Amendamenti i PD për Vettingun, mister “arbitri” që do të gjykojë politikanët

September 7, 2018 15:36

Amendamenti i PD për Vettingun, mister “arbitri” që do të gjykojë politikanët

Zbardhet ligji për vettingun e politikanëve, platformë e iniciuar nga Partia Demokratike.

Teksa lançoi dje nismën, kryetari i të djathtëve, Lulzim Basha nënvizoi faktin se vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare. “BalkanWeb”ka arritur të sigurojë projektligjin e PD, që u dorëzua sot në Kuvend, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet

Megjithatë ligji që pritet të propozohet nga opozita, nuk parashikon se cili institucion do të kontrollojë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ndërkohë që mbi gjyqtarët dhe prokurorët është KPK, në rastin e politikës nuk dihet se kush do të jetë ‘arbitri’.

“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në ligjin në fjalë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e mbështeti platformën e PD, ndërsa i shtrihu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës për t’u ulur në një tryezë për këtë nismë.

l.h/ dita

September 7, 2018 15:36
Komento

9 Komente

  1. korçari September 7, 16:21

    Pra eshte njolloj si te shkosh te martohesh por pastaj kujtohesh se ke harruar nusen hajde estrade hajde ,keta i dine shqiptaret budallenj …

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji September 7, 16:29

    keshtu sic eshte shkruar e kemi me pike dhe preje ne kushtetuten e1998.vec kesaj kemi edhe nje ligj per dekriminalizimin.jo cdo vit dhe lesho nga nje pordhe,por veting,verifikim pastertie,aftesie per ate pue qe bejne,pra arsimin qe kane,verifikim dipllomash te shkolles se mesme dhe te larte.verifikim pasurise te tyren,te femijeve,te prinderve,vellezerve dhe motrave,kuneterve,etj.kush do ta beje?nje gjukate speciale,me gjukates te rikonfirmuar ne detyre nga organet e vetingut.pa te drejte apelmi. thjesht per faktin qe dosjet e politikaneve, qe nuk kalojne vetingun,ti jepen per hetim atyre organeve hetimore qe dalin nga reforma ne drejtesi,te kalojne shkallet e gjykimit(pra ketu kane te drejten e apelimit )dhe qe lulush hollandezi kerkon tu shmanget.keto te shtohen ne projektligj dhe te mos lihen me nenkuptime,por te jene taksative.te shohin lul7shet vrimen…ku do te futen.

    Reply to this comment
  3. Lul kastraveci pa fara September 7, 16:49

    Arbitri do jete kunati dhe vellai i lulit si njerzit me te ndercem.

    Reply to this comment
  4. Adih September 7, 18:39

    Po ju dridhen leqet e kembeve . Po i del ne ender RECI i Shkodres . Mos u lodhni kot ,juve do ja u beje Vettingun FBI. I ka ciper tavilines kryp ZMarku ,ja ka dhene FBI ,parate ku i keni ,e nga si keni ,neper bote Prisni sa te formhet SPAK dhe Prokuroria Speciale dhe pastaj propogandoni Vetting per vehten tuaj . Lerini findet ,nuk i ha njeri.

    Reply to this comment
  5. MH September 7, 22:39

    Flitet: Arbiter do jet Berisha.
    Miku dhe shoke armesh i Bashes qe do votoj pro ligjit te negociuar te vetingut njisoj si per ato te gjyqtarve.Mbasi nuk ka ngelur asgja per tu negociuar.Tha Basha.

    Reply to this comment
  6. MH September 7, 22:39

    Flitet: Arbiter do jet Berisha.Shpetojme nga rrevolucionet!!!
    Miku dhe shoke armesh i Bashes qe do votoj pro ligjit te negociuar te vetingut njisoj si per ato te gjyqtarve.Mbasi nuk ka ngelur asgja per tu negociuar.Tha Basha.

    Reply to this comment
  7. Azio September 7, 23:30

    Cfare mendon ti more Lulush?Populli nuk i ha keto pallavra te kurdisura teper trashe.
    Jeni jepi bukurosh,se ne fund ke vendin ne kosh,bashke me te tjeret hajdute e kriminele qe keni uzurpuar PD.

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic September 8, 01:44

    Lulashi dhe shume Lulasha te PD-se e kan shume te sigurte se do te fundosen nga vetingu.
    Ata mendojn se duke e marre kete nisme do te shpetojn pore aspak nuk shpetojne.!

    Reply to this comment
  9. hysa September 8, 09:03

    Sa i zgjuar ky keshilltari juridik i pd, bardhi me duket e ka mbiemrin. Me siguri vetingun per politikanet do ta udheheqe ky se bashku me salianin dhe babalen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*