Kush është 31 vjeçari i arrestuar në Rrogozhinë? Ikja në Kanada dhe operacioni në fytyrë

June 10, 2016 13:49

Kush është 31 vjeçari i arrestuar në Rrogozhinë? Ikja në Kanada dhe operacioni në fytyrë

31 vjeçari i arrestuar sot në Rrogozhinë për llogari të drejtësisë italiane, duket se ka një betejë të gjatë kundër ekstradimit në vendin fqinj.

Sipas gazetës italiane Corrriere në një artikull të datës 20 janar të vitit 2009, shqiptari Shamo akuzohet për një vrasje të kryer më 6 gusht të vitit 2007, ku ka humbur jetën Elvis Daci, 27-vjeç, me origjinë shqiptare. Krimi u krye në Firence.

Në nëntor të po atij viti, policia italiane lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Florenc Shamon.

Shqiptari Shamo sipas artikullit, ka udhëtuar në vende të ndryshme të Evropës, si në Greqi, Holandë, Spanjë dhe në Shqipëri.

Por, më 4 janar të vitit 2009, ai ishte nisur me një anije mallrash në drejtim të Torontos në Kanada, nëpërmjet një karte identiteti të falsifikuar italiane, duke u quajtur Geracitano Vincenzo, lindur në Siderno në krahinë e Reggio Calabria. Sipas gazetës italiane, shqiptari kishte kryer edhe një operacion për ndryshimin e fytyrës.

Më 16 janar të atij viti, shërbimet e emigracionit në Kanada e arrestuan atë në portin Halifax dhe gjatë asaj kohe do të nisnin procedurat e ekstradimit.

Në një artikull të datës 16 shkurt të vitit 2009, gazeta Koha Jonë shkruan se shqiptari i arrestuar për falsifikim dokumentesh më 16 janar kishte kërkuar azil politik në Kanada, duke kundërshtuar ekstradimin në Itali apo në Shqipëri. Pretendimi ishte se i rrezikohej jeta, ndërsa ishte paraqitur si qytetar italian.

Ai shkoi në Kanada me emrin italian, por që rezultoi i falsifikuar. Më pas tha se quhej Mario Shamo, ndërsa më vonë u identifikua si Florenc Shamo. Shqiptari ishte pjesë e një bande shqiptare që vepronte në Itali.

June 10, 2016 13:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*