Kush e vrau dhe i mori paratë Zaho Kokës?

September 28, 2016 16:19

Kush e vrau dhe i mori paratë Zaho Kokës?

 

(II) Replikë me Besnik Mesaplikun: Kush ishte Hysni Lepenica, krahu luftarak dhe patriot i Ballit në jug. Bashkëpunimi i tij me komunistët, luftrat e përbashkëta që më pas ia mohuan. E vërteta e vrasjes së Zaho Kokës dhe fati i shumës së madhe të parave që kishte me vete 

 

 

Nga Enver Memishaj

Vijon nga numri i kaluar

Për këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me shkresën nr. O1459, datë 11.6.1942 “Tepër rezervate”, i kërkon Zyrës Policisë Vlorë, informacion për Hysni Lepenicën.

Zyra e Policisë Vlorë me shkresën nr. O1733 datë 19.6.1942, prej dy faqesh dhe jo një citat sa ka publikuar Besniku i Partisë, përgjigjet me firmën e Kuestorit Dhimitër Bala.

Që të kuptojmë dhe interpretojmë drejt këtë shkresë duhet të dimë se cili ishte Kuestori Dhimitër Bala?

Dhimitër Bala (1888 – 1945), ishte nga Vunoi i Vlorës, fshatari i Zaho Kokës dhe Odise Grillos, dhe një nga miqtë e afërm dhe besnikë të Hysni Lepenicës. Në shkresën në fjalë ai shkruan se “Hysni Lepenicën, nënprefektin e Himarës e njohim personalisht prej gati më tepër se njëzet vjet…” Dhimitri ishte emigrant në Amerikë, la rehatin dhe interesin atje dhe në vitin 1920, erdhi në Vlorë të luftonte kundër italianëve për lirinë e vendit të tij. Në frontin e kësaj lufte lindi edhe miqësia e tij me major Ahmet Lepenicën, Hysni Lepenicën etj.

Luftoi heroikisht në këtë luftë së bashkë me Hysni Lepenicën dhe për trimërinë dhe zotësinë e treguar në përfundim të kësaj lufte legjendare të dy u graduan oficerë. Shërbyen në xhandarmëri në frontin më të vështirë në kufi me Greqinë, ishin nga udhëheqësit e revolucionit të vitit 1924 dhe me ardhjen në fuqi të Ahmet Zogut u arratisën në Itali.

Gjatë pushtimit fashist Dhimitër Bala, me propozim të mikut tij Theodhor Stamati, pranoi detyrën e kuestorit.

Shpirtin e tij atdhetar Dhimitër Bala e ka shprehur në poezi, ku shquan një himin që ai i ka ngritur luftës antifashiste, popullore të Gjormit, 31 dhjetor 1942- 2 janar 1943, të udhëhequr nga Neki Ymeri, Hysni Kapo e Hysni Lepenica, një perlë e vërtetë e poezisë shqiptare. Në këtë himn ai shquan Hysni Lepenicën për heroizmin e treguar në këtë luftë.

(“Mallëngjimi”, Reggio Emilia, Itali, 1945, f. 17)

Në vitin 1945, komunistët e Dhimitër Grillos e arrestuan dhe e akuzuan se ka qenë bashkëpuntor i fashizmit, ka qenë në lidhje me Kolë Tromarën, Ali Këlcyrën, Qazim Koculin, Hysni Lepenicën, Skënder Muçon dhe Dhimitër Fallon!!!

Me një gjyq qesharak, pa asnjë fakt juridik, po atë vit, e shkuan në plumb ndërsa djalin e tij Foto Balën, lauruar në Francë dhe shok i Enver Hoxhës e kalbën në burg për 20 vjet.

Shkresa ose dokumenti, që ka “zbuluar”  Besnik Mesapliku, fillon kështu:

“Po i përgjigjem shkresës “Tepër rezervate… Në paragrafin e dytë të kësaj shkrese këndojmë: “Ndër autoritetet shënohet Hysni Lepenica që u dalluaka për aktivitet antikombëtar e si një nga drejtuesit e parë”.

Në këto rrethana Dhimitër Bala duhet të merrte përsipër pozicionin e avokatit për mikun e tij të besës, Hysni Lepenicën dhe të bënte apologjinë e tij. Për ta shpëtuar nga prangat e fashizmit atij i duhej të bënte punën e avokatit, pra të thoshte atë që nuk ishte e vërtetë se Hysni Lepenica ishte “besnik i fashizmit”, prandaj ai vazhdon në këtë shkresë: “Tue marrë shkas e vetëm nga ky paragraf do të luteshim të na lejohesh të thoshim pa drojtje e pa nonjë farë rezerve që informatat e asaj Drejtorie janë në kundërshtim me të vërtetën…”

Në këtë shkresë Kuestori evidenton edhe fakte dhe ngjarje të vërteta:

“Fakti që nënprefekti sotëm i Himarës që kur shkoi atje i tillë, puna e parë që kreu ishte mbyllja e shkollave minoritare greke, vepër kjo që s’pajtohet as me parimet e me ideologjinë komuniste dhe as me ndjenjat grekofile, është provë bindëse për sa neve kemi nderin të radhitim më sipër. Dhe është ky shkaku, na duket, për të cilin ka tërhequr mënin e është lëftuar e po luftohet nga elementët tru mykur e disfatistë të asaj krahine…

Nga ana tjetër, disa prej atyre që figurojnë në listën si bashkëpunëtorë e të udhëhequr prej tij, si për shembull Qimo Qiriçi e Spiro Qiriçi, një muaj më parë janë burgosur prej këtij për një sjellje jo të përshtatshme kundrjet Peshkopit Imzot çamçes, me rastin e një vizite peskopale që ky pati bërë në Himarë dhe meshoi në gjuhën shqipe…”

Në fund të shkresës, kuestorit Dhimitër Bala, për të mbrojtur e shpëtuar mikun e tij, i duhet të pohojë edhe “bashkëpunimin” e Hysni Lepenicës me Komandantin e Xhandarmërisë Luigji Moretin, zbulim që e ka bërë dhe publikuar me entuziazëm Besnik Mesapliku, pra asgjë e vërtetë nga sa parashtron Besnik Mesapliku për Hysni Lepenicën. (AQSH, F. 153, V. 1942, D. 306, f. 224-225)  

Mbrojtja e Dhimitër Balës me shkresën e datës 19.6.1942, nuk mund t’i vinte në gjumë fashistët, prandaj ata ngrenë akuza edhe kundrejt tij. Në mbrojtje tashmë të Dhimitër Balës vjen miku tij Theodhor Stamati. Ja çfarë shkruan ai në shkresën e datës 17.7.1942, pra vetëm një muaj nga shkresa e Dhimitër Balës:

“Situata politike në Himarë… Komunistët dhe një pjesë e të ashtuquajturve nacionalistë kanë bërë një front të vetëm kundër fashizmit… Ndër të tjera s’mund mos theksoj që kuestori i Tiranës në raportin e tij nr. 03387 në 3 të vazhduesit ka zbritur në vlerësime të karakterit personale kundër kuestorit të Vlorës. Dëshëroj të evitohet pa tjetër… ngritja e mosmarrëveshjeve të karakterit personal ndërmjet kuestorëve të Mbretërisë”.

(AQSH. F. 153, V.1942, D. 306, f.245-246)

Përfundimisht akuzat e Besnik Mesaplikut përfundojnë si një fishek qorr.

 

*     *    *

Hysni Lepenica, pasi krijoi një nga çetat e para antifashiste në shtator 1942, ka marrë pjesë apo ka komanduar shumë beteja gjatë Luftës Antifashiste si në luftën e Gjormit, lufta e Greshicës shkurt 1943, lufta e Ruzhdijes 11-13 mars 1943, lufta e Selenicës 1 prill 1943, lufta e Gjinoqarit 18 qershor 1943, lufta e Luarit 18 dhe 25 qershor 1943, e të tjera …

Prof. Dr. Isuf Luzaj, dëshmitar dhe luftëtar antifashist e portretizon Hysni Lepenicën me këto fjalë: “Hysni Lepenica ishte atdhetar trim. Vetëm Skënderbeu mund të ketë qenë më trim se ai … Në pesë luftëra e kam parë me sytë e mi tek ecte në këmbë me pushkë në dorë, ballë pëe ballë me armiqtë. Në të djathtë e në të majtë vriteshin njerëz, mitrolozi korrte edhe barin  e atë nuk e kapte dot plumbi. Ngrihej në këmbë, thërriste luftëtarët që të shkojnë pas tij duke u thënë se plumbi italianit  nuk të qëllon dot”.

Për interesa të atdheut dhe lirisë Hysni Lepenica ka qenë deri në fund të jetës tij bashkëpunues me të gjitha rrymat, pra edhe me Partinë Komuniste dhe për këtë dokumentat janë të shumta, mjafton të përmëndim vetëm dy momente:

E para: janë letrat e udhëheqësit të lartë të Partisë Komuniste Ymer Dishnicës pas Mukejs 2 gusht 1943, që ai i shkruan Enver Hoxhës dhe i thotë se Hysni Lepenica pranon të bashkëpunojë me ne por jo me Mehmet Shehun se ai është kriminel dhe ka dashur ta vrasë.

Zaho Koka

Zaho Koka

Këto letra janë bërë publike në shumë organe të shtypit dhe do të ishte e tepër t’i citonim.

E dyta: Pas Mukjes Hysni Lepenica u emërua Komandant i Fuqive të Ballit Kombëtar të Jugut dhe anëtar i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë. Me këto cilësi ai pasi organizoi forcat luftarake në Vlorë, çliroi Gjirokastrën, hyri në qytet dhe në zbatim të vendimeve të Mukjes, më 11 shtator 1943 i shkruan Organizatës Nacionalçlirimtare në Cepunë, Gjirokastër: “Gjirokastra është në duar të shqiptarëve… Kemi kërkuar të vihemi në kontakt me juve, për të bashkëpunuar dhe kordinuar veprimet.  Sot, ju ftojmë që sa më parë të delegoni përfaqësuesit tuaj për këtë qëllim”.

(Shih: Enver Memishaj “Hysni Lepenica…”, vepër e cituar)

Në vend sa komunistët t’i përgjigjeshin thirrjes tij atdhetare dhe shpëtimtare, i kurdisën komplotin me anë të bashkëpunimit me Divizionin fashist dhe ai ra duke luftuar përpara portës së këtij Divizioni më 14 shtator 1943, së bashku me 35 luftëtarë të tjerë dhe sot gëzojnë Statusin e Dëshmorit të Atdheut. (Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 423 datë 23.9.1992. Në vendim janë 33 luftëtarë pasi 3 vetë janë të pa njohur). Balli Kombëtar, 14 shtatorin  e shpalli si ditën e dëshmorëve.

 

Ç’ka thënë Enver Hoxha për Lepenicën

Po e përfundojmë paraqitjen e Hysni Lepenicës si luftëtar antifashist me gjykimet që ka dhënë vetë shoku Enver Hoxha në Pleniumin e Dytë të Baratit, nëntor 1944: “Në Vlorë nacionalistët pranonin luftën, qoftë edhe në mënyrën e tyre. Kjo ishte pika ku mund të bashkoheshim. Ne kërkonim që ata të hynin në Front. Ata s’hynin në Front se për ata s’kish Front, por  kishte një Parti Komuniste… Kur ata filluan luftën kundër okupatorit në mënyrën e tyre, Partia duhej të kish kuptuar gabimin dhe të ndreqte pozitat, por asgjë s’u bë. Edhe nga ato pakë pushkë  që Hysni Lepenica  e Skënder Muçua  hodhën, në vend që të përfitonim për me i afrue ata edhe masat e tyre, ne i luftuam duke i përçmuar… Natyrisht Hysni Lepenica nuk mund të punonte dhe të kishte besim kur shoku Mehmet Shehu dhe qindra partizanë të tjerë thonin hapët se do të formonin Gardën e Kuqe  si në Spanjë dhe do t’i fshinin këto plehra. Po kjo gjë ngjau edhe në vende të tjera…” (“Politika Antikombëtare e Enver Hoxhës”, Tiranë 1995, f. 20-21)

Këtë deklaratë Enveri e bënte në vitin 1944, se më pas Hysni Lepenicën ai e shpalli bashkëpunëtor i fashizmit, armik i popullit, sikundër e paraqet edhe besniku i tij apo Besnik Mesapliku.

Ndërsa në vitin 2014,  Prof. Paskal Milo, pohon të vërtetën historike të thënë me gojën plotë në vitin 1944 nga Enver Hoxha dhe Hysni Kapua: “Kishte nacionalistë liberalë me formim bashkëkohor që kishin ide e pikëpamje të avancuara, që ishin shquar në vijën e parë të antifashizmit, që ishin antikomunistë, por që ishin të prirur që në emër të luftës kundër fashizmit të bashkëpunonin me komunistët e të kryenin veprime të armatosura. Të tillë ishin Hysni Lepenica, Skënder Muço … etj. Krahu dinamik i Ballit Kombëtar i përbërë nga nacionalistë të rinj antifashistë ngritën çeta të armatosura që të luftonin pushtuesin. Çeta të tilla nga të parat u ngritën në Vlorë nga Hysni Lepenica… Shembulli i parë i bashkëpunimit ishte Lufta e Gjormit… kur çeta e Ballit e kryesuar nga Hysni Lepenica u kordinua me çetën partizane të Vlorës… Po të kishte më shumë mirëkuptim, më shumë dashamirësi e më shumë vullnet nga ana e Partisë Komuniste, unë besoj se Hysni Lepenica, Skënder Muço e ndofta edhe Safet Butka mund të ishin bashkuar në një front… Kjo është e vërteta historike, jo llustra me të cilën kjo histori është mbuluar për shumë e shumë vite”.

(Paskal Milo “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, Vëll. I, Toena, Tiranë 2014, f. 235, 287, 293 etj.;

Intervistë në ”Gazeta Shqiptare”, Tiranë, dt. 9 – 10. 11. 2014, f. 14-15)

 

Historia të gjykon jo vetëm kur flet, por edhe kur hesht

Në vitin 2003, Besnik Mesapliku, organizoi dhe udhëhoqi disa skllevër të kriminelëve Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu, të cilët të frymëzuar nga vepra e shokut Enver Hoxha i kërkuan qeverisë që t’i hiqej titulli dëshmorit të atdheut Hysni Lepenicës dhe 32 luftëtarëve të tjerë të rënë në betejën e Grehotit, pasi ata ishin ballistë!!!. Autori i këtij shkrimi iu përgjegj enveristëve në disa shkrime të gjata me dokumenta të shumta për aktivitetin antifashist të Hysni Lepenicës.

Edhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës çlirimtare, iu përgjegj komunistëve të ditëve tona që udhëhiqeshin nga Besnik Mesapliku me shkresën zyrtare nr. 10/88, datë 14.3.2003, drejtuar z.Fatos Nanos, Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe z.Ilir Meta Kryetarit të Komisionit për Statusin e Dëshmorit të Atdheut.

Shkresa është një protestë që kjo Organizatë bën kundër klithmave të korbave komunist  të udhëhequr nga Besnik Mesapliku, për t’i hequr titullin e dëshmorit të Atdheut Hysni Lepenicës.

Organizata e Veteranëve ndërmjet të tjerave në këtë shkresë shkruan:

“Si veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe një nga kuadrot drejtues të Qarkut të Vlorës gjatë luftës më duhet të pohoj për hir të së vërtetës historike se:

Komandanti i Forcave të Ballit Kombëtar për Jugun e Shqipërisë z. Hysni Lepenica  dhe çeta e tij janë vrarë nga plumbat e ushtrisë okupatore të Italisë fashiste në fushën e betejës, ashtu si gjith luftëtarët e lirisë për çlirimin e Atdheut kundra ushtrisë fashiste italiane.

Nga ana tjetër, z. Hysni Lepenica dhe forcat nacionaliste të komanduara prej tij edhe në të kaluarën, kanë luftuar disa herë së bashku me forcat partizane kundra fashistëve italianë e mercenarëve shqiptarë që ishin në shërbim të tyre. Kështu p.sh. do të veçoja Luftën e Gjormit, Luftën për çlirimin e Selenicës dhe asnjehërë ky nacionalist deri sa u vra nga fashistët italianë nuk është ballafaquar me luftëtarët e ushtrisë partizane, nacionalçlirimtare…

Ceta e Ballit Kombëtar me në krye nacionalistin e shqur z. Hysni lepenica në Grehot të Gjirokastrës është ballafaquar me ushtrinë okupatore fashiste italiane  për të njëjtat qëllime ushtarake si edhe përfaqësuesit  e ushtrisë partizane nacionalçlirimtare: për çarmatimin e Divizionit italian “Peruxhia” të dislokuar në gazermat e Grehotit dhe, në asnjë mënyrë, nuk duhet të akuzohet ndryshe dhe të spekullohet kjo e vërtetë historike…

Sot pas 6O vjetësh nuk është koha të rikthehemi në mëndësira të vjetra të së kaluarës “luftës së klasave” dhe të mbështetemi në filozofinë e diktaturës…

Zoti Kryetar i Këshillit të Ministrave!

Zoti Kryetar i Komisionit të Statusit të dëshmorëve të Atdheut!

Me shpalljen dëshmorë të Atdheut të komandantit të shquar nacionalist Hysni Lepenica dhe bashkëluftëtarëve të tij  të cilët u masakruan barbarisht në ngjarjen e dhimbëshme të Grehotit më shtator të vitit 1943, qeveria demokratike e ish kryemninistrit Aleksandër Meksi, vuri në vend një padrejtësi historike e cila në mënyrë të qëllimshme ishte lënë në harresë nga ana e diktaturës komuniste… Kryetari Rrahman Parllaku, gjeneral leitnant në pension, Hero i Popullit”.

 

*     *     *

Hysni Lepenica ishte një atdhetar trim, një antifashist i orëve të para, një figurë pa njollë, që ra duke luftuar për lirinë e popullit të tij. Askush deri më sot nuk ka ngritur asnjë akuzë të argumentuar, me përjashtim të korbave komunistë.

Për këto arsye Hysni Lepenica, pas vitit 1990,  është dekoruar nga të gjithe presidentët e Shqipërisë dhe mban dekoratat më të larta të Republikës.

Kjo është e vërteta historike, por nëse mendoni se duhet të vazhdojmë t’ju bëjmë akoma temena për meritat tuaja pse vratë e gjakosët, me gjak vëllai Bregdetin e Himarës, Mesaplikun dhe tërë Shqipërinë, duhet ta harroni edhe është gabim që se keni kuptuar akoma.

 

Për Zaho Kokën

Në shkrimin e vitit 2001, unë i drejtohesha të ndierit Odise Grillo: Ju duhet të sqaroni me “ndërgjegjen” e një komunisti, se cilët qenë në pritë ata që vranë fshatarin tuaj Pilo Zison? Cila është përgjegjësia e vëllait tuaj Dhimitrit për këtë krim të pabesë dhe vëllavrasës? Po e kushëririt të Pilos, Anastas Zisos? Përse Afroviti, e motra e Zaho Kokës, e qau të vëllanë me këto fjalë:

O Zaho Koka Vunoi

Hyre dhe në të këqija

Po të detyroi partia.

Dhe të mos harrojmë se partia në Vuno ishte Dhimitër Grillua. Afroviti më vonë u bë kryetare e kooperativës së Vunoit dhe mbajti kundrejt Dhimitrit, djalit të vetëm të Pilos Zisos një qëndrim armiqësor.

Ju thoni se Zaho Kokën e vrau një ushtar gjerman, që kishte zënë pozicion në kishë të Vunoit! Por fshatarët e Vunoit çoç pëshpërisin vesh më vesh! Unë po ju kujtoj dëshminë që ka dhënë përpara vdekjes bashkëfshatari dhe bashkëlutëtari i Zaho Kokës, komunisti nga Vunoi, Sofo Lazri, besniku i Enver Hoxhës, i cili u shpreh: “Thonë se Zaho Kokën e vranë”. Këtë dëshmi Sofo Lazri nuk e kishte dhënë në librin e tij “Rikthim i dhimbjes”, por e tha në fund të jetës së tij, për lehtësuar shpirtin e tij, veprim njerëzor që u mungon Besnik Mesaplikasve të ditëve tona.

Dhimitër Grillo dhe shokët e tij duhet të shpjegojnë se ç’u bënë paratë që Zaho Koka kishte në gji? Ishin para që Partia ia kishte dhënë Zahos në Helmës dhe ishin aq shumë, sa për të blerë një anije për nevoja të lidhjes me aleatët në Itali. Kur u çua në shtëpi kufoma e Zahos, ato para nuk ju gjetën në gji! Kush e vrau dhe kush ia mori nga gjiri paratë  Zaho Kokës?

Besnikët e Mesaplikut, vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme; enverizmi, ndaj duke e ditur këtë fakt do të jem i kënaqur të vazhdoj replikën. Kësaj here mbajta shumë rezerva, herën tjetër do të paraqes anën e zezë dhe të panjohur të korbave komunistë të Smokthinës.

Skripta manent, verba volant! Shkrimi mbetet, fjalët fluturojnë.

 

September 28, 2016 16:19
Komento

16 Komente

  1. info analitike September 28, 17:43

    Po keshtu e kishin ves “bijte e partise” t’i hanin koken njeri tjetrin. Partia i edukoi dhe i beri hijena te tilla prandaj vendi morri teposhte qekur pushtetin e moren kriminelet e enferrit.

    Reply to this comment
    • roberto September 28, 23:43

      Mos u merrni me keta MUTRA se vijne ere!
      Nuk lahet muti me shurre,o balliste te ndyre!
      mBisht qeni do mbeteni tere jeten!

      Reply to this comment
      • Lesh e li salija nga Patomi September 28, 23:58

        O Roberto! Po ç’merresh me kete te infektuarin e haleve qe nenshkruan “infohale”! Ky eshte nje kelysh ballistesh me keq se ai loqja artikullshkruesi. Keta muter qe kerkojne te marrin ne mbrojteje nje mut te harruar si Hysni Lepenica qe e beri Berisha me vendimet e tij deshmor, harojne se jane bashkepunetoret dhe bashkeautoret e krimeve nazifashiste. Per keta muter eshte dashur nje nuremberg shqiptar. Po mire e the bishti i qenit nuk ndryshon, bisht qeni do mbetet.

        Reply to this comment
        • info analitike September 29, 09:43

          Paska dale ky prej satome me kete tjetrin qe mban nofke pe pinxhoje te bejne si partizane. Hahaha po ikni ore te telendisur se jeni bere gazi i botes.

          Reply to this comment
          • antifashisti October 1, 00:00

            Ore po kaq gomere paskeni qene ju ballistet?
            Doni te mburreni me Gerhotin sikur vajtet gjoja per te luftuar fashistet italiane,kur kishte kohe qe Italia kishte kapitulluar!
            E verteta e vajtjes se ballisteve ne gazermat e Gerhotit nuk ishte lufta kunder fashizmit,por vjedhja e depove ushtarake fashistre!
            Por italianet u treguan me trima se hajdutet balliste dhe i priten dhe percollen keta larot e ballit me plumba duke i bere pershesh me gjak!
            Dhe tani duan t’i shpallin HAJDUTET si deshmore!
            Hajde balliste,hajde!
            Pale na del prap ky vrima e putanes me llagemin “info anal-itike” pra info bythe dhe na ben kar-shillek!
            O info!
            Sa here ne dite te shpeton shurra kur kujton Enver Hoxhen dhe partizanet?
            Mut i jati,mut i biri,mut ai qe beri t’ane!
            Ja keshtu jeni ju ballistet dhe kelyshet e tyre!

    • Raimond vlonjati September 29, 13:24

      Dhe ju thoni pse nuk fiton PD-ja ne Vlore ?

      Por sepse ka pas ne krye deficente si ky qe ka bere kete artikull

      Reply to this comment
  2. Moisi Golemi September 28, 19:13

    O gomar qe ke shkruar kete artikull. Po mire o idiot, per cfare parashe flet?? Ke pare ndonje luftetar qe niset duke luftuar me para ne gji?? Parate me vete i mbante ai kur luftonte, o qurrash i Ballit??

    Apo do qe te mbulosh veprimin qe beri ballisti yt, Azis Bicaku , qe dorezoi gjenralin e plagosur anglez Dejvis te gjermanet dhe i vodhi florinjte qe kishte me vete?? E qurrash i Ballit?? Vule m*ti do keni ne balle gjithe jeten. E mbafshi me shendet.

    Reply to this comment
  3. Briklona September 28, 23:06

    Do te flasesh ti, mender burre per komunistet e Smokthines?
    Priderit e mi jane nga ato ane, nga mund te jesh edhe zotrote dhe e kane jetuar luften dhe sidomos keta persona dhe keto njgarje qe shkruan pa pike turpi zotrote.
    Nuk bashkpunoi H, Lepenica me okupatorin!?
    E di mire zotrote?
    Doni te perfitoni o mjerane, po te ishit ne ndonje vend tjeter te okupuar , mbas clirimit do u kishin bere ate qe nuk ua priste mendja.
    Doni ti beni deshmore dhe heronj qe te jetoni ju mire me kete demokraci te raskapitur qe ka 26 vjet qe behet llastik se e kane udhehequr ca si sera jote.
    Me komunistet e Smokthines mos u mer o ditezi ! Kane qene legjendare dhe jo zvarranike dhe bisht perdredhur. Per ke do flasesh, per Shefqetin qe ua qendisi epopene sic e meritonin e cila te kruan te qerja ty?
    Do flasesh per Bako Devishin?
    Keneta nuk mund te krahasohet me malin!
    Lulo Spaho Mesapliku fluturonte nuk zvarritej!
    Rriji m….siper se ka dhe te tjere qe e kane jetuar historine dhe jetojne, mos te nxjerin te palarat e sojit tuaj qe tani nxirni koken si breshka nga samari.
    Ik more edepsez, kur do te flaseh edhe ti!

    Reply to this comment
  4. petraq September 28, 23:28

    keta ballistat mendjen tek parate e kan pasur gjithmon prandaj u shiten te nazi fashistet.cfar kerkoi hysni lepenica ne repartin ushtarak italian pse nuk ishte me partizanet kjo do te thote se ai hysniu ishte bashkepuntor i italianebe dhe u vra ne lufte si tradhetare.reakcioni qe u r=ingjal ne vitet e demokracise do beje mire te mos cpifi se populli i njeh mire sa e kane dashur shqiperine dhe sa krime kane bere kunder popullit

    Reply to this comment
  5. Oketo September 28, 23:47

    Zotni me emrin e qoftelargut ! Mund te shkruash ca te duash por nuk e shtremberon dot the verteten !
    Fakti I pare : Italia kishte kapitulluar dhe po I dorezohej pales kundershtare LANC ne prezence te aleateve angleze ! Keto Jane te dokumentuara edhe ne arshivat britanike mqs nuk I merrni
    ne konsiderate arshivat shqiptare . Na vjen keq per Lepenicen dhe djemte e tjere qe u vrane por nuk kishin PSE te luftonin me te vdekurin ( Italine qe kishte kapitulluar disa dite para Grehotit) !!!
    Fakti I dyte qe dihet nga te gjithe qe ishin ate dite ne Grehot : Objektivi I forcave te Ballit ishin Depot e Italianeve !
    Per as me siper mund te lexoni edhe kujtimet e oficereve angleze prezent ne Grehot . E qarte shoku Enver ?

    Reply to this comment
  6. Paqesori September 29, 02:04

    Nuk mund te shprehem per saktesite kronologjike…por…
    1. Në shkrimin e vitit 2001, unë i drejtohesha të ndierit Odise Grillo: Cila është përgjegjësia e vëllait tuaj Dhimitrit për këtë krim ?
    2. Dhe të mos harrojmë se partia në Vuno ishte Dhimitër Grillua. Afroviti më vonë u bë kryetare e kooperativës së Vunoit dhe mbajti kundrejt Dhimitrit, djalit të vetëm të Pilos Zisos……
    3…..Ishte i vetem ..apo kishte vella ky Dhimitri ,ore xhan ?

    Reply to this comment
    • Eri September 30, 09:01

      I mbuloi koha e gjate te vertetat. Jo me kot enver Hoxha tere kohen ishte ne ankth dhe luftonte edhe ne gjume me fantazmat e ballistave. Nese gjykohej ajo kohe gjeneralet e tij meritonin te kishin te njejtin fat si gjeneralet e vitit 1997. Ata jane mjeranet qe bene luften civile dhe ndane popullin edhe sot e kesaj dite.

      Reply to this comment
    • anogri October 4, 19:18

      Zhgarravitesi Memishaj nuk e ka hallin te tregoje historine. Perpjekja e tij eshte te lakoje Grillot. Sa per informacion Odhise Grillo e para nuk ka qene komunist dhe eshte i vetmi shkrimtar per femije qe eshte denuar per nje figure qe ka perdorur ne nje vjershe te tijen dhe ju hoq e drejta e botimit per 5 vjet.
      Thanas Grillo, xhaxhai i Odhise dhe Dhimiter Grillos eshte i vetmi person qe eshte i varrosur ne kubene e kishes ne Vuno me nje pllakat te dedikuar nga bashkefshataret e tij te cilin po e citoj me poshte:
      “Mjek Nase (Thanas) Grillo 1875-1944. Rilindas, pehapes i shkrimit shqip, mik i ngushte i Cajupit, antizogist, perkrahes i luftes Nacional Clirimtare, mjek i dashur dhe i respektuar i bashkefshatareve. Gusht 1981.
      Memishaj shiko te shpetosh historine e shtepise tende se ngele gjygjeve ti dhe familja jote dhe lere historine ta bejne ata qe jane te paanshem.

      Reply to this comment
  7. abs September 30, 22:45

    Shume i forte dhe po ashtu shume idiot ky argumentimi i autorit se Kuestori Fashist i Vlores e quante ne shkresat zyrtare Hysni Lepenicen bashkpuntor te fashizmit qe…ta shpetonte nga arrestimi fashist, sepse gjoja ne fakt paska qene antifashist i madh Hysniu.
    Hajde mendje hajde.

    Reply to this comment
  8. balo benca September 30, 23:26

    Enver ende e mban.mbiemrin e dajove?

    Reply to this comment
  9. andronika October 2, 14:48

    Ketit zhgarravitesi te historise do ti thoja ta kishte botuar kete pseudo-histori kur te gjithe emrat qe permend te ishin gjalle qe te kishin mundesi te replikonin per ngjarjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*