Kush është deputeti i Kurbinit, të cilin Rama e përjashtoi “live”

September 7, 2018 13:39

Kush është deputeti i Kurbinit, të cilin Rama e përjashtoi “live”

 

Edi Rama ka kërkuar sot në Asamblenë Kombëtare të PS përjashtimin nga kjo parti të deputetit Gjetan Gjetani.

Rama u shpreh se deputeti i Kurbinit nuk ka bërë asnjë punë tjetër përveçse ka “shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo për të marrë vende pune”.

“Ai që bënte presione për të emëruar shefa komisariatesh, tani bën deklaratë kundër Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS-së. Ky duhet të jetë mësim për të gjithë deputetët që të ndajnë njëherë e mirë historinë nga futja e hundëve në çështjet e administratës, në ndërtimin e shtetit serioz”, tha Rama.

Por kush është Gjetan Gjetani?

Deri sot një politikan pothuajse i panjohur, Gjetani është zgjedhur deputet i Kurbinit si pjesë e listës së PS në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Si ish-punonjës policie, emri i tij është lakuar nga PD si i përfshirë në korrupsion, e po sipas opozitës ai rezulton të jetë i dënuar në Itali dhe ka mashtruar në plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

Në tetor të vitit të kaluar Partia Demokratike kërkoi verifikimin nga Prokuroria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të të dhënave të deklaruara për dekriminalizimin për dy deputetë, njëri prej të cilëve Gjetan Gjetani i Partisë Socialiste.

Ky i fundit asokohe mohonte akuzat e PD, duke theksuar se ai nuk kishte qenë kurrë në Itali.

Ndërkohë në faqen e Partisë Socialiste për të jepet vetëm ky jetëshkrim: “Gjetan Gjetani, lindur dhe banues në Milot, rrethi Kurbin, më 02.04.1982. Ai ka përfunduar studimet e larta në degën Juridik, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Nga periudha 16.08.2004 – 31.03.2008 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në Komisariatin Lezhë. Nga periudha 06.06.2008 – 21.07.2009 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në IEVP Lezhë. Nga periudha 01.07.2011 – 04.11.2013 ka ushtuar profesionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Lezhë. Nga periudha 05.11.2013 dhe në vazhdim është në detyrën e përgjegjësit të ZVRPP Kurbin”.

a.s/dita

September 7, 2018 13:39
Komento

22 Komente

  1. Bureto September 7, 14:06

    Dhe ky me këtë CV, është deputet?! Sot po e mësoj? Turp për ne si popull që votojmë të tillë, në këtë rast elektorati i qarkut Lezhë, nga ku ka dalë ky palo deputet. Rama ka bërë mirë që e përjashtoi nga grupi parlanentar i PS, por përsëri ai mbetet deputet. Por ama turp për Ramën që ka firmosur listën me këtë person si kandidat për deputet. Për asgjë tjetër, vetëm për CV që ka dhe për staturën e tij. Mjerisht të tillë janë me dhjetra në Kuvendin e sotëm, nga gjithë spektri politik.

    Reply to this comment
  2. fteri September 7, 14:23

    ku është katandisur PS-ja ?…!….,me deputet ordiner ,rrugaq nga miloti si GJETAN GJETANI ,i paska rënë thika në gjalp , nga periudha 05.11.2013 dhe në vazhdim është në detyrën e përgjegjësit të ZVRPP Kurbin ,ja paskeni mbushur xhepin me 500 dollarshe .Ai do sekuestrim pasurie dhe shkarkim .

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN September 7, 14:30

    partia ime me perjashton ??
    -po po, partia jote te perjashton se ke bo faj 😛
    po mire, pse nuk kerkoj pushkatim lartengjatesia ?? ky qenka me njolle ne biografi, si po kujdesohet DITA ta nxjerre … DITA, nuk do ishte mire te merreshim me akuzat e ktij perpara se ta akuzonim ?? apo e keni stil te vjeter kete, te gjithe ne kor me udheheqesin ?!!!

    Gjeto, ik Gjeto se do vij Mhilli, ik se i do te nderçem njerzit partia, e kane ves qe nga nexhmija ndershmerine keta 😛

    Reply to this comment
    • Sorra e bardhe September 7, 20:32

      Ironi “e holle” sorra e zeze. Do ta kishte zili nje kalamon i kopshtit pa drake. Po sorra mbetet sorre dhe se harron zanatin e vjeter ate te futjes sqepit ne mut.

      Reply to this comment
  4. Illyria-Shqiperia September 7, 14:34

    Me kete lloj cv depute t???!

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit September 7, 14:53

    ne curriculum nuk ka ndonje gje te jashtezakonshme qe njerezit hapin syte pse eshte deputet? Pse, çfare duhej te besh qe te jesh i denje per deputet ne Shqiperi, duhet te kesh shpikur rroten? Tjeter pastaj se nuk mbeti debil pa diplome, sidomos universitetet e rretheve dhe ato maqedonase e bullgare, qe jane mashtrime te pastra-

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 7, 17:23

      mono
      komentuesit Bureto,fteri,Illyria-Shqiperia janë në mbrojtje të partisë dhe jo të të drejtës!!
      nuk e di se kush është ky tip,por deri dje këtë CV e mbrojti me zjarr PSja!!kur e akuzonin të tjerët!!
      këta llapaqenër duhet të mbrojnë koqet e dashit të tyre!!
      ky tip mund të jetë maskarai i maskarenjve,por të mos e harrojmë se e ka emëruar palloshi i tironës!!
      pra nëse ky është maskara,një maskara tjetër ka qënë ai që e ka emëruar!!
      sa për dipllomën!?
      ndoshta e ka të blerë a të fituar me djersë,ky përjashtim i palloshit as vërteton paaftësinë e tij por dhe aftësinë e tij!!në letër ai i ka të gjitha kushtet për të qënë deputet!
      sipas pikave të ballës të publikuara sot!!
      ky bën një kritikë,e drejtë apo e padrejtë!?
      nuk më intereson!!
      përjashtohet menjëherë!!
      kjo është katastrofale!!
      pra nuk është më i bindur ndaj diktatit!?
      jashtë rradhëve të diktaturës!!
      dhe tërë kjo paraqitet si demokraci e PS,si largpamësi,zotësi,trimëri,burrëri e psikopatit të tironës!!
      popull idiot që smësove nga vuajtjet e tua!!
      popull që kënaqesh duke u vettorturuar!!

      Reply to this comment
  6. mirel September 7, 15:23

    Po Ramen qe merr para nga koncesionet kush duhet ta shkarkoje?
    Po qe vjedh buxhetin e shtetit dhe shpif per historine e Shqiperise me qellime dashakeqe dhe perfitimi, kush duhet ta denoje?

    Reply to this comment
    • ben September 7, 16:51

      po mire o bythqir meqe i ditke gjerat kaq mire pse nuk i publikon, pse nuk i con ne prokurori?
      yyyy fare e keqe llafazanesh ordinere, psikopatesh ( info) , injorantesh e idiotesh noterike ( markUK dhe shvejku)
      ptuuu

      Reply to this comment
  7. info analitike September 7, 15:26

    Po mire more shoke pse pikerisht tani qe qy guxoi te kritikonte korrupsionin e policise, kriepsikoja e gjeti ta perjashtonte! Po ne lista kush e zgjodhi kete? Shukriu? Po ata kriminelet e tjere perse nuk i denoncon por i mbron shoku Edver, apo ata i binden diktatit te partise me mire se Tao Tao?
    Ashtu de vazhdoni luften kunder armikut te brendshem e te jashtem e perjashtoni elementet reaksionare e poliagjentet nga partia sic bente tepke qemoti kumandari. Kesaj po qe i thone rilindje.

    Reply to this comment
  8. Mark U.K September 7, 15:30

    Dje shkrova se Gjetani e siguroj mos kanditimin se vjen deri atehej te shpetoj.

    Reply to this comment
  9. Adih September 7, 15:59

    BURETO …[email protected]……
    Tani qe Rama ,e hoqi ose e perjashtoi kete deputet , tani u rregullua shqiperia .
    LUMSI NE FAKIRET ,E VAJ ME DET 😮 Bureto.

    Reply to this comment
  10. info analitike September 7, 16:28

    Qy eshte shembelli me i mire se sa me vendosmeri po e kryen partia me ne krie kriepsikon detyren e luftes ndaj korrupsionit. Pra shoke mos hezitoni te denonconi tek portali e tek krieministri se te gjithe do te vleresoheni si qy Gjetua.

    Reply to this comment
  11. ben September 7, 16:52

    po mire o bythqir meqe i ditke gjerat kaq mire pse nuk i publikon, pse nuk i con ne prokurori?
    yyyy fare e keqe llafazanesh ordinere, psikopatesh ( info) , injorantesh e idiotesh noterike ( markUK dhe shvejku)
    ptuuu

    Reply to this comment
  12. Arben September 7, 17:02

    Kur thua gjerat sic jane del armik.

    Thirrje popullit ta marre.trurin me vete diten e votimit.

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen September 7, 21:07

      @Arben , nuk e ke mbaruar ate qe do te thuash : ” Thirrje popullit ta marre trurin me vete diten e votimit dhe pa u menduar me gjate , TE VOTOJE SHPELLARIN SERB TE VICIDOLIT ! ” . Keshtu do te ishe me transparent !
      Shqiperia nuk ka pare kuuuurre qeverisje me te keqe dhe me antishqiptare , se sa ne vitet me banditin e lindur dhe rritur ne shpelle !

      Reply to this comment
  13. asd September 8, 08:55

    Rama e mori deputet sepse ky gjetani i sherbeu, sidomos me parate e vjedhura ne ZRPP, por edhe me vota e “lufte” ne terren per te bindur kurbinasit te votojne PS. Sigurisht gjetan njeriu do feten e tepsise si te gjithe (rroga nuk ia kthen parate qe i ka sherbyre Ed Rames) dhe flet e kerkon “te drejten” e tij per te rregulluar vende pune sepse ai ka PAGUAR. Rames nderkohe i prishi ajrin e “paster” ne PS dhe e hodhi si limon te shtrydhur.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 11, 12:52

      mir mor njerëz që ky qënka pis e kalu pisit,por a ju shkon ndërmëndje të bëni dhe disa llogari të vockla fare?
      -sikur ky të ketë të drejtë për ato që thotë!pra që policët e kurbinit nuk janë në rregull??
      -përse na del tashti hajdut e kriminel dhe disa ditë më parë na ishte burrë i mirë??
      -mos vallë nuk do të ishte më mirë që diktatori i partisë të bisedonte e ti thoshte “o gjetan,nuk ke të drejtë!policia është aq e mirë sa nuk ka ku të vejë!!”ose mund ti thoshte “o gjet,ke të drejtë,do ta shikojmë atë punë,bile kontribuo dhe ti për ta ndrequr më mirë!”
      kurse ju partizanët e partisë direkt në sulm e vra e pre majtas e djathtas!!e njëjta gjë me blushin,e njëjta gjë me patozin e olldashin!!
      a nuk ju duket se që të dy këta ndyrësirat diktatoriale janë të njëjtë?
      a nuk ju duket dhe ju partizanëve të të dy krahëve se jeni të ngjashëm si dy pika uji??
      a ju duket e drejtë ajo që bëni sot,gjë që deri dje e keni quajtur të gabuar tek kundërshtari??
      diktatorët lindin nga njerëz që duan diktatin në shpinë të tyre!!
      diktatori nuk lind nga njeriu që do lirinë!!
      futju pak menimit lali me pseudonim “asd”!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*