Kush është piloti i rrëzuar në Spanjë me helikopter?

January 29, 2015 19:20

Kush është piloti i rrëzuar në Spanjë me helikopter?

Majori Sokol Feka, 41 vjeç ka lindur në Kuçovë dhe prej vitesh është pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Piloti Feka ishte pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh.

Mësohet se ai ka qenë ushtar pranë Shkollës së Aviacionit dhe më pas ka filluar studimet për pilot.

Ishte në mesin e pilotëve më të mirë që kishin Forcat e Armatosura, pasi ishte trajnuar disa vite në vende të ndryshme në kuadër të Ushtrisë, ku kohët e fundit kryente detyrën e instruktorit për piltotët e rinjë në repartin e Helikopterëve në Farkë.

CV-ja e pilotit Feka është mjaft e pasur në lidhje me trajnimet e kryera, në drejtim të cilit rezulton se kanë investuar edhe Forcat e Armatosura.

Nga të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes, mësohet se Feka ka kryer me sukses të lartë trajnimin disa mujor në Itali për helikopterët.

Më pas bashkë me 12 pilotë të tjerë të Ushtrisë ka qenë në trajnim në Mbretërinë e Bashkuar ku janë trajnuar për të fluturuar me instrumenta.

Pas këtij trajnimi disa mujor, Sokol Feka ishte në mesin e pilotëve të trajnuar në Francë për helikopterët e rinj, COUGAR ku është stërvitur për të pilotuar ato në kohë të ndryshme.

Ndërsa në vitin 2009 është graduar me gradën Major dhe kryente detyrën e instruktorit.

Feka baba i 3 fëmijëve:

Përveç trajnimeve brenda dhe jashtë vendit, mësohet se piloti Sokol Feka ishte i martuar dy herë, ku me bashkëshorten e parë ka dy fëmijë dhe me të dytën një.

Pas orarit zyrtar të punës pranë repartit të Helikopterëve, Feka kishte një kompani private që merrej me pastrim.

Sipas këtyre burimeve, kompania e pilotit Feka bënte pastrimin e disa kazinove dhe lojrave të fatit në Tiranë prej vitesh, ku siç duket gjatë këtij aktiviteti mund të jetë njohur me persona që kryejnë aktivitete të paligjshme, të cilët e kanë angazhuar në misionin e tranportit të lëndës narkotike, ku edhe gjeti vdekjen.

January 29, 2015 19:20
Komento

11 Komente

  1. SuloKapedani January 29, 19:30

    Tani nuk kemi cilin te pyesim se sa kohe ka qè eshtè marrè me pislleqe,por duket qartè qè nga koha e trajnimit jashtè shtetit.Te sigurt e keni se shume mirè e di xen gèrdeci me kalin gèrdallè.

    Reply to this comment
  2. nendetsja 105 January 29, 19:39

    Z. Zaimi me sa e njoh une ligjin per forcat e armatosura ushtarakeve nuk u lejohet biznesi privt per aq kohe sa janene sherbim aktiv. Ketij si ja paskan lejuar firmen private qe pastron halete e kazinove te Tiranes?! Po 3 shefa SIUh bashke nga Burri i Teutes deri te ky tepelenasi ish oficer nderlidhje cfare kane bere kane ngrene bar apo kane ngrene leke?!

    Reply to this comment
  3. Taku halabaku January 29, 19:51

    Feka 41 vjec,deri ne moshen 16 vjecare,njeriu i “RI”,eshte ritur e edukuar me mesimet e ppsh,e te sh.E.H.,ushtarak i ‘devotshem’ i ‘besuar’ dhe i ‘betuar’ per mbrojtjen e ‘atdheut te komunisteve’,me tre femije me dy gra,me ekonomi ndihmese (pastrim parash ne kazino),rene ne krye te “detyres”,me mision ‘mjekimin’ e kombit Spanjoll me bime mjekesore tradicionale Shqiptare !-Rrofte njeriu yne i “RI”, -‘lavdi’ te reneve per kauzen e ndihmes ‘internacionaliste’ neper bote (SIRI,IRAK,LAZARAT,XIBRAKE,VLORE,etj.)

    Reply to this comment
    • Nje qytetar January 30, 10:19

      Taku (vertet) halabaku,ky birbo eshte kontigjenti juaj,oficer Pe.De.-je, sepse oficeret e specialistet e vertete i nxorri ne lirim Saliu dhe krijoi kuadrot e tij qe me plot gojen mund te quhen,palacot e ushtrise , policise dhe gardes berrishiste. Pe.De.-ja yte mblodhi rreth saj gjthe llumin e kombit dhe, per 24 vjet protagoniste ne politike e ne drejtimin e vendit,per pak, ja ariti qellimit qe i’a kishte vene Serbia :Shkaterrimin e Shqiperise ! POR , Shqiperia nuk fundoset nga ju,or Taku Kostreci,sepse ka akoma Djem te vertete!

      Reply to this comment
  4. Baba Ali Tomori January 29, 21:51

    Mua me vijne ca informacione qe ky ka qene ne sherbim te Lilos nga Skrapari.

    Reply to this comment
  5. manuel vila January 29, 22:18

    SKRAPARLLI LSI , FLORI, LIKE ,MONA ,KOKA, DUAM LEKE PER ZGJEDHJET VENDORE NGA 65 MARRIM 51 KEMI PARA DHE VAJZA QEFLIJE!!!!!!?????FITORE.

    Reply to this comment
  6. kanina January 30, 07:16

    gjyhna mos qofte ..po si antikapat duket

    Reply to this comment
  7. Led January 30, 09:00

    Eshte gjynah qe njerez kaq te pergatitur te ikin per lesh per nje “aventure” te tille te rrezikshme.

    Reply to this comment
  8. sopiqoti January 30, 10:04

    KESHTU E PESOJNE TE GJITHE ATA QE DEGRADOHEN MORALISHT DHE I HYJNE RRUGES TE BISNESIT VRASESD ,JO RRUGES SE NDERSHME PER TE JETUAR.

    Reply to this comment
    • Eri January 30, 11:41

      Me vertete? Po pse nuk i ndodh kjo Shkerdhenit, Saliut, Likes, Lulit etj qe kane dhjetra krime mbi supe? Shko ore pirdhu me gjithe moralin tend. Jeni gati te villni vrer ndaj çdo viktime, pa marre parasysh kushtet qe e detyruan te kryente ate akt te gabur. 20 vjet pilot karriere e s’nxirrte dot muajin, e kupton c’i ka bere politika ketij vendi ne 25 vitet e fundit?
      Sot njerezit duhet te ishin duke diskutuar ku ta blinin shtepine e dyte, ku t’i kalojne pushimet dimerore dhe verore, por ne fakt diskutojne se s’kane para’ per te paguar dritat, ujin, qirane, naften etj, nderkohe qe dashnoret e djemve te babit jane ne gare kush i ka rrobat e çantat me te shtrenjta.
      Eshte e gjitha nje palacollek, ndaj lereni tjetrin ne fatin e tij. Ai e pagoi çmimin e vet, mos ja shtoni me teper hallet familjes.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*