Kush është opozitë e parë dhe shit-blerja e votave!

October 1, 2017 13:13

Kush është opozitë e parë dhe shit-blerja e votave!

Njëlloj historia,
vazhdon dhe sivjet,
vazhdon të prodhojë,
negativitet!

Kot vë pikë çuditëse,
s’ka për t’u çuditur,
se gjërat s’ndryshojnë,
ashtu krejt papritur!

Ndryshoi opozita,
por s’ndryshoi taktika,
kanë të njëjtën qasje,
Luli dhe Monika!

Po njëlloj taktika,
edhe strategjia,
biles më e egër,
është LSI-ja!

Rama-dy daulle,
tani do dëgjojë,
kush është kryesorja,
s’mund ta përcaktojë!

Ai thotë-Lulashi,
është si më zyrtari,
po ku pranon Titi,
të mos jetë i pari!

Po ku pranon Titi,
të mos jetë i pari,
tani që ju shtua,
edhe Brahimllari!

Brahimllari doli,
dhe i lojti fenë,
foli për raportin,
dhe OSBE-në!

Rama për shit-blerje,
është akuzuar,
po kjo në raport,
asgjëkund nuk shkruar!

Është brënda taktikës,
edhe Brahimllari,
të thotë çfarë të dojë,
por llafe pazari!

Të mendojmë-se votat,
i shitën shqiptarët,
kuptohet që blerjet,
i bënë fitimtarët!

Nëse do pranojmë,
këtë histori,
dyshimet do bien,
përmbi dy parti!

Nëse do pranojmë,
që është bërë kërdia,
e ka bërë PS-ja,
edhe LSI-ja!

Biles LSI-ja,
pati më shumë brumë,
se me numër votash,
u rrit shumë më shumë!

Që ka blerë vota,
s’mund ta themi kot,
kur as dhe një fakt,
s’kemi mbledhur dot!

Ka Njëmijë dyshime,
thotë dikush me takt,
po Njëmijë dyshime,
s’bëjnë dot një fakt!

Edhe për të tjerët,
njëlloj është muzika,
ndaj dhe për PS-në,
njëlloj shkon logjika!

Biles është PS-ja,
më pak e dyshuar,
se koshit të saj,
shumë pak i ka shtuar!

Luli me të tjerët,
dhe mund të tërbohet,
kjo akuzë bajate,
kurrë s’do vërtetohet!

S’bëhet opozitë,
me llafe në erë,
thoni-kush ka shitur,
dhe kush i ka blerë?!

Njëlloj historia,
vazhdon dhe sivjet,
vazhdon të prodhojë,
negativitet!

Kot vë pikë çuditëse,
s’ka për t’u çuditur,
se gjërat s’ndryshojnë,
ashtu krejt papritur!

Ndryshoi opozita,
por s’ndryshoi taktika,
kanë të njëjtën qasje,
Luli dhe Monika!

Po njëlloj taktika,
edhe strategjia,
biles më e egër,
është LSI-ja!

Rama-dy daulle,
tani do dëgjojë,
kush është kryesorja,
s’mund ta përcaktojë!

Ai thotë-Lulashi,
është si më zyrtari,
po ku pranon Titi,
të mos jetë i pari!

Po ku pranon Titi,
të mos jetë i pari,
tani që ju shtua,
edhe Brahimllari!

Brahimllari doli,
dhe i lojti fenë,
foli për raportin,
dhe OSBE-në!

Rama për shit-blerje,
është akuzuar,
po kjo në raport,
asgjëkund nuk shkruar!

Është brënda taktikës,
edhe Brahimllari,
të thotë çfarë të dojë,
por llafe pazari!

Të mendojmë-se votat,
i shitën shqiptarët,
kuptohet që blerjet,
i bënë fitimtarët!

Nëse do pranojmë,
këtë histori,
dyshimet do bien,
përmbi dy parti!

Nëse do pranojmë,
që është bërë kërdia,
e ka bërë PS-ja,
edhe LSI-ja!

Biles LSI-ja,
pati më shumë brumë,
se me numër votash,
u rrit shumë më shumë!

Që ka blerë vota,
s’mund ta themi kot,
kur as dhe një fakt,
s’kemi mbledhur dot!

Ka Njëmijë dyshime,
thotë dikush me takt,
po Njëmijë dyshime,
s’bëjnë dot një fakt!

Edhe për të tjerët,
njëlloj është muzika,
ndaj dhe për PS-në,
njëlloj shkon logjika!

Biles është PS-ja,
më pak e dyshuar,
se koshit të saj,
shumë pak i ka shtuar!

Luli me të tjerët,
dhe mund të tërbohet,
kjo akuzë bajate,
kurrë s’do vërtetohet!

S’bëhet opozitë,
me llafe në erë,
thoni-kush ka shitur,
dhe kush i ka blerë?!

A. Duka

October 1, 2017 13:13
Komento

1 Koment

  1. Lefter October 2, 10:30

    Që Lesheli ka blerë vota do vërtetohet në zgjedhjet e ardhshme se ku do katandiset,kuptohet shumë para dhe smartfone vajtën kot se nuk doli dot forcë e parë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*