Kush është shqiptari i arratisur nga burgu i Selanikut

May 18, 2016 10:35

Kush është shqiptari i arratisur nga burgu i Selanikut

Kërkimi për dy shqiptarët e arratisur nga ambientet e paraburgimit në Selanik të Greqisë vazhdon.

Mëngjesin e së martës autoritetet vunë re se dy të burgosur mungonin. Dy shqiptarët: 42-vjeçari Ludovik.D dhe 33-vjeçari Kanina L, të hënën ishin transferuar aty, në pritje që pas disa ditësh të shpërndaheshin në dy burgje të ndryshme.

42-vjeçari shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes. Ai ishte planifikuar të dërgohej për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë Nigrita. Kurse 33-vjeçari ishte planifikuar që të dërgohej në burgun Dhomoko.

Ludovik.D ishte arrestuar që më 24 janar 2009 pas një përplasjeje me armë zjarri me policinë, pasi një javë më parë ndaj tij ishte ngritur akuza për vrasjen e një 50-vjeçari shqiptar, i cili punonte në një pikë karburanti në Oreokastro të Selanikut.

Në atë kohë 35 vjeç Ludovik.D kishte hapur zjarr edhe ndaj forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tij. Gjatë shkëmbimit të zjarrit kishte mbetur i plagosur një polic.

Po ashtu, 42-vjeçari akuzohet se ka kryer edhe dy rrëmbime.

Njëra ka ndodhur në vitin 1998 kur u rrëmbye një vajzë 16 vjeçare në Oreokastro të Selanikut. Kurse dhjetë vjet më vonë, më 2008, rrëmbeu biznesmenin Jorgos Ajvazoglu në zonën e Lahano-agora.

Për këtë krim, shqiptari u gjykua bashkë me një patriotin e tij, por asnjëherë nuk e pranoi akuzën.

Ndërsa shqiptari tjetër Kanina L, është dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Nga të dhënat që pohon drejtoria policore qendrore e Greqisë, dy shqiptarët kanë arritur të zhduken përmes dritares së qelisë, duke sharruar hekurat e saj.

Policia greke ka përforcuar kontrollet në kufij me Shqipërinë pasi dyshohet se mund të futen në tokën shqiptare.

May 18, 2016 10:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*