Kush është Mina Kusta, emri i rremë i Rehovicës së LSI

January 3, 2018 12:50

Kush është Mina Kusta, emri i rremë i Rehovicës së LSI

KQZ shqyrton sot kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Gledion Rehovica, i zgjedhur nga LSI në qarkun e Beratit në 25 qershor. Prokuroria e akuzon se preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi gjatë kohës që studionte në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka deklaruar emrin Kusta Mina në 27.02.1999.

Por pse zgjodhi pikërisht që të jepte këtë emër Gledion Rehovica në momentin që u ndalua në Romë? Report Tv mëson se Mina Kusta, apo Kusta Mina sikur e ka deklaruar Rehovica në 1999 është emri i shokut të tij të fëmijërisë në Berat.

Gledion Rehovica dhe Mina Kusta kanë kryer shkollën fillore bashkë, ndërsa më pas rrugët e tyre u ndanë, pasi i zgjedhuri i LSI u largua në Itali, ndërsa Kusta në Turqi për studime. Megjithatë Gledion Rehovica duket se nuk e ‘harroi’ shokun e fëmijërisë, pasi zgjodhi që të jepte para autoriteteve italiane pikërisht emrin e tij në momentin që u ndalua. Mina Kusta ka drejtuar disa banka në Shqipëri, ndërsa tani është funksionar shtetëror.

 

 

January 3, 2018 12:50
Komento

3 Komente

  1. Fat man January 3, 15:27

    Tek Lesh e lija te gjithe kane perdorur emrat e shokeve te dhe shoqeve te femijerise, ne menyre te vecante Monika ka disa si Rebeka, Jasemina, Trendafilja, Kar-afilja me keto emra njihej ne semafore dhe bordello.

    Reply to this comment
  2. Adih January 3, 16:31

    OH ,CFARE GALLATE . Mina Kusta eshte kushuriri i im..

    Te shuhet LSI , ky kancer shqiptar …

    Reply to this comment
  3. perkthyesi January 3, 18:40

    Shihni e binduni se cfare bejne keta te LSI! Na kane dhene me kohe njollen e zeze! Deri kur do te vazhdohet keshtu?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*