Kush është treguar kaq bujar me ‘ushtarin’ Thanza?

July 11, 2018 11:18

Kush është treguar kaq bujar me ‘ushtarin’ Thanza?

Partia Demokratike nxitoi të lante duart si Pont Pilati me gjyqtarin Admir Thanza.

Nga SHQUP dje deklaruan se gjyqtari i Gjykatës së Lartë duhet të shkarkohet dhe të nisë hetimi ndaj tij, përpara se të marr vendim KPK-ja.

Për dikë që e ka memorien e shkurtër duket se kemi të bëjmë me një qëndrim parimor të opozitës ndaj sistemit të drejtësisë.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Gjyqtari Thanza ashtu si shumë të tjerë është një produkt kryekëput i PD-së.

Ai i ka ngjitur të gjithë shkallët e karrierës si një ‘ushtar’ i demokratëve.

Thanza u bë anëtar i Gjykatës Kushtetuese me votim nga shumica demokrate.

Më pas u propozua, u votua dhe u dekretua nga PD për në Gjykatën e Lartë.

Në 19 prill të vitit 2013, Admir Thanza me Nr. Dekreti  8115 mori bekimin e Bujar Nishanit për të shkuar në Gjykatën më të lartë të vendit. Bashkë me Thanzën, Nishani dekretoi edhe Tom Ndrecën, një tjetër gjyqtar militant të PD, mjafton të kujtojnë vjedhjen e zgjedhjeve apo dhe 21 Janarin.

Kujtojmë është kohë kur për tre muaj PD do të humbiste pushtetin, ndërsa sa kishte prishur aleancën me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në raste të tilla, kur një njeri që të ka shërbyer në mënyrë të jashtëligjshme dhe të verbër nuk e mbron dot, të paktën hesht.

I vetmi që duhet të flasë është ish-presidenti, i cili duhet të tregojë pse është treguar kaq bujar me një njëri që shkeljet e ligjit i ka të shkruara në ballë.

Dekreti i Bujar Nishanit per Admir Thanzen

e.h/dita

 

July 11, 2018 11:18
Komento

4 Komente

  1. N.VJOSA July 11, 11:42

    Keta te Babale O p o r d h o z i t e s,
    jane fare,
    … por fare-fare,
    te pa cipe…
    Nuk kane Respekt per te Verteten,
    por per Genjeshtren, mashtrimin…!
    Dhe e Verteta do ti ndeshkoje gjithnje e me shume!

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku July 11, 11:59


    Propozimi im besoj se eshte i vlefshem per Skiperine ku tashme nuk ben efekt asnje ligj apo norme morali.
    Une propozoj qe hajnave shqiptare kudo qe kapen t’ju priten veshet..sipas shkalles se hajnise…ne fillim nje pjese e veshit te majte apo te djathte sipas partise ku ben pjese hajni…pastaj komplet veshi…pastaj te dy veshet….Ne kete menyre qytetaret e ndershem do ti njihnin hajnat e do te ruheshin prej tyre.
    Natyrisht ne do te kishim aktualisht nje President pa vesh.Pome mirese edhe pse i ka veshet ai nuk degjon.
    Hiqni dore nga Vetingu.Beje mire beje VETing=prerje veshesh!

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA July 11, 13:43

    In a message dated 10/10/2012 10:50:27 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
    PRESIDENT SOLDIERI
    E SALI … ENVERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare urdheron tirani
    E vendos Salia
    Me vrap e firmos
    Bujar Soldier Mavria
    Ushtar ishte dje
    Soldier eshte dhe sot
    Lum per President
    Qe e kemi kot!
    Dje ushtar i Enverit
    Sot i Salise
    Mjere o shqiptare
    Kush i prin Shqiperise!
    Despote kishim dje
    Sot kemi tirane
    Barbare prinin dje
    Sot despote hajvane!
    Per nje cope karrike
    Flake i vene Shqiperise
    Ciflik e kane kthyer
    Gjakun e vegjelise!
    Kalbur eshte gjithcka
    Nga korrupsioni
    Padrinot bejne ligjin
    Krejt kot ju votoni
    Sa prin Dallkauku
    Ua plackit votat
    Per nje bythe kolltuku
    Per te Shqiperia
    Eshte vetem poltroni
    Ligjin e ben Mafia
    Mbreteron korrupsioni
    Heqim imunitetin
    E genjejme miletin
    Mbret per mbi mbret
    Kem impunitetin
    Qe mbron kusaret
    Perjeteson pushtetin
    Virgjeron prostitutat
    Ne piedestal hajdutat
    Sheik e bejne vetin!
    Ligj permbi cdo ligj
    Kemi Sali Luigjin !
    Sa per President
    Kemi nje soldier
    Sot ushtar i Sales
    Dje i shokut Enver!
    Prijesa firaune
    Ministra kusare
    Ambasadore spiune
    Mbrojtjen Asfalia
    Ekonomine BIA
    Duam Perendim
    Na cojne nga Rusia
    Aspirojme Evrope
    Prijne sic do Serbia
    Otranton Athines
    Romanon Fazlicit
    Keta bastarde te shkines
    Pjelle e Zerve Pashiqit
    Kembet ne Tirane
    Koken ne Athine
    Nene permbi cdo nene
    Kane bushter Serbine !
    Qaj e mos pusho
    Shqiperi e mjere!
    E permjera ti
    Sa keq te kane dhjere
    Keta faqezi
    Pa fytyre e pa nder!
    Vajto mos pusho
    E gjora Shqiperi !
    O ngrihu ne kembe
    S’eshte kohe per vajtim
    Thirrja e Tahririt
    Kushtrim per veprim !
    Ngrihu ne kembe
    E vendos drejtesi
    Nuk ka kohe me prite
    Vdekje o liri!

    Reply to this comment
  4. Alban Dega July 11, 13:46

    PRESIDENTI ME KARAKURVE I SHQIPERISE!

    Karakurve Kataosmanesh ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*