Kush është Fran Frrokaj, kryebashkiaku i Lezhës i arrestuar sot

March 16, 2018 17:27

Kush është Fran Frrokaj, kryebashkiaku i Lezhës i arrestuar sot

 

Fran Frrokaj, kryebashkiaku që u arrestua sot, pas akuzave për tjetërsim prone në Lezhë, ka mbajtur disa poste publike.

Për tre mandate rresht ai është zgjedhur kryetar i Komunës së Shënkollit, ndërsa në 2015 qytetarët i besuan drejtimin e bashkisë së Lezhës.

Posti si Kryebashkiak nuk ka qenë i vetmi post publik që ka mbajtur Frrokaj. Kryebashkiaku i Lezhës fillimisht është zgjedhur kryetar komune. Këtë post Frrokaj e ka mbajtur për tre mandate me radhë, nga viti 2003 deri në zgjedhjet lokale të 2015-ës, kur qytetarët e Lezhës i votëbesuan drejtimin e bashkisë.

I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë mekanike, Universiteti i Tiranës, Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin juridik, Universiteti  ‘L.Gurakuqi’,  Shkodër.

Për disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrugëve, Lezhë.  Për katër vite 1995-1999, Frrokaj ka punuar Oficer i Policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe për një vit ka qenë shef i policisë rrugore  në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Kryebashkiaku i Lezhës ka mbajtur edhe disa poste të tjera publike. Ai ka shërbyer si përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Lezhë dhe Tiranë në vitet 2000-2003.

I pari i Lezhës, që sot është në kushtet e arrestit, ka një aktivitet të gjatë partiak dhe që prej vitit 2014 nënkryetar i Partisë Demokratike në degën e Lezhës dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

l.h/ dita

March 16, 2018 17:27
Komento

10 Komente

  1. Euro Maloku March 16, 17:38

    Per ju te Gazetes DITA:
    Perse thoni “tjetersim”?
    Ne ne kohen tone i kemi thene VJEDHJE!

    Thoni ore gjerat me emrin e duhur se po na deformoni edhe shqipen.

    Reply to this comment
    • AM March 16, 20:26

      Ngelen duke na tjetersuar mor amani

      Reply to this comment
    • LORA March 17, 11:42

      Une e quaj kuserim dhe plackitje barbare te shqipareve dhe shtetit shqiptar.
      Ndeshkim real dh te drejte te kesaj skote barbaresh dhe antishqiptaresh te perbetuar quaj konfiskimin qilizem te tyre dhe flakjen ne rruge,vetem me kanatjere.Burgosjen e quaj te padrejte,sepse eshte nje fature e kripur per njerzit e ndershem te Atdheut tone.

      Reply to this comment
  2. Xha Beqo March 16, 17:53

    Terheqsh kemben zvarre o Fran edhe per te gjithe kusaret e tjere te PeDes.

    Reply to this comment
  3. TOMORRIdr March 16, 17:59

    ME SA DUKET DY PARTIT KANE FENE DAKORD QE VETINGUNNTA PERFUNDOJNE ME CIRONKA JO ME PESHKAQEN>KETA PUNONJES JANE PAGUARE NGA SHTETI>KESHTU KANE VEPRUARE EDHHE FUNKSIONAREVTEVENVER HOXHES DUKKE SHKEL LIGJINN SHTATDHJET E PES ZERO E NJE>ZRPP KA HEQURRE PRONARIN E VERTET TE LIGJSHME DHE I THOSHTE ESHTE
    CRREGJISTRUARE. NUK E DIME KU ESHTE>KOMENTUAM RAMES E MIN DREJTESISEVASNJRI NUK U BE I GJALLE>
    ARRESTIMET JANE TE KOTA
    RAM >KJO EDHTE KORRUPSIONE
    I KOMUNISTVE OLIGARKVE TE PS NE PUSHTET>
    PYTI BASHKITE <LENE KADDASTRATE E KOMUNAYT I PRISHET PER TE BERE KETO MATRAPAZLLEGJETANI SULMONI ATO BASHKI KU KANE FALLSIFIKURE DEMOKRATETPAVSHIKONI KRUJENE>V>QE KA NJEBTV QE I SHKONE PRAPA EDE KURBSHKONE NE WC
    KONTROLLONI NGA VERMOSHI NE DELVINE>

    Reply to this comment
  4. santiago March 16, 18:18

    te gjitha vendet kyce i paska shfrytezuar mire ..kushedi sa miliona ka ky maloku

    Reply to this comment
  5. Adih March 17, 00:47

    O FRROKAJ ,vellai i jot , maloku tjeter Sali , nuk te ndihmon si dikur .Prandaj korr tani, ato qe te mbolli Saliu .

    Reply to this comment
  6. AM March 17, 01:57

    Esht e pamundur qe keto universitet ti kete sakllam ky. Domethene ky ka mbaruar per inxhenjeri dhe per juridik ne te njejten jete. Esht e pamundur. Inxhenjeria mekanike eshte mjaftueshmerisht e rende. Mbase per juridik i thone kanunit te lek dukagjinit nga lezha.

    Reply to this comment
  7. Cepanlliu8 March 17, 02:26

    VJEDHIN or VJEDHIN,o kazan i cpuar i medjeve te dhjera.
    Tjetersuar….na kane mesuar ca fjale te reja dhe ja fusin si kau peles.
    VJEDHJE…VJEDHJE…
    Hajdutet ne litar….!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*