Gjykatësi 33-vjeçari që drejton Gjykatën e Tiranës dhe një raport për KLD në selitë diplomatike

May 9, 2014 13:46

Gjykatësi 33-vjeçari që drejton Gjykatën e Tiranës dhe një raport për KLD në selitë diplomatike

 

Kur disa muaj më parë u akuzua se qëndronte pas ndërtimit të një pallati në zonën e Don Boskos në Tiranë, gjykatësi Fatri Islamaj i mohoi akuzat publikisht. Por në portalin e Ministrisë së Drejtësisë “Stop Korrupsionit në Drejtësi” akuza për fshehje pasurie nga Islamaj qëndroi gjatë pa përgjigje: “Pallati që po ndërton kryetari aktual i Gjykatës së Tiranës te Don Bosko a ka leje, nga kush e ka, ku i ka gjetur paratë e ndërtimit dhe të tokës? – shkruhej në denoncim.

Islamaj, i diplomuar në 2006, u emërua fillimisht gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Ai ishte vetëm 33 vjeç kur (pas disa muajsh si kryetar i komanduar), u zgjodh nga KLD-ja në mbledhjen e 18 janarit 2013, si kryetar i Gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit. Ai zëvendësoi në këtë post ish-kryetarin Artan Zeneli, që u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë.

Shumë shprehën habi si ishte e mundur që në një moshë të tillë të drejtoje një nga gjykatat më të rëndësishme në vend. Jo pak ishin ata që e konsideruan nën zë këtë emërim si nepotizëm të pastër.

Familja e Islamajt është me origjinë dhe fshati Tropojë e Vjetër, në Tropojë dhe ka lidhje gjaku me familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Përveç detyrës së gjyqtar ai është edhe asistenti i vajzës së kryeministrit, Argita Berisha Malltezi që jep mësim si pedagoge e lëndës “E drejtë Tregtare” në Fakultetin Juridik të Tiranës.

Ky “fat” në emërime nuk mbaronte këtu. Vëllai i kryegjyqtarit të Tiranës, është 39-vjeçari Fatbardh Islamaj, i cili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, më 17 janar 2013, në vend të Sahit Dollapit që u bë administrator shtetëror i CEZ Shpërndarje.

Fatri Islamaj

Fatri Islamaj

Po emërimet në poste të tilla nuk ishin thjesht sepse ishin nga fshati i Berishës edhe pse shumë shpesh ka mjaftuar edhe kaq gjë. Gjykatësi në fjalë ngjashëm me Gjonin dhe të tjerë, angazhoheshin rregullisht në dënimet e ish-opozitarëve sot në pushtet, të cilët kanë premtuar se do të rivinin drejtësi edhe në sistemin e drejtësisë.

Në 16 nëntor 2011 ish lideri i opozitës, sot kryeministër Edi Rama, në mbledhjen e përjavshme të Grupit Kuvendor, deklaronte se drejtësia e kapur nga pushteti, po shkel jo vetëm të drejtat e opozitarëve, por edhe vetë Kushtetutën e vendit.

“Kush janë Rezarta Balliu Vigani, Elona Gjoka, Fatri Islamaj apo Ergys Pëllumbi që veshur me togën e zezë japin vendime për llogari të Saliut dhe të klanit të tij të zhytur në korrupsion duke ndëshkuar me gjoba si të mafies deputetët e opozitës për fjalën e tyre të lirë në Kuvendin e Shqipërisë. Ç’janë këta, zotërinj dhe zonja që marrin guximin dhe ndëshkojnë opozitën e Shqipërisë pa marrë as mundimin të dëgjojnë dhe shqyrtojnë prova, duke shkelur dhunshëm çdo procedurë dhe duke i trajtuar deputetët në sallën e gjyqit si njerëz pa asnjë liri dhe asnjë të drejtë. Ku e gjejnë këta togëzinj dhe këto togëzeza kurajën të shkelin Kushtetutën, ligjin, etikën dhe të japin drejtësi me dy standarde katëcipërisht të kundërt. Shpifja qenka fjalë e lirë për Saliun dhe për pushtetin, ndërsa akuzat e bazuara mbi fakte qenkan shpifje të ndëshkueshme për opozitën. Me një qëllim të vetëm mbylljen e gojëve për të vërteta rrëqethëse të barkut të kalbur në korrupsion të shtëpisë së pushtetit të Saliut”,  – shprehej Rama.

Ish-kreu i opozitës deklaronte me tej se çdo individë që shkel ligjin do të vij dita që do të përballet me të. “E siguroj çdo dallkauk dhe puthadorë që i bie çekiçit përditë për të marrë në qafë këdo që s’ka pushtet dhe para për xhepat e vet të pistë, se drejtësia në Shqipëri do të vihet, në një ditë jo të largët. Dhe, do vihet duke filluar nga ndarja e pushtetit gjyqësor me gjykatësit e padenjë, që i kanë lënë mëkatet e tyre me shkrim dhe me vula në malin e dosjeve të padrejtësive të të gjitha këtyre viteve mbi mijëra, e mijëra, e mijëra, e mijëra shqiptarë të zakonshëm dhe të pafajshëm që janë viktima të padrejtësive të tyre”.

Por ndërkohë pak javë përpara mbushjes së 1 viti që prej zgjedhejve të 23 qershorit, drejtësia vijon të jetë e kapur nga gjykatës të kamur që përdorin shërbimin politik si licensë për të vazhduar zhytjen në degjenerim moral të një prej pushteteve që është kthyer në një kancer me metastaza të plota për shqopqërinë shqiptare.

 

KLD, materiali sekret i shumicës

Ka disa ditë që një material “sekret” i prodhuar nga maxhoranca dhe që është dhe në dispozicion të disa prej selive diplomatike në Tiranë, ka bërë një radiografi dramatike të situatës në KLD. Situata në qeverinë e gjyqësorit në shkelje të ligjit, shumica dërmuese e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, pa mandat. Gjykatat administrative punojnë me gjysmën e kapacitetit të tyre. Një listë e gjatë me probleme që në thelb janë akuzë për Presidentin e Republikës, kryetar i saj.

 

Lorenc Vangjeli – JAVA

Eshtë një mal me paligjshmëri. Eshtë një situatë e fshehur në vite nga sytë e publikut, e cila e nxjerr në dritën më të keqe të mundshme KLD-në, atë që quhet qeverisja e gjyqësorit. Një material dramatik i përpiluar me gjasë nga maxhoranca, ministria e drejtësisë, dhe që ka përfunduar edhe në tryezat e punës së disa prej ambasadorëve më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë bëhet sot për herë të parë publik. Zyra e njërit prej këtyre ambasadorëve e vuri këtë material voluminoz në dispozicion të revistës JAVA me një koment të vetëm: “E njihnim situatën deri diku, por kjo që shohim është thjesht e pabesueshme. Akuzat janë shumë të rënda, duhet që KLD të reagojë urgjentisht për të pozuar versionin e saj për to”.

Dhe në fakt, nëse do të ishin të vërteta pretendimet e maxhorancës, situata e paligjshmërisë në KLD është padyshim jashtëzakonisht e rëndë. Me probleme të mbartura në vite dhe me një pafundësi shkeljesh të të gjitha natyrave. Duke publikuar këtë material, JAVA është e hapur të publikojë dhe përgjigjen zyrtare të KLD-së mbi të.

 

KLD, çfarë ka pas perdes

“…KLD ka qenë dhe mbetet jo eficiente në përmbushje të detyrave të saj funksionale…”, ky është konkluzioni i parë i nxjerrë nga materiali, që faqe mbas faqeje plotësohet me prova të qëmtuara me kujdes dhe që i përkasin disa viteve rresht.

Informacioni i parë ka të bëjë me faktin që ministri i drejtësisë Nasip Naço, duke nisur që nga shtatori i vitit të kaluar ka depozituar në KLD kërkesën për shqyrtim të 13 dosjeve për procedim disiplinor, për 13 gjyqtarë që ushtrojnë detyrën në gjykata të ndryshme të shkallës së parë. Por për ironi, …KLD nuk ka shqyrtuar ende katër kërkesa të tilla të depozituara që prej vitit 2012, kohë kur ministër i drejtësisë ishte zoti Eduard Halimi, sot deputet i PD-së. Kjo gjë ka shkaktuar si reakzion zinxhir një tjetër mëkat. Një gjykatës shkodran, i cili ishte në “listë pritjeje” për t’u proceduar, në të vërtetë është promovuar në detyrë. Kurse në një rast tjetër, një gjykatës në të njëjtat kushte në Kukës për të cilin është kërkuar ndërprerja e ushtrimit të detyrës si kryetar i gjykatës, ka pasur gjithashtu të njëjtin fat. Natyrisht më të mirë. Natyrisht me ngritje në detyrë dhe në karrierë, kur duhej të priste të kundërtën.

Drejtuesit e gjykatave

Ligji i kërkon dhe i jep tagër KLD-së që të bëjë emërimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit. Por KLD, për arsye të “çuditshme”, nuk e ka ushtruar këtë kompetencë. “…ka lënë në krye të gjykatave kryetarë të cilëve ju ka mbaruar mandati prej vitesh ose gjyqtarë të komanduar apo të deleguar prej vitesh. Një shembull: kryetari i gjykatës së Apelit të Vlorës është në këtë situatë prej gjashtë vitesh. “…një gjë e tillë ka krijuar një situatë pasigurie dhe papërgjegjshmërie që sigurisht është përdorur për t’i vënë ata nën presion”, thuhet në materialin që disponon revista JAVA. “Presion”? Materiali nuk i vë një emër konkret atij individi, institucioni apo personazhesh të tjerë që e bëjnë një gjë të tillë.

Materiali pretendon se KLD ka shkelur dhe një vendim të KLD-së të gjashtë viteve më parë, të marsit 2008 për funksionin drejtues në gjykata. Nën urdhëresën e këtij vendimi, vendi vakant për detyrën e kryetarit të gjykatave duhet të plotësohet brenda tre muajve nga krijimi i tij. Dhe po kështu, delegimi i i kryetarit të një gjykate në detyrë, do të ishte vetëm përjashtim dhe jo rregull. Dhe në çdo rast, për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj. Por çfarë ndodh në realitet? Nga 29 gjykata të shkallës së parë, 23 prej tyre i kanë kryetarët që ushtrojnë detyrën në kundërshtim me ligjin. 11 prej tyre drejtohen nga kryetarë të komanduar për të cilët ka përfunduar çdo lloj mandati ligjor për të ushtruar funksionin. Kurse në katër raste të tjera është dhe më keq: këtyre të katërve ju ka mbaruar mandati i drejtuesit, por vazhdojnë të jenë të tillë pa qenë as të komanduar nga KLD-ja.

E njëjta situatë dhe në gjykatat e apelit. Tre në tetë kryetarë janë të paligjshëm në funksionin që kryejnë. Në apelin e Durrësit dhe atë të krimeve të rënda kryetarët janë me mandat të mbaruar dhe për më tepër, gjithashtu nuk janë as të komanduar nga KLD-ja në këtë detyrë.

Edhe emërimet e fundit të kryetarëve të gjykatave të apelit në këtë fillim viti, në janar-shkurt 2014, janë kryer në shkelje të ligjit, pretendohet në materialin e maxhorancës. Për të marrë këtë funksion, i zgjedhuri duhet që të ketë një vlerësim “shumë mirë” të performancës së punës në dy vlerësime të njëpasnjëshme të tilla. “Asnjëri nga të emëruarit nuk e plotësonte këtë kriter”. Dhe po kështu, për asnjë nga të emëruarit nuk ka pasur, ashtu siç kërkon ligji, një raport të paraqitur prej tij përpara KLD-së.

Emërimet pezull

KLD mban pezull emërimet e kryetarëve në gjykatat e rrethit në Durrës dhe Shkodër. Arsyeja? E thjeshtë. Dy kryetarët e komanduar që duket se janë të parazgjedhurit e KLD-së për t’u emëruar nuk plotësojnë kriterin e vjetërsisë në detyrë prej katër vjetësh për të marrë këtë funksion. Kështu që, shty ta shtyjmë deri sa t’u vijë rradha pikërisht atyre.

Progres raporti i vitit 2013 përcaktonte: “Raundi i emërimeve, transferimeve dhe ngritjeve në detyrë të gjyqtarëve i muajit korrik, tregoi se marzhi i diskrecionit i gëzuar nga KLD-ja është ende shumë i gjerë dhe duhet të ulet”. Si përkthehet në realitet ky marzh? Të paktën sipas maxhorancës KLD ka shkelur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor për sa kohë “…nuk ka kryer vlerësimin profesional të gjyqtarëve”. Një gjë që duhet të bëhej të paktën njëherë në tre vjet. Vetëm në janar të këtij viti kanë përfunduar vlerësimet profesionale për vitet 2005-2006. Për KLD-në koha ka mbetur ende në mandatin e parë qeverisës së Partisë Demokratike, që sot ka pothuaj një vit në opozitë.

KLD nuk ka mundësuar listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve duke shkelur sërish ligjin. Kjo është një listë që duhet të përditësohet çdo gjashtë muaj. Pikërisht mungesa e kësaj liste që është detyrim ligjor që të bëhet, i jep mundësi KLD-së që në procesin e promovimit të gjyqtarëve të jetë subjektive.

 

Konflikti i interesit

Ka shumë të tillë brenda këtij institucioni, por një prej tyre është më pikanti. “…KLD ka promovuar antarët e saj përgjatë mandatit si antarë të këshillit. Ky fakt ka sjellë si pasojë një gjendje paligjshmërie në KLD për shkak të prishjes së balancave të përfaqësimit të gjyqtarëve të niveleve të ndryshme”, thuhet në material. Konkretisht, institucioni i drejtuar nga Presidenti i Republikës, në shkelje të ligjit, ka promovuar një gjykatës të shkallës së parë në Tiranë për në apelin e kryeqytetit dhe një tjetër nga Lushnja e ka sjellë në Tiranë, ndërkohë që kanë qenë vetë antarë të KLD-së.

Gjykata administrative

Ka qenë një temë e fortë debati në vitet e fundit. Maxhoranca e djeshme akuzonte socialistët për bllokimin e këtij projekti jetik për marrëdhëniet e tij me biznesin. Por çfarë ka ndodhur realisht mbas perdeve të mbyllura? Gjykatat Administrative në Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, nuk funksionojnë me kapacitetin e tyre normal, sipas organikës, sepse…, sepse KLD nuk ka bërë emërimet e gjykatësve sipas ligjit. Punojnë pothuaj gjysma e gjykatësve të nevojshëm. Dhe kur vjen puna tek emërimet, KLD ka shumë halle. Për shembull, tetë studentët e magjistraturës që kanë përfunduar studimet e tyre që dy vjet më parë dhe po tetë të tjerë që kanë përfunduar studimet në 2013, për më shumë se një vit nuk janë emëruar në detyrë. “Zvarritja e emërimit të tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme për të plotësuar vendet vakante në gjykatën e Tiranës me emërime të tjera në kundërshtim me ligjin dhe me mbështetje ekonomike”, akuzohet direkt në material.

Ina Rama

“KLD shkeli ligjin dhe votoi kundër propozimit të ministrit të drejtësisë për rikthimin në detyrë të ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama. Ligji përcakton se pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në prokurorinë e përgjithshme ose në vendin e mëparshëm aopo në një vend të barazvlefshëm me vendin e mëparshëm…”. Por një gjë e tillë ndodhi. Zonja Rama e ka kundërshtuar në gjykatë këtë shkelje të së drejtës së saj dhe është në pritje të gjykimit. Ajo që bënte përshtypje në mbledhjen e KLD-së kur u rrëzuar kandidatura e saj ishte megjithatë dhe tjetër gjë: niveli shpesh pothuaj banal i diskutimeve të disa prej antarëve të KLD-së.

Lista e shkeljeve vazhdon dhe më tej. Por dhe kaq është e mjaftueshme për të kuptuar humorin e maxhorancës ndaj këtij institucioni. Gjithmonë nëse pretendimet e saj janë të të drejta. Megjithatë, ky material që bëhet publik për herë të parë, në thelb është një sfidë. Një sfidë për KLD-në që të japë përgjigje për këto akuza. Qoftë nga zyra e kryetarit të saj, Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, qoftë nga zyra e nënkryetarit të saj të zgjedhur nga kuvendi. Heshtja në këtë rast nuk është flori. Eshtë një argument më shumë për vërtetësinë e akuzave që maxhoranca në qeverisje i bën qeverisë së gjyqësorit. Këtij pushteti që ka besimin më të ulët të publikut që e konsideron në mënyrë dramatike si pushtetin më të korruptuar në vend.

May 9, 2014 13:46
Komento

30 Komente

  1. korabi May 9, 14:11

    Drejtesia ne shqiperi eshte turpi dhe gangrena e ketij shteti !!

    Reply to this comment
    • N-VJOSA May 9, 21:08

      Edi Rama dhe Ilir Meta, nqs duane te ndertojne shtet, duhet te fillojne nga Drejtesia.
      Largoni urgjent si te paafte dhe partiak ne kundershtim me Kushtetuten President Sakatin, Kapterin e Saliut!
      Dy tre kandidatura dhe Presidenti te zgjidhet d i r e k t nga Populli!
      Gjyqtaret ne Shqiperi ose jane partiake ushtare te Sali Sharlatanit, ose jane te korruptuar deri ne kocke!
      Edhe Kancelarja Merkel i kerkoi Rames reforme rrenjesore ne Drejtesi!!!!…
      Por kur?
      Kur te hipi Gomari ne maje te Fikut?!…
      Si ky cunaku qe prezanton DITA, i cili ka per Kushtetute Sali Rrufjanin , ka plot ne Shqiperi.
      Shume nga ata jane te korruptuar dhe marrin leke ne forma te sterholluara si Gjin Gjoni…
      Nje shembull qe e kam perjetuar vet. Une e njoh ate direkt.E kam takuar dhe pire kafe me te.I tregova per nje rast se si nje qytetar zvarritej dyerve te gjyqit, qe ta ndihmonte sepse ai KERKONTE DREJTESI DHE VETEM DREJTESI !…
      E dini se si me tha:
      – I thuaj atij shokut tend te veje te takoje gruan time dhe ti thote….
      Ja trasmetova kete te interesuarit.
      E dini si mu pergjigj?
      – Ai gjyqtari qe ke biseduar ti te ka thene indirekt qe une ti coj zarfin me para te shoqes!!!!…Por une nuk kam para, se po te kisha, do ta kisha zgjidhur problemin!…Te falemnderit per interesimin!…
      Nuk e di, por edhe pse kjo histori ka afro dhjet vjet qe ka ndodhur, ajo “falemnderit” dhe “zarfi”, qe duhej cuar jo direkt, po se shoqes se gjyqtarit me ka mbetur ne mendje edhe sot e kesaj dite….

      Reply to this comment
  2. TJ May 9, 14:32

    Saliu eshte turpi I Shqiperise.Te tere te tjeret jane marioneta te korruptuara prej tij.

    Reply to this comment
  3. Niko May 9, 14:35

    Perse je katandisur keshtu moj shqiperi Ku je o Enver djali ngrehu se na morri malli

    Reply to this comment
    • ... May 9, 19:45

      Po pse nuk vini nje 20-vjecar te drejtoje Gjykaten e larte? Si mund te ndodhin keto prapesi kaq hapur, kur ne keto vende te rendesishme mendohen njerez me pervoje, si i thone, me mjeker te bardhe. S’mbeti gje ne kembe ne kete vend dhe shkakatari-nje trpojan, qe ne i mendonim si personazhet e Epit te Kreshnikeve…kur na dolen keta qe shohim. Zhgenjim i madh deri ne fatalitet.

      Reply to this comment
      • ... May 9, 19:47

        I kane kapur gjithe pushtetet keqas, por kur te pritet koka e plakut Saliu keta te tjeret as nuk do guxojne te pipetijne, jo me te dalin kunder qeverise se ardhshme.

        Reply to this comment
  4. Ana May 9, 14:38

    O Dita po gjithe andej jane tropojan ky ne tirane,tjetri ne vlore etj,pastaj veriu dominon kld sherbimet inteligjente etj a nuk eshte nje klan i mire strukturuar, qe zoteron informacionin dhe merr urdhera vertikalisht????????!!!!!!!!!!! ku eshte rilindja?!!!!!!!!!!!vetem demagogji,u haruan te rahurit e 21 janarit sa minorene komisariateve te dermuar,keta gjykates qe dhane vendime si deshen,polica qe nuk lane me pa rahur,biznese qe u perndoqen me gjoba njerez qe lane shqiperine nga kercenimet e te tjere qe u vrane ne heshtje. Ku rilindja?????????????!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • ... May 9, 20:11

      ga Sali ne Mahmut, nga Islam ne Ahmet, nga Selam ne Mustafe, nga Fadil ne Ismail, keto emra ka Tropoja. Kristianet ne furre! Rrofte Shqiperia Turke. Te dhjefsha shqiperi ti per mua je Turki.

      Reply to this comment
  5. myzeqari May 9, 15:35

    Ne burg qente dhe te qerohen nje sahat e me pare. O Edi Rama te kemi dhene voten qe te qeverrisesh dhe qe te vendosesh drejtesin ne vend. Nese e ben mire per ndryshe lere dorezo celsat dhe ik pirdhu se nuk ta kemi nevojen.

    Ketu do duket dhe LSI dhe ministri i saj se si do ta bej punen se nuk ishte budall Rama qe ja dha LSI. Ja dha per ta diskredituar qe ja se ben dot punen.

    Reply to this comment
    • ... May 9, 19:43

      Fatriu eshte magjistrat pra ka mbaruar jo plepat por shkollen e magjistratures. Ai nuk eshte diplomuar ne 2006 sic genjen Dita por ne 2001. Eksperienca dhe mosha atehere kur perbejne kriter perzgjedhje duhet te parashikohen dhe jane parashikuar ne ligj. Qartazi emerimi i tij nuk bie ne kundershtim me ligjin se ne vend te llogjeve do kishin sjelle argumenta ligjore.

      Reply to this comment
      • ... May 9, 19:43

        Nqs. eshte 33 vjec dhe e ka mbaruar shkollen ne 2001 i bie ta kete mbaruar 20 vjec. Ja paska kaluar edhe Ejnshteinit

        Reply to this comment
        • ... May 9, 19:44

          po sa ka ne krye ky 33 vjecar 29 ka filluar apo me heret se nuk te del magjistratura vitet qe ka ky.apo magjistraturen e lek dukagjinit e ke fjalen se ate kan akoma ato qenje misterjoze nga bjeshket.ISA Boletini i tha ismail qemalit mbas ngritjes se flamurit qe nuk marim pjese ne qeveri na po na jep leket dhe tokat e premtuara per njerezit e mi se ne jemi per arme jo per qeveri
          qeverine beje nga jugu se ato kan me shume mend.dhe kjo eshte e vertete.cifut jane ske ci thua trungje jan ato te tjeret nga malet ske ca me bo.

          Reply to this comment
          • mak May 9, 19:44

            Ekziston nje fjale qe quhet “Karriere”. Ky cunaku mund te jete gjeni, si bashkfshatari itij Sali Berisha apo Argita, por Pallatet tek Don Bosko nuk behen kollaj, pa lyer duart me gjakun e viktimave te krimineleve.
            Por ekziston edhe nje fjale tjeter mbi fjalen karriere, qe quhet “TROPOJAN”. Ne rregjimin e Berishes kjo fjale kishte peshen kryesore te pushtetit, duheshin njerez te besuar si Gadaffi dhe Assadi.
            Kjo fjala e dyte, e fshin fjalen e pare.

    • r... May 9, 20:10

      Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
      29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
      Version i përshtatshëm për printim
      Spiunet
      Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.
      Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.
      Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).
      Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
      Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
      (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)
      Blendi Fevziu (KORANI)
      Jemin Gjana (I VOGLI)
      Halit Shamata (ÇANTA)
      Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
      Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
      Shaban Memia (QUKAPIKU)
      Vili Minarolli (PROFESORI)
      Ridvan Bode (KORÇARI)
      Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
      Sali Berisha (PENICILINA)
      Fahri Balliu (RRJEPSI)
      Leonard Demi (MURRIZI)
      Uran Butka (DOKU)
      Remzi Lani (HOLTA)
      Spartak Poçi (INXHINIERI)
      Armando Shkullaku (BOZHURI)
      Servet Pëllumbi (YLLI)
      Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
      Genc Ruli (STILOLAPSI)
      Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

      Reply to this comment
  6. miro May 9, 15:47

    Fatbardhi dhe i vellai jane djem shume te mire. O glattbrugu , viele grüsse von rümlang.

    Reply to this comment
  7. ab May 9, 15:57

    Gazeta dita dhe gazeta të tjera bëjnë mirë që u mëshojnë këtyre problemeve,dhe u kthehen herë pas here çështjeve që kanë të bëjnë me drejtësinë.Shqiptarët janë mësuar me varfërinë,jetuan në varfëri për pesëdhjetë vjet dhe pjesa më e madhe vazhdon ende të jetojë në varfëri edhe sot.Dua të them se shqiptarët,që natyrisht e meritojnë një jetë më të mirë,edhe mund t’ja falin kryeministrit të ”rilindjes”gjëndjen ekonomike në të cilën ndodhen,mund të jetojnë edhe ca kohë të varfër,por nuk mund ti falin kryeministrit të cilin e zgjodhën me votë plebishitare(siç ai dhe kryetari i kuvëndit kanë qejfë ta përmëndin)poshtërimin që i kanë bërë e po i bëjnë duke e vjedhur,duke e marrë nëpër këmbë e duke e mashtruar këtu e njëzet vjet.Drejtësia është gurë themeli i një shoqërie dhe kur ky gur themeli rrëshket nga vëndi rrezikohet të bjerë e gjithë ngrehina dhe po ra ngrehina(që në të vërtetë është bina me qereste të vjetër)atëhere populli nuk do tu a bëjë gjyqet zotërinjve që kemi pasur e kemi në krye për kafe,por për miliona dollarë të vjedhura.Fillimi i mirë është gjysma e punës thotë populli,por ky lloj fillimi nuk duket edhe aq i mbarë.Përpara se të merret me fasonët kryeministri nëse e ka patur seriozisht dhe nëse e ka vullnetin për ta bërë,le ta kapë demin nga brirët,tu kërkojë faturat të gjithë atyre që ka rrotull e kanë vila e pasuri të paluajtshme,të gjithë atyre që i kalojnë fundjavët jashtë vëndit e të veshur me flori.Kjo është sfida me të cilën duhet të përballet dhe jo fasonët.Populli ja dha mandatin,votat i ka,përse nuk e bën?Të mos fshihen pas pretendimeve për mosshkelje të ligjeve e rregullave të gjoja demokracisë,se kur ka qënë puna për interesa partiake e për rrjedhojë edhe personale,këta zotërinjë i kanë shkelur me të dyja këmbët,dhe jo vetëm ligjet por edhe kushtetutën.Dy janë arësyet që z. kryeministër nuk e bën;ose ka humbur ”virgjërinë” ose ka frikë nga peshkaqënët që ka rrotull.E para nuk ndreqet më dhe e vetmja zgjidhje është të japë dorëheqjen sa s’është vonë,për të dytën them se ka zgjidhje.Kryeministri le ti drejtohet sovranit(siç u pëlqen ta quajnë sa herë kanë nevojë për votat e tij) me referendume dhe sovrani jo vetëm do ta mbështesë,por do ta bëjë edhe hero po të jetë puna.Kur ka vullnet s’ka asgjë që të mos kryhet,problemi është kur mungon dëshira për të bërë ato që duhet,dhe më keq akoma kur abuzohet me të.Kur shpresat janë të mëdha edhe zhgënjimi është i madh.Shumë shqiptarë e pandehën Ramën ”Rambo”,por siç duken qershitë,Rama po na del ramo si gjithë të tjerët,dhe ne do vazhdojmë të poshtërohemi e të mashtrohemi të paktën edhe për nja pesëdhjetë vjetë të tjera.

    Reply to this comment
    • ... May 9, 19:36

      sa gjyhna ,,,,,kete mavrine kushedi sa here do ta ket rrahur bac saliu …..ai dhe perendia e di ….cmereni me kete oftikaqar ….zbytheni nga karikja …ai qe ne surat duket qe eshte me te meta mendore …..Mua do me vdesin ..ca gjykatesa ….qe egersojne surratin …kur jane ne gjykim …dhe kur i shikon ,jashte detyres ….duken si legena …hahahahaha o zot te falem …qe mes gjithe gjithesise ….bere dhe gjykatesa shqiptare ….aman aman ..te qeshim pak mes gjithe ketyre halleve qe na shkaktojne keta palaco ……poshte gjykatesit ,sahanlepires dhe puthadoresh …poshte gjykatesit ekoruptuar dhe te lidhur me krimin ….Fatriun e kam pasur shok dhe ne gjimnazin Qemal Stafa ne Tirane dhe ne fakultetin juridik.
      nuk ka shkelqyer ndonjehere,por fundja keta qe jane sot lidera si te djathte apo te majte kane shkelqyer ne shkollat e tyre…!?
      shume prej tyre zor te kene mbaruar te mesmen!
      Fatriu eshte cun i shkelqyer me integritet te larte dhe njerez si ai qofte nga e djathta apo e majta do i benin nder ketij vendi

      Reply to this comment
      • ... May 9, 20:09

        Populli shqiptar meriton Berishen ashtu sic meritonte Enver Hoxhen:
        Ju denigrojne jeten tuaj, ju perdhunojne jeten tuaj, ju djegin e ju vrasin, ju masakrojne e ju godasin, ju bejne te qjane kur duhet qeshur, ju shpunesojne dhe ju heqin buken e gojes, ju genjejne e ju tallin, ju shnderojne ju lene ne pike te hallit.
        TURP
        Populli shqiptar meriton Berishen ashtu sic meritonte Enver Hoxhen:
        Thirrja per nje proteste per hakmarrje ndaj rregjimit te kumunistit te fundit ne pushtet, ishte nje thirrje, per ti lare njehere e mire hesapet me Sali Berishen dhe klanin e tij proserb e antishqiptar.
        TURP
        Populli shqiptar e meriton Berishen ashtu sic meritonte Enver Hoxhen:
        Pushteti vrastar futi ne loje levizjen MJAFT, futi ne loje ate levizje, qe gerric pushtetet dhe qe i mban diktaturat ne fuqi, futi ne loje si gjithmone organizatat e dikurshme flamurtare te rinise, qe suleshin si ujqer sipas modelit kulturor kinez, kunder cdo kulti dhe kulture qe binte ndesh me rregjimin.
        TURP
        Populli shqiptar e meriton Berishen ashtu sic meritonte Enver Hoxhen:
        Pushteti personal i Sali Berishes, sot me teper se kurre eshte bere shume agresiv, dhunon cdo gje qe i del perpara, DERI KUR! ju shqiptare te neperkembur, qe dinjitetin e keni lene ne dore te komunistit Sali Berisha, do te kuptoni se duhet vete ju, vete ne, te gjithe se bashku, te marrim ne dore situaten?
        TURP
        Populli shqiptar e meriton Berishen ashtu sic meritonte Enver Hoxhen:
        Thirrja qe ju be popullit shqiptar, per te dale sot ne demonstrate, e frikesoi pushtetin berishian, qe svonoi dhe futi ne loje levizjen MJAFT,
        Levizje kjo qe ben sikur kundershton rregjimet totalitare, qe mundohet te japi mesazhin tek nderkombetaret, se pushteti i Saliut, eshte demokratik, se ne kemi te drejten te protestojme, duke hedhur shashka tymi kunder pushtetit, duke hedhur leter higjenike kunder pushtetit.
        TURP
        Populli shqiptar e meriton Berishen ashtu sic meritonte Enver Hoxhen:
        Erdhen disa persona, me shpresen per tju bashkangjitur levizjes per nje PRANVERE SHQIPTARE dhe i falenderojme, por ju themi se ju e meritoni lirine, perkunder atyre qe demonstrojne neper kafene, qe jane plotesisht te mvarur me jeten qe ju servir komunisti i fundit ne pushtet Sali Berisha.
        THIRRJE
        Populli shqiptar, duhet te vrase FRIKEN, populli shqiptar nuk e meriton nje rregjim antipopullor dhe vrastar, nuk e meriton Berishen:
        PRANVERA SHQIPTARE
        Shume shpejt do te filloje, panvaresisht se pushteti do te mundohet te gjeje levizje te tipit MJAFT, panvaresisht se do te mundohet te gjeje INTELEKTUALE e FIRMETARE pushteti, qe jeten e tyre e kane te lidhur me lepirjen e kockave qe u hedh njeshi i pushtetit.
        THIRRJE
        PRANVERA SHQIPTARE
        Ne nuk terhiqemi ne do TA ZHDUKIM QELBESIREN.
        TA ZHDUKIM QELBESIREN
        kjo do te jete thirrja jone, shume shpejt PRANVERA SHQIPTARE, do te jete gati ti beje thirrjen popullit, qe te ngrihen ne proteste mbareshqiptare, jo per ta gudulisur pushtetin me metodat e levizjeve te llojit MJAFT, por per ta rrezuar ate, per TA ZHDUKUR QELBESIREN, njehere e pergjithmone, per te marre hakun, jo vetem te kater deshmoreve te 21-janarit, por per te marre hakun edhe per te vraret e Gerdecit, per te marre hakun e mijrave te vrareve te vitit 97, te mijrave te vrareve te ektyre viteve te zhberjes se identitetit tone kombetar.
        PRANVERA SHQIPTARE
        Nje popull qe rri dhe pret se do ti vi lirija nga tjeter kush, seshte gje tjeter, vecse nje popull ne renie, qe pret ekzekutimin e tij.
        Ne vitin 90-te, nuk erdhi dikush nga jashte te na coje ne kembe, per te shembur rregjimin komunist, por dolem vete, se e pame qe treni i demokracise po na ikte, i hypem atj treni te demokracise, por ky tren nderroi rruge, nga timonieri dhe eshte detyra jane qe timonierit ti themi:
        TA ZHDUKIM QELBESIREN
        Shqiptare kudo ku jeni, bejuni burra dhe mos prisni qe demokracine tju a sjelli ai qe militoi 30-vjet ne partine qe na hoqi dinjitetin.
        Shqiptare, ngrihuni dhe mos lejoni te beheni skllever te pushtetit te familjes Berisha.
        BOLL ME, KOHA NUK PRET, PRANVERA SHQIPTARE, te filloje me thirrjen:
        TA ZHDUKIM QELBESIREN.

        Reply to this comment
  8. toni May 9, 16:02

    Drejtesi made in Tropoja,servilizem berishian…

    Reply to this comment
    • masimo May 9, 19:41

      33 vjec dhe drejton gjykaten me te rendesishme ne Shqiperi???
      hahahahaaa, kjo eshte qesharake33 vjec dhe drejton gjykaten me te rendesishme ne Shqiperi???
      hahahahaaa, kjo eshte qesharake

      Reply to this comment
      • hh May 9, 19:41

        pse cuditesh ti o vlla?
        mha sa vjen jane Sipropali e doganaave apo ajo cupelina e tatimeve?

        Reply to this comment
      • ... May 9, 20:07

        BURG perjete per Familjen Mafioze te Shqiperise.
        Fundi i maskarenjve te ndyre dhe funderrinave te ketj kombi, pra i Familjes Mafjoze Krimnele dhe Hajdute eshte shumje afer. Urrejtja e pashoqe popullore po troket ne deren e shtepise te vjedhur te shpellarit dhe te kelysheve te tij monstra qe edhe djalli u vendosi shenjen ne fytyren prej monstre per t’i dalluar se kush jane.
        Burg dhe vetem Burg ne qelite me te ndyra ku e vendosen edhe Hysen shoshorin.
        Burg te perjetshem per Familjen Mafjoze te Shqiperise. T’u merren te gjitha pasurite e vjedhura te popullit shqiptar dhe t’u vendosim prangat per tere jeten e tyre gjithe Familjes Mafjoze me pushtet te Shqiperise

        Reply to this comment
  9. aste May 9, 19:06

    Pike se pari qe gazeta dita te beje artikuj te tille kuturu vecse jane nga Tropoja eshte turp dhe shterpesi …….. Nga familja Islamaj n.q.s. doni nje saktesim nga une personalisht lindur dhe rritur bashke une nuk njof nje njeri i kesaj familje qe nuk eshte i diplomuar me universitet dhe me nota te shkelqyera.por tendenca per te njollosur cdo gje qe eshte nga Tropoja dihet tashme ……te pakten te thuhet ajo qe eshte dhe te kete turp ai gazetar qe ben arikuj te tille ….. por shterpesia juaj intelektuale arrin deri aty sa qe te baltosesh dike qe eshte nga Tropoja gazeta shitet ….sa per sqarim lidhja farefisnore qe ju shpifni nuk ekziston por mbase do ishte me mire qe ky gazetaruci te japi nje sqarim para togave te zeza per shpifje ndaj nje familje tropojane me pasuri intelektuale qe cdokush do ti kishte zili sa per dijeni.Nezaj S

    Reply to this comment
    • shqiptari May 9, 19:35

      jal fjal fjal ku je komunizeme qe ke nje ligjesi te drejte dhe te zbatoshe ashtu si duhete dhe tia nxjereshe nga goja gjite ate padrejtesi qe kane bere keto 8 vite teroristae e serbise qe ti pushkatoshe dhe ti djegeshe e vareshe ne cdo qytete te shqiperise si ne kohen tende keta antishqiptare te betuare po ne fise e ne gene se po le gje gjalle jane te reziksheme dhe smbahene po erdhene prape ne pushtete

      Reply to this comment
  10. beso May 9, 19:35

    O gazeta ‘Dita’ beni nje shkrim per ish pushtetin e Saliut, Fahriut, Fevziut dhe Fatriut

    Reply to this comment
    • ... May 9, 19:48

      mos ja fusni kot ajo qe ju thoni jane te verteta po te dy jane djem te pregatitur sipas jush kusherinjte e berishes duhet te vuajne nuk duhet te bejne karriere ……

      Reply to this comment
      • haha May 9, 19:48

        Ha-ha na bere te qeshim, vetem kusherinjte dhe familjaret e Berishes, qenkerkan te zote, ndersa te tjeret qenkerkan te pazote. Si ka mundesi dy vellezer kapin dy pozicione drejtuese te rendesishme ? Po fisi i Pekajve nga Hasi i Thate (zevendesminister i Brendshem) ? Po fisi Topalli (Coba) me dy diplomate (njeri kengetar dhe tjetri emigrant me shkolle te mesme)? Kjo eshte thjesht politike tribale, vetem me zotesine nuk ka lidhje.

        Reply to this comment
  11. maja May 9, 23:25

    Ate kryetaren e gjykates se Apelit Vlore. Alma licaj e ka mbajtur te komanduar dashnori i saj Kreshnik faqeziu ( veten kete fjale ka thene te sakte Saliu) dhe qendrimi i saj 6 vjet e komanduar ashtu sic thote materiali eshte per ne rekordin Ginnes, kjo tregon se ajo e ka mbajtur edhe me para Nikun-kikirikun se nuk te mbante ai mos tja coje trasten me para.
    Verifikoni dhe shkruani edhe per ate , Fatriu qe shkruani ju vertet mund te jete nga Tropoja dhe asistenti i Argites por nuk krahasohet me kryetaren e gjykates se Apelit, une e njoh per djale te mire Fatriun, edhe ate mund te kete zene semundja e pasurise , por kjo e apelit eshte te gjithave. mjere drejtesia per te dhe per ndonje kryetare apelit Korce, jane si dy pika uji me njera tjetren.

    Reply to this comment
  12. xhevdet May 10, 04:50

    Ai djale ka mbaruare me rezultate te shkelqyera studimet universitare dhe pasuniversitare me medalje ari por sot kur meritokracia nuk perben vlere nuk ka rendesi as per gazetarin qe ka shkruajtur kete artikull, ne vend te jape fakte nese ka merret me perbaltjen e kryetarit vetem se ai eshte Tropojan Ate detyre ai e meriton plotesishte per shkak te aftesise profesionale dhe korrektesise . Lerini te punojne njerezit e afte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim