“Kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar Rusinë”, Putini në krah të Vuçiçit

March 28, 2018 19:03

“Kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar Rusinë”, Putini në krah të Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike, lidhur  me zhvillimet e fundit, që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Serbi.

Siç raporton gazeta serbe “Kurir”, gjatë bisedës  telefonike, e cila ka zgjatur gati një orë, presidenti rus i ka thënë atij serb se Rusia po ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi dhe në Kosovë. Dhe se Serbia ka ndihmën ruse në çdo aspekt, transmeton Telegrafi.

Putin gjithashtu ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën, për Moskën  vlen vetëm Rezoluta 1244 e KS të OKB,  dhe se dokumentet e tjera për të janë të pavlefshme.

Presidenti rus i ka thënë Vuçiçit se “kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar edhe Rusinë”.

Nga ana tjetër, presidenti serb, pas bisedës telefonike, i është drejtuar opinionit me një deklaratë.

“Ne përfunduam një bisedë në të cilën, nëse guxoj të them kështu, ndjeva nivelin më të lartë të mbështetjes. Presidenti i Rusisë porositi se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë! Dhe lidhur me çështjen e Kosovës, ai e ka dënuar fuqimisht sulmin ndaj Marko Gjuriçit dhe ndërhyrjen e ROSU në veri të Kosovës. I kërkova këshilla, pasi u pajtuam se kjo situatë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore.”

Vuçiç u shpreh se nuk ishte i kënaqur me reagimin e vendeve perëndimore.

Lidhur me arrestimin e zyrtarit të lartë serb Marko Gjuriç, Vuçiç tha se komentet e opozitës serbe janë më të këqija se ato të Thaçit dhe lidërve të tjerë shqiptarë.

s.a/dita

March 28, 2018 19:03
Komento

5 Komente

  1. intelektuali March 28, 19:55

    SERBIA DUHET TE VENDSOSE SE ME KE ESHTE: ME BOTEN DEMOKRATIKE APO ME DIKTATUREN E PUTINIT,

    por:

    Edhe Ramushi prej Kosove duhet te vendose nese i takon katunareve dru me pre qe mbajne vule te zeze amerikane ne pasaporte, apo do te dale si nje LIDER i pergjegjshem per fatin e Kosoves pa prishur me nje levizje te gishtit Gjykatat Speciale qe po heton pushtetaret kusare dhe vrastare ne Kosove me yshtje Perendimore, por qe perdor policine e tij si komunist i vertete per te demostruar force, te cilen e ka praktikisht e ka nga Bota Perendimore dhe jo nga Lindja Bolshevike

    Reply to this comment
  2. Blaublut4 March 28, 20:26

    Po u sulmua Kosova ose Shqipria, kemi te njejten monedhe.

    Kush na sulmon ne ka perball

    USA – NATO – Japonia – Kanada – Australia mbase edhe Turqia?

    Por mos te haroje Putinka, se panevaresisht, mardhenieve jo shum vllazerore si dikur me Kinen.
    Kina eshte ne anen tone, pasi shqiptaret si dje dhe sot nuk e harojne ndihmen kineze.

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi March 29, 00:08

    Pikerisht kete duhet te nenvizojne perhere shqiptaret
    Serbia eshte rusia e ballkanit dhe po nuk ktheu qendrim duhet cunguar akoma gjersa te mos jete me rrezik per rajonin

    Reply to this comment
  4. Lleshi March 29, 10:06

    VOJVODINA DUHET TE NGRIHET DHE TE KERKOJE SHKEPUTJEN NGA SERBIA.

    Reply to this comment
  5. spata March 29, 11:17

    Nuk po kuptoj ndonje gje shqetsuese . Kush ka dashur te sulmoj Serbin qe nga shkeputja otomane ? Clidhje ka kjo me Rusin kur asnje shtet ne bot dhe rajon nuk e ka kercenuar Serbin. Nese behet fjal per sulmin e NATOs ketu ndryshojne gjerat .Tja kthej njeher vetes Serbia e me pas le ta marri ne telefon Putinin . Bombardimet e NATOs ishin ne akord dhe me Rusin. Po te jen prishur keto marveshje le ta plasin . Ne shqiptaret nuk humbasim asgje nga perplasja e desherve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*