Kush është kryesocialistja e Fierit që pritet t’i zërë vendin Bashkim Finos në Kuvend

January 11, 2018 13:54

Kush është kryesocialistja e Fierit që pritet t’i zërë vendin Bashkim Finos në Kuvend

 

Deputeti socialist, Bashkim Fino pritet të kandidojë për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për shkak të kësaj kandidature ai duhet të heqë dorë nga mandati i tij i deputetit, duke ia lënë vendin personit pasardhës në listën e PS në Fier.

Karrigen e lënë bosh nga Fino pritet ta marrë një kandidate femër, referuar listës emërore të kandidatëve.

Ajo është Gentiana Cakrani, e cila renditet e 11-a në listën emërore.

Aktualisht Cakrani mban postin e Kryetares së PS-së për Fierin dhe është shumë aktive në radhët e PS-së në këtë zonë.

Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985.

Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë.

Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.

January 11, 2018 13:54
Komento

2 Komente

  1. Arben January 11, 17:37

    I duhesh partise moj shoqe

    Reply to this comment
  2. thjeshte per kurjozitet ! January 11, 18:28

    kush me thot
    eshte kjo goca e Vanit apo vllait te Turit sepse i ngjan shume atyre .Lgj.11J.
    vet ka shume vite ikur prej FR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*