Kush është Ardi Veliu, drejtori i ri i Policisë së Shtetit

February 5, 2018 14:13

Kush është Ardi Veliu, drejtori i ri i Policisë së Shtetit

 

Ardi Veliu, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Tiranës, do të jetë kreu i ri i Policisë së Shtetit.

Emri i Ardi Veliut u propozua nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe u miratua nga kryeministri Rama.

Ardi Veliu pason në detyrën e kryepolicit Haki Çakon, i cili u lirua nga detyra tre javë më parë me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në testin e disa ditëve më parë, Veliu mori gradën “Drejtues i parë”.

Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

l.h/ dita

February 5, 2018 14:13
Komento

9 Komente

  1. malsori February 5, 14:48

    Urime z,Ardi Veliut ne detyren e re,eshte kuader i kompletuer.Malsori.Boston

    Reply to this comment
  2. Pensionist February 5, 14:57

    Urime. Nje specialist nder me te mire qe ka Policia e Shtetit.Me kulture, i paster moralisht, djal trim dhe me integritet, familjar i mire dhe eshte shembull per te tjeret.
    Ka qene nje nder studentet me te mire, me rezultate shume te mira ne Akademine e Policise (Universitet 5 vjecar) ne Ankara, nje nder Akademite me te mira ne Bote dhe e standarteve me te larta perendimore.
    U gezova shume qe Z. Valiu eshte vene ne krye te Policise se Shtetit dhe kam bindjen se do e rrise edhe me tej nivelin e Policise tone.
    Suksese

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 5, 15:09

    ka qene beks, bravo! Ardian apo Ardi?

    Reply to this comment
  4. Hammerhaituri February 5, 18:00

    Begs dhe Pello me mir prishet
    Te na nderosh rrazen vllacko!!!

    Reply to this comment
  5. Lili February 5, 21:36

    Ka qene ne vlore edhe nuk ka pa gje…apo di cdo gje edhe do punoje si duhet per nje beks.

    Reply to this comment
  6. Teuta Ibrahimaj February 6, 08:17

    Nje drejtues Policie me nje shkollim te nivelit te larte dhe me nje kariere te shkelqyer profesionale.Urime e suksese ne Detyre.

    Reply to this comment
  7. ulurima February 6, 17:34

    Lili , je i madh, i ke rene pikes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*