Kush e qiti videon (ose dopio-shërbimi i Llallës)

Nga Alqi Koçiko September 24, 2014 12:37

Kush e qiti videon (ose dopio-shërbimi i Llallës)

Imagjinoni pamjet e herëpashershme që shohim në ekranet e huaja, për sherret spektakolare mes deputetëve në parlamente të ndryshme. Kapje zvarrë, grushtime, karrige që fluturojnë, jaka e xhaketa të shqyera. Nuk janë parlamente vendesh të zhvilluara perëndimore e me demokraci të qëndrueshme e jetëgjatë, kuptohet, megjithëse edhe në to nuk kanë munguar episode të ngjashme. Por edhe në këto raste ekstreme nuk ka patur bojkotime të seancave parlamentare nga pala që është ndjerë më e dhunuar.

Kazusi më i freskët shqiptar afërmendsh nuk ka asnjë lidhje me ekstremitetet e mësipërme të dhunës fizike. Sherri që shërbeu si arsye e fortë për bojkotin e Kuvendit nga PD në qershorin e kaluar, bojkot që po vazhdon ende, është një përplasje mes pak individësh, një incident që gjithë të tjerët vrapojnë për ta shuar. E tregojnë këtë “përballje gjimnazistësh” edhe pamjet video nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, që më në fund dolën në dritë. Si erdhi kaq befasisht momenti që të hyjë në lojë Prokuroria e Përgjithshme? Dje organi i akuzës krijoi disa minuta suspansë duke paralajmëruar një konferencë urgjente shtypi, e pastaj njoftoi hapjen e hetimeve penale për deputetët socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Prokuroria paketoi me këtë rast, edhe akuzën ndaj deputetit të PD-së Astrit Veliaj, biznesmen, se kishte ndërtuar pa leje në Fier një godinë universitare. Pikërisht kjo përpjekje e dobët për të treguar paanshmëri politike dhe “barazlargim”, tradhtojnë të kundërtën: Lëvizje e fundit e Prokurorisë së Përgjithshme me marrjen si të pandehur të tre deputetëve, është padyshim politike. Dhe e nxitur.

Por çfarë ndodhi dje? Publikimi i videos së sherrit ishte atraksioni i ditës dhe këtu kurioziteti mbaron e fillojnë pikëpyetjet. Si ka mundësi që njëherësh me njoftimin dramatik të konferencës për shtyp, dalin dhe pamjet e sherrit ku sigurisht grushti është grusht dhe dacka-dackë? Pikërisht pse është fjala për filmime nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, atë video mund ta kishte në zotërim vetëm Kuvendi dhe Prokuroria, si provë materiale. Ndërkaq mësojmë se administrata e Parlamentit është vënë në lëvizje nga kjo ngjarje. Është skandalizuar nga bërja e saj publike dhe po përgatitet ta denoncojë sot këtë ekspozim provash të një çështjeje në hetim. Atëherë? Mbetet që vetë organi i akuzës e ka orkestruar këtë “rrjedhje”. E përforcon këtë arsyetim, fakti që videon e kishin disa televizione (dhe jo vetëm TCH), që e transmetuan secila në edicionin më të afërt të lajmeve.

Sfondi politik i këtij ekspozimi nuk është dhe aq i palexueshëm: Pamjet e një sherri vendçe, që kryeprokurori Llalla u kujdes t’i shohin sa më shumë njerëz, çojnë ujë në mullirin e PD-së dhe të bërtiturave disa mujore se “po na rrahin djemtë”. “E shikoni që ne nuk ngrijmë sallatë kot?”, do të jetë qëndrimi i paskëtajmë i selisë blu, “këta janë të dhunshëm”. E thënë kjo nga Berisha, fjala vjen, është ironike, por ja që kështu do të ndodhë. Por ekziston edhe një pamje tjetër e këtij shërbimi infantil të Llallës për urdhëruesit e tij.

Ngritja e akuzës për dy deputetë gjaknxehtë të mazhorancës, fakti që “më në fund drejtësia po vepron”, i hap rrugën ndërprerjes së bojkotit dhe rikthimit të PD-së në parlament, me sa më pak kosto për qëndrestarët e bojkotit, Berisha-Basha. Për ta thënë më saktë, edhe Basha e ka pasur të qartë kusurin e madh politik që po merrte duke iu bindur Berishës, por nuk mund të bënte ndryshe. Se ai nuk mund të bëjë ndryshe.

Ishte një vendim që në sekondë pësoi efektin bumerang. Deputetë, zyrtarë të njohur të selisë blu, aleatë politikë, si rrallëherë u shprehën hapur kundër këtij qëndrimi të sforcuar dhe joproduktiv të artikuluar nga Lulzim Basha, por të vendosur nga Sali Berisha. Dhanë argumentet e tyre edhe në media, disa emra të zëshëm të opozitës, përfshirë Dashamir Shehin në intervistën e tij për DITA. Dhuna ndaj deputetit Strazimiri që në fillim mori ndëshkim procedural të fajtorëve Ndoka e Ndreu, dhe ekzagjerimi trashanik për këtë “mbyllje goje” që mazhoranca po i bënte opozitës në Tiranë nuk bind askënd. As vetë demokratët.

Ndaj dhe Basha u detyrua të sajojë komitete e komisione paralele që bëjnë për të qeshur e për të qarë dhe ata që janë brenda tyre. Por nga ana tjetër, puna është se kjo ulje e butë në oborrin e Kuvendit me ndihmën e prokurorisë, qoftë dhe me një rrotë të thyer, është e panevojshme si manovër. Shumë më tepër pikë do kishte fituar selia blu, nëse fare thjesht do kishte deklaruar ndërprerjen e vetëpërjashtimit nga jeta parlamentare, për interesat madhore të vendit, duke shprehur njëherësh shpresën që mazhoranca t’i përmbajë trazovaçët e vet.

Parë në këtë prizëm, ndokush mund ta përshëndesë rolin që pranoi të luajë Adriatik Llalla, si “kontribuues në normalizimin e jetës politike”. Problemi është se kjo nuk është fare punë e tij! Përkundrazi, është e kundërta e misionit kushtetues që ka organi i akuzës. Nëse veprimtaria dhe profesionalizmi i prokurorisë ndodh që të shkaktojë zjarre edhe në politikë, atëherë ashtu qoftë. Por që zjarrthet dhe “qitjet me video” të Llallës të shkaktohen pikërisht pse urdhërohen nga segmente të politikës, është një shpërdorim e keqpërdorim ashiqare institucionesh, nga ato që e kanë çuar vendin në këtë derexhe prej nga nuk po dalim dot.

Mirë, njerëzit e këtij vendi, sytë e të cilëve e dinë se ç’dhunë kanë parë e provuar këto 23 vjet, edhe mund të “traumatizohen” nga dy grushta në një video. Por a do të hyjë PD në Kuvend paskëtaj? Shpresojmë që po. Mbase nuk u ndërrohet mendja për inat, pasi të lexojnë rradhë si këto.

 

Nga Alqi Koçiko September 24, 2014 12:37
Komento

27 Komente

  1. Fat man September 24, 12:47

    Prokuroria qe drejtohet nga Kosi+Uje, eshte kthyer ne nje seksion politik i PD.

    Reply to this comment
    • roberto September 24, 13:57

      Si kjo palo OPOZITE kurre mos HYFTE ne KUVEND!!
      Me mire DJEPI BOSH,SE ….SHEJTANI BRENDA!!

      Reply to this comment
    • matteo September 24, 15:18

      Llalles, do te ishte mire, t’i kerkohej doreheqja, nese duam te ngreme shtetin e se drejtes. Ose te largohet nga puna per pazotesi ne kryerjen e detyres. Ai nuk eshte prokuror, eshte njeri politik, ne sherbim te partise. Si A. Cela dikur.

      Reply to this comment
  2. LANDI September 24, 13:00

    po se vran te ishte pastruar vendi nga nje bajg../kjo esht loj e prokuroris per te haruar fullanin.Po mir tejaubejn ketyre te majteve se nuk jan per gje nuk jan ti futin e ne burg e kjo ju ka mbetur.

    Reply to this comment
  3. bbb September 24, 13:03

    Kush e qiti videon ?! Like Floriri se ai eshte krietari i parlamanetit dhe ai jep OK per cdo autorizim te tille…Dihet se Likja i LSIse nuk rri dot pa ndihmuar shokun Sali

    Reply to this comment
  4. bbb September 24, 13:09

    Ne fakt Rama po korr cka mbjellur…Hoqi nga parlamaneti per 8 vjet Gjinushin, Milon, Kocin dhe shume njerez me vlera nga e majta dhe fut ne parlament fundurrina te tilla

    Reply to this comment
  5. Kris 1 September 24, 13:10

    Se mos u rrahen .Ata bejne shou.A ka marre raport deputet Strazburgu raport mjeksor nga doktor proof- horr Berisha?

    Reply to this comment
  6. david September 24, 13:22

    qe eshte prokuroria e kapur nga pd, kete e di edhe budalla

    jo me llalla.

    fuck politice.

    Reply to this comment
  7. lulimiri September 24, 13:24

    Nuk kemi pare akoma nje editorial te Dites mbi te kaluaren si tutor prostitutash te deputetit Ndoka. Ka ndonje koment Dita per kete apo vetem per te nuk ka kohe ndersa na informon 10 here ne dite sa here shkon ne banje Berisha.

    Reply to this comment
  8. Zgjohu Edi Rama!!! September 24, 13:48

    Kush nuk e kupton akoma qe Llalla eshte sikur Shkelzen Berisha nuk ka marr vesh hic gje nga ky vend. Qe nga Fullani dhe deri tek tre deputetet jane lojra te Saliut&Llalla. Llalla ben gjasme sikur punon per te justifikuar shkarkimin e mundshem. Keshtu neser opinionit i thuhet se eshte Rama qe do te kapi edhe prokurorine…Jane lojra o njerez. Urgjent te shkarkohet ky sherbetor i Berishes qe eshte sa mizor ne shpirt aq edhe i paafte.

    Reply to this comment
  9. pisi September 24, 13:50

    ja ke fut komplet kot me gjith ket shkrim o alqi!!!
    dhuna eshte dhun dhe duhet denuar per te 2 krahet
    dhe shum mir qe ka dal edhe esht bo publike qe te kuptojn te gjith njerezit se cfare monstrash kan cuar ne parlament(kushdoqofshin, kujtdo krahu politik ti perkasin)

    Reply to this comment
  10. Bashkim Pitarka September 24, 13:52

    Nje video turpi,per nje skandal parlamentaresh te pacipe shqiptare!
    E c’rendesi ka kush e nxorri per publikun?Sigurisht nuk mund t’i ngarkohet kjo kryetarit te Kuvendit, sepse njihet alergjia e tij nga videot me figure e ze si prova para gjykates shqiptare per te denuar krimin apo korrupsionin.Por kete rradhe “peshqit” e rradhes ne “rrjeten me figure e ze” te prokurorise nuk jane nga me te medhenjte,e mbase drejtesia mund t’i pranoje si deshmi te proves se fajit.Mbase,po c’rendesi ka edhe kjo!
    Per mua rendesi ka se efekti negativ i publikimit te kesaj video qendron ne demin e madh qe i shkakton ajo imazhit te vendit tone ne opinionin publik nderkombetar.Dhe vete koha e zgjedhur per botimin e saj(te mos harrojme se ai skandal rrahjeje publike ne koridoret e Parlamentit tone ka ndodhur disa muaj me pare!) flet per ate kjo sikur behet me qellim qe te prishet efekti aq pozitiv e i fuqishem i vizites se Papa Franceskut ne Shqiperi dhe i vleresimeve aq te larta qe ai i beri popullit dhe vendit tone si shembull te paqes,tolerances dhe bile “vellazerimit”per boten e sotme te trazuar nga gjema te medha.
    Nje shprehje e mencur popullore angleze e thote aq bukur “Don’t wash your dirty linnen in public!”.Ne shqip i thone:”Mos i nxirr pislleqet e shtepise ne pazar!”

    Reply to this comment
  11. Mark uk September 24, 14:00

    O njeri partiak qe shkruar ket artikull.Pse tregoni habin gjoja duke e ditur shume mire se prokororia ka zbatuar vetem ligjin.Pse tregohesh kaq naiv kur thuani per parlamente te tjer ndodhin kto gjera.Sikur te kishte ndodhur ne sallen e parlamentit mbas nje debati te asher a fyerjesh vertet eshte krejt tjeter.Po kjo ndodhi ne koridoret e parlamenitit,pra me paramendim.Ne camera shifet ministri i mbrendeshem duke biseduar me kta dy deputet,ku fill mbrapa ndodhi cfar pam ne filmimet e camerave te siguris.Me vjen keq qe tregohen zogj gomaresh kta dy deputet,qe i futi kryetrafikanti qe per fate te keq te shqiptarve eshte kryeminister,vetem per ti mbyllur gojen apozites me dhune,po sot ata do pergjigjen para ligjit.Rama e Tahiri i futen ne sherr,tani thon te zbatohet ligji.Po ata prap do tregon gomar e nuk do thon nga kush u shtyne.Do i themi kti gazetaruci partik nese nuk e ka per gja te behet deputet e te shkoj e te rrahet si gomari ne duhan.

    Reply to this comment
  12. Pirro September 24, 14:04

    Arben Ndoka eshte person me precedence penale,por asnje fjale nga artikullshkruesi,Arben Ndoka duhet fluturoi nga Parlamenti,asnje fjale nga artikullshkruesi,Arben Ndoka esht gangster asnje fjale nga artikullshkruesi!Dhe na vjen keq pastaj kur Bota bejn Filma per gangsterat shqiptare,dhe irritohemi pastaj qe prishet imazhi Shqiperise ne Bote!Ketu stimulohet gangsterizmi!Shkihet qarte kultura qe percjellin gazetart tek masa,qe mban anen e gangsterave dhe jo viktimave.Perse ndodh kjo,sepse shohin vetveten tek gangsterat,
    shohin tipin qe admirohet,ashtu si shihnin italianet ne kurvlliqet e Berluskonit.Palo politikane,
    palo gazetare.

    Reply to this comment
  13. alma September 24, 15:09

    Qe eshte shume i paafte kete e dime te gjithe eshte si i themi nje copa mish me dy sy por qe e ka mberthyer Sala prej gryke dhe eshte i detyruar te beje sic i thote ai por per nje gje me vjen keq si nuk mendon per karieren e tij. Por nje gje nuk arrij ta kuptoj qe ketij robi nuk i ka ngelur pak burreri dhe nuk arrin te shikoj situaten ku ndodhet dhe te japi doreheqje kjo do tja ngrite vlerat e tij dhe eshte me e ndershme per te

    Reply to this comment
  14. Fat man September 24, 16:00

    Kur u pyet spiuni Strazimiri qe à hengre dru ne koridor te kuvendit, ai u pergjigj se nuk kane lindur ata burra qe ti prekin qofte efhe ndonje pluhur ne jaken e xhaketes. Turp per kete qeros genjen dhe mashtron, por cfare pame ne vidio hengri 2 grushte kokes, i dyti ishte per knoc-dawm, e duhej te numerohej deri ne nente, por e mbrojti roja dhe kuqi Pollo. Pas disa sekondash vjen nje shpulle nga mbrapa tulles, prej Pjerinit, ku me thene te drejten edhe ne ne TV n’a dhimbi koka. Ky plehre nxites i sharjeve ne Parlament qe krijon dhune verbale cdo te enjte ne fillim te séances parlamentare, duhet te kaloj ne dru se u cau trapin te gjitheve, rob b.q. legen dhe pis.

    Reply to this comment
  15. Arben September 24, 16:10

    O “shoket” e dites.
    Problemi ne kete rast eshte Edi Rama e jo Llalla.
    1- futi kriminelat ne parlament kundrejt kontributeve miliona dollar ne fushate
    2- hengri mutin qe kishte bere vete duke futur ilir mutin ne “qoshe”.

    te gjitha keto vetem per te vjedhur para, sepse me kete mazhorance nuk mund te realizohen premtimet per nje Shqiperi te zhvilluar.

    Nje gje e kuptoi mire nga saliu
    “genje te genjejme se keshtu i shtyn ja tete vjet”

    eshte ne doren e Shqipetareve te reagojne apo te rrine “te hane shalqi”.

    Reply to this comment
    • Saliu ne burg September 25, 11:23

      Se çdo te bejne shqiptaret e dine vete ata, ndersa ti Arbren , rri aty ku je dhe mos ha mut shume se do te bjere ndonje damlla dhe do behesh me keq se ai qe i thone “dhalle moj dhalle, une hidh uje dhe ti prape e ‘bardhe”.

      Reply to this comment
  16. Plaku i mocem September 24, 16:48

    Perse behet kaq zhurme,se kush e publikoi vidion?Perse duhet te mbahet sekret nje video e tille?Kujt i prish pune publikimi i kesaj vidjoje?A e menduan shkaktaret se veprimet e tyre edhe mund te publikoheshin si tani?C’mendojne tani ata deputete te perfshire ne kete video?Te merresh me vidion eshte si te merresh me fotografine dhe jo me problemin.Le te mbaje sejcili pergjegjsine qe ka,qofte ky dhe deputet.Nuk jane deputetet per grushta,ata jane atje per lufte mendjesh jo lufte muskujsh,cilido qofte provokimi apo provokuesi.Gjeja me e mire eshte qe pergjegjsit e ketij sherri,pavarsisht provokimit te bere, te kerkojne falje publike.Eshte publiku qe do gjykoje me pas.Z.Ndreu i eshte drejtuar dikur opinonit publik dhe pati jehone mbeshtetse ndaj tij.Tani le te prese jehonen e publikut.

    Reply to this comment
  17. shqiptar September 24, 16:50

    i para kohshem ky shkrim,ja kini fut kot per tym o dita

    Reply to this comment
  18. Monolit September 24, 17:12

    Kush e qiti kete video se nxorri zbuluar edhe ato media e gazeta pro-qeveri qe e mohonin fare ngjarjen! Keto video flasin me shume se artikujt e shperlare te ca gazetave.

    Reply to this comment
  19. brumbulli September 24, 21:34

    ky koment i gjate i Dita eshte nje ilustrim i anshmerise se gazetarise ne media dhe mungeses se profesionalizmit.

    1. gazeta pyet kush e nxorri videon, dhe nuk jep asnje pergjigje por spekulon mbi bojkotin e PD-se, nje e drejte kushtetuese dhe instrument politik i perdorur me efikasistet nga te gjitha palet kur jane ndeshur me forcen e kartonit dhe jo te negociatave e kompromist

    2. gazeta nuk ka pyetur me pare mbi videot (artan santo), postat elektronike etj. qe kane rrjedhur sa kohe i kane vajtur mbare politikes editoriale

    Reply to this comment
  20. Kubani September 25, 03:35

    Dy dite me pare pame te betohet e perbetohet deputeti P.Ndreu,se nuk kish ndodhur asnje lloj sherri,d.m.th.na shojti me genjeshtra,u tregua frikacak dhe burracak. A mund ti besohet nje njeriu te ulet dhe pa karakter? – Genjeshtra,thote populli perdoret “per te shpetuar bythen per nje kohe provizore”,ndersa ky malesori trim e i beses,genjeu qe te shpetonte mbeshtetesen e bythes se tij,prandaj per keta tipa drejtesia duhet te zbatoje ligjin me tere fuqine e tij,te shporren jashte parlamentit keta vagabonde dhe mashtruesa lapangjoze e pa kulture (legena).

    Reply to this comment
  21. beni September 25, 07:08

    Po videon e 11 Janarit a e ka pare ky kryeprokuror sherbetor i kriminelit Sali Berisha, po videot e Gerdecit a i ka pare..po intervisten e bashkepuntorit te kriminelit Sali Berisha te bere nga Stsmbolli a e ka degjuar ky prokuror qesharak. Po dosjet e ish ministrave te kriminelit Sali Berisha, hajdute e gangstera i ka pare ndonjehere ku prokuror qesharak…Ky kujton qe shqiptaret nuk e dine se eshte vegel qorre e kriminelit Sali Berisha dhe me kete beme te fundit del komplet lakuriq, (me falni per shprehjen), duke ja marre ne goje perseri kriminelit Sali Berisha. Shqiptare keto nuk furohen me. Le te cohemi ne protesta ne mbeshtetje te qeverise se re per reformimin komlet te ptokurorise dhe gjykatave…e qelben fare duke i mbrojtur bythen kriminelit Sali Berisha. MJAFT ME DUAM DREJTESI NE KETE VEND. POSHTE BERISHISTET

    Reply to this comment
  22. Studenti. September 25, 07:36

    Eshte ne natyren tone te turremi jo pas asaj qe vete e shohim e degjojme por pas asaj qe na thone.Nuk ka pasoje pa nje shkak.Strazimiri,njeri nga lehesit e politikes,pasi beri çfare i thane si zv-minister,merr ate qe nuk i takon persiper,si nje salist i keq i sherben publikut “uje me kanister” dhe behet shkak te shperthejne ata qe lagen me egersine e bishes.E para, ato 19 “kriminelet e mazhorances”kane qene publikuar gjate gjithe fushates,ishin regjistruar me dokumenetet e leshuara nga zyrat qe “komandoheshin”prej Sales dhe te pranuara ligjerisht ne komisionin e Zgjedhjeve, qe varej prej PD-se me ane te kryetares.E dyta,me shume se 19 jane “kriminelet e PD-sales, dikush prej tyre vrau nje kundershtare te fushates prandaj PD e ka caktuar ne komisionin e ligjeve se vjen prej krimit e injorances. Jane i njejti mall te dyja palet, por “strazimir-salet” shohin qimen tek tjetri, nuk shohin tek vetja traret Duhet te denohen rrahesit, fyesit, shpifesit, kjo eshte detyre e drejtesise dhe e qytetarise,askush nuk duhet te mbroje zuzaret,banalet,por llafazaneria e PD,e “bash-salarise”dhe njeanshmeria meskine e prokurorise don te mbuloje me nje te rrahur kater kater te vraret. Duke share e duke fyer gjitheçka te keqe qe ka bere, opozita po behet gjithenje e me e pabesueshme dhe po i sherben pa dashje duke i dhene te drejte mazhorances, e cila nuk duhet te harxhoje kohen e te justifikoje dobesite e saj dhe te gaboje nen pretekstin se po pastrohet nga shpifjet e injorances. se PD-sales.

    Reply to this comment
  23. labinot September 25, 12:04

    Ai qe futi mikrobin e gangsterizmit ne politiken shqiptare eshte Sali Berisha.Ky Edi Rama mos na luaje murgjit qe rrahin veten me kamzhik,por te reformoje sistemin e drejtesise dhe te padise ne prokurori te gjitha krimet e pazbardhur politike te ketij mostre,.Duhet filluar me masakruesit e tij ne 1993 dhe vrasjet ne mitingun e 21 janarit.Kur xhelati luan teatro si viktime ne parlament,sdo mend qe ne kurthin e prokurorise do te bien Gandistet e PS-se!

    Reply to this comment
  24. Aqif Cala September 27, 08:48

    Cdo kushe duhet te pershendes ideatoret e publikimit te vidjos dhe ti inkurajoje ata.
    Shqipria meriton ndryshimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*