Kush është Senida Mesi, zëvendësuesja e Ramës në qeveri (FOTO)

August 27, 2017 13:59

Kush është Senida Mesi, zëvendësuesja e Ramës në qeveri (FOTO)

 

Senida Mesi ishte emri më surprizë i qeverisë së re së Edi Ramës.

Mesi ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë të Shkodrës.

Në jetëshkrimin e saj në faqen zyrtare të PS, thuhet se Senida Mesi është lindur në Shkodër, më 16 Dhjetor 1977.

Ajo është e martuar me Dr. Artanin dhe kanë 3 fëmijë, Erlind, Iris dhe Edan. Znj. Mesi ka përfunduar suksesshëm në 2009 Masterin Ekzekutiv në Frankfurt, Gjermani, për Financë dhe Bankë.

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim-Biznes, në vitin 2000. Në vitin 2013 certifikohet Kontabël i Miratuar dhe në 2016 certifikohet në lidership dhe qeverisje nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, financuar nga BE. Znj. Senida Mesi ka hyrë në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër.

Ajo ka një eksperiencë 17 vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës, njëkohësisht lektore e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Një konsulente biznesi, e cila eksperiencën e saj ia ka kushtuar zhvillimit të biznesit.

Aktualisht administratore në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme, si ato bankingut, burimeve njerëzore, administrimit, manaxhimit të riskut, kredidhënies, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjes, lidershipit, financave publike, qeverisjes vendore dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Folëse në Konferencën Ndërkombëtare të EFSE (Fondi Europian për Europën Juglindore për Zhvillimin e SME-ve) dhe pjesëmarrëse në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg. Znj.

Mesi zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

August 27, 2017 13:59
Komento

17 Komente

  1. Gjin Musa August 27, 15:09

    Urime zv/KryeministresShkodrane.
    Edi Rama konfirmon se e do Shkodren dhe popullin e Shkodres.

    Reply to this comment
    • Folia August 28, 04:48

      Eksperience 17 vjecare si drejtuese ne sistemin bankar???? More mashtruese u bete te gjithe si Dritan Demiraj, keni mbaruar per ekonomi po sdini te beni mbledhje zbritje.
      Ka mbaruar shkollen ne 2000 dmth Ka 17 vite pune??? Sbesoj se pernjereresh eshte bere drejtuese, por hajt po bejme medemek…
      Nga keto: 3 femije minimalisht 9 muaj ne shpi= 2.3 vite ne shpi;
      1 vit master ne gjuhen gjermane qe e di shkelqyer= – 1 vit minimalja;
      2 vite bashki dhe konsulence me biznesin e madh qe ka shkodra = – 2 vite;
      Trajnime pafund…..po bejme medemek 1 vit total…
      Ore spo dalin llogarite….apo nuk di une te bej…

      Reply to this comment
  2. M.Hajati August 27, 15:37

    Gjin Musa !
    Me pelqen shume urimi i Yt.
    Por, Rama mesa shifet teorikisht dhe praktikisht don gjithe kombin etnik Shqiptare.Kjo asht pare ne vizionin e Tije mbrenda dhe jasht atdheut.Njikohesisht fushaten e zgjedhjeve per kete fitore te arritur e zhvilloj me jo flamurin e PS po me flamurin Kombetar kuq e zi me shkaben dy krenare.
    Ndaj i urojme suksese ne arritjet e premtimeve te qeverise me nji sherbim cilesore ndaj popullit,punesim dhe nivel jetese.Duke shpresuar per nji fitore te trete me perfundimin e shtetit shtet sic gjithe Europa dhe Bota.
    Pershendetje vellazerore, Juve z.Gjin Musa!

    Reply to this comment
  3. FATMIR SHEHU August 27, 15:50

    EDHE MBIEMRI ESHTE FRYMEZUES . DO DESHNIM DHE E UROJME ME GJITHE ZEMER QE TE LOZI NE FUSHEN E POLITIKES DHE TE EKONOMISE SIC LOZE MESI NE FUTBOLL. URIME DHE SUKSESE ! KEMI BESIM!

    Reply to this comment
  4. zani partizani August 27, 16:12

    Shume heret i qenka bashkuar Partise Socialiste kjo çupa. Ca si kjo qe pompohen ne krye te qeverise pa asnje kontribut, te bejne te te vije keq per gjithe ata/ato eksperte te vertete por edhe socialiste me kontribute qe ne kohen e drurit te Saliut qe jo vetem mbeten ne hije por edhe lihen menjane. Personalisht si nje socialist qe nga fillimi i viteve 90 ndihem keq dhe i frikesuar per qeverisjen e ketyre 4 viteve qe vijne.

    Reply to this comment
  5. Arber I August 27, 17:07

    Rama perfaqeson Shqiperine e Jugut dhe te Mesme,
    Mesi do ta nderoje Shkodren dhe Shqiperine e Veriut

    Reply to this comment
  6. lili August 27, 17:13

    tash e kuptojme pse inatin i Rames me Zojen Voltana!

    Reply to this comment
  7. Feniks August 27, 18:21

    Edi Rama i cakton ministrat njelloj sic leu fasadat e pallateve ne Tirane,sa per show!
    Keshtu beri me dy vajza te reja,pa asnje pervoje qe u vari ne qafe paret e shtetit ne dogana e tatime dhe shkuan per lesh!
    Zv,kryeministre,pa asnje pervoje ne vende pune me te ulta.
    Ha ha haaa ,antare e keshillit bashkiak!
    Harrojne keta debila se keta antare te keshillave,si edhge deputetet i ncakton vete kryeministri,prandaj nuk kane asnje aftesi tjeter!
    Sa per diplloma,edhe Ver Llapa mund te siguroje plot diplloma!
    Na hapet barkun me keta kalamaj ministra!
    Pervec Fatmir Xhafes,Ditmir Bushatit dhge Pandeli Majkos te tjeret jane cuna e goca lagjeje!
    Ministra,si prona private te kryeministrit!

    Reply to this comment
  8. Novruz Taip Vishanji August 27, 19:41

    PO MASTERIN NE CILEN GJUHE

    e ka mbrojtur ne Frankfurt te Merkelit? Meqe flitkerka italisht dhe anglisht, me siguri do te kete qene ndonje komision “special” vetem per te ne gjuhen shqipe.

    Shpresoj te mos jete “mesjane” me origjine, sepse qepet e Mesit nuk para i bejne mire shendetit te komprometuar nga psikopatia delirante bipolare (me kartele) te shalegjatit te Surrelit.

    Megjithate te shohim sa dhe si do kontribuoje ne zhvillimin edhe te Shkodres kjo gjylafere e biondizuar me uje te oksigjenuar.

    Reply to this comment
  9. Ben August 27, 21:21

    Bravo . Zonja nga Shkodra shyqyr nuk paska mbaruar institutin e misrit si zonja Topalli !

    Reply to this comment
  10. Crusader August 27, 23:03

    Paska mbaruar master ne Gjermani dhe nuk di Gjermanisht. Se mare vesh kete pune, por po eshte bankiere, nuk ben per post publik. Do ti shikoje njerezit si kredimares.

    Reply to this comment
  11. alphade August 28, 02:12

    Beni , do zoti mos i ngjaj Jozit ,jo vetem nga huqet,por edhe nga shetitjet e saj neper “parcelat” e mislit apo de-
    vete e shkretires se Sahaharase.

    Reply to this comment
  12. Adih August 28, 12:50

    Cehrede beli thone turqit..Rama si i jati i tij shpirteror Dulla ,e ka vemendjen nga krahinat,pra mos ti mbetet as edhe njeriu hatri.Harrova dhe nje gje te vockel. Rama i do te gjithe, ti kete poshte shaleve dhe ti veri ne rresht per nje ,sic kemi pare deri tani..E njejta stil e metode si para 90.. Bravo kryeminister i bojrave.

    Reply to this comment
  13. meçua August 28, 19:13

    Një gjetje e mençur.Eshtë zv.kryeministrja e dytë (pas Mandisë) nga Shkodra.Le të hanë “molla” ato që nxjerrin “bolla” për këte figurë.I urojmë sukses.I mbetet per ta justifikuar besimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*