Kush e prishi imazhin e Policisë së Shtetit?

January 12, 2018 13:22

Kush e prishi imazhin e Policisë së Shtetit?

Sipas një sondazhi të BE-së,
jo nga të kazanit të këtushëm,
Policia e Shtetit,
ka qenë institucioni më i besueshëm.

Për këtë performancë shembullore,
shumë punë e sakrifica u deshëm,
dhe në rrjedhim të logjikës së sondazhit,
Sajmir Tahiri quhej ministri më i suksesshëm.

Me Lazaratin u thye miti,
u rrafshua shteti brënda shtetit,
Ramës kartabiankë i dha Artan Didi,
që e gjeti policinë në ditë të kijametit!

Policia në tri vitet e para,
u bë ana e shndritshme e qeverisë.
por sot ende s’e dimë saktësisht,
ditën e fillimit të degradimit të policisë?!

Lehtësia e mbjelljes së hashashit,
dhe përhapja e tij në çdo cep të vendit,
nuk mund ta dimë nëse ka qënë vendim politik,
në qarqe më të larta se Ministria e Rendit?!.

E sigurtë që s’do ishte bërë kaq zhurmë,
dhe në “heshtje xhentelmenësh” do kalohej,
sikur PD-ja në Njëzet e Pesë Qershor,
në mënyrën më të keqe s’do të shpartallohej!

Hashashi u bë kali i betejës,
dhe gojën e Lulashit s’kish fre që ta mbante,
dhe gjuetia e madhe e shtrigave,
shumë koka policësh do hante!.

Hashashi u bë një fenomen gjithëpopullor,
pa ngjyra dhe vija partiake,
sa që dhe ministri më i suksesshëm,
nuk i shpëtoi dot kësaj shuplake!.

Viti që shkoi pati vullnet të fortë politik,
që asnjë bimë narkotike të mos kultivohej,
rezultatet e kësaj pune qenë spektakolare,
por ende një fjalë e mirë për policinë nuk dëgjohej?!.

Dhe këtë vit vazhdoi kënga e hashashit,
dhe pse narkotikë thuajse zero janë kultivuar,
po një kasetë në buzët e Lulashit,
me këngën e hashashit është montuar!.

Imazhi i policisë është i deformuar,
dhe një demotivim ka nga vetë Ministria,
po në Vitin e Ri që sapo kemi uruar,
një vënd pa hashash do jetë Shqipëria!.

Arben Duka 

January 12, 2018 13:22
Komento

5 Komente

  1. Arbeni tjeter January 12, 14:18

    E di ti o shoku Arben Duka ate shprehjen “Mos permend litarin ne shtepine e te varurit”?
    Ashtu pra dhe ti mos fol kot per prishje imazhi te policise shtetit kur lavderon akoma nje pleher si Saimir Tahiri qe mbante makine te perbashket me Habilajt.
    Sa per ate Lazaratin, me mire mos e permend se behesh karagjoz, sepse qeveria e Rames Lazaratizoi gjithe Shqiperine me droge. Ato tonelatat e droges kapur ne vendet fqinje e tregojne kete.
    Keshtu pra o Arben Duka, Mos permend litarin ne shtepine e te varurit, pra mos permend kot nje polici qe u vu ne sherbim te trafikut droges per hesap te QEVERISE.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA January 12, 16:43

    @Arbenit tjeter,
    Ne nuk po na hetohet e gjykohet akoma Sali Monstra,
    Që e futi faren e Hashashit,
    Krijoi Republiken Autonome te Lazove dhe ashtu pa u ndjere , Hashashin e perhapi ne mbare Republiken!
    Edhe aq , Policia e Shtetit beri nje pune spektakolare,
    madheshtore,
    po te marresh parasysh nje vend te varfer si Shqiperia, me nje teritor qe jo 5000 police, por edhe 50.000 police nuk mund ta likujdonin aq shpejt ate situate qe mbolli Marshall Mortja…!
    Megjithate, sic e kane thene edhe Vëzhguesit nderkombetare Policia punoi ne menyre shembellore edhe pse kish plot ushtare nga te xha Sali Tano Karridit ne radhet e saj!…
    Mos e kerkoni fajin atje ku nuk eshte!
    Hetoni dhe gjykoni xha Saliun dhe do shihni si ka per te rene Shqiperia ne qetesi …
    Nuk u bë kaq zhurme per Vrasësin qe realizoi M a s a k r ë n
    S p e k t a k o l a r e, të 21 Janarit,
    L I V E,
    (Që e pa mbare Shqiperia dhe mbare bota….)
    .Por me sa duket , parat e xha Saliut paskan vlere shume edhe pertej Atllantikut!…

    Reply to this comment
  3. Izeti January 12, 17:48

    Z Duka pershendetje. Te lumte dora ,mendja ,pena ,,,je thjesht madheshtor,,,,,,,,faleminderit,,,,,,,,,,,,,,,,,,Sa per Saimir Tahirin mundohen ta ngaterrojne kot per te bere zhurme se asgje nuk kane per ti gjetur. Ai eshte njeriu me puntor dhe I rregullt ne P.S mbas Edi Rames,por e sulmojne qe llimisht se kane hall tjeter nga Reforma te shkretet. Cte beje Lulushi me Mon Kukaleshin

    Reply to this comment
  4. info analitike January 12, 18:57

    Hajde po deshe merre seriozisht bejtexhiun! Shoke a e lexoni se cfare shkruan shoku Duka? Na kenaqi me perralla me mushkonja. As Rama nuk ka mundur te arrije ne nivelet qesharake te ketij militantit te verber qe ne emer te dashurise per partine jep edhe jeten. Vazhdo bejtexhi te jetosh ne boten e perrallave se per ty realiteti eshte “fluturon gomari”. Ore po si na perfundoi ne burg nipcja i kumandarit! Nuk duroi pa ndjekur gjurmet e gjyshit kontrabandist.

    Reply to this comment
  5. T. Topi January 12, 19:50

    Si shërbëtor irracional i pushtetit,
    Veç mufka në tym do lëshosh,
    Paçka se kushdo thotë me vete,
    Po si s’zuri mend ky pallosh !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*