Kush është ky burrë? Historia e një fotoje të rrallë, gusht ’90

September 29, 2019 16:09

Kush është ky burrë? Historia e një fotoje të rrallë, gusht ’90

Ka ndodhur para Hotel Grandit në Prishtinë më gushtin e 1990.

Ndërkohë që mbi protestuesit po turreshin trupat e dhunshme të policisë serbe, ndodh ky gjest guximtar, me shumë pak shembuj për llojin e vet.

Teksa të gjithë iknin, ai u ulë këmbëkryq.

U “ngurtësua” midis dhunës e turmës.

Ky protestues quhet Faik Rexhepi.

Fotoja e tij asokohe bëri xhiron e mediave të botës.

“Një guxim i rrallë që shëmbëlleu gjithandej në trojet tona, në Kosovë, në Shqipëri, Luginë të Preshevës, në Maqedoni e në Mal të Zi si një model i qëndresës”  – shkruan historiani Ramiz Abdyli për agjencinë “Presheva jonë”.

Cili është Faik Rexhepi? Si ndodhi ngjarja?

Në gushtn e 1990, kosovarët e tubuar pranë hotelit Grand në Prishtinë, prisnin me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga Senatori Bob Dole.

Në vitin 1990 Rexhepi ishte inxhinier i kimisë në “Ferronikel” të Drenasit. Sot, i shtyrë paksa në moshë, por me kujtesë të fortë, flet për për atë kohë – raporton Dita duke cituar Presheva jonë.

“Para hotelit Grand, kemi arritur diku kah ora 11:00 e ditës. Dielli po nxente. Me padurim prisnim diplomatët amerikanë. Ishim tubuar me flamuj e pankarta, për të dëshmuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe robërimin e Kosovës. Policia ishte e armatosur deri në dhëmbë. Kah ora 12:00, nisi të futej nëpër masën e njerëzve dhe kërkuan që të largohemi duke thënë se “amerikanët do të vonohen.

U tërhoqëm nja 50-70 metra nga hoteli dhe ashtu po qëndronim, por duke vendosur me njeri tjetrin për mos lëvizur më asnjë metër prapa. Nervozizmi te policët serbë u rrit me kaimin e minutave. Pas rreth 30 minutave nisën intervenimin kundër nesh me shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës”.

Pse vendosi ashtu ndërsa gjithë të tjerët ikën?

“Doja të tregoja se jemi paqedashës, se nuk sulmojmë, porse e kundërta, po protestojmë kundër dhunës” – thotë ai.

 

d.a. / dita

September 29, 2019 16:09
Komento

6 Komente

  1. Arben September 29, 20:39

    2 korrik 1990

    A- Shqipetaret e Kosoves shpallin pavarsine, kuvendi I
    Kacanikut.

    B- Ne tirane UDB hap ambasadat qe shqipetaret e
    shqiperise te mos mendojne per ata te Kosoves

    3 Korrik 1990

    Miloshevic shprehet

    “Po te jete nevoja shqiperine e pushtoj me shoqaten e gjuetareve”.

    Reply to this comment
  2. Arben September 30, 08:11

    .

    Reply to this comment
    • B99 September 30, 12:03

      Serbia i hante karin Shqiperise,ne 1990…e tregoi historia me Sllovenin,kroacine,bosnjen e Kosoven!!!!Ne ne ate kohe ishim akoma te armatosur deri ne dhembe…

      Reply to this comment
      • Arben October 1, 09:09

        Sllovenia, kroacia bene lufte, bosnja kosova u masakruan, shqiperia u shkri ne 1997.

        Me probleme me veshkat, ngaterron kekun me byrekun.

        Reply to this comment
  3. MH October 2, 13:30

    Ai burri i moshuar ulur ne shesh asht “Gandi”Kosovar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*