“Përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike? Do të riintegrohet”

February 25, 2018 12:22

“Përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike? Do të riintegrohet”

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës tek një familje në zonën e Urës Vajgurore, e cila përfitoi ndihmën e plotë ekonomike nëpërmjet skemës së re, deklaroi se “kush është përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike, do të riintegrohet”.

Sakaq, Rama ka theksuar se nuk do të ketë ndihmë ekonomike për personat që janë të aftë për punë.

Duke e cilësuar skemën e re një rregullim i listës së atyre që përfitonin duke mos e merituar atë, kryeministri tha se në këtë skemë bëhet kontrolli i çdo subjekti tek tatimet, hipoteka, transporti etj., në mënyrë që të skualifikohen ata që e përfitojnë padrejtësisht.

Ka një pjesë minimale, që është marzhi i gabimit të sistemit, që ne po e verifikojmë dhe të gjithë ata që pas verifikimit do të rezultojnë të përjashtuar jo për shkak të abuzimit, por të sistemit, do të riintegrohen”, u shpreh Rama.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se cili do të jetë roli i pushtetit vendor në këtë proces.

“Grupet e punës të administratorëve socialë të bashkive, të inspektorëve të Shërbimit Social dhe ata të prefekturave po shkojnë në çdo familje, edhe tek ata që e kanë përfituar ndihmën, duke verifikuar çdo familje”, deklaroi Manastirliu.

Ndihma ekonomike i akordohet përfituesve për një afat 5-vjeçar dhe kombinohet me shërbimet sociale.

a.s/dita

February 25, 2018 12:22
Komento

9 Komente

  1. Pensionist Proletar February 25, 12:31

    zeusi Edvin do ti ndihmoje ?
    apo ligji ?
    Kush ishte ai Demon qe u hoqi buken e gojes ?
    Atletet e edvinit sa kushtojne ?
    ç’fare pune bene Edvini qe pasurohet kaq shume ?
    kUSH E paguan Edvinin qe tundet e lekundet
    me batutat e tij si xhingihet e kohes se Zogjit ?

    Reply to this comment
  2. Pensionisti February 25, 14:13

    Saktesimi i familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike eshte domosdoshmeri , sepse me ndimen ekonomike eshte spekulluar gjitmone dhe kjo eshte provuar ne prag te zgjedhjeve kur ka nji shtim te menjehershem te familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike! Ndihma ekonomike dhe te ashtuquajturat ” lista ushqimore” jane spekullimet me te rendomta qe behen nga te gjitha krahet e politikes ne prag zgjedhjesh.

    Reply to this comment
  3. Fatmiri February 25, 14:18

    Saktesimi i familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike eshte domosdoshmeri , sepse me ndimen ekonomike eshte spekulluar gjitmone dhe kjo eshte provuar ne prag te zgjedhjeve kur ka nji shtim te menjehershem te familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike! Ndihma ekonomike dhe te ashtuquajturat ” lista ushqimore” jane spekullimet me te rendomta qe behen nga te gjitha krahet e politikes ne prag zgjedhjesh.Keto jane format me te perhapura te blerjes se votes.

    Reply to this comment
  4. Lili February 25, 15:36

    Ndihmat e juaj kane shkuar tek millionat qe Zoja Llala ka glaberuar,e per te cilat ambasada amerikane i dha faktet qeverise.Pse qeveria nuk vepron e nuk i sekuestron pasurite e falijes llala,e tbia ktheje popullit:do kete ndihma sociale per te gjithe sikur qeveria te ndeshkoje glaberuesit e vertete e vjedhesit e vertete,qe vjedhin me milliona,po jo qeveria jone matet me fukarenjte se edhe bashkveprimtare ne vjedhjet me peshinjt e medhenj

    Reply to this comment
  5. MH February 25, 15:51

    I keni ndjekur skeqin e estrades ne Shkoder “Hiqja cimen thiut”.Nga aktori Zef Deda.Qe levizte miljona euro neper duar dhe gezonte ndihmen sociale.Ne takim me mesuesin kur po pinin kafe bie telefoni dhe Zefi i pergjigjet per biznesin qe bente me mijra euro.Dhe per momentin i kujtohet.Uuuuu me fal profesor tashti me kujtohet duhet te shkoj te marre ndihmen sociale.Po si mor.Ti me miliona nder duar merre dhe ndihmen sociale:Hazerxhevape i aktorit:Hiqja cimen thiut.

    Reply to this comment
  6. Kris 1 February 25, 16:11

    Ka shume qe nepermjet ndihmes ekonomike kane ngritur vila.Tani qe me menazhimin e saj merret dora vet kryeministri njerezit e papune do te hapin vete vende pune dhe industria jone do te behet konkuruese ne europe.Ky eshte vetingu i fukarenjeve dhe triumfi i maskarenjeve.

    Reply to this comment
  7. intelektuali February 25, 17:09

    KRYEMINISTRI ARTIST I NDIHMAVE EKONOMIKE

    Po Taksa Famoze Progresive qe do t’u kollofiste si panine furre LEKAT pasanikeve barkderra te Biznesit albanez dhe qe do te daroviste si Madre Tereza mjeranet e vorfen te Rilindjes enveriste?

    PO SA DO TA SHTYSH ME KETO NDIHMA O KRYEMINISTRI BAMIRES EDI RAMA?

    Reply to this comment
  8. Mjeku February 25, 17:48

    Ram gerrneta del e ben Show me mjerimin dhe fukarallekun qe ka mbyt Shqiperine.
    Ik o debil me gjithe ate budallaqen Manastirlien se ra Fruthi ne Shqiperi. He, doni me per Belul Ramen?

    Reply to this comment
  9. keshtu ndodh February 26, 12:03

    Thuhet se, ndihme ekonomike nuk do te kete per personat qe jane te afte per pune; dakort, por afroju punen ketyre njerzeve te afte dhe denoncoi ne qoftese nuk e pranojne. Vetem keshtu behesh i besueshem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*