Kush e tradhtoi Toto Riinën? Zbulohet ‘pakti’ mafia-shtet për arrestimin e tij

January 19, 2018 22:31

Kush e tradhtoi Toto Riinën? Zbulohet ‘pakti’ mafia-shtet për arrestimin e tij

Prestigjiozja italiane “La Repubblica” ka hedhur dyshime sot mbi rolin e policisë për arrestimin e famshëm të bosit të ndjerë të mafias, Toto Riina.

“Arrestimi i Riina-s ishte rezultat i një kompromisi të turpshëm nga disa oficerë të ROS si Mori dhe de Donno. Ishte rezultat i një projekti të mbajtur sekret prej anëtarëve të institucioneve e gjyqtarëve që besonin fort në vendosshmërinë e aksionit të shtetit kundër Cosa Nostra-s. Procesi vazhdon në negociatat e Shtetit me Mafia, ku prokurori Vittorio Teresi tregon se arrestimi i Toto Riinës erdhi pas një marrëveshje me një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kokës së mafies famëkeqe. Po sipas tij, Riina është “shitur” te karabinierët nga ‘krahu i djathtë’ Bernardo Provenzano”.

“Riina, me të cilin agjentët e ROS, kishin filluar një dialog që synonte ndalimin e masakrave, u konsiderua si një “bashkëbisedues” tepër i papajtueshëm.

Kështu, u preferua Provenzano në vend të tij si mbështetës i linjës së fshehtësisë dhe larg idesë së “papello-s”, ultimatumi që Riina i prezantoi shtetit përmes karabinierëve”, shkruhet në artikull.

Sipas Teresit, Provenzano pas masakrave mafioze të vitit 1992 hyri në lojë të ndalte shefin e tij.

Në paktin mes Provenzanos dhe karabinierëve u ra dakord që pas arrestimit të Rinës të mos kontrollohej vendqëndrimi i tij sekret.

Ndërkohë që është hedhur hipoteza se qendra okulte të inteligjencës italiane ndihmonin Cosa Nostra-n në strategjinë që duhej të ndiqte ndaj vetë shtetit italian.

January 19, 2018 22:31
Komento

1 Koment

  1. demo January 19, 23:24

    Ne pamundesine e ketij lloj shteti demokratik per te asgjesuar Mafian pa kompromisse,vijme prap tek llogjika-Duhet Mussolini,duhet Enveri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*