Zgjedhjet në Gjeorgji i fitoi Giorgi Margvelashvili

October 29, 2013 11:08

Zgjedhjet në Gjeorgji i fitoi Giorgi Margvelashvili

Giorgi Margvelashvili ka fituar zgjedhjet në turnin e parë të presidencialeve që u zhvilluan të dielën në Gjeorgji. Është 44 vjeç, ka studiuar për filozofi dhe është mik i ngushtë me kryeministrin Boris Ivanishvili

Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan të dielën, më 27 tetor, ku Margvelashvili kaloi me shumë vota sfiduesin kryesor të tij, David Bakradze, i cili mbështetej nga presidenti gjeorgjian në ikje, Mikheil Saakashvili.

Edhe pse rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende zyrtarisht, Bakradze e ka njohur fitoren e Margvelashvilit. Ai ka marrë rreth 62 për qind të votave, shumë më tepër se sa 50% i nevojshëm dhe prandaj nuk do t’i duhet të shkojë as në balotazh.

giorgi margvelashvili

Presidenti i ri i Gjeorgjisë është një personazh për të cilin nuk është shkruar shumë (të paktën deri tani) edhe sepse filloi të marrë pjesë në jetën politike të vendit jo shumë kohë më parë.

Margvelashvili lindi në Tbilisi, më 4 shtator 1969. Atëherë ky qytet ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ndërsa tani është qyteti më i madh dhe i populluar i Gjerogjisë, me rreth 1.5 milionë banorë. Që në moshë të re ai kishte një interes të madh për studimet në filozofi. Ndoqi studimet në këtë degë në universitetin shtetëror të Tbilisit dhe në moshën 25-vjeçare u specializua në Universitetin Qendror Evropian në Budapest, në Hungari.

Në fillim të viteve ’90 ka punuar si guidë alpine për një agjenci udhëtimesh në Kaukaz, por në vitin 1995 u afrua më shumë në botën e politikës dhe të diplomacisë, duke iu bashkuar zyrës së  Institutit Kombëtar Demokratik të Punëve të Brendshme, organizatë e krijuar nga qeveria amerikane që merret me konsolidimin e demokracisë në vendet në zhvillim. Nga viti 2000, Margvelashvili, mbuloi për disa muaj detyrën e rektorit në Institutin gjeorgjian të Punëve të Brendshme në Tbilisi, deri në vitin 2012, kur u caktua si ministër i Arsimit në qeverinë e Ivanishvili.

Kryeministri Ivanishvili kishte shpjeguar se kandidatura e tij ishte vendosur në unanimitet brenda partisë. Deri pak kohë më parë Margvelashvili nuk kishte qenë pjesë e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” e Ivanishvili-t dhe as nuk kishte qenë i angazhuar drejtpërdrejt në fushatën elektorale për zgjedhjet legjislative të 2012-s. Megjithatë ishte njeriu më i besuar i kryeministrit. Madje në momentin e emërimit të Margvelashvili si kandidat për presidencën, Ivanishvili u shpreh ëpr mediat: “Ai është shumë krijues dhe unik në situatat e krizës, ka eksperiencë në aktivitetin e menaxhimit dhe në politikë, është një analist i mirë, pa ashtu edhe si ekspert”.

Fitorja e Giorgi Margvelashvili është pak edhe historia e kryeministrit Ivanishvili, mbështetja e të cilit ishte pa dyshim thelbësore për rezultatin përfundimtar. Është njeriu më i pasur në Gjeorgji, ka jetuar për një kohë të gjatë jashtë shtetit, si në Rusi dhe në Francë (në këtë të fundit gëzon edhe nënshtetësinë). Nga viti 2004 u kthye të jetojë në Gjeorgji, ku ka çuar një jetë shumë të ndryshme nga ajo që asociohet zakonisht me oligarkët e pasur të rajonit.

Kryeministri Ivanishvili ka deklaruar se do të japë dorëheqjen pas vendosjes së presidencës së re në mes të muajit nëntor, duke thënë se e ka arritur objektivin e tij kryesor për ta bërë Gjeorgjinë një vend me një sistem politik shumëpartiak./D.Gjuzi

 

October 29, 2013 11:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*