Kush është motra misterioze e Kim Jong-un?

May 6, 2016 13:06

Kush është motra misterioze e Kim Jong-un?

Ndërkohë që Koreja e Veriut ka nisur kongresin e rrallë të partisë këtë fundjavë, vëzhguesit presin që motra e liderit Kim Jong-un, Yo-jong, të marrë një rol të rëndësishëm në udhëheqje.

Agjencia Yonhap e Koresë së Jugut citon ekspertët teksa thonë se Yo-jong mund të marrë një post ministror nga Partia e Punëtorëve e Koresë.

Lëvizja shihet si pjesë e një plani të gjerë të Kim Jong-un për të çimentuar pushtetin brenda partisë dhe vendit.

Por kush është ajo?

Sipas BBC, Kim Yo-jong është vajza më e re e Kim Jong-il, dhe ka të njëjtën nënë me Jong-un dhe vëllain Jong-chol.

E lindur në vitin 1987, ajo thuhet se është e ngushtë me vëllanë, Jong-un, që është katër vjet më i madh se ajo.

Të dy kanë jetuar dhe studiuar në Bernë të Zvicrës në të njëjtën kohë.

Ajo thuhet se është e martuar me djalin e Choe Ryong-hae, një sekretar i fuqishëm i partisë.

Puna e saj kryesore është të mbrojë imazhin e vëllait.

Ajo mori një rol kryesor në departamentin e propagandës në parti në vitin 2014.

Ajo menaxhon të gjitha daljet e tij publike, përfshi itineraret dhe logjistikën, si dhe vepron si këshilltarja e tij politike.

Nuk shihet shpesh në publik.

Tetorin e shkuar u tha se ishte shkarkuar nga departamenti i propagandës pasi kishte bërë një punë të dobët.

Por vëzhguesit besojnë se sërish ajo do marrë një detyrë të rëndësishme në udhëheqje, madje thuhet se plani për karrierën e saj është hartuar që në vitin 2008, kur Kim Jong-il ishte sëmurë.

Më herët ishte spekuluar se ajo mund të zinte vendin e vëllait, kur ai u zhduk nga sytë e publikut në vitin 2014.

Yo-jong thuhet se është një vajzë e ëmbël, ka një natyrë të mirë dhe është e shkathët si një djalë.

Megjithatë raportimet thonë se ajo është rritur gjithmonë në hije dhe anëtarët e tjerë të familjes Kim nuk kanë ndërvepruar shumë me të.

Zyrtarët e shkollës në Zvicër thonë se ajo ruhej shumë nga rojet dhe kujdestarët, deri në atë masë sa edhe po të kishte një grip të vogël, menjëherë e dërgonin në spital.

Edukimi i saj do të jetë tashmë një testim, kur të marrë një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit.

May 6, 2016 13:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin