Kush është Gina Haspel, gruaja që ndryshon sot historinë e CIA-s?

March 13, 2018 14:18

Kush është Gina Haspel, gruaja që ndryshon sot historinë e CIA-s?

Largimi i Rex Tillerson nga kabineti i Donald Trump dhe emërimi i Mike Pompeo, deri më tani drejtor i CIA-s, si Sekretari i Shtetit do ta vendosë Gina Haspel, (që deri më tani ka qenë zëvendësdrejtore), në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Gina është gruaja e parë që drejton agjencinë, shkruan Dita.

Në shkurt të vitit të kaluar, pak kohë pasi u bë e ditur se do të emërohej, mediat amerikane si The New York Times informuan se ka qenë e përfshirë në torturat ndaj të burgosurve në kohën kur drejtonte një burg klandestin në Tailandë.

Haspel, 61 vjeçare, ka punuar si agjente e fshehtë për një kohë të gjatë dhe ka luajtur një rol qendror në zbatimin e programit jashtëgjyqësor në SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për të burgosur dhe marrë në pyetje të dyshuarit për terrorizëm.

Në fakt, zëvendësdrejtorja e CIA-s udhëhoqi në Tajlandë një nga qendrat e para klandestine të njohura si “black sites” që SHBA hapi në atë kohë.

Haspel ishte e pranishme në të paktën dy seanca të marrjes në pyetje, në të cilat u përdorën torturat ndaj dy anëtarëve të dyshuar të Al Kaedas, Abu Zubaydah dhe Abd al Rahim al Nashiri, sipas një hetimi të Senatit.

Haspel është gjithashtu përgjegjëse për urdhërimin në vitin 2005 të shkatërrimit të kasetave, ku ishin regjistruar të gjitha torturat, ndaj të cilave ishin nënshtruar të paraburgosurit dhe që ruheshin në Tailandë. Ishte pikërisht ky episod që do i kushtonte asaj në vitin 2013 promovimin si drejtore  e operacioneve klandestine të CIA-s, një pozicion që duhej të konfirmohej nga Senati.

Edhe pse qeveria e Barak Obamës donte t’i jepte fund hetimeve me tortura që u përhapën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Trump ka deklaruar se tortura “funksionon” dhe nuk e sheh me sy të keq përdorimin e saj sërish. Profili i Haspel përshtatet me epokën e re të CIA-s së Trump, e cila deri më tani drejtohej nga Pompeo.

o.j/dita

March 13, 2018 14:18
Komento

1 Koment

  1. TORTURA March 14, 10:03

    Çdo regjim mbahet në këmbë ndër të tjera edhe mbi torturën për të zbuluar sekretet. Zonja u ngjit në postin më të lartë, siç del, nëpërmjet torturës. Në Shqipëri gazetat flasin për diktaturë komuniste e për tortura komuniste sikur ato janë cilësi shqiptare. Pa dhunë, pa torturë nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë shtet. Shteti nuk është gjë tjetër veçse DAJAK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*