Kush është laguna jonë më e madhe?

March 29, 2014 15:06

Kush është laguna jonë më e madhe?

E nderuar lexuese! Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe e bregdetit të Adriatikut. Shtrihet ndërmjet grykëderdhjes së Semanit dhe Shkumbinit, me sipërfaqe të përgjithshme 41.8 km2, gjatësi maksimale 10.6 km dhe gjerësi 5.9 km. Laguna është formuar rreth shek.XVII në zonën e një gjiri të dikurshëm të shkëputur nga deti si rrjedhojë e prurjeve të ngurta të Shkumbinit e Semanit. Pjesë përbërëse e saj është edhe godulla e Karavastasë. Laguna e Karavastasë lidhet me detin nëpërmjet tre kanaleve dhe ka ujëra me kripësi të lartë. Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, ku folenizojnë shpendët.

March 29, 2014 15:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*