Kush është kunati i Bashës me të cilin po e sulmojnë kundërshtarët brenda partisë

June 30, 2017 10:24

Kush është kunati i Bashës me të cilin po e sulmojnë kundërshtarët brenda partisë

 

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe ish-deputeti i kësaj partie ka lëshuar akuza të rënda ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut, Astrit Patozi tha se kishte dy arsye shumë të forta për mos kandidimin e tij në garën për kryetar, por në fund të bisedës ai e la të hapur një mundësi, duke thënë se nëse nuk dilte askush përballë Bashës ai do ta “shpartallonte”.

Patozi tha se “çdo lloj gare, minimalisht ka nevojë për disa kushte dhe parakushte që të jetë e lirë, e ndershme dhe e paanshme”.

Sipas tij, Basha në shkelje të rëndë të statutit të Partisë Demokratike, ka bërë dy akte të cilat e hedhin në erë një proces normal demokratik.

Akti i parë, konsiderimi i vetëngrirë për kryetarin e Partisë Demokratike, e pabazuar në statut dhe nuk gjendet në asnjë praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare. Pra akti i vetëngrirjes, i cili nuk është as akt pendimi, as përgjegjësie dhe as dorëheqjeje.”

Astrit Patozi

Astrit Patozi

Patozi tha se ajo që kishte bërë Basha, ishte një lloj garniture e asaj që është përmbajtja.

Basha duhej që minimalisht të dorëhiqej dhe pastaj të shikonte mundësinë e rifutjes në garë. Sipas meje, Basha nuk kishte asnjë rrugë tjetër, por të jepte dorëheqje të parevokueshme, pa asnjë mundësi rikandidimi.

Por vetëm disa minuta më vonë ai e zbuti qëndrimin e parë duke thënë: “Nëse nuk do të ketë kandidat të denjë për zgjedhjet e kryetarit të PD-së, atëherë jam gati të hyj unë dhe ta shpartalloj Bashën. Unë e shpartalloj për 2 minuta. I njoh strukturat e partisë”, tha Patozi.

***

“Basha, sëmundje e PD-së”

Patozi ishte shumë i ashpër me kryetarin e demokratëve, të cilin e quajti “sëmundje të Partisë Demokratike”.

“Koncepti im për politikën është i tillë që, në rast se në dy palë zgjedhje kur ti kryeson një parti politike, edhe një pikë po të bjerë partia, unë jap dorëheqjen, po ta kisha unë… Por, unë s’dua që Zoti Basha ta ketë këtë, se Zoti Basha sot është sëmundja e Partisë Demokratike. Pra është problem demokratik shumë i madh i PD-së.”

Lulzim Basha

Lulzim Basha

Ndërhyrjes së Fevziut se sipas Bashës, sëmundja e PD-së janë ish-ministrat që pas majmjes në pushtet nuk kanë bërë asnjë ditë opozitë, Patozi iu përgjigj: “Ish-ministri më i përkëdhelur i qeverive të Sali Berishës është Lulzim Basha vetë. Ish-ministri më i përkëdhelur i Sali Berishës është Lulzim Basha, i cili ka zgjedhur postet më të mira që PD-ja ka pasur në dispozicion përveç kryeministrit, duke përfshirë edhe postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është pushteti i dytë pas kryeministrit në Shqipëri.”

Por Patozi ishte më i ashpër sa i përket organizimit të partisë.

 ***

“Kunati, vjehrri dhe tribalizmi i Bashës”

Ai tha se Basha është tribal dhe në parti është kthyer në institucion kunati.

Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri. Kunati i zotit Basha është pjesë e shtabit të partisë. Nuk ka ndodhur në asnjë parti një rast i tillë që familjarët eklipsojnë figurat qendrore të partisë dhe njeriu kyç është kunati. Basha është tribal. Unë kam qenë në fshatin ku ka origjinën zoti Basha dhe stërgjyshi i tij është shumë më europian se zoti Basha. Nuk mund të lihet partia peng e kunatit dhe e vjehrrit. Kjo është një gjë e papranueshme. Kunati i kryetarit të partisë është institucion i pa shkruar në PD dhe kjo është histori që flitet e përflitet prej kohësh”, tha Patozi.

***

“Historia personale”

Patozi tha se Lulzim Basha e gënjeu para 8 muajsh në Vorë gjatë një takimi me strukturat, pasi i tha se do ishte deputet, por kjo nuk ndodhi.

Kam histori personale me Bashën. Kemi qenë në Vorë 8-9 muaj më parë. Kishim një takim me strukturat. U ngrit çështja e përfaqësimit dhe ky i tha atyre pa ia kërkuar kurrë. “Tani po jua them që deputeti juaj i ardhshëm është filani dhe vazhdojmë tani”- tha Astrit Patozi.

 ***

Kunati i Bashës

Për herë të parë për kunatin e Lulzim Bashës është folur në kohën kur ky i fundit u bë kryetar bashkie. Mediat dhe opozita e kohës por dhe shumë biznese e akuzuan Erion Isufin (kunatin e Bashës) se merrte para për të vendosjen e kioskave te pedonalja e Tiranës.

Erion Isufi

Erion Isufi

Më pas emri i tij u përmend kur u dhunuan romët që mblidhnin kanaçe në Tiranë, sepse kunati do të hapte biznes për riciklimin e mbetjeve.

Ndërsa vjehrri i Bashës është një tjetër personazh i njohur në media. Ai është ndërtues dhe përpara disa vitesh ndërtoi një pallat në mes të detit në Vlorë.

Pallati i tij u prish nga INUK sapo qeveria socialiste erdhi në pushtet.

June 30, 2017 10:24
Komento

12 Komente

  1. demo June 30, 10:46

    Keshtu ju pafsha,si qen zorresh me njeri tjetrin.Pak i keni bere ketij populli ju,qe t`na dhimbsen ne padrejtesite qe i beni njeri tjetrit?Koken hengshi,bande zuzaresh!

    Reply to this comment
    • kelyshat e enverit June 30, 13:14

      po normalisht qente komuniste si ty o dema gezohen
      por kujdes se ju mallkon populli qe e keni lene pa buken e gojes dhe i mashtroni me nje thes miell.
      ka dhe nje zot lart mor kelysh i enverit.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 June 30, 14:09

        mos ja fut pordhës o këlysh i enverit!!
        demo është kundërshtar i enverit,për këtë të siguroj unë!!ka vite të tëra që çfar nuk shkruan kundër tij!!
        bile që të ta përforcoj këtë bindje po të them se është adhurues i madh i titos!!
        ti mund të thuash plot budallallëqe se tito ka qënë vëlla me enverin,por realiteti i demos është ky!!
        kundërshtar i enverit dhe adhurues i titos e jugosllavisë!!

        Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 30, 10:53

    titulli të jep të kuptosh se do flitet për kunatin,por ai i shkëdheti përshkruhet në nja dy rreshta në fund!
    përse një titull i tillë??
    karrem!!
    marketing për të pasur disa klikime!!
    të përkëthyera në para!!

    Reply to this comment
  3. Lili June 30, 11:09

    ah ah ah .;
    Basha semundja e partise démokratike§
    edhe vetem tash po e shihni!
    Po sa mire paska votuar populli shqiptar : te drejtohet Shteti nga njereze te verber e njereze qe jane semundje,menduat ju?
    Ah Ah ah,
    Basha nuk eshte semundja e PDse, eshte semundja e Argites, e kete nuk keni bythe me e thane haptas: preferoni te shkateroni partine, po jo vetem, edhe Shteti e jo te kritikoni Bijen e Njeshit
    Pfff….
    Bravo popullit shqiptar qe nuk iu votoj!

    Reply to this comment
  4. Ilirjana June 30, 12:04

    Kjo parti duhet te shkaterohet fare se kjo parti shkateroi njerezit dhe vendin u pasuruan per vete Majlinda Bregu qe gerthet e uleret tani ka mare 70 mije euro kredi per te blere veture e njerezit skane buke te hane Te gjithe jashte Parlamentit duke filluar qe nga Sali Berisha

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 30, 14:06

      nuk i leverdis palloshit të tironës kjo që thu ti mi lili!!
      ai do të shkatërrojë LSInë!!
      PD i duhet për fasadë,për alibinë e vjedhejs!
      sidoqoftë palloshi i tironës po e bën për të mirën e shqipërisë!
      e të shqipove budallenj!!

      Reply to this comment
  5. kris 1 June 30, 13:25

    Pallati u prish nga INUK sapo erdhi qeveria socialiste ne pushtet.
    Duhet thene:
    Pallati u ble per 4,5 milione dollare qeveria e rilindjessapo erdhi ne pushtet dhe u prish.Nje sukses spektaktolar i shitjes se prones se patundeshme nga vjehri i Lulushit

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine June 30, 20:07

      O kris 1, kjo shembja ishte per ti grabitur miljona taksapaguesve shqiptare, aqe sa nuke beri pallati bashke me vjerrin e lulushit,meten e ramen,o budallej.
      berisha,rama e lulushi me meten me shoke shoqe, diten grinden naten ndajne prene e rradhes, jo me djersn e ballit por me djersen e popullit o popull.Dhe kete abuzim nga fuqia e pushteteve,e vertetoje nga zhgenjimi bojkoti ne shumice i shqiptareve ne votime,qe do te thote per berisha-basha-ramen e meten me mediun me shoke ne hije;te dhjere por krenare.Prisni prisni dardha e ka bishtin prapa.

      Reply to this comment
  6. MH June 30, 15:11

    Kemi popullin ma te pa komanduem ne kuptimin e unitetit.Kjo argumentohet me afer 100 parti.
    Tri kemi qe hyjne e dalin ne qeveri ne cdo 4 vite dhe grindje sa te dhembin koka.Kur keto tri parti jane kaq rrufjane merreni me mend si jane ato te tjerat qe variojne rreth 100.Te cilat rrijne si hiena te presin te shqyejn ne cdo plage te popullit me rrofte populli,rrofte shqiperia.Mbijetese nga demokracia.

    Reply to this comment
  7. Lisi June 30, 16:36

    PROBLEMI ESHTE FARE I THJSHTE Z.PATHOSI “TE GJITHE PD-istat JANE RRYPA POR JO TE GJITHE RRYPAT JANE DEPUTET TE SAJ!PERSA I PERKET KANDIDIMIT PER KRYE.AR I PD E KE TE GJITHE LUKUN PER TE QENE PASARDHES I SALES (nuk e di nese edhe ti poliagjent si Ai,ndryshe LULI DO TE TE HAJE SE ESHTE PASARDHESI I TIJ NE KETE FUSHE E KA GARANCI DERI NE FUND TE JETES PER MS NDESHKIM!AI SE BASHKU ME TE ATIN SHPIRTEROR JANE KOCKE E FORTE QE KANE MBAJTUR PENG SHQIPERINE E S’TE KANE PROBLEM PO TE FUTEN NE LISTEN E PASKONKURUESVE TE TJERE QE SOT GJENDEN NE BOTEN TJETER !KUJDES SE BLENDI ESHTE LAJMESI!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*