KUSH E SHITI ‘ENIGMËN’?/ Pse dështoi pjesa shqiptare e një mega-operacioni antidroge

Gjergj Thanasi October 30, 2015 16:29

KUSH E SHITI ‘ENIGMËN’?/ Pse dështoi pjesa shqiptare e një mega-operacioni antidroge

Roja e Financës italiane në bashkëpunim me DDA (Drejtorinë Antimafia të Qarkut) e Venecias, me DCSA ( Drejtorinë Qëndrore të Shërbimit Antidrogë), me SCICO (Shërbimi Qëndror i Hetimit të Krimit të Organizuar), me Interpol Romën dhe ekuivalentin italian të NSA-së amerikane neutralizoi një organizatë kriminale shqiptare të specializuar në trafikun e heroinës afgane. Kjo organizatë ishte një zhvillim cilësor i krimit të organizua shqiptar jo aq për sasinë rreth një ton heroinë, që trafikonte çdo vit në Itali, sesa për mënyrën e organizimit, që ishte me të vërtet jashtëzakonisht profesional.

Dështimi i policisë shqiptare

Italianët me anë të Operacionit “Enigma” prangosën çdo anëtar të organizatës, që ishte në Itali. Kolegët shqiptarë çuditërisht arrestuan vetëm disa “argatë” të organizatës, por jo krerët e saj. Ky fakt është tregues i dështimit të policisë shqiptare, pavarësisht deklaratave të ndonjë oficeri italian me punë në Shqipëri, për suksese të përbashkëta. Konkretisht kolegët shqiptarë nuk arrestuan dy vëllezërit Emiljan dhe Altin Hajri, që ishin dy krerët e organizatës kriminale.

Nuk u arrestua as Fortuz Hajrin, kushëri i tyre, që ishte “shefi” i logjistikës së organizatës. Shqiptarët nuk arrestuan dot as Shahin Carën, që sipas financierëve italianë ishte personi kyç përgjejgjës për “importimin” nga Turqia të heroinës afgane. Në mënyrë figurative mund të themi se policia shqiptare arrestoi kapterrët por jo komandantin, shefin e shtabit, shefin e prapavijë-logjistikës dhe oficerin e drejtimit (rruga turke), të kësaj organizate kriminale.

Një fakt tjetër, që provon jo thjesht dështimin e policëve shqiptarë për paaftësi profesionale, por ndoshta edhe dekonspirim të operacionit është gjithashtu rezultati neto i këtij operacioni. Përveç sekuestrimit të pasurive të patundshme si vilë, kompleks turistik, pikë karburanti etj, që fundi i fundit nuk kishin këmbë për t’ia mbathur, policia shqiptare nuk kapi asgjë tjetër.

Nuk u kapën sasi të mëdha lekësh apo valutash të huaja, në asnjë nga ambjentet në posedim të kësaj organizate, ndërsa italianët i kapën euro dhe franga zvicerane organizatës kriminale në Itali. Nuk u kap asnjë armë zjarri, qoftë edhe shotgan me leje.

U kap vetëm një alamet thike për prerje mishi! Të kesh një kompleks turistik prej rreth 10 milion eurosh, të merresh me trafikim heroine me kuintalë dhe të mos mbash asnjë armë zjarri është njëlloj si të punosh te semafori e mos mbash prezervativ me vete!

Policia shqiptare nuk kapi asnjë gram drogë, jo heroinë, por as edhe një cigare hashash! Policia shqiptare, ndonëse banda ishte mjaft e sofistikuar sidomos në komunikimet ndërmjet anëtarëve, nuk kapi asnjë lap top, asnjë kompjuter, asnjë flash-drive, CD, DVD apo memorje të jashtme komjuteri, madje madje as edhe një bllok shënimesh me emrat e klientëve dhe hesapeve të drogës së shitur, parave të paguara apo, që duhet të paguheshin më vonë. Shkurt puna, çdo ambjent i kontrolluar nga policia ishte “sanitizuar” paraprakisht.

Ky fakt i pakundërshtueshëm të krijon dyshimin e arsyeshëm, që banda kriminale ishte lajmëruar të paktën disa orë para fillimit të operacionit policor. Vetëm një afat i tillë kohor do t’i mundësonte organizatës kriminale fshehjen zhdukjen e çdo sendi të paligjshëm, dhe çdo gjurme të trafikut të drogës dhe të rrjedhës së parave të nxjerra nga ky trafik.

Kompetenti – Il Consigliere

Që nga koha e piramidës së Sudes në fjalorin e gjuhës shqipe fjala kompetent mori kuptimin e njeriut që i lëviz fijet pas perdes, që këshillon e drejton keqbërësin në veprimtarinë anti-ligjore. Organizata që u neutralizua nga Operacioni “Enigma” kishte pa pikë dyshimi një njeri, që këshillonte dhe drejtonte. Ky konkluzion mbështetet në faktin e shkallës së lartë të sofistikimit të kësaj organizate, që nuk mund të arrihej nga krerët e organizatës pa përkrahje e këshillim nga jashtë. Kujtojmë se kreu i kësaj organizate kriminale dhe vëllai i tij Altin dhe Emiljan Hajri ishin të moshave 31 dhe 27 vjeç.

Përvvoja e tyre jetësore dhe drogë-trafikuese nuk ishte maksimale, përkundrazi. Shkollimi i tyre sipas burimeve italiane ishte në nivele 8-vjeçar, shkolla e mesme e ndërprerë. A mundet dy djem në moshë relativisht të re, me arsim 8-10 klasë shkollë, me një “shef” logjistike me arsim të mesëm profesional – agronomi (sipas financierëve italianë) të arrinin të ngrinin një organizatë kriminale kaq të sofistikuar?!

Organizata kriminale jashtëzakonisht profesionale

Krerët e organizatës kishin vepruar sipas manualit për të organizuar trafikun e drogës, duke zbatuar një më një rregullat bazë për të pasur një aktivitet klandestin sa të suksesshëm aq edhe të kamufluar për të mos u zbuluar.

Sipas parimit të shërbimit sekret anglez adoptuar nga shumica e shërbimeve sekrete të botës: Don’t’t put all your eggs in one basket (mos i vër të gjitha vezët në një kaçile), pra mos i rreziko të gjitha në një rast, apo lokacion të vetëm, organizata “laboratorët e përpunimit të drogës i kishte në dy vende të ndryshme në qytezën e Roverkjarës (Roverchiara) në Provincën e Varezes dhe në atë të të Morit në Provincën e Trentos.

Kishte dy baza logjistike për shpërndarjen e drogës dhe mbledhjen e parave në dy qyteza të ndryshme po në Trento. Në Padova kishin organizuar ndër të tjera kontaktet me rrjetin e blerësve me shumicë (me kile) të heroinës. Kishin baza, “magazina” shitjeje me shumicë në Breshia, Venecia etj. Po në Padova deri para nja dy vitesh banonin edhe dy vëllezërit Hajri.

Bashkë me ndarjen e rrezikut kishin zbatuar edhe parimin tipik për organizatat klandestine dhe rrjetet e spiunazhit atë të izolimit të celulave nga njera tjetra. Nëse një apo disa nga “argatët” e organizatës kriminale binte në duart e policisë edhe të donin të bashkëpunonin me policinë, do të ofronin pak informacion, pak emra, sepse krerët e organizatës nuk njiheshin nga “ushtarët” dhe këtyre të fundit informacioni u jepej me pikatore: aq sa u duhej për të kryer rolin, që u ishte caktuar (shpërndarje droge, transport parash për në Shqipëri, blerje mjetesh motorike etj). Gjithshka ishte mbështetur në parimin “need to know base” d.m.th do dish aq sa të duhet për punën, që do kryesh.

ENIGMAOrganizata karakterizohej nga një disiplinë e rreptë, gjë kjo karakterisike edhe për banda të tjera të “narkosve” shqiptarë. E veçantë ishte parimi i mosrënies në sy, i mimetizimit (maskirovka e famshme e KGB-së). Anëtarët e bandës, sidomos krerët në Itali, visheshin jo me rroba të shtrenjta marke, mbanin makina jo shumë të shtrenjta. Banonin në shtëpi normale, ndonëse bazat operative i kishin në qendër të qytetit për të mos tërhequr vëmendjen e organeve ligjzbatuese. Ata nuk bënin qejf me prostituta luksi. Nuk ishin sherrxhinj diskotekash, dhe nuk bënin shkelje të vogla të ligjit madje edhe të kodit rrugor.

Me bashkëpunëtorët dhe “klientët” e shumicës përdornin sistemin e kulaçit dhe kërbaçit, ndonëse prefronin ta përdornin “kërbaçin” vetëm në raste ekstreme. Si menaxherë të mirë e dinin se efiçenca maksimale nuk arrihet duke i trembur vartësit dhe bashkëpunëtorët, por duke i bërë bashkëpjesëtarë të suksesit (trafikut të drogës) dhe bashkëpërfitues të parave të nxjerra nga ky trafik. Në këtë kontekst evitonin nxjerrjen e fitimeve maksimale sipas parimit: tahmaja e madhe të lë pa gjë. Për krerët e organizatës siguria e moszbulimit vlente më shumë se një fitim maksimal i çastit.

Krerët e organizatës përdornin një sistem komunikimi shumë të sofistikuar për djem me 10 klasë shkollë. Ata përdornin për komunikim një kod alfanumerik. Kode të tilla me pak a shumë të njëjtën vështirësi deshifrimi, ishin në përdorim të shërbimeve sekrete lindore të nivelit të Dërzhavna Sigurnostit bullgar e poshtë dhe të shteteve kliente të tyre, deri në mesin e viteve ‘80. Për kompjuterat e asaj kohe kode të tilla ishin të vështira për t’u thyer. Si profesionistë të vërtetë, djemtë nga fshati Pjezgë i Shijakut herë pas here i ndërronin këto kode për të rritur nivelin e sigurisë dhe të mos thyerjes së kodit. Ndërrimi bëhej më shpesh sesa ABVER-i gjerman ndërronte kodet e komunikimit me U-Boot (nëndetëset e Marinës së Rajhut) gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht ky kod mbështetej në përdorimin e makinave kodifikuese të quajtura Enigma, nga e cila mori emrin edhe operacioni antidrogë i italianëve. Në këtë kontekst mund të themi se djemtë e lagjes së Çobanëve ishin më profesionistë, më zanatlinj sesa Admirali Canaris apo Dr.Gehleni nja 70 vjet më parë! Në foton ilustruese është një faqe me informacion të koduar mbështetur në një kod alfanumerik. Ky material i koduar i përket Sigurimit shqiptar dhe përmban info për kontaktet e Sigurimit shqiptar me Kamorrën napoletane për trafikimin e armëve automatike dhe antitanke.

Ajo që 30 vjet më parë ishte e vështirë edhe për kompjuterat më modernë të NSA-së amerikane, sot për fatin e keq të djemve të Lagjes së Çobanëve është lehtësisht e dekodueshme edhe për mjetet modeste të policisë shkencore italiane. Pikërisht kjo edhe “i morri në qafë” narkotrafikantët shqiptarë.

Il Consigliere

Mund të deduktojmë se këshilltari i bandës është ish polic ose oficer shërbimesh sekrete shqiptare. Ka pak të ngjarë, që dy vëllezërit të kenë blerë një homolog të ish shërbimeve sekrete lindore. Këshilltari ka njohuri të mira teorike e praktike si edhe eksperiencë në ngritjen dhe mirëfunksionimin e organizatave ilegale në këtë rast të finalizuar në trafikun e drogës. Besueshmëria e madhe te paaftësia e organeve ligjzbatuese italiane për të thyer kodin e komunikimit na lë të kuptojmë që Këshilltari i bandës ka njohuri të shumta profesionale por ato janë obsolete (të vjetëruara) ose së paku në vjetërim e sipër. Pra Këshilltari në fjalë ka vite, që nuk i ka përditësuar njohuritë e veta. Nuk mund të besohet, që dy djemtë nga fshatrat e Shijakut vetëm duke imituar filmat e Hollivudit arritën të ndërtojnë dhe të mbajnë në këmbë një organizatë kriminale kaq të sofistikuar, prandaj edhe varianti i Këshilltarit është plotësisht i besueshëm dhe real.

Dolcis in fundis

Ëmbëlsira në fund. Policia italiane për shkak të homologëve të tyre shqiptarë nuk arriti të kapin krerët e bandës, këshilltarin e saj, si edhe të kapin sasi të konsiderueshme parash të thata. Nuk arritën të kapin informacion shtesë për shkak të paaftësisë apo tradhtisë së palës shqiptare, po ashut nuk u bë asnjë hap para për të zbuluar mekanizmin, rrugët dhe mjetet sesi organizata kriminale arrinte të blinte mbi një ton heroinë në vit në Turqi. Një informacion i tillë do të kishte vlerë të veçantë madje edhe për DEA-n amerikane!

Gjergj Thanasi October 30, 2015 16:29
Komento

17 Komente

  1. ermal dumi October 30, 15:34

    Skuadra e Rilindjes, pse nuk e dini ju.

    Reply to this comment
    • hajdari October 30, 16:18

      Cdo dite e me teper
      Po forcohet bindja
      Se te tatepjeten
      Ka marre Rilindja

      Nje milione votave
      Shum shpejt ja bene gropen
      Por fiaskon e madhe
      E paten me drogen

      I rane Lazaratit
      E nisen me buje
      Me tutje s’ben dot
      As veren ne uje

      Lepurushin e Rames
      Tahirin minister
      Baronet e droges
      E kane nen kapister

      Makine e ministrit
      Shperndan kokaine
      Rekord boteror
      E q.. Kolumbine

      Tahirit pa frike
      Sot i drejton gishtin
      Se k’tyre Shijaksve
      I ka ruajtur bishtin

      Kur kap nje viktime
      Me nje rrenj ne oborr
      Nuk kap dot nje bande
      Qe shet nje vapor

      Rilindjes per dreq
      I jan hapur palet
      Ndaj njerzit po thone
      I marrte muti shalet

      Reply to this comment
      • N.VJOSA October 30, 18:05

        O @hajdar, po me embel o Hajdar, me embel…
        Se e grive fare Rilindjen me keto vjershat e tua…
        O Hajdar, me fjale eshte e lehte lufta kunder Droges, por Realiteti eshte pak ndryshe , o derman…
        Hashashi, ashtu sic eshte perhapur ne Shqiperi, nuk ka Tahir e nuk ka Polici ti beje derman, por sidoqoft trafikantet duhet të dine se kur i zbulon, do perballen me ligjin…Po degjoja sot nje lajm, se edhe ne Austri ka raste te veçanta, por shteti vepron, por kurrsesi nuk mund te krahasohet me Shqiperine…
        Prandaj o Hajdar, duhet ta shohim realitetin ashtu sic eshte dhe policia shqiptare te beje aq sa mund te beje, sepse neper kembe ka akoma kriminele qe orkestrohen nga banditet e Shqupit…
        A me kuptooooooon, o @Hajdar?!…

        Reply to this comment
        • hajdari October 30, 22:25

          Ku ta gjej te emblen
          Per ket qeveri
          Cdo dite qe kalon
          Zi edhe me zi

          Tenderat dhe droga
          Edhe koncesionet
          Keta paskan ditur
          Gjithe makinacionet

          Ne fillim s’u duken
          Djemka fort te hedhur
          Per dy vjet u bene
          Mjeshtra per te vjedhur

          Sa fituan zgjedhjet
          Dhe kaluan klasen
          Popullit te parit
          Thelle ne bire ja rrasen

          Ne zgjedhjet e tjera
          S’do kene sy e faqe
          Nuk kalon dy here
          Miu ne mustaqe

          Reply to this comment
          • intelektuali October 31, 10:42

            Je futur ne rrugen e Zotit o Arben Duka dhe ke kuptuar me ne fund te VERTETEN dhe qe eshte si me poshte vijon:

            KETA EVDINISTE RILINDAS SHTU SIC JANE
            SALIUT DHE MAFIES SE TIJ KREJT I NGJAJNE
            LIKE FLORIRIN TE DY PRANE E MBAJNE
            FINTET E MASHTRIMIT NGA ENVERI I KANE

    • e verteta October 30, 19:27

      ….per sa kohe qe policive europiane ju duhet bashkepunimi me policine shqiptare per ti kapur trafikantet, kreret e tyre do te ngelen ne ” enigme’….te pa prekur dhe kjo vetem se policia qe drejtohet nga nje trafikante nafte dhe solari dhe ministria e brendshme me ne krye nje trafikante i te gjitha llojeve, nuk kan per tu kapur sepse kreret e trafikut kane burime te medhaja parashe dhe paguajne trafikantet shteterore…..

      Reply to this comment
  2. BALLKUME TAHIRI October 30, 16:26

    ANALFABETIT ANGJELI

    Do ishte vertete interesante ne se perveç njoftimeve te publikuara tashme me me shume hollesi nga mediat italiane, te na “nxirrje” ndonje zezeberje te gangstereve te Sasimir Tahirit me shefin e tij qe se fundmi arriti te kuptoje Gjergj Fishten plot pas nje viti hulumtimesh deshperuese.

    Nuk eshte e thene qe dekonspirimi te kete teresisht vulen shqiptare, Angjelush, eshte shume me i sofistikuar nga sa mendon krimi i organizuar italian. Per vete zone shtrirjen dhe menyren e organizimit dhe sasive kolosale te droges se levruar, pa dyshim ajo “mendja e sofistikuar” eshte e Ndranghetta-s kalabreze. Eshte pikerisht kjo e fundit numuri nje i krimit te organizuar ne rrang boteror, duke tejkaluar perderi La Cosa Nostra-n siçiliane.

    Nga menyra e organizimit me celula indipendente, nuk ka pike dyshimi se eshte dora e sterzgjatur e kalabrezeve edhe ne Shqiperi, per dy motive kryesore: lehtesia tokesore ne importimin e droges nga Turqia dhe karatura kriminale e shijakasve, dikur banore kosovare te shperngulur me force ne tokat tone.

    Kur flitet per “pa aftesine” teknologjike te italianeve per te zbuluar e deshifruar nje kod te tipit “Enigma” (hudhi nje sy Wikipedias), ben te qeshesh edhe laraskat e arave te Surrelit te shefit te gangsterit Tahiri.

    Ne Bolonja eshte ne funksion prej vitesh nje nga dhjete dynbedhjete superkompjuterat qe ekzistojne sot ne bote. Ne pas fraksione te sekondes arrijne te deshifrojne kode edhe te rangut 526 kb. Apo nuk e di Angjelush?

    Per te qene me praktike ne te kuptuarit te kesaj “enigme”, ja te jap nje shembull shume te thjeshte e asaj praktik te ketyre teknikave te çifrimeve moderne:
    -po ti heqesh tastet e germave dhe numurave te nje tastiere kopjuteri (ne se nuk ke provuar – bej nje prove se hiqen) dhe ti vendosesh ne pozicione te ndryshme nga origjinalet, ke krijuar nje super kod, qe veshtire te mund te deshifrohet me kompjuterat normale (jo super kompjuterin e Bolonjes), pastaj shto edhe ndryshimin çdo ditor te renditjes dhe loja behet me interesante per kriminelet dhe gjuetaret e tyre.

    Me siguri dekonspirimi ka edhe doren e sterzgjatur te Ndranghetes dhe te korruptuarve te pertej detit te shitur koke e kembe tek ajo.

    Reply to this comment
  3. METEH October 30, 16:40

    Duhet spastrim rrenjsor i policise,ndonse jane hequr(sipas tyre)1200 vet.Personat direkt-pergjegjes duhet te shkarkohen nga detyrat.Ky eshte nje skandal i vertet..!

    Reply to this comment
  4. shpatar October 30, 16:46

    Ajo qe kuptohet nga ky njoftim eshte se kreret nuk jane shqiptare por specialiste tepetr te sofistikuat te huaj qe vene perpara gomeret shqiptare .E them kete mbasi ne vitet 63-97 ne Shqiperi u dynden gjithe mafjozet e botes ne kerkim te xhevaireve te mbetur pas komunizmi. Me ka rastisur te degjoje shume per keto lidhje mafjoze ku viktima ishin shqiptaret .Ndoshta nuk kishin eksperience dhe mjete te sofistikuara per te patur sukses .Ne Vlore nje skaf i pilotuar nga italjan bente transportin e klandestinve pa me te voglin problen .Bile kishte nate qe bente dhe 2 deri ne tre rruge .Suksesi bazohej tek mjeti shume i sofistikuar dhe tek lidhjet e tyre ne anen tjeter te bregurt.
    Ne ato vite nuk behej fjale per polici shqiptare .Jo vetem qe mungonin specialistet ,mbasi Berisha -Nano e mbushen me qypa qe dinin vetem ti sherbenin padronit,por as mjete te ndiqnin keto trafik .Disa mjete luftarake te mbetura nga FLD nuk qene ne gadishmeri per te luftuar me trafikantet qe lulezuan si kerpudhat mbas shiut . Vete llogjika te thote se nje dore, e kokave drejtuese te shtetit shqiptare ne bashkpunim me jashte , i interesonte qe Shqiperia te mos kishte forca te tilla te specializuara per te luftuar trafiqet .Cdo lufte ndaj tyre u la ne dore te italjanve e grekerve .
    Mbas viteve 2002 italjanet e kuptuan se kjo pune duhej marre ne dore prej tyre ne masen 100%.Shqiperia vazhdon te mbetet pa polici te specializuar e teknike moderrne ne lufte kunder trafiqeve dhe kondrabandes .Europa filloje te shqetsohen ne 3 drejtime .Shtimi i trafiqeve narkotike ,prostitucjoni dhe kondrabanda nga brigjet e Shqiperise .Gjithone ne qender te tyre jane shqiptaret, ata kapterat qe perneden nga italjanet, e jo kokat qe nuk dihen se ku flene .Kapot ose boset jane ne vilat lluksoze ne pishinat prallore me prostitutat shqiptare ose me ato te ish vendeve te Lindjes .Shkurt ,se keto llogjikishte jane te kuptueshme, shqiptaret jane viktima dhe argate te bosve mafjoz te huaj e te brendshem qe kane drejtuar Shqiperine .
    Sigurishte qe policia shqiptare nuk eshte akoma e afte te beje nje lufte te tille .Kemi mbetur ne erresire ne cdo drejtim.Pa nje shkalle te latre te personave te specializuar e teknike bashkkohore ,e lene qellimishte nga vete krerer drejtues shqiptare ,nuk do te kete suksese te tilla qe italjanet na kritikojne per nje polici te pa afte ne lufte kunder krimit te organizuar.
    Gjithe kjo histori e te tjera , ku ne dalim bllof ne sy te Evropes ,eshte e ndertuar nga vete evropjanet qe jane ne nje shkalle shume here me te larte se mafjozet shqiptare e organet e shtetit . Kete e thone vete italjanet qe kokat e mafjes shqiptare nuk jane arrestuar vetem disa persona qe nuk te bindin per shkallen e inteligjences se tyre .Se ku jane keta bos shqiptare te mafjes, italjanet i dine mire e ti nxjerin nga sirtaret e tyre .

    Reply to this comment
  5. Arben October 30, 17:00

    AH MORE, PO PESHKU QELBET NGA KOKA.

    Reply to this comment
  6. maks October 30, 17:10

    per mendimin tim te gjith policat duhen hequr dhe te mobilizohen te gjith gazetaret e dites te 55ses te rd etjsepse vetem keta jan te zotet ti kapin drogaxhinjt dhe te korruptuarit ah pika qe sju bie vetem disiformoni lini policin te punoi

    Reply to this comment
  7. Hurma Arabie. October 30, 18:38

    Sa te jete ne krye te SHIK Visha Ajazi Lika i dekoruar nga Bojaxhiu Edi, qe ka qene dhe ish Zev. i Kriminelit Gazidede, krimineleve dhe krimit do ti rruani topet. Te gjitha informacionet sj\hkojne tek Saliu dhe ne SHQUP.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit October 30, 18:40

    “dolcis in fundis” qenka e lezetshme fare, dessert alla fine do ishte me italisht.

    Reply to this comment
  9. Caius Iulius Maximus October 30, 20:35

    Jo “dolcis in fundis”, po “dulcis in fundo”, o gazetar. Tani ke dhe Google qe mund te kontrollosh saktesine e citatit latinisht, nje sekonde pune eshte

    Reply to this comment
  10. alban October 30, 22:49

    Shkrim idiot.Po te ishin aq te zot,sdo ishin zbuluar.

    Reply to this comment
  11. info analitike October 31, 14:45

    Kam pershtypjen se ky artikull mund te rreshtohet ne ate luften e ftohte qe po zhvillohet midis klanit te Tahirit dhe atij te Kocos per kontrollin e trafikut te marijuanes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim