Kush e vrau deputetin Haxhi Hajdari?

March 10, 2018 10:48

Kush e vrau deputetin Haxhi Hajdari?

Shaqir Vukaj 

(Vijon nga numri i kaluar)

Duhet vënë në dukje se sipas dëshmive të shokëve të tij, kishte raste që Haxhiu prekej shumë shpejt, ose kishte raste që për një moment, pa i thënë gjë askujt çohej nga tavolina ose vendi ku ishte me shokë, pa dhënë asnjë shpjegim. Por tepër qetë dhe pa asnjë shenjë pakënaqësie. Është interesant tregimi i një miku tim, nga Malësia e Madhe, i cili mbasi kishte parë dokumentarin e shfaqur nga RTSH, më tregoi se, disa kohë para “arratisjes”, ai kishte qenë në dasmën e vëllait të tij dhe papritmas, në mes të dasmës, ishte çuar dhe ishte larguar, pa i thënë asnjë fjalë askujt, madje nuk kishte lejuar asnjë njeri ta përcillte.

Po t’i analizosh me gjakftohtësi të gjitha të dhënat që jepen në Dosjen e sipërpërmendur, dhe nga shumë kujtime të shokëve e miqve të tij, krijohet mendimi ( bindja) se Haxhiu, kohët e fundit para “arratisjes” nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore (mendore).

Edhe veprimet e tij për t’u përgatitur për “arratisje”, biseda me Gj.L. lëvizjet e çakorduara për armatosje dhe, mbasi u armatos me automatik, pushkë të gjatë, pistoletë e municione, çantë shpine etj. (që i kishte në shtëpinë e njerëzve të gruas në Shkodër) hipën lirisht në taksi për të shkuar në Golem etj. e shtojnë dyshimin për gjendjen e tij mendore. (Dosja… fq.9). Asnjë njeri normal që ka ndërmend të arratiset nuk bën veprime të tilla, t’i thotë dikujt se do të arratisem, prandaj hajde me mua, (për më tepër një njeriu që ai e dinte se disa herë kishte bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.), të hipte në taksi me një arsenal armatimesh dhe të shkonte lirisht në shtëpinë e tij dhe aty t’i thotë një miku të tij, që atë natë kishte shkuar për të bujtë në shtëpinë e Haxhiut, se do të arratisej etj. Për më tepër që Haxhiu i njihte mirë këto probleme, sepse kishte shumë vite që punonte në organet e Sigurimit të Shtetit apo të Zbulimit të Ushtrisë, pra ishte i zanatit. Një njeri normal, me përvojë të gjatë në organet e Sigurimit të Shtetit dhe zbulimit,  nuk mund të bënte veprime të tilla.

Po t’i qëndrojmë variantit që Haxhiu dyshonte se do ta arrestonin dhe se, sipas tij, kishin shkuar njerëz të Degës Punëve të Brendshme për ta arrestuar, si ka mundësi që ai u ka ikur atyre që e ndiqnin?  Sepse në qoftë se vërtet kishte një plan për arrestimin e tij, më e pakta,  ai do të kontrollohej dhe do të ndiqej në çdo hap, dhe kuptohet  do të arrestohej kur ai u armatos, sikur po shkonte në luftë dhe hipi krejt haptazi në taksi  me atë arsenal armësh në krahë.

Por e vërteta është krejt ndryshe, sepse po të kishte ndonjë urdhër për arrestimin e tij, do ta dinte Kryetari Degës Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, sepse ai do të ngarkohej nga organet më të larta që Haxhiu të vëzhgohej, të ruhej e të arrestohej. Por siç del nga dokumentet më sekrete, të përgatitura nga Feçori, edhe ai vetë është çuditur kur ka dëgjuar për arratisjen e Haxhiut, madje nuk e ka besuar. Vetë Feçori shkruan në materialin e sipërpërmendur të datës 20 mars se “Nga këta fakte del qartë se Haxhi Hajdari nuk kishte asnjë bazë që të vinte si shkak për të justifikuar tradhtinë e tij” (Dosja… fq.10)

***

Sidoqoftë, me të drejtë shtrohet pyetja, mbasi u diktua ku fshihen, përse nuk u provua të kapen të gjallë? Interesi e donte, që të kapej i gjallë një “agjent” i përmasave të tilla i UDB-së, siç u quajt në planet operative të hartuara, sepse do të zbulonte shumë lidhje e fije të UDB-së në Shkodër e në Shqipëri… Nga ana tjetër, kapja gjallë do të ishte një sukses shumë i madh, për t’i treguar popullit se sa të fuqishëm janë Sigurimi e Partia që e kapën të gjallë Haxhi Hajdarin. Për më tepër do të kishte efekt më të madh në popull kapja gjallë se sa vrasja në atë mënyrë që u bë (shumë njerëz e dënuan atë mënyrë vrasjeje, madje që atëherë lindën dyshime e pikëpyetje për eliminimin e tij në atë mënyrë).

Kujt i interesonte që Haxhiu të vritej? Është një pyetje e vështirë, por duke analizuar veprimet e bëra, siç del dhe nga dokumentet, krijohet bindja se i pari që nuk ishte i interesuar të kapej gjallë ishte Feçor Shehu dhe ndonjë tjetër që e mbështeste atë. Kush dhe përse ishin të frikësuar që po të kapej i gjallë  Haxhiu e gjithë ajo zhurmë e mobilizim i forcave vullnetare e të gjithë kufirit (dhe jo të ushtrisë siç thuhet në dokumentar) do të dilte bllof… Apo mos ndoshta Feçor Shehu e ndonjë shoku i tij donin të fshihnin ndonjë gjë tjetër më të madhe?… Të gjitha këto janë supozime, por vetë fakti se nuk u bë asnjë tentativë par ta kapur të gjallë, lënë shteg për shumë dyshime e hamendësime.

Është tepër interesant fakti se, mbasi u mor vesh vendi i saktë ku fshihej Haxhiu, Halil Zeneli (Deputet i Kuvendit Popullor, Kolonel i Ministrisë Brendshme, mik i ngushtë i Haxhiut) ka propozuar: “Na lini mua e Bejto Faslinë të takohemi me të dhe ta sjellim të gjallë, sepse, si do që të jetë gjendja e tij, ai ne nuk na vret” (Siç kanë pohuar Halil Zeneli dhe Bejto Faslia). Autorët e dokumentarit, trillojnë dhe që pa asnjë bazë thonë që “Halil  Zenelin e sollën nga Tirana për ta bindur Haxhi Hajdarin të dorëzohej”… (Në të vërtetë Halil Zeneli kishte ditë që ndodhej në Malësi të Madhe, fakt që e kanë ditur shumë njerëz, por vërtetohet edhe nga materialet e Degës Punëve të Brendshme. (Dosja… fq.70)

I pari që ka kundërshtuar ka qenë Feçor Shehu dhe mbas kësaj është vendosur që t’i largojnë  nga Malësia e Madhe, Halilin, Bejton e ndonjë tjetër, me pretekstin se “e kanë kryer detyrën e tyre”. (Kështu u thanë atyre mbasi u mor vesh ku fshihej Haxhiu). Sigurisht Halili, Bejtoja e ndonjë tjetër, kishin kuptuar se diçka jo e mirë po luhej kundër tyre, por deri në këtë kohë nuk e dinin se ç’kishte kurdisur Feçori e ndonjë tjetër kundër tyre…

Në vazhdim të idesë për ta kapur të gjallë Haxhiun, kishte edhe shumë mundësi të tjera.  Ata që kishin kapur të gjallë Hamit Matjanin e sa të tjerë si ai, të stërvitur nëpër kampe nga  instruktorët më të mirë të asaj kohe, si nuk mund të kapnin të gjallë një gjysmë njeriu siç ishte bërë Haxhiu mbas tre javësh qëndrimi nëpër shpella, për më tepër i sëmurë, e që nuk mund të ecte normalisht?  (Siç del nga Dosja e përmendur disa herë, në atë aksion kanë marrë pjesë punonjës të vjetër të Ministrisë së Brendshme që kishin përvojë të madhe për kapjen gjallë të diversantëve e të arratisurve).

Kushdo e kupton se kishte shumë mënyra e rrugë për ta kapur të gjallë. Kështu, mund të kapej i gjallë nëpërmjet atyre që e kishin furnizuar me ushqime, e që tashmë kishin pranuar të bashkëpunonin me Sigurimin e Shtetit. Ose duke u prerë ushqimin e ujin ose dhe me mënyra të tjera. Vetë pozicioni i shpellës ku u vra, ishte i tillë që me një rrethim normal, ata nuk kishin nga të iknin, ose të dorëzoheshin ose të vrisnin veten. Por ai duhej eliminuar me çdo kusht, madje në mënyrën më barbare, mënyrë që nuk ishte parë asnjëherë në ato anë, me top e flakëdhëse (Interesant është fakti se në të gjitha planet e punës dhe urdhrat e dhëna bie në sy fjala vrasje e eliminim dhe rrallë fjala kapje).

Si për ta bërë më bindëse atë që u tha gjatë dokumentarit, autorët shpikin se “kur e pa veten të rrethuar Haxhi Hajdari ulëriti kundër Partisë dhe Enver Hoxhës”. Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm thonë se aq e fortë ka qenë goditja e artilerisë sa që nuk mund të dëgjohej asnjë lloj thirrje apo ulërimë njeriu…

***

Kjo është pak a shumë historia e dhimbshme e Haxhi Hajdarit, e vërteta e së cilës nuk u sqarua kurrë. Nëpërmjet këtij shkrimi u përpoqa të sjell disa të vërteta që dalin nga dokumentet e asaj kohe, por pa pretenduar se kjo është e gjithë e vërteta…

Dua të theksoj edhe një moment tepër të mprehtë, delikat e të rendësishëm. Kjo ngjarje që u mor vesh e bëri bujë jo vetëm në rrethin e Shkodrës, po në të gjitha Shqipërinë, u shfrytëzua nga Feçor Shehu dhe ata që e përkrahnin, në radhë të parë për të krijuar një situatë tensioni e presioni në Shkodër e më gjërë. Por kyesorja, për të e për përkrahësit e tij, për të “vërtetuar” mendimin që ekzistonte tek disa drejtues, se ndikimi jugosllav e UDB-ja jugosllave ishte e fuqishme në Shkodër dhe kryesorja ajo kishte bazat e veta tek disa kuadro të vjetër të Shkodrës.

Pavarësisht se nuk është objekt i këtij shkrimi, duke u bazuar në dokumentet e atyre  viteve, do të perpiqem të jap shkurtimisht një tablo të zhvillimeve menjëherë mbas “arratisjes” së Haxhi Hajdarit, të cilin Feçori e akuzoi menjëherë si agjent të UDB-së. Në materialin e përgatitur nga Feçor Shehu, vetëm dy ditë mbas “arratisjes” së Haxhiut, ai shkruan: “Nga veprimet e deritanishme, nga materialet e grumbulluara në lidhje me tradhtinë e tij, arrijmë në përfundimin se ai duhet të jetë agjent i zbulimit jugosllav” (Dosja… fq. 10). Dhe menjëherë ai me ndonjë tjetër fillojnë  thurjen e një plani (ndoshta të përgatitur edhe para “arratisjes” së Haxhiut) për krijimin e një grupi armiqësor tepër të rezikshëm, “Grupit të Deputetëve” “armiq të partisë e pushtetit”, ku krahas Haxhiut bënin pjesë deputetët Halil Zeneli (Kolonel i Ministrisë Brendshme) dhe Bejto Faslia.

Po ashtu, krahas tyre, në “veprimtarinë armiqësore” të Haxhiut ai perpiqet të implikoë dhe disa kuadro me emër të mirë në Shkodër e më gjërë, dhe përsëri duke dashur të vertetojë se “Shkodra eshtë reaksionare”, ai thur “planin e një kryengritje në Shkodër” ku tenton të implikojë disa persaon të tjerë, ndonjërin prej të cilëve  edhe e arreston.

Lidhur me “Grupin e deputetëve”, që më datën 22.3.1963, pra vetëm tri ditë mbas “arratisjes” në “Planin e masave agjenturoro-operative në drejtim të Haxhi Hajdarit dhe Nosh Kolës” ndërmjet tjerave thuhet: “Duke qenë se ka dyshime që në veprimtarinë armiqësore të Haxhi Hajdarit të jenë të implikuar ose të dinë mbi aktivitetin e Haxhiut edhe B.D, Z.D,Z.H, “Doktori”, “Mustaqja” dhe “Makina” , është e nevojshme të studiohet me kujdesin më të madh dhe të zbulohet karakteri i këtyre marrëdhënieve midis Haxhiut dhe 6 të mësipërvmet” (Dosja… fq. 113). Kuptohet se pseudonimet janë të njerëzve që u vunë në ndjekje, ndërmjet tyre të dy deputetëve… Ndërsa në materialin e dt.27.3.1963 “Plan veprimi-Për rrethimin e disa lagjeve të katundit Kurt-Kurtaj dhe masat e tjera agjenturore-operative” ndërmjet tjerave, në pikën 7 thuhet: “Gjatë kësaj kohe të aktivizohet agjentura me lidhjet e Haxhi Hajdarit dhe Nosh Kolës për të zbuluar lidhjet e tyre dhe  si reagojnë këto lidhje.

Gjthashtu te lidhjet e tij, simbas orjentimit të dhanë nga udhëheqja e Drejtorisë II, të drejtohen shokët Halil Zeneli, Bejto Faslia, Xhemal Bejtja” ( Dosja… fq. 70).

Do permend edhe një fakt tepër interesant. Mbas viteve 90-të, nipi i Haxhi Hajdarit, Muho Bala, mbasi kishte bërë mbi 20 vite burg, (i cili gjatë hetuesisë është torturuar në mënyrë çnjerëzore, dhe nuk ka pranuar asgjë nga ato që akuzohej Haxhiu edhe ai si bashkëpunëtor dhe ndërlidhës i tij) në takimet që ka patur me Halil Zenelin dhe Xhemal Bejton, veç e veç, u ka thënë ndërmjet tjerave se “Feçor Shehu kishte  marrë pjesë disa herë në torturat ndaj tij, dhe në dy raste ai, së bashku me dy-tre vetë e kishin çuar në Zall të Kirit  (rreth Shkodrës) ku para një grope të hapur, e kanë kërcënuar ose “të pranonte lidhjet e Haxhi Hajdarit me Halil Zenelin e Bejto Faslinë me UDB-në jugosllave, ose do të vritej aty”.)

Pa dashur të zgjatem me fakte e dokumete të tjera për këtë “grup të deputetëve armiq të partisë e pushtetit”, të cilëve u hapën dosje, i ndoqën për shumë kohë etj. kur u pa se po “trashej zullumi” dhe  për pak po “shkelej vija e kuqe”,  me urdhër nga udhëheqja më e lartë e Partisë u ndërpre ndjekja e tyre, megjithëse hijet e saj kanë mbetur edhe për disa vite më vonë mbi ta dhe njerëzit e tyre.

Për ta mbyllur me “grupin e deputetëve” do t’i referohem një materiali Tepër Sekret dt.2.10.1964, përgatitur për udhëheqjen e Partisë, nga një ekip i Komitetit Qendror të Partisë Punës mbas një kontrolli në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër, ku ndërmjet tjerave thuhet: “Mirëpo në këtë mënyrë, jo kurdoherë arrihen suksese dhe për këtë arsye ndodhë shpesh që elementët armiq të mos flasin dhe veprimtaria e tyre mbetet pa u zbuluar, ose në të kundërten, të flasin sa mos të jenë në gjendje të verifikojnë saktësinë e tyre (të bëjnë disinformacione) gjë që nga një herë eshtë arritur me imponim apo nga sugjerimet. Ky fenomen në Shkodër, gjatë vitit të kaluar u vu re në dy raste, në forma tepër të rënda, aq sa me porosi nga lart u detyruan ta mbyllin si krejt të pabesueshme për njerëz, kuadro, llojin dhe shkallën armiqësore që implikohesh” (Arkivi i Komitetit Qendror të Partisë Punës. Dosja 549. fq.14).

Tepër interesante janë deponimet e të arrestuarve (janë arrestuar dhe dënuar 6 vetë) lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të Haxhi Hajdarit. Me përjashtim të Muho Balës, nipit të Haxhi Hajdarit, (që nuk ka pranuar asnjë akuzë) gjatë marrjeve në pyetje, ata kanë përmendur disa emra kuadrosh shkodranë, gjoja si të lidhur me veprimtarinë e Haxhi Hajdarit. Nga shumë faqe të deponimeve të tyre bie në sy se shumë pohime i kanë bërë ose nën presion ose i kanë mësuar si të flisnin, çka kuptohet shumë lehtë, sepse ngatërroheshin me fjalët e tyre. Kështu L.Sh., ngatërrohet kur pohon se Haxhi Hajdari “është lidhur me Legatën Jugosllave nëpërmjet Muho Balës dhe Nd.P., major i  Ministrisë Punëve të Brendshme”. Ose A.T. kur thotë se, “kur erdhi diversanti Arif Shabani në shtëpi, ku ishte edhe Haxhi Hajdari dolën bashkë”, ose kur pohon se “kur e kanë perdorur si korier nuk dinte as kush i ka dhënë letrën, as kush e dergonte as kujt ja dorëzoi në zyrë, në Komitetin Ekzekutiv”. Tërheqë vemendjen fakti se në materialin e marrjes në pyetje, shtypur me makinë shkrimi, poshtë eshtë shtuar me dorë se “eshtë fjala për B”. Kuptohet se fjala eshtë për Bejto Faslinë, sepse nga të gjithë emrat që permendin dëshmitarët (sigurisht me porosi të Feçor Shehut e kompani) vetëm ai punonte në Komitetin Ekzekutiv.

Nuk do të zgjatem me  këtë histori të sajuar, por dëshmitarët përmendin (nën presion ose me porosi) edhe emra njerëzish shumë të nderuar si Mëhill Doçi, Ramadan Reçi, Dr.Sitki Bushati etj etj, për të cilët Feçori dhe shokët e tij, kishin dyshime dhe donin ti përfshinin në “grupin e bashkëpuntorëve” të UDB-së jugosllave. (Dosja … Nga fq. 127 deri fq.141).

Lidhur me deponimet e 6 të pandehurve në hetuesi, terheq vëmendjen letra e Prokurorit të Përgjithshëm, Aranit Çela e dt.17.2.1964, dërguar Komitetit Qendror të Partisë Punës “Mbi gjendjen e hetimit të disa çështjeve kryesore në lidhje me krimet kundër shtetit”. Ndërmjet tjerave ai përpiqet të shpjegojë “punën armiqësore” të Haxhi Hajdarit, por shihet qartë se edhe ai vet nuk ishte i bindur, sepse nga hetimi nuk kishin dalë fakte konkrete e bindëse për veprimtarinë e këtij grupi.  Prandaj ai pohon se “me përjashtim të Muho Balës, nipi i Haxhi Hajdarit, që nuk jep asnjë shpjegim në lidhje me veprimtarinë e tij armiqësore, të tjerët, përveç atyre që kanë treguar, nuk dinë gjëra të tjera për ekzistencën e kësaj pune armiqësore. Për këtë u vendos që ky proces të mbyllet brenda muajit shkurt” (Arkivi i Komitetit Qendror të Partisë Punës. Dosja 549. fq.8)

Mbas eliminimit të Haxhi Hajdarit, Feçor Shehu me shokë sajuan edhe “përgatitjet për një kryengritje” në Shkodër por që shumë shpejt u pa që ishte një sajesë për të goditur disa persona në Shkodër. Mbas transmetimit të dokumentarit, po pija kafe me një mikun tim, ish punonjës i Ministrisë së Brendshme, që më tregoi se disa kohë mbas vrasjes së Haxhi Hajdarit, Feçor Shehu kishte njoftuar, se në Shkodër po përgatitej një kryengritje. Në grupin e punës që shkoi nga Ministria për të parë në vend situatën dhe sa e vertetë ishte kjo, më perfshin edhe mua, megjithëse isha në moshë të re. Mbasi pamë në vend situatën dhe analizuam “faktet” që kishte paraqitur Feçori, konkluduam se e gjitha ishte një sajesë pa baza, më shpjegoi ai. Më bëri përshtypje fakti se megjithëse kanë kaluar 55 vjet, ai mbante mend emrin e njërit prej të arrestuarve… që përmendet edhe në materialet e sipërcituara.

Dua të vë në dukje se ashpërsia dhe padrejtësitë që bënte Feçor Shehu me shokë në Shkodër, kishte terhequr vëmendjen, e organeve më të larta të partisë, aq sa Prokurori i Përgjithshëm Aranit Cela, mbasi kishin analizuar situatën në Shkodër, në një Informacion për Komitetin Qendror të Partisë, të dt.20.7.1964, sillte shembuj konkretë. Kështu ai vë në dukje se Sh.E. është dënuar me pesë vite burg pa fakte bindëse dhe me dëshmitarë të dyshimtë, se janë arrestuar pa asnjë bazë vellezërit N. dhe M. në Kelmend, F.Z. në Shkodër, P.Gj.Rr, Z.T. dhe  N.L i sëmur psiqik. Po ashtu, në letër vihet në dukje se ka raste kur ai që mban proçes verbalin, bën shtesa dhe në letër përmenden konkretisht rastet kur, nga këto shtesa ishin shfrytëzuar dhe nbi bazën e tyre ishte propozuar për arrestimin e R.B. dhe të Xh.K. Në vazhdim ai përmend me emër Feçor Shehun i cili, në prill kishte deklaruar në Plenumin e Komitetit të Partisë se “jugosllavët kanë derguar një bandë të armatosur në Bardhej të Tamarës”, gjë që ishte krejtësisht e sajuar etj. (Arkivi i Komitetit Qendror të Partisë Punës. Dosja 553. fq.16-21).

***

Së fundi dua të vë në dukje se puna dhe veprimtaria e Feçor Shehut kishte tërhequr vëmendjen e grupit të punës që shkoi nga Komiteti Qendror, të cilët vunë në dukje disa nga gabimet e të metat e tij. Kështu ndermjet tjerave në informacionin e përgatitur thuhej se:

“Me informacionet që i jep Komitetit të Partisë, i dikton Partisë se ç’farë duhet të bëjë për këtë apo atë problem”. Ndërsa më poshtë thuhet se “kur këto probleme u diskutuan në Byronë e Partisë së Rrethit, ai  bëri autokritikë, mirëpo kjo nuk do të thoshte se ai pranoi të metat e gabimet e tij”. Dhe në vazhdim thuhet se “asnjë anëtar i Byrosë nuk i tha asnjë fjalë apo ti kërkonte ndonjë shpjegim, të paktën kur ai u kritikua nga ne… Byroja nuk foli kur asaj ju thanë konkretisht rastet e diktimit, hezitoi të mbajë qëndrim në këtë çështje parimore si diçka pa rëndësi” (Arkivi i Komitetit Qendror të Partisë Punës Punë. Dosja 516. fq. 18).

Pavarësisht nga fundi i dhimbshëm, Haxhi Hajdari, si bir i popullit të thjeshtë, që gjithë jetën ja kushtoi popullit,  duke qenë pjesa e mirë  e atyre njerëzve e kuadrove të atij sistemi të cilit i përkiste, që së bashku me shokë idealistë si ai, që gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, u vunë në anën e duhur dhe morën pushkën e luftuan deri në çlirimin e plotë të vendit dhe mbas çlirimit, luftuan me mish e me shpirt për rindërtimin e vendit, për pajtimin e gjaqeve, për zhdukjen e analfabetizmit e përhapjen e arsimit deri në fshatrat më të skajshme,  për tharjen e kënetave e moçaleve, për shtrirjen e sistemit shëndetësor e kulturor në çdo skaj të Shqipërisë, për emancipimin e gruas, për elektrifikimin e vendit etj. etj. vepra që shqiptarët nuk duhet ti harrojnë…

Ka kaluar mbi gjysëm shekulli nga vrasja e Haxhi Hajdarit dhe historia e tij mbetet një histori e dhimbëshme, që nuk u sqarua asnjëherë. Inisiativa e RTSH për të perkujtuar figura të tilla duhet përshendetur, por jo me sajesa e trillime siç bënë autorët e dokumetarit, që e quajtën “kundërshtar dhe armik të sistemit”, duke e poshtëruar për herë të dytë, njëlloj si ata që e poshtëruan herën e parë kur e quajtën armik e agjent i UDB-së jugosllave.

Gjatë atij sistemi u bënë të këqia, faje e krime, prandaj dhe u përmbys, por kur kërkohet në mënyrë artificiale të krijohen  të persekutuar, disidentë, kundërshtarë e madje trima e heronj, që gjoja paskan dalë hapur e ballasi kundër Enver Hoxhës e politikës së tij, (siç ka ndodhë në jo pak  raste këto 27 vjet), nëpërmjet shtrembërimeve, trillimeve  e deri  gënjeshtrave, siç u pa edhe në dokumetarin “Shpella e Lirisë”, që e shfaqi RTSH, atëherë edhe të vërtetat ngatërrohen me të pa vërteta, dhe bëhen të pabesueshme edhe ato që kanë ndodhur në të vertetë.

(Fund)

DITA

March 10, 2018 10:48
Komento

15 Komente

  1. MH March 10, 13:28

    Te lumte penda qe shkruan kujetesn me shume vertetesi dhe me objektivitet te gjalle.Mbylljen e perfundon skatesisht se si duhet te shkruhet e verteta qe te mos shuhet e te neprekembet me te pavertetat qe te besohet.

    Reply to this comment
    • Hysni Osmanaj March 10, 18:57

      Nje analize realiste nga z Shaqir Vukaj, qe demaskon fallsifikatoret e historis dhe mbron vlerat e verteta te atyre qe i kushtuan jeten çlirimit dhe ndertimit te vendit…

      Reply to this comment
  2. vasili March 10, 19:06

    Se pari,cilesia e tregimit te Vukaj eshte ne nivelin e nje analfabeti llogjik.
    Une,nuk di sa te verteta,mbart dokumentari,por argumentet e hamendesuara,qe sillen ketu,per tju kundervene atij dhe per me teper te llojit doni me per Belulin(babane e vukajt),i krijojne nje marjemendsh te vertetes.

    Reply to this comment
  3. demo March 10, 21:28

    Mos ere enver,mos e co shkollen ne katund!Ai shkollen katund me katund.Vete ishte me gjys shkolle,donte t`ja ulte vleren shkolles,;ta bente lecke shkollen.Mos i kalo gjithe katundaret,,ler ca per te ruajtur bagetine..Ai jo,,kalushmeria katundareve 100%.Mos ere enver,mos ja merr tre dynymshin katundareve!Ai jo tre dynymshin,por i mori edhe pulat.Krijoi katundare mostyra.Sali Berishen dhe Dashnor Kalocin..
    Dashnor Kaloci eshte zbuluesi i viktimes,me te vikktimizuar,i Kadarese se spiunuar .Spiunet e Kadarese spiunonin Kadarene dhe ngryseshin ne Spac,Kadareja i spiunuar gdhihej ne Tirane dhe ngrysej ne Paris(per t`i shpetuar spiuneve)!
    Kush e ka zanat PALACALLUKUN,nuk e ka per turp te cpife edhe per kete personin,qe zoti Shaqir e njeh mire fare..Une sot po e degjoj emrin e keti baftziut,por besoj z.Shaqir,nuk besoj kalocin,qe eshte provuar si burre muti.

    Reply to this comment
    • Vladimir Dushniku,pensionist. March 11, 02:35

      Kam jetuar e punuar si ushtarak per rreth 20 vjet ne Malesine e Madhe,por mbi te gjithe njoh nga afer njerezit e urte,puntore dhe dashamires te fshatrave qe nga Reci,Qaf Grada,Repishti etj!
      Ruaj respektin me te madh per keta njerez puntore .
      Kam degjuar plot rrefime nga shume fshatare te asaj zone per Haxhi Hajdarin,qe e paraqesnin si njeri trim,i zoti dhe i punes!
      Asnje nuk doli te thoshte nje fjale te keqe per ate njeri!
      Per kuziozitet,kam shkuar tek ajo shpella ku eshte qelluar dhe eshte e vertete ajo qe thote z,Shaqir Vukaj se njerezve me shume u ka bere pershtypje menyra sec si ai u vra!
      Fakti qe Fecorr Shehu me vone doli vete agjent i UDB-se,verteton me se miri se Haxhi Hajdari eshte viktime e tij ne tentative per ta inkuadruar ne agjenturen UDB-ashe!

      Reply to this comment
  4. Javer March 11, 05:53

    Hadari u fshen ne shpelle dhe e vrane me top. Vetem kjo eshte e verteta. Te tjerat jane hamendesime. Megjithate gjylja e topit nuk te le t’i mbushesh mendjen njeriu se Hadari dhe regjimi e deshen njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  5. Sassati March 11, 09:10

    Analize e drejte , realiste e mbeshtetur ne dokumente arkivore, ne njohjen direkte dhe aq te imte te zones se Malesise se Madhe. Shaqir \V|Ukaj disa here ka treguar se eshte nje historian i vertete , ne vecanti per kete xone, po edhe per ceshtje te tjera te medha kombetare.
    Urime i dashur Shaqir

    Reply to this comment
  6. vasili March 11, 13:48

    Jo pak,nga sigurimsat,ndjenin brenda dhe njeriun,qe ish ne nje lufte per jete a vdekje me punen e kanibalit te shpirtrave,qe i duhej te benin.
    Ne fillim,nga mosha dhe naiviteti,mund te mos e kene kuptuar,por me vone keta njerez,nga pozicioni dhe bemat eshte cfaqur sindromi i manise se persekucionit,
    Me cfare shkruhet me siper,Hajdari ka qene njeri i ndjeshem,shume i prirur per te vuajtur,pasojat e detyres qe bente(ngrihesh dhe ikte papritur,nga shoqeria e shokeve te se njejtes arme):
    Perndjekje deri ne asgjesim te njerezve te pafajshem,vetem se i kunderviheshin nje regjimi absurd,ku me vone eshte ndergjegjesuar dhe i ndjeshmi dhe njerzori Hajdari ,per kete.
    Vec kesaj me e dhimbeshmja ish se e vuanin keq dhe femijet e pafajshem te tyre.
    Te gjitha keto,ne vazhdim nuk mund ti suportonte shpirti njerzor i Hajdarit,qe ne nje pozicion pendese dhe zhgenjimi ekstrem,beri gjestin heroik,veteasgjesimi te sigurt,ne nje opozit pa kthim me egersine hoxhiste..

    Reply to this comment
  7. shqiptari emigrante ne Itali March 11, 17:21

    Nuk mund te komentoj per vertetsine ose pavertetsine e atyre çka shkruhet ne kete artikull por si nje nga jetuesit e asaj kohe shume te EGER dhe njekohsisht nder vuajtsit e atij regjimi diktatorial them se komunizmi ishte nje bushter qe hengi bijet e saj ne te gjitha format e mundeshme. Jam bir i nje partizani te orve te para qe veç mire kishte bere familja jone duke qene me e lidhura me levizjen per çlirimin e atdheut (si partizani i pare i fshatit babai im etj. etjera qe ska vend ti shkruaj ketu) dhe ska artikull te me mbush mendjen me justifikime se ka pas faj Feçor Shehu etj. etjera perralla si keto. Faktet e shembujt jane KOKFORTE dhe po dalin perdite nga arkivat se ai regjim vendosur ne Shqiperi nga Enver Hoxha ishte me i EGRI ne tere lindjen komuniste dhe se jo te gjithe ata ishin “ne anen e duhur” dhe te tjeret ne te “gabuaren”!…Kush ka lyer duart me gjak SHQIPTARI, qe eshte Enver Hoxha e pasuesit e verber te tij kane mallkimin e madhe te ketij vendi!

    Reply to this comment
  8. KOZi March 11, 18:34

    Dy dite dhe nuk po e zgjidhim! Ishte sic thote emisioni i Kalocit me qendrim anti Parti ose Nuk ishte sic thote Vukaj !?
    Mire se u vra ,po perse u burgosen dhe u neperkemben gjithe rrethi familjar? Perse historikisht jane burgosur dhe internuar me gra,pleq,goca e cuna te gjithe pjestaret e familjeve te komunisteve qe u denuan?! SA anetare te Byrove Politike,Ministra,Komandante e Komisare te njesiteve partizane,ushtarake,poet e shkrimtare te denuar po nga shoket e tyre komuniste perfunduan ne kampe dhe internime!?CFare emri kishin keto- nje emer-Armiq te Partise e Popullit-
    Perse neve duhet te kemi kaq impenjim!? Ato ,komunistet vrane ,burgosen,internuan njeri tjetrin gjer ne 1990. Ato pleq komuniste qe arriten gjalle ne vitin 1990 jane vrasesit e shokeve te tyre ne vite!? kaq…..tung

    Reply to this comment
  9. Enveri = Jezusi+muhameti+bababazi March 11, 18:35

    Te nderuar enverfagos kanibale .te dashnorkaloqezuar
    .
    Nuk e di pse jeni kaq te lumtur qe Enveri e paska qelluar me top Haxhi Hajdarin…ai enver qe nuk u tremb nga gjermani serbi-muzhiku rus dhe superfuqite e botes..qenka trembur nga nje njeri qe per momentin kishte probleme shendetsore …
    .
    Mos harrojme se vitet 1962-1963 ishin vitet me te rrezikeshme per kombin shqiptar se krahas prishjes me Ruset ne ate kohe aparaciket dhe burrokratet duhej te nderprisnin ose te ngadalsonin kolektivizimin ne zona malore & kodrinore se po sillte pasoja dhe me te keqia se vete bllokada ruse..

    Jam I bindur nese sot Enver Hoxha do ngrihej nga varri do ti kerkonte ndjese shqiptareve per kolektivizimi ne zonat malore 1960-1970 dhe ne vitet 1978 -1981 per ndalimin e kopeshtit personal dhe lopes qe rezoltoi fatal jo vetem per udheheqjen e asaj kohe por dhe per vete shtetin dhe popullin.
    .
    Kurse per ato qe thone se Enveri ishte I “tmerrshem” kam vetem nje pyetje
    SI KA MUNDESI QE KUR DILTE NE VIZITA NE POPULL (SI NE TROPOJEN “DISIDENTE” VETEM ME 2-3 ROJE DHE NUK DOLI NJE BURRE TA VRISTE QE ISHTE GJEJA ME E LEHTE NE BOTE TEKNIKISHT PER VRASJE TE NJE UDHEHEQSI
    prandaj zoterinj enverfagos kanibale .te dashnorkaloqezuar
    lexoni keto rrjeshta me poshte dhe mos hani “tum”
    lexoni historite e Zenel Bardhit e Beqir Ndout. qe ishin identike me rastin e Haxhi Hajdarit dhe qendrimin human te Enverit

    Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

    Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.
    .
    Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur.
    .

    Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .
    .
    Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua:

    .
    “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.
    .
    Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua.
    .
    Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout.

    .
    Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.
    .
    E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.
    Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun
    .

    Në atë takim, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës :

    ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve
    se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete
    e mos u tut (frikëso) prej askujt ,
    se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

    Shenim;
    komentshkruesi ka qene anti-enverist i stazhionuar i moderuar qe sot kur shikon qe Shqiperia eshte kthyer ne plantacjon droge-ne qenef ambasadoresh dhe me nje parlament pornopolitik..ai vend e ka patur te nevojshem dhe te domosdoshem per ate vend te shperfytyruar….KERKOJ FALJE PER 1 % TE ATYRE SHQIPTAREVE QE ME IDEALIZMIN E TYRE JU KUNDERVUNE ENVERIT DHE E PESUAN

    Reply to this comment
    • KOZi March 11, 19:58

      Mbase nuk e kuptova mire apo je nje cike jashte teme!? Enverin e paskan pritur gjithe ai popull ne Tropoje! e besoj, edhe ne Gjinokaster po keshtu eshte pritur !
      Mire populli po komunistet apo anetaret e PPSH si e priten?!
      Kujtoj Pleniumet e PPSH ne 1990-1991 si dhe Kongresin e 10.U hudh poshte e gjithe vija politike,ideologjike dhe administrative e Enver Hoxhes.Ne raport me Anglo-Amerikanet,me Ruset e Gjermanet,me ekonomine Kapitaliste,me qendrimet ndaj besimeve fetare etj e gjer sot tek shkeputja e gazetes Zeri i Popullit.. Te nesermen filloj Kongresi i Pare i Partise Socialiste. E them kete se ne 1990 u be ne Itali Kongresi i Partise Komuniste Italiane qe mori vendim qe Partia te quhet Partia Demokratike e Majte. Ne kongres rreth 1/3 e delegateve dhe 8 deputet nga grupi parlamentar komunist nuk pranuan ndryshimin. Dolen nga salla dhe vazhduan perseri me emrin Partia Komuniste Italiane dhe Antonio Gramshin simbol.
      Me thuaj ne Kongresin e 10 ne Shqiperi sa deputet e sa delegate kundershtuan-asnje- Pra Enveri u abandanua nga Partia e tij. Cfare vlere ka pritja popullore!?…….tung

      Reply to this comment
  10. E=J+M+B March 11, 23:21

    KOZi .
    .
    Respekte nese kualifikohesh ne ate 1% te kundershtareve te Enverit qe e pesuan por kini miresine te ndegjoni nje leksion modest:
    .
    E para:
    Levizja komuniste ne Shqiperi nuk erdhi ne rruge normale sipas teorise Marksit por ishte nje ngjizje artificjale ku shkaku ishte L2B..ku spiunazhi anglez qe ne vitin 1940 kur Italia sulmoi Greqine krijoi rrjetin e tij me nacjonalista –monarkista-komunista ne Beograd dhe Athine…ku ngarkoi posacerisht jugosllavet qe te kishin ne ‘patronazh” Shqiperine qe pas lufte do te ndahej sipas meritave serbit dhe grekut me albiter inglizin
    .
    E dyta:
    Nuk mund te ndertohej socjalizmi (dhe komunizmi me vone ) ne nje vend ku shumica e popullsise kishte nje gjendjete mjere qe ishte ne kohen e mesjetes ku analfabetizmi-malarja-kanuni benin ligjin sa dhe ne enciklopedine angleze shumica e bejlereve dhe bajraktareve quhesh PRIJES TE TRIBUVE qe vetem ne Afrike perdorej ky cilesim.
    .
    E treta
    Nuk mund te ndertohej socjalizmi (dhe komunizmi me vone ) ne nje vend qe eshte sulmuar me barbarisht nga greku-serbi duke patur amerikanin dhe inglizin pas bythe dhe me vone dhe rusin pa permendur dhe mishin “dhise” qe kane futur islamiket-vatikanistet dhe izraelitet..Pra ne nje vend qe per mbrojtje shpenzohej reth 35% e buxhetit si mund te ecte perpara….lexo romanin KESHTJELLA te kadarese .
    .
    E katerta
    Sa per ato kamunistet qe “braktisen” Enverin ne qershor 1991 ne kongresin e pare te PSSH ishte vec nje braktisje e nje anije qe po mbytej dhe minjte iken te paret….Por mos harro thelbin..Ata burra qe I dolen zot vendit ne 1941-1944 (kur ballistat dhe zogistat e lane vendin ne menyre kriminale ) kishin tre misione;

    A=clirimin e vendit nga pushtuesit
    B=Rindertimin e vendit
    C=Stabiliteti ekonomik dhe ruajtja e sovranitetit
    .
    Pra roli I Partise Punes ne vitet 70’-80’ quhej I ezauruar pra dhe veti sistemi duhej ndryshuar ne menyre te mencur gje per te cilet ne shqiptaret nuk shquhemi shume..
    *******************
    Pse Enver Hoxha cmohet shume me teper sot se ne vitet 1985-1991??

    Ja fillojme me enverofagosin xhorxhsorrist Edirama qe mori vota me bollek per ti hapur defteret e superkrimeve te Sali Monstres…..dhe ne vend te saj nuk la bunker te enverit se bashku me ca kalosha dhe mirelakumbaro..e po ky o shokeni eshte KANIBALIZEM

    Kush e mban mend kryetrimin me qime Ed Kristo Aneta Rama (EKAR) ne vitet 90′ kur do varte komunistet ne shtyllat me te aferta ??

    Kush e mban mend kryetrimin EKAR ne ILA qe pasi Ramis Alia kishte shpallur me kohe kapitullimin e turpshem ,shiste pordhe me ca bij lapanjzesh te gjysem bllokut se po rrezonin regjimin me Xhon Lenon-in?

    Ka ardhur koha te mos talleni me ate popull as ju,as te perndjekurit..as Edi Rama,as kali i trojes Ilir Meta.as kukanet frankeshtejnet rajesonet donalblute dhe gopi somes

    Ka ardhur koha qe banda hipokrite e ambasadoreve dhe dipllomatet qe merren me shqiperine ne washington,bruksel ,tirane te mos tallen me te popull ne fillim te viteve 90 me luften kunder komunizmit qe kish vdekur me kohe dhe tani me supermashtrimin e integrimit ne BE.

    Nuk ka integrim pa u burgosur Ujku gjakatar berishe dhe kelyshi Lul qe vrane barbarisht 4 protestues te pafajshem.

    Nuk i duhet kujt Nato ne Shqiperi pa u arrestuar vrasesit Bas-Berish

    Nuk i duhet kujt clirimi i Kosoves kur shqiperia eshte pushtuar nga 2 serbofilet Berishiic & Bahshic qe edhe pse “humben” ne 23 qershor jane sot shume te fuqishem me nje piktor qe vjen verdalle si pordha neper breke me ngjalen e lazlit nga mbrapa.

    E fundit:

    Perse duhet te denojme krimet e Enverit para 30-40-50-60-70 vjetesh kur kemi te fresketa superkrimet e bandes kriminale 2B dhe bandes tradhetare Ramameta?

    Nqs nuk denohen dyshja kriminale Bash-Berisha
    ky do jete nje ringritje e lapidarit
    te Profetit Enver Hoxha
    se krimet e tij paskan qene te nevojshme dhe te domosdoshme per ate popull pa ndjenja kombetare dhe per ata intelektuale qe dikur hanin supen duke lexuar “mesimet” e Enverit kurse sot ushqehen me supen e kockave te tij prej nje cerek shekulli si vampire,kameleona ,hijena me ne krye ate qe fitoi ne 22 mars 1992 duke shkelur mbi kafkat e 2 prillit 1991 te organizuar nga udb jugosllave dhe sherbime te tjera sekrete apo dipllomatike qe sot duhet ti kerkojne falje atij populli fisnik…Te pakten te largojne perbindeshin berishe me ato menyre qe e prune ne pushtet me puc shteti ne vitet 1991-1992

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*