Kush është kaubojsi i PAOK-ut/ Pronari i gjysmës së Selanikut, njeriu i Putinit në Evropë…

March 13, 2018 11:37

Kush është kaubojsi i PAOK-ut/ Pronari i gjysmës së Selanikut, njeriu i Putinit në Evropë…

Pronari i klubit të futbollit PAOK, Ivan Savidis tashmë person në kërkim, u fut i armatosur në terren pasi arbitri guxoi anulimin e golit të ekipit të tij, që po luante me AEK-un.

Ngjarja ka ndodhur pas anulimit të vonuar të golit të vetëm të takimit, në minutën e 90, gjë që ka shkaktuar indinjimin e më shumë se 26 mijë tifozëve në stadiumin e Selanikut.

Por, ndërsa zemërimi i tyre nuk ka kaluar kufijtë e dhunës, Ivan Savidis ka tejkaluar çdo kufi.

Ngjarja dhe fotot nga hyrja e tij në fushë me armë në brez kanë bërë xhiron e medieve botërore të sportit.

Ndërkohë, ndaj tij dhe 4 truprojave personale, të cilët kanë pasur gjithashtu me armë gjatë hyrjes në fushë, është dhënë urdhërarresti, por ndërkohë nuk po gjenden.

Por kush është Ivan Savidis?

Ivan Ignatjeviç Savidis është i lindur në vitin 1959 në Gjeorgji.

Sipas “Forbes”, pasuria e tij vlerësohet 750 milionë dollar dhe renditet si rusi i 30 më i pasur në botë.

Savidis është greko-rus.

Jeta e këtij miliarderi është shumë interesante. Që nga mosha 14-vjeçare ka ikur nga shtëpia në Rostov, ku vendosi të merrej me kultivimin e duhanit. Ditën mbështillte cigare e natën jepte provimet.

Disa vite më pas u bë doktor i shkencave, por edhe kultivuesi më i madh i duhanit.

Kompania e tij “Donskoj Tabak” për një vit prodhon 30 miliardë cigare, pra çdo të dhjetën paketë që konsumojnë rusët, vjen nga fabrika e tij.

Deri tek kjo pasuri, meritat më të mëdha, thonë për Stavidisin, i ka shkathtësia e tij, por nuk duhet harruar se miqësia e ngushtë me Vladimir Putin ka ndikuar në masë të madhe në rritjen e mbretërisë së tij.

I vetëdijshëm që Putin e ka dobësi Armatën e Kuqe, Savidis i fal çdo vit nga një miliardë cigare, ushtarëve që i shërbejnë atdheut.

Ai edhe vetë ishte ushtar dhe kishte gradën e majorit.

Vendi i cili para disa viteve, vetëm sa nuk falimentoi, ishte një poligon i mirë për investime.

Si fillim, në shtetin e të parëve të tij, Savidis zgjodhi Selanikun.

Aty bleu shumë gjëra: portin, lagje të tëra banimi dhe pjesë në bregdet, depo të shumta, depo duhani, fabrikën e ujit, njërin prej hoteleve më luksoze në këtë pjesë të Evropës, “Macedonia Palace”, si dhe disa fshatra turistike.

Mori televizionin lokal dhe tri gazeta ditore, e në verën e vitit 2012, futjen në listën e Forbesit, si njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, që e festoi me blerjen e simbolit sportiv të qytetit – klubin e futbollit, PAOK.

a.s/dita

March 13, 2018 11:37
Komento

1 Koment

  1. demo March 13, 18:53

    Keshtu si ky i keni gjithe presidentet e futbollit shqiptar.Pse habiteni?Ky te pakten nuk e zbrazi koburen,kurse Dashi Peqinit e vizatoi me plumba Arbitrin ne ambientet e brendshm,e te stadiumit,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*