiranës. Prandaj tani çdo përpjekje për t’i vënë fre anarkisë, duket e vështirë; por sa më shumë e vështirë, në mos e pamundur, do dukej nëse kjo situatë do vazhdonte edhe ca. Lobi i aktorëve kryesorë të ballos ku u hoqën maskat (a mund të quhen të ftuarit në ballo, ballistë? – pyeste me ironi një komentues në DITA), është në fakt grupi që ende po i vë frena dore progresit të këtij vendi drejt ligjshmërisë dhe përparimit demokratik. Edhe pse nga pala përballë ka tolerim maksimal, asi lloj tolerimi që deri në një farë pike po shkakton dhe zemërimin e njerëzve të thjeshtë. Të atyre që paguajnë dritat, ujit, taksat, gjobat, dhe që do çuditeshin po të merrnin vesh fjala që bie, se një muaj energji në duplex-in e Lulzim Bashës mund të ketë kushtuar edhe 2500 lekë të reja.

Megjithatë, le t’i japim Bujarit atë që i takon Nishanit. Me këtë tubim të dukëve dhe kontëve të rinj e të vjetër të Republikës, ai na i mblodhi të gjithë bashkë dhe pa dashje, na i tregoi qartë një dorë të mirë oligarkësh, të cilëve u mbajti një leksion për altruizmin dhe… bujarinë. Siç tregojnë bathët, fate të veçantë janë rezervuar në këtë vend për ata që ndërrojnë emrat, ose mbiemrat, sipas stinës politike.

 

bb

 

Organizatori i Ballos: Shije aristokrate vieneze, falënderim i madh Odeta Nishanit

Me organizimin e ballos Presidenciale në Pallatin e Kongreseve  është marrë Ami dhe Ermal Mamaqi. Një fakt i tillë pohohet nga vetë Ermal Mamaqi, i cili në profilin në facebook falenderon bashkëshorten e Nishanit, Odeta Nishani, që i bëri pjesë të këtij aktiviteti.

 “Ndihemi më shumë se të lumtur dhe të nderuar që na u besua organizimi i këtij evenimenti madhështor Stafit dhe bashkëpunëtorëve të Ami Event. Mirënjohje dhe një falenderimi i madh shkon për Zonjën e parë të vendit Odeta Nishani që na bëri pjesë të kësaj magjie! Për disa orë përjetuam mondanitetin dhe shijen e rafinuar në ccdo detaj të ballove aristokrate Vieneze”, shkruan Ermal Mamaqi.

Në zgjedhjet e fundit në PD, humoristi i njohur është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

mm

Alqi Koçiko December 22, 2014 17:24
Komento

51 Komente

  1. i ngjyrosuri December 21, 13:17

    Bravo vjenezi Ermal
    Nje “detaj” te mungon vetem ne kete postim “madheshtor”.
    Sa para ke marre nga parate e taksapaguesve per kete ballo?
    Ndoshta duhet te falenderoje popullin shqiptar qe mbush buxhetin e Presidences dhe keta mbushin llogarine tende bankare?

    Reply to this comment
    • LORA December 21, 13:26

      Une mendoj se e.mamaqit I “mungon” detaji I nje-vjetorit te kusheririt te tij S.Olldashi.
      Keto jane ballo dhe postime evgjite.

      Reply to this comment
    • tirona December 22, 17:33

      Me pelqeu emri qe kishin zgjedhur “BALLO GALA” Jam shume kurioz te shikoj nje vidio nga kjo Ballo Gala e ketyre aristokrateve te rinj te Shqiperise te rritur ne Sallone Mondane …Do ndjehesha shume I lumtur te shihja Nishanin apo Berishen qe te hapnin Ballon me nje kercim elegant Tangoje apo Valsi apo duke medituar me gotten e shampanjes prepara te zhytur ne kenaqesin e tingujve te Bethovenit apo Mozartit ….
      Megjithate une si Tirans ndjehem I vleresuar qe qyteti im eshte terheqes per pasardhesit e families Rojale Vicidoliane Shkelqesine e tij Berisha. Qe u kujdes aq shume per femijet ne Gerdec pa zbehur aspak Rolin e Princit Shkelzenn ne kete ceshtje….
      Falenderim I thell per aristokratet Tane te rinj qe na shpetuan nga diktatura e tmerrshme e Mbretit Hoxha..
      Ju lutem mos paragjykoni pjesmaresit nga fakti se shumica e tyre nuk kane qene asnjeherene ndonje opera apo KONCERT simfonic por me mire vone se kurre….

      Reply to this comment
      • ivani December 22, 17:35

        dhe ministri i financave ku eshte pse u tregua i ngurte me sakatin e presidences qe miratoi nje buxhet aq te vogel per kete mi haleje me falni presidence per ballot madheshtore qe ben duke i bere kashillek qeverise e mazhorances dhe tallur me varferine e njerezeve . Ballo deklaroi sakati po vete nuk doli te kercente se se nuk ishte orkestra popullore e Tiranes qe te luante vallen RA FAJA PREJ FIKUT se ne ate gjendie qe eshte vetem ate mund te luaje.Dhe eshte realitet thenia e popullit qe e ka pare zoti pa e katandisi ashtu po besoj se do ta katandise me keq po cfare te bejme ne qe na i ka lene si xhenaze tek dera e si del per zot njeri

        Reply to this comment
        • LALI December 22, 17:35

          NUK KA FAJ BERISHA DHE AS NISHANI POR EDI PALLOSHI QE FUT NE BURG TE VARFERIT DHE LEJON KETO PASANIKE TE VJEDHIN POPULLIN DHE TE VEJNE BALLO

          Reply to this comment
    • Devolliu December 22, 20:15

      Ballo e p a l a ç o v e.

      Reply to this comment
  2. opozitar i sfilitur December 21, 13:19

    po ky kokrra e legenit??
    na mbyti kurvlliku n ket vend
    Po kurvlliku me i paduruar qeka ky i burrave

    Reply to this comment
  3. ilir usa December 21, 13:22

    po he mo Ermal u tregove ndonje barsalete te bukur vjenezeve te Tiranes?
    A qeshen fort mo?
    trap

    Reply to this comment
  4. lipesh December 21, 13:23

    karagjoz

    Reply to this comment
  5. antikomunist December 21, 13:24

    BALLO ARISTOKRATE E KAPTERIT TE ENVERIT BUJAR NISHANI ME ZONJEN E TIJ ODETA, ORGANIZUAR NE SHQYPNINE KOMUNISTE TE SALI BERISHES? PO ARISTOKRATET ALBANEZE KU ISHIN?

    sepse pame ne foto dhe TV vetem kriminela vrastare dhe kusare me gjak te kuq komunisti dhe servilet e tyre me gjithe zonjat e tyre lakmitare per pak gjak blu aristokrati bashke me organizatoret pinolle te Dashnor Mamaqit besnikut te Partise se Punes qe Enveri e hodhi si nje limon i shtrydhur.

    Reply to this comment
  6. qerosi December 21, 13:27

    po nileshi kerceu ballo

    Reply to this comment
  7. Dardan December 21, 13:31

    Bujari…. valle vieneze….. opo do vdes fare, ja qe tani!

    Reply to this comment
  8. fieri December 21, 13:33

    meleket e popullit i ben te gjitha legena

    Reply to this comment
  9. lili December 21, 13:37

    O kutundar,per nje ballon kur nuk perdoret fjala événement,edhe po te ishte événement i vertet! Fisniket ,po ju nuk mundeni me dite kete,Kane vetem ‘mbremje’ me miqe te mrekulueshme,appo te kendshme apo te paharrueshme !kur nuk perdorin fjalen madhestor,se ..nuk Kane nevoje per madheshtji si ju! Ato e dine Cfare Jane e Cfare historique une mbrapa,jo si ju!
    Fisniket ne bote,per dallim nga ju, kur nuk kerkojne imitim te viennés apo parizit,po vetem afirmim te vlerat e tyre,keshtu qe edhe me fustan skocezet shkojne tek Mbretenesha….
    Edhe nje boten vienneze,nuk shkojne falenderimet tek Zoja e pare-me cka me karroç apo me kemb?-po dergohen .
    Nuk falenderohet organizatori,po permendet me élégance synimi per te çilin organizatori mblodhi gjithe kete ‘milet’ edhe permendet si e arriti kete…me miresjellje me perkushtim et et me nje tradite qe permendet ne rast in e falenderimit! Po Cfare traduite keni ju,qe ta permendeni?kurvnine e talljen?

    Jo,idiot,ami évent ishte ne sherbim te kauzes x apo y thuhet,po per ju tingellon se u poshtersoheni kur béni nje sherbim popullit apo jo?edhe Cfare ‘aveu ‘ siç tone francezet :per disa ore ishit te rafinuar,pastaj u kthyet ne baglen e juaj?o kur flet vetvetia pa doreza!
    Mesoni pak Cfare do me thane’ Noblesse oblige’….edhe kujtoni sa here obligimet karshi popullit i keni krye ,e atehere do filloni pak te beheni njerez!

    Reply to this comment
  10. antonio December 21, 13:42

    Po dhe keta aristokrat vjenez pa tjeter nuk behet gjembi tulipan sa do ti sherbesh prap gjemb ngelet keshtu jan dhe keta aristokratet shqiptar qe u ben te pasur duke u pir gjakun njerzve dhe duke u tallur me njerzit si njeri dhe tjetri .

    Reply to this comment
  11. ILIRET December 21, 13:48

    Shikoni kur te ngrihet PD dhe te thote se Ami dhe Ermali e kane mare pa tender pergatitjen e ballos se presidentit, dhe aty ka konflikt interesi, pasi Ermali eshte anetar i Keshillit drejtues te PD, ndersa Ami…. Ami, per cudi, Ami, hi, hi ,hi, Ami.
    Ndersa PS, nuk flet, pasi PS asht fjete.

    Reply to this comment
  12. SHQIPTARJA December 21, 13:52

    IK MORE PLEHRE FELLIQESIRE FUNDERRINE E SHQIPERISE!!!

    Reply to this comment
  13. lelo December 21, 14:05

    Shije vjeneze?Ne Albanistan?Po ne jemi te zhytur ne mut gjer je fyt more hipokrite legena.Meqe ra fjala tregove ndonje nga ato te fortat e tua se e mban veten dhe per show man.Shko mor djale merru me ndonje pune se vetem ndonje nga Bathorja qesh me ato te fortat e tua.Me mire pastro lagjen se keshtu je me i dobishem.

    Reply to this comment
  14. labinot December 21, 14:14

    Amy,amy,cfare ben Amy ne shtepi?

    Reply to this comment
  15. XHUME PROTOPOPA December 21, 14:31

    Zoti Redaktor, si qytetar i ketij vendi, permes jush i kerkoj presidentit Bujar Jar Nishani qe te beje publike: (1) shpenzimet e bera per ballon, (2) donacionet e perfituara, (3) nese ka pasur donacione nga te ftuarit prej tij ne ballo dhe te publikoje shumen e dhuruar nga secili. Nese nuk ka pasur te tilla donacione, ata persona qe kane qene te ftuar te mos i ftoje me ne pritje te tilla. Ndersa nese nuk ka pasur asnje donacion, shpenzimet e ballos ti heqe nga xhepi i tij, ndryshe ka bere nje gjest te paster prej hajduti.

    Reply to this comment
  16. mandi December 21, 14:35

    O Ermal o Tope e kecit
    po ctu desh Mullah Saliu
    ty or M..t

    Reply to this comment
  17. Pëllumb zaimi December 21, 14:36

    Znj.Lora? Këtë që kini thënë ju doja të thosha? Prandaj po e lë këtu ? Nderime!

    Reply to this comment
  18. bledi mema December 21, 14:51

    tju kishit dhene mesuesve nga 1oo mije leke per vit te ri se i keni pa buke

    Reply to this comment
  19. pensionisti i gajasur December 21, 15:03

    Ja kush na qenkan “te varfrit” qe perfitokan “bamiresine” e ballos se pallatit mbreteror,firma Mamaqi,qe sigurisht ka marre “pjesen e luanit” nga fondi i mbledhur.Mbetet te llogaritet vertete shuma e mbledhur nga kjo “bamiresi” dhe sa here hyn ajo shume tek shuma e kostos se kesaj ballo butaforike”gala” gallate!

    Reply to this comment
  20. Edi December 21, 15:22

    O mamaq mos fol ballo vjeneze mor legen se ofendon nje kulture te tere.ju jeni me plehra se ato qe kane mbuluar shqiperin.
    Ju jeni nje tufe injorantesh qe munduheni te imitoni klasen e larte te shoqerise europjani kur brenda salles kishte vetem kriminele, hajdute e vrases.

    Reply to this comment
  21. . December 21, 15:38

    Cfare aristokratesh mo, keto jane te gjithe hajdute. Cilit nga keto i la babai pasuri! Keto jane hajduted a dretperdrejte te popullit qe sot vuan per buken e gojes. Zoti ju ardhte hakut atje ku ju dhemb me shume. Ju nuk jeni njerez por vampira qe skeni te ngopur me gjakun e bashkekombsave te juaj. Uroj qe ti kaloni ditet e juaja ne agoni te pafund e te paguani per ato qe i keni bere popullit shqiptar. Balloja juaj ashte vecse nje show, populli i shikon fytyrat fantama qe mundohen te mbulojne te verteten qe dhe ju vete e dini shume mire. Hengshi kokat e njeri tjetrit o Zot!

    Reply to this comment
  22. Agimi December 21, 16:09

    Nuk dua ti shtoj asgje komentit te Lores…

    Reply to this comment
  23. emer December 21, 16:29

    Zedhenesi i HAJDUTEVE feston me hajdutet me parate e popullit te vjedhur.

    Reply to this comment
  24. gjermani i fundit December 21, 16:33

    nje ballo karagjoze medoemos e organizojne karagjozet. Nga njera ane shteti kerkon sakrifica te medha per te shpetuar nga borxhi katastrofik, nga tjetra mblidhen ca karagjoze otomane dhe u jep shteti te hane e kapardisen falas per te imituar Vjenen perandorake.Turp e turp prape o president qe3 pe ne enderr rruge plot me kamiona dhe qiej plot me aviona e shtet plot me bidona si puna jote.

    Reply to this comment
  25. Edi December 21, 16:40

    Sa te pafytyre qe nga presidenti e deri ermal trapi

    Reply to this comment
  26. aaa December 21, 16:42

    EEE MOR ERMAL TE KA ZEN LEKU SYT E HAROVE KUSHERIRIN QE E VRAN NATEN DHE EQAN DITEN JE DJAL LEGEN DHE PER DITEN E PAR PA DOKTOR FLORIN QE BERE ATE EMISJON BAJAT QE ME SHUM I NGRITE VLERAT VETES DHE FLORIN E NXORE SIKUR ISHTE DEBIL

    Reply to this comment
  27. M A R K O December 21, 17:33

    Nga gazi shend e ver Odeta u lag thone … ndersa Ermali.. u njom…Ami Ok.

    Reply to this comment
  28. kanan tafili December 21, 17:37

    Hahaha ballo vieneze thote ky debili ,,,,aty gjysma e bolenarve jane me pampersa qe mos te ndyjn ne pantollona…

    Reply to this comment
  29. toni December 21, 18:23

    Koli ha dhe,ermali vjel te mirat nga emri Kolit,te pakten Ami te tregonte pak me shume respekt per ate qe ka vdekur.Si duket Ami harroi qe Koli i futi dhe babin ne pune te kontrolli automjeteve pa qene asnje dite mekanik.I ati Amit Bashkimi ka punuar ne shtypshkronje dhe nuk kishte lidhje me makinat e aq me shume me mekaniken.Sa per Ermalin no coment,nje i pa gdhendur dhe i pa afte,perfiton nga njohjet dhe servilizmi,ato qe thote nuk jane per te qeshur po jane vete jeta e tij. Nese do te fliste me zemer te hapur me pastorin jam i sigurte se nuk do te merrte pjese ne kete pisllek presidencial.Nuk eshte normali te talli bythen nje ulok me nje pseudo artist.

    Reply to this comment
  30. Ami December 21, 18:24

    Ballo e shpifur si humori i Ermalit

    Reply to this comment
  31. semanjaku December 21, 18:55

    Cfare palacolleqe na shohin syte, u bene keta zgjebarake e brekegrisur per te bere

    ballo Vjeneze. Nk kane faj, prandaje Shqupasit mendojne e flasin pa rreshtur per ata qe nuk kane buke ne tavoline. Zgjohu mor Edi Rama , se uk ta dham Voten per te bere sehir se si vazhdojne vjedhet keta njerez te felliqur , qe i zune frymen ketij populli. Mos ja humb shpresen ketij vendi.

    Reply to this comment
  32. Horri i Shqupit December 21, 19:04

    o mali mos u perziej ne politike se tash po e dhjet veten sikur çiljeta asaj ja futi sala ty tash po ta fut luli

    Reply to this comment
  33. SuloKapedani December 21, 19:54

    Humori tè bènè tè qeshèsh por ky humorist èshtè per tu qeshur e pèrqeshur, èshte tamam nè moshèn 10 vjeç,ka kohè tè rritet por nuk ju trash zèri do ngelet kolopuçi i lulushit pèr shumè kohè,ndèrsa pjesèmarrit nè ballo janè mè mbrapa E.Mamaqes.Persa i perket lekève tè popullit presidenti beri gugulenè deri sa parlamenti i shtoi fondet pèr tu argetuar me balerina alla mbretèrore si nè kohèn e mehrumit zogoll.Kenaqu edhe ti popull duke parè si hidhen e pirdhen tè mèdhenjte e kombit.

    Reply to this comment
  34. aaa December 21, 20:59

    ODETA JA KISHE NDERUAR PAPERSIN BURIT SE MBANTE ERA PERC??

    Reply to this comment
  35. XHUME PROTOPORDHA December 22, 06:26

    Mos u tallni me Jarin, se ene pak i ka ngel. Masanaj kush do mund ta boj hyp xhixhi.

    Reply to this comment
  36. kanina December 22, 07:43

    nuk e di po ..nga qe nuk e unepps kete lloj mashkulli ..,nuk vleresoj dhe ate qe ka ne krah …ndoshta jam i gabuar ..,,,eshte koha kur shqiperia ..po pjell meshkuj Kurva …dikur thoshin ajo kurva yani thone Ai eshte Kurve .

    Reply to this comment
  37. 2014 December 22, 21:24

    Nishani ka sherbyer te Bunkarte,aty e kishte njohur banakjerja

    Reply to this comment
  38. Edi December 22, 22:00

    Po ermal i ska fajse do te hai edhe ai ndonje kocke fain e ka edi rama qe si fut te gjitheve ne burge

    Reply to this comment
  39. nardi December 22, 22:13

    Mirë ësht6ë të na thonë se s apara u shpenzuan dhe sa para u mblodhën ! Ky eshte detyrim !

    Reply to this comment
  40. XHUME PROTOPORDHA December 23, 07:03

    Nese balloja do ishte Vieneze, ju a them une si do ishte:
    1. Saliu do ishte ne burg per Gerdecin, 21 Janarin dhe krimet e 97, 98, shkaterrimin e pasurise kombetare, vrasjet pas shpine dhe krime te tjera.
    2. Shkelzeni do ishte ne burg per Gerdecin dhe evazion fiskal
    3. Fatmir Mediu do ishte ne burg per Gerdecin, dhe si trafikant
    4. Fulani nuk do ishte kandidat per burg, por do ishte ne burg si hajdut ordiner
    5. Lul Bytha do ish te ne burg per 21 Janarin, shitjen e detit, rrugen e kombit dhe vrasje te tjera per te cilat ka dijeni
    6. Liria do ishte ne burg per vjedhje me ane te mashtrimit dhe evazion fiskal me fondet e bamiresise
    7. Argita do ishte ne burg per shfrytezim te postit te te jatit per qellime pasurimi
    8. Malltezi Jamdreq do ishte ne burg per shkaterrimet ne bregdet
    9. Bujari Jari do ishte ne biruce per ngjarjet e 21 Janarit dhe Gerdecit, se ka qene minister i PB dhe MD.
    10. Te tjeret, me shumice si hajdute, perfshire pasues te familjes Hoxha, ne ballo si bamires te popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  41. Ericson December 23, 10:00

    Djem dhe vajza me kurajo prej gazetari profesionist si Alqi Kociko e Mira Kazhani, sigurisht te mbeshtetur nga gazeta Dita ,nje medie koke me vete dhe fort e pelqyer nga opinioni I gjere publik ne Shqiperi e sidomos nga ne qytetaret shqiptaro-amerikane ne Shtetet e Bashkuara, …na krijojne si te thuash ,nje terren e hapesire per tu shprehur me nje gjuhe me afer popullit.

    Ja pershembull:

    Presidenti I shpifur ,ushtari sakat e gjytyrym I SHQUP-it te Salahudin Rrahman Berishes, na shpiku edhe nje mbremje “presidenciale” gjoja bamiresie, me ndihmen e te shoqes,nje surrat spice gjysem edepseze e si kallam kenete,rrogetare e Fullanit,kandidat per ne burg, I ftuar nderi ne kete karnavale qe ngjet tepke si seriali I famshem amerikan “Walking dead” , ne nje perkthim te lire Shetitesit e vdekur!!

    Ky merhum presidencial guxon te ringjalle kufomat e bajraktareve injorante,bejlereve anadollake e motrave maloke e qesharake te Ahmet Zogollit qe shpiknin te tilla Ballo ne vendin me te varfer e te pa shkolle te Europes te viteve 30′ te cillet I fshiu nga historia Lufta Nacional clirimtare e revolucioni popullor I popullit shqiptar!

    Shpohem ne hunde nese Bujar dhe Odeta Nishani dhe shumica derrmuese e kesaj fare balloje “Vieneze” kuptojne dhe ndjejne sado pak simfonite madheshtore te Ludvig Van Beethoven, Johan Sebastian Bah, Moxart etj. Keta zorzope e zorzopesha idiote e fshatare, kuptojne e kenaqen me tallavate e Ciljetes e te Mandit te Nish Tulles,nje evgjit qe ngjet tepke si Ermal Maqimuti qe shet prapanicen per dy lopka qe I hedh presidentevica e cilla nuk ka piken e turpit e shfrytezon Bujarin e shkrete qe kur rri me kembe duket sikur eshte dhjere ne breke!

    Per kete mbremje historiake jam I pa fuqishem te shpreh mejtimet e mia por me vjen ne ndihme Imzot Fan S.Noli I cilli shprehet tekstualisht se ne kete salle clirohen gazra helmuese nga fendet e zonjave dhe pordhet e zoterinjve “duke” , “markeze” , “barone” , “”konte”, e madje “prince” , te cilleve deri dje u bente bajga lopa ne deren e haurit te shtepise!

    Perpos ketyre bidateve te pandodhura kurrkund, te ban nji ekspresion fantomatik veshja e kesaj “fisnikerie” te kombit,nje rekuizite taman si ne shekullin e XIX ,ku burrave u shkon kostumi si shale gomari e femnave fustani e citjanet Islamike toidhjo sikur do fluturojne me bishtin e fsheses ne hapesirat kozmike!

    Reply to this comment
  42. alfons December 23, 18:46

    Po mir mor te dashur komentues po ju pyes se per jarin e di qe tesren e p.d.se e mban ne kasaforte por per Full-hanin edhe ky pedeist te kete qene valle?

    Reply to this comment
  43. Alfade December 26, 02:25

    S’ka faj Nishan-lliu se me 71 vota u zgjodh “president”,apo me mire te themi , me voten e
    vetme te Berishovicit, ndersa tash me 84 vota cilesore , PS -LSI-ja nuk po e nxjerrin ne
    pensioon ulokun, sakatin,antikapatin Nishanlli ! Prandaj e perseris se ky kapter ne sher-
    bim te bandes dhe pjestar aktiv i kesaj bande mafioze e kriminele te Saliserb berishovicit .

    Reply to this comment
  44. Alfade December 26, 02:32

    Dicitura qe i duhet vene karikatures ku kercen Sala me Nishanlliun eshte kjo:
    “Valsi i Lumturise”……..Oh sa bukur i shkon. Sales dhe Lales…Pftuuuuuuuu,
    ndyresira te shekullit…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*