Kush është Etilda Gjonaj, ministrja e re e Drejtësisë

August 27, 2017 14:18

Kush është Etilda Gjonaj, ministrja e re e Drejtësisë

 

Etilda Gjonaj ishte një ndër të paktët emra të rinj në qeverinë “Rama II”.

Etilda Gjonaj është zgjedhur nga Edi Rama si ministre e Drejtësisë.

Gjonaj deri më tani mbante postin e zv/ministres.

Kush është Etilda Gjonaj

Është emëruar Komisionere e Avokatit te Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë në 10 Prill 2014, me një mandat 3 vjeçar.

Lindur në datë 6.05.1981. Ka ndjekur studimet e shkollës së mesme Qemal Stafa, Tiranë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën 1999 – 2003.

Në vitin 2004 ka fituar titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjatë periudhës 2009-2011 ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare në shkenca penale në Fakuletin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë, duke marrë diplomën Master shkencor në Shkenca penale. Aktualisht ndjek studimet e Doktoraturës në Shkencat penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2002 është punësuar pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si një nga organizatat më të njohura dhe aktive në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vend.

Gjatë eksperiencës më shumë se 11 vjeçare në KShH është ngarkuar më përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në pozicionet “Jurist”, “Koordinatore Projekti” dhe së fundmi, prej katër vitesh ka qënë “Drejtuese e Programit nr.1 “Reforma Ligjore dhe Institucionale, Drejtësia dhe Reforma Zgjedhore”, pozicion të cilin e vazhdoi deri në emërimin si Komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Gjatë angazhimit të saj në KSHH ka drejtuar gjithashtu dhe Klinikën ligjore pranë kësaj organizate. Gjatë periudhës 2008 – 2011 është angazhuar si pedagoge e jashtme në Departamentin e së Drejtës Penale, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka patur një aktivitet të shquar në një sërë publikimesh, studimesh kërkimore dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e drejtësisë si dhe pjesëmarrjes si lektore në një sërë trajnime, konferenca dhe seminare si vendase dhe ndërkombëtare. Ka dhënë kontributin e saj si eksperte e angazhuar nga organizata vendase dhe ndërkombëtare në një sërë raportesh dhe studimesh si Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të planeve të veprimit të Shqipërisë për procesin e Integrimin Europian; monitorimi i zbatimit të plan veprimit të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit; Monitorimi i zbatimit të Rekomandimeve të Komisionit Europian nga shteti Shqiptar 2008 – 2012; Monitorimi i zbatimit të plan veprimit të reformës në drejtësi 2011 – 2013, etj.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e rrjeteve të ndryshme si Koalicioni i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Rrjetit të monitoruesve të gjykatave, etj.

Ka marrë pjesë në një sërë trajnime, konferenca dhe grupe pune si brenda vendit dhe jashtë tij në fushën e të drejtave të njeriut. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane. Ka njohuri të pakta në gjuhën frënge.

August 27, 2017 14:18
Komento

25 Komente

  1. FATMIR SHEHU August 27, 15:42

    E RE, ME VEPRITARI -PIKERISHT NE MOSHEN E MATURITETIT- PO NUK DHA TANI NUK KA C’TE JAP ME VONE. KAME BESIM SE DO JAP DHE TA FUSE NE RRUGEN E LIGJIT DREJTESINE ! URIME!

    Reply to this comment
  2. Hjashari August 27, 15:48

    I deshirojme sukses dhe gjithe te mirat ne postin e ri

    Reply to this comment
  3. demo August 27, 15:50

    Shtoi Briseidat,shtoi se keto anonimet do ta nxjerrin bojen.Bota ministrat e drejtesise i ka mbi 50 vjec.

    Reply to this comment
  4. jani August 27, 15:59

    zari i vasilikes dhe mbesa e emir dobianit. nje injorante e pashoq. o medet per Rama 2. kordinatore projekti qe e perkthyer do te thote mbledh disa njerez ne nje salle dhe u flet per projektin qe ka fituar vasilika. ata marrin nje mut ndersa vasilika merr leket. jemi kthyher ne kohen e Lenka Cukos e cila doli e para ne mbledhjen e pambukut me dy duar dhe nga kjo Enveri e beri ministre.

    Reply to this comment
    • Ani August 27, 19:54

      Cja ke fut kot me ket koment.Ska lidhje kerrkund me ermir dobjanin dhe nuk esht zari vasilikes.Cpaskeni qene per shpifje more

      Reply to this comment
    • sigurimsi i PD August 27, 21:34

      ti or car jo lenka cukon nuk e njeh nga ato qe shkruan,por edhe kete qe po e shan nuk e besoj ta njohesh,por vetem hajde te bejme opozite me bythe si shpellaret

      Reply to this comment
      • Lenka Cuko September 21, 16:18

        shko ha fara luledielli, se i poqi visho ajazi 😉 “si shpellaret” thua, po nuk e shikon veten qe vetem bishti te mungon.

        Reply to this comment
  5. j August 27, 16:27

    Qe ka bere universitet shqiptare, mere me long.
    Te shohim sa do te jete në gjendje te reformojë drejtesine,
    prokuroret hajdute,dhe gjykatesit mafjozë,korrupsionin e kudopranishem.
    Urime pune te mbare dhe suksese.

    Reply to this comment
  6. Pellazgos August 27, 16:50

    Sa turp,njerez kot pa moral,pa dinjitet,pa respekt.Shtet qe nuk ka vazhdim i nje kombi me identitet tjeter,me kulture tjeter,me histori tjeter.
    Cfare jane keto emra koti si Etilda,Matilda,Senida,Eduard,Erion,Elvis etj.
    Jemi bere si Brazili shtet me emra te bukur,kurse te tjeret nga Kosovo kane 98% emra Arabe myslimane.
    Emrat jane te shenjte vellezer,si ka mundesi qe jemi katandisur keshtu.

    Reply to this comment
  7. Ardit Luarasi August 27, 17:47

    Kush nuk e njeh Etilden mund te thote shume gjera! Te gjithe ata qe e njohin e dine se sa e afte eshte Etilda.

    Reply to this comment
  8. Artur Hafizi August 27, 17:50

    Ministria e Drejtesise ka pasur nevoje vertet per nje njeri sic eshte Etilda. Njeri me parime, nje grua punetore dhe mbi te gjitha shume e afte! E njoh Etilden dhe kam shume besim se ka per te bere nje reformim te vertete te drejtesise !

    Reply to this comment
  9. Genta Sukaj August 27, 17:52

    Më në fund një ministre që ka formimin e duhur për të drejtuar një institucion të till me rëndësi sidomos tani në valën e reformës në drejtësi për të ngritur një sistem të denjë.

    Reply to this comment
  10. Agron Tafaj August 27, 17:52

    Zonja Gjonaj eshte nje nga profesionistet me te mira te politikes shqiptare. Kete post ajo e meriton plotesisht.

    Reply to this comment
  11. Veli Arapai August 27, 17:55

    Ministria e Drejtesise tashme e ka eksperincen. Ajo ishte zv ministre keto muaj ku beri punen e lolove te bashes. E meriton plotesisht

    Reply to this comment
  12. Vasken Daku August 27, 17:58

    Zonja Gjonaj nuk ka zhgenjyer asnjeher! Nga avokati i popullit dhe deri tek zv ministre. Nuk ka deshtuar kurre. E meriton plotesisht

    Reply to this comment
  13. Vrion Meta August 27, 18:01

    Nuk mund të kishin gjetur dikë më të mirë se z.gjona për ministrin e drejtësisë, në një kohë kur ajo ka bërë një punë të admirueshme si zv.ministre dhe një menaxhim efektiv gjatë këtyre muajve të ministrit teknik që nuk u dukë gjëkundi.

    Reply to this comment
    • Ilir Coka September 21, 16:28

      Vrion Meta, Vasken Daku, Veli Arapai, Agron Tafaj, Genta Sukaj (ta dish ti c’do me thene ne italisht “suka”, s’e perdorje per mbiemer te sajuar per goce), Vrimion Meta, emra futja kot, qe s’ekzistojne. ca jeni ju, klubi i barit apo i miellit?

      Reply to this comment
  14. Arsen Luci August 27, 18:57

    Mimistrja e re e Drejtesise eshte nje nder juristet me te mire qe ka Shqiperia . E kam njohur kur punonte tek Avokati i Popullit dhe ishte shume e afte per punen e saj. Nje njeri i drejte dhe shume korrekte per punen qe bente . Njerz te tille duhen te drejtojn

    Reply to this comment
  15. Ana August 28, 05:35

    Gezoj dhe kam nje ndjenje te vecante kur degjoj suksesin e femrave shqipetare!

    Reply to this comment
  16. Denis sulka September 3, 16:10

    Figure serioze dhe profesioniste.Nuk e kuptoj si flisni per dike pa w njohur fare dhe ne ajer pa fakte.

    Reply to this comment
  17. Anxhela Hoxha September 3, 16:11

    Ministrja qe na duhet ,ka kontribuar dikur e do vazhdoje te punoje di duhet

    Reply to this comment
  18. Merita Fatosi September 3, 18:20

    Zgjedhje e zgjuar, njeriu i duhur për një post që kërkon këto kohë më shumë punë se kurrë. Me besim të plotë tek zgjedhjet dhe aftësitë e ministres së re.

    Reply to this comment
  19. Emi Kristo September 7, 20:28

    Ju urojmë suksese dhe pune te mbarë, kush ka dëshirë për punë, punon njerzit të thonë ç’të duan

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*