Kush është shqiptari që e urren e gjithë Amerika?

September 22, 2015 12:26

Kush është shqiptari që e urren e gjithë Amerika?

Ai është një nga amerikanët (shqiptar) më të urryer për momentin. Martin Shkreli ka rritur me 1000% çmimin e ilaçit për AIDS-in.

32-vjeçari bëri një gjë të tillë pasi fitoi të drejtën për ilaçin “Daraprim” me anë të kompanisë së tij “Turing Pharmaceuticals”.

Ky ilaç përdoret prej 60 vitesh për të ndihmuar ata që kanë sistem të dobët imuniteti. çmimi nga 13.ç0 $ ka shkuar në 7o0. Ilaçi lufton një infeksion që është i zakonshëm tek pacientët e prekur nga AIDS apo HIV, si dhe ata me kancer.

Në fillim të muajit shtator, Shoqata për Sëmundjet në Amerikën i dërgoi një letër Shkrelit ku rritja e çmimit cilësohej e pajustifikueshme.

Edhe pse ky shqiptar duke se ka arritur shumë, ky nuk është një rast për t’u krenuar.

Sipas “Bloomberg”, shqiptari i ka hyrë financave që në moshën 17-vjeçare. Ndërsa në vitin 2014 ai u akuzua nga kompania ku punonte për shpërdorim fondesh duke i kërkuar 64 milionë dollarë.

“TheStreet” e ka renditur atë si një ndaj Drejtorët Ekzekutive më të këqij.

Ai vjen nga një familje e klasës punëtore dhe është fëmijë i dy emigrantëve nga Shqipëria dhe Kroacia.

September 22, 2015 12:26
Komento

3 Komente

  1. raimond vlonjati September 22, 23:25

    Gazetat per kete flasin se eshte shume inteligjent –Ehste “brilant” sic thone vete gazetat amerikane, por eshte edhe shume i “paturpeshem” ….ose ne gjuhen tone mund te thuhet .. i pa cipe –hahahaha

    Ky cuni eshte super inteligjent , e thone gjithe gazetat , por esht i pa-meshireshem

    Ne fakt qe eshte kaq i “pa meshireshem ” , kjo tregon se ky eshte tipik i ri amerikan ,
    Se keta te rinjte ketu jane te tille shume te pa-fytyre,shume t eligj, E kane mendjen vetem tek fitimi personal, , porse ky esht edhe super inteligjent djale

    Ky ne moshen 20 vjece ishte nje nga me te aftet CEO ne Amerike, duke ishte bere milioner nepermjet kompneise se tij financiare

    Ne fakt me kete ritje kaq te madhe qe i ka bere cmimit te ketij ilacit nga 13.5 dollare ne 750 dollare nje tablet, eshte treguar shume bastard

    Por ky ka strategjine e tij te punes dhe shfrytezon te carat ne ligjet e Amerikes per tu super-pasuruar
    Gazetat thone se me kete ritje cmimi fitimet e tyre do riten ne qindra milione dollare ne vit,,

    Por duhet thene se ky eshte super -inteligjent , por pa zemer

    Reply to this comment
  2. Hans Klos September 23, 06:29

    Nuk duhet te cuditemi,as te japim alarme false per kete shqiptaro-amerikan.Me aftesite e tij te perkryera te pershtatjes ka mundur te integrohet ne boten e mashtrimit me te vetmin objektiv parane.Ne kapitalizem,mekanizmat e ofertes dhe te kerkeses jane rregullatore,por edhe indikator te etikes dhe te moralit njerzor.Nga ana tjeter duke qene lidhje gjaku me ne,natyrisht nuk mund te beje perjashtim.Pse?! Sepse ne Shqiperine tone “heroike” ne ditet me te bukura te njeriut ngrihen cmimet.Kjo do te thote se shqiptari e nderton lumturine e tij jo vetem mbi germadhat e mjerimit por edhe mbi lodren e atij qe I cahet diten e dasmes.Perpara se te cuditemi per shqiptaro amerikanin,le te cuditemi per shqiptaro-albanin I cili nuk reagon kur xhepat e tij cdo dite po boshatisen per shkak te politikes se sherifeve te Nottinghamit.

    Reply to this comment
  3. Darius September 23, 10:59

    Ushtari Big Farmes.
    Jo Gjeni po dhe ekzemplar unik ne bote te jete qy albanian-amerikani,nuk ben dot para pi nuk i dha doren dikush!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*