Kush është universiteti privat që ka dhënë 16 mijë diploma?

August 4, 2014 19:56

Kush është universiteti privat që ka dhënë 16 mijë diploma?

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të fortë sot kundër universiteteve private.

Sipas tij, prindërit shqiptarë kanë hedhur paratë e tyre në skema piramidale.

Ai ka dhënë disa shifra interesante.

Një prej të cilave ka të bëjë me numrin e diplomave.

Një universitet privat ka dhënë plot 16 mijë diploma, por kryeministri nuk e bëri të ditur emrin e tij.

Pamja që ndoqëm nuk lë vend për asnjë kënaqësi, por ngjall vetëm trishtim dhe revoltë. Trishtim, për aq mijëra dhe mijëra familje që kanë investuar gjithë kursimet e sakrificave të tyre, për t’u dhënë fëmijëve një diplomë dhe në fakt, i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale, tërësisht mashtruese, sikundër nxjerr në pah në mënyrë therëse, kontrolli i nisur shumë muaj më parë dhe i realizuar brenda kornizës ligjore, me vullnet, profesionalizëm dhe integritetet të plotë.

Ne kemi qenë të vetëdijshëm për këtë situatë katastrofike në gjithë Sistemin e Arsimit të Lartë. Jemi zotuar të ndërhyjmë për një operacion rrënjësor.

 Por, sigurisht, përtej vetëdijes të krijuar në distancë dhe nga hulumtime shumë të pjesshme, rezultatet e këtij kontrolli, bazuar në legjislacionin në fuqi, në ligjet e hartuara dhe miratuara nga qeveria paraardhëse, janë absolutisht rrëqethëse.

Një sistem i përçudnuar në formë dhe në përmbajtje, i kalbur deri në fund, që ka gjeneruar vetëm kalbëzim, vit pas viti.

Kemi arritur të kemi sot numrin më të madh të universiteteve për frymë në Europë, 8 herë më shumë se Britania e Madhe. 20 universitete për 1 milionë banorë.

Kemi arritur një kulm tjetër, me 1432 programe të ndryshme mësimore, a thua se vendi ynë i ka mundësitë t’i përgatisë të rejat dhe të rinjtë për 1432 profesione dhe nënprofesione të ndryshme. Kemi arritur një tjetër rekord, europian nuk diskutohet, rajonal padyshim, por, mbase, edhe botëror, me 50 programe studimore në universitetet tona publike, ku nota mesatare e të gjithë të regjistruarve është nën 5.5.

Kemi arritur që në kaq pak vite të gjenerojmë 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat. 32 mijë! Gjysmën e të cilave i ka dhënë një universitet i vetëm, 16 mijë”, ka thënë Rama.

Një shifër vërtet e frikshme./b.l

August 4, 2014 19:56
Komento

24 Komente

  1. brumbulli August 4, 19:59

    shume e mire pyetja, Kryeministri del e ben gallate e tregon barcaleta, por duhet te flase me fakte, emra, pergjegjes dhe jo te rrafshoj te gjithe sistemin me retorike. Publikut i duhen vepra dhe jo teater e humor me te ardhmen e mijera studenteve dhe pedagogeve.

    Reply to this comment
    • banditi August 5, 10:33

      po Brumbull ke te drejte, po kaq shume Universitete nuk kane cfare I duhen nje vendi kaq te vogel. Te gjithe jemi deshmitare se sa shume Universitete ka. Me thene te drejten te gjithe ata qe kane mbaruar Universitetet private apo shtetrore nuk do te pranonin te punonin si puntore nese nuk do gjejne pune me diplome po edhe sic ndodh rendomte, te gjithe fjalen e pare do te thonin une kam DIPLOME. E perse do u vleje kjo diplome? Mire e kane ne ate vend duhen mbyllur Universitete e lene vetem ato te shtetit. Ne Zvicer ka 10 Universitete publike dhe 11 Shkolla te Larta publike. Keto nxjerrin tamam kuader te nevojshem per vendin. Te tjeret ne shkola profesionale te larta apo te mesme. Dhe e kane nivelin shume me te mire se Albania jone

      Reply to this comment
  2. Kris August 4, 20:10

    Edhe Piktorit i dridhen leqet.Jep shifra po sjep emrat e universiteteve.Filloi dhe ky te flase percart si Saliu

    Reply to this comment
    • Lymi Tutit August 5, 12:00

      U jom gjinje pa shkoll po naj gjo e mor vesht. Car meno se e di veten ti brumblli kris, qe ropt duhet t’japin hesap ty me llafe. apo s t’mjafto ty qendrim zyrtar qi i heq lejen e i pezullo, simas ligjit qe ato se njifken demek. ene per popllin kjo mjafto. “piktori” po t’thot ene qe vetem njoni ka bo pun per 3-4 vjet sa universiteti tirones qysh pri fillimit, hala pa le zotnia jote.
      me respekte, lymi

      Reply to this comment
  3. tsi August 4, 20:30

    UFO?

    Reply to this comment
  4. Diploma August 4, 20:45

    Po ministria që është diplomuar tek UFO, e ka grisur diplomën e saj meqë ia mbylli kioskën atij shoferit?

    Reply to this comment
  5. toni August 4, 21:37

    familjet tona kane kursuar dhe investuar aty ku munden dhe jo neper anglira dhe france ku i coni femijet juve

    Reply to this comment
    • dorela August 5, 09:58

      Z.Toni pervec pushtetareve te te gjitha ngjyrave, neper anglira e franca kane studiuar edhe shume femije te tjere te prinderve pa privilegje qeveritare apo politike. Europa dhe bota te japin mundesine te studiosh edhe me burse, nese ke vertet kellqe, dhe s’do tia dije njeri se i biri apo e bija e kujt je. Si cdo investim , edhe shkolla ku vendos te shkosh do mendje ……… Qeveria do bente mire qe te nxirrte edhe ca statistika te atyre qe kane studiuar jashte, me GPA perkates dhe statusin e punesimit te munguar.

      Reply to this comment
  6. lis dushku August 4, 22:53

    Ky eshte universiteti Kristal,por Rama do ta thote neser.

    Reply to this comment
  7. dino August 5, 05:49

    Te gjitha reagimet e forumit ishin gomarlleqe….Asnjeri nuk kapi thelbin…te gjithe bertisni”Emera o kryeminister”O popull lista e emerave eshte e gjate…te gjithe jane per burg…ne te gjitha sektoret,ka qene shtet rumpalle per 20 vjet…nuk ke nga ta fillosh me pare….Ne te gjiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiithaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……. fushat e jetes shqiptare..!

    Reply to this comment
  8. arber August 5, 07:04

    UNIVERSITETI “KRISTAL”-NUK JU KUJTOHET? PA ARDHUR FARE NE SHQIPERI DJALI I BOSIT MORI DIPLOME

    Reply to this comment
  9. Veterani August 5, 07:28

    Rama ka fobi nga Universitetet se vete mezi e ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve me shkelma bytheve e per hater te babait Kristaq. Si Enveri qe ishte vete pa diplome e masakroi ato te shkolluarit.

    Reply to this comment
    • Lymi Tutit August 5, 12:34

      po ti me car dipllome ke zotnia jote? apo te istitutit t’misrit…si mener ajo.

      Reply to this comment
    • ble-ta April 3, 20:22

      Enverit t’i merrni te keqen po te jete per pune arsimi dhe shkolle. Ai qe mbaroi shkollen e larte ka shkuar ne bote dhe ka njesuar diplomat shume kolla.ata qe kishin mbaruar te mesme kryesisht profesionale ishin gjysem inxhiniera dhe mjeshtra, analfabete nuk kishte, ne shkollat te larta shkonin ata qe e meritonin dhe mesonin, kishte nje difekt se aplikoi luften e klasave dhe privoi nga shkolla nje pjese te vogel te tyre. Po nje pjese te vogel ama,se sot dalin disa sojseze qe kane marre trisken e te persekutuarit politik po qe kane mbaruar fakultetete e universitete dhe kane qene punesuar ne institucione te rendesishme. Flisni per te tjera sa per arsimin i vijne rrotull Enverit keta birbot e sotem.

      Reply to this comment
  10. Meteh August 5, 07:33

    Ju qe flisni kuturu per arsimin me diploma falce,si kursi i plepave per juristet,jeni SALIST,me ju e Co nuk behet ky vend.Shqiperia ka nevoi per specialist e jo vetem per jurist,ku vlon paraja e popullit fukara si lum.E RAMA kerkon te beje shtet dhe nuk mendon per karrigen e tij,biles duhet kuptuar se reformat kan kosto elektorale,pasi njerz si puna juaj jane 100 vjet prapa botes.Te kesh 8 universitete me shume se LONDRA,eshte kulmi i injorances te atyre qe e kane bere kete katraure ne arsim e jo vetem.Perpara Z.Rama per ta çuar kete vend ne normalitet,qent le te lehin.Shpejto reformen ne kalan e fundit te sistemit te drejtesise dhe dergoi dosjet ne prekurorin gjumashe,e nqs nuk vepron-veproni mbi te si uragan..!

    Reply to this comment
  11. DREJT August 5, 07:57

    O PIKA, ME EMRA O MAVRI SE ME DUKET SE PO BEHESH PALE DHE TI ME ATA TE FUSHES’…E DI TI.

    Reply to this comment
  12. shqip August 5, 08:26

    Nuk kane euro ti çojne jashte shtetit.Ne Universitetet private i kane çuar me deshire mendjen top se e dine sa munden femijet e tyre.

    Reply to this comment
    • dorela August 5, 10:00

      Ata qe kishin euro i cuan edhe jashte , po u kthyen te deshtuar se nuk kishin tru per shkolla serioze, ndaj u falen ke Cili etj. Nga Bocconi me fee 18.000 euro ne vit tek Cili…… gjykoni vete per kellqet…

      Reply to this comment
  13. Mondi August 5, 08:45

    I KE MUNGUAR SHQIPERISE NGA KAQ KOHE . JU JENI AI QE DO TA BENI KETE VEND NJE VEND ME TE VERTETE EUROPIAN .JEMI KRENAR PER ATE QE PO BENI PER VENDIN TONE DUKE CRRENJOSUR CDO DITE E ME SHUME TE KEQEN QE KA PUSHTUAR KETE VEND.
    DIPLOMAT E SALIUT ISHIN BERE SI LETRAT ME VLERE PO TE SALIUT QE I BLIJE TEK DOLLARI ME CMINME QESHARAKE. JU I NDERUAR EDI JENI SHPERESA E FUNDIT E KETIJ VENDI I CI:LI E KISHTE NJE KEMBE NE VARR DHE PO I RRESHQISTE EDHE TJETRA.

    Reply to this comment
  14. Rimi August 5, 08:48

    Po ate univerisitetin “Salihist” te Plepave do ta ç’velftesoje ndonjehere ky kryeminister apo ai u be me rekomandimin e miqeve?Kete te shohi kryeministri e te mos njohi asnje diplome kush ka mbaruar kursin gjashte mujor te partise(plepave) !Filloje qe ketu n.q.se ke seriozitet e do besim,ndryshe mos krijo bindjen qe edhe zotrote varesh nga administratori i Shqiperise!

    Reply to this comment
  15. fatmiri August 5, 09:47

    Njerezit duhet te qendrojne me kembe ne toke dhe koke mbi shpatuulla, ndryshe nuk jane me njerez por zvarranik. Duhet ndertuar shteti nga fillimi, sepse sot egziston vetem shteti privat i sali berishes me te gjitha institucionet qe e shikojme se per kete ka punuar 20 e ca vjet, se nuk ishte budalla: te gjitha i ka bere me qellim qe kur te ikte vete si kryeminister, pushteti te ishte i tij siç eshte faktikisht. Shikoni KLD-ne, ku shkoi gjyqtari me komçat e kemishes prej floriri, po Fullani ç’po ben, po shiku, presidenca, prokuroria, gjykatat…? Pra shtetin e ka mafja e Saliut. Edhe sikur ti presin koken Saliut ndonje qytetar nga inati, prape mafja eshte ne Tirane dhe gjithe qytetet e Shqiperise Eshte nje kancer maligne qe vetem populli, ne qoftese ka me imunitet njerezor, mund ta pastroje me forma demokratike e jo demokratike, ndryshe do zgjase pambarim. Po nuk u turbullua, nuk kullohet.

    Reply to this comment
  16. marinari August 5, 10:10

    Shqipot nuk duan normalitet por kuriozitet,pak se cdo magjar eshte bere me dipllome.

    Reply to this comment
  17. Bujari pa mustaqe August 5, 10:37

    Me ne fund i erdhi radha edhe kioskave ,ku hajdutet pastronin parate e pista dhe prinderit e gjore i conin femijet qe nuk merrnin dot nje universitet publik me forcat e veta .Saliu krenohej me kete lloj shkollimi ,mjaft qe ai te qendronte ne pushtet.Ai dhe vetem ai duhet te pergjigjet sa me pare per kete dem qe i ka slelle ketij vendi ,qe nga kurset e partise 3 e 6 mujor te plepave dhe deri te keto mavri shkollaqe japin diploma me cmim shumice pa vajtur asnje dite ne leksione .Merr Dashin e Havase qe as 8- vjecaren nuk ka mbaruar dhe ka diplome juristi e mastera lloj lloj .turp per ne qe na aprovon ligjet ne kuvend ky dhe shume te tjere si ai qe i thone kembes dore .Ju thoni te tregoje emrat e ketyre kioskave E di Rama ,nuk ka frike ai ,jo por duroni

    Reply to this comment
  18. enea August 5, 20:51

    Kush – perdoret per njerezit.

    Cili – eshte forma korrekte.

    M.q.s. jemi ne frymen shkollore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*