Kush është “vrasësi i Hajdarit” që u konfliktua me PD-në në Jalë

September 19, 2018 02:54

Kush është “vrasësi i Hajdarit” që u konfliktua me PD-në në Jalë

Gjatë përplasjesn, së djeshme të IKMT dje në Jalë me një grup banorësh dhe deputetë të PD, kjo e fundit akuzoi kreun e IKMT Fatmir Meta si “vrasës të Hajdarit”.

Po cili ka qenë roli real i Metës. një ish-zyrtar i vjetër policie në vrasjen e deputetit, rikthyer këto kohë në qendër të vëmendjes pas ekstradimit të Izet Haxhisë.

Fatmir Meta ka qenë ish-shef i Komisariatit të Tropojës. Ai nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hajdarit, por makina që ai përdorte në atë kohë është përdorur nga Jaho Mulosmani.

Më poshtë, pjesë nga një dokument i SHIK, lidhur me vrasjen:

“Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë rreth orës 24:00 është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku edhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta ish-shefi i Komisariatit Tropojë. Për këtë person dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari, ose është vrarë për të humbur gjurmët e krimit.

Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Fatmir Metës tip “Fuoristradë” e me llampën, sinjalin e policisë. Me këtë makinë Jaho Mulosmani ka qarkulluar në Tiranë dy ditë para ngjarjes dhe atë ditë që u krye vrasja. Pas ngjarjes, Fatmiri nuk shkoi më në Tropojë dhe aktualisht është në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik…”

Sipas dëshmive të fundit botuar në DITA, personi i vetëm që ka qëlluar mbi Azem Hajdarin (edhe ky i armatosur) ka qenë Fatmir Haklaj. Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja kanë qenë me Haklajn por nuk kanë qëlluar, kurse Izet Haxhia nuk ka qenë pjesë e këtij grupi që u konfliktua me deputetin përpara PD-së.

a.k. / dita

September 19, 2018 02:54
Komento

3 Komente

  1. Sali bolleku e carlleku September 19, 04:28

    Problemi nuk eshte qe kush e vrau plehren, apo kriminelin Hajdari.
    E vrau po nje plehre dhe kriminel si puna e tij, por me e rendesishnja eshte kush e solli me urgjence nga Fieri naten ne zyrat e PD, kush e nxorri ne prite dhe kush e dha urdherin e ekzekutimit, …….kete e dine te gjithe ….kopili i Zeheres serbi Sali Kar-azxhic.
    Shume boje dhe leter esjte harxhuar per vrasjen e nje krimineli,…..problemi eshte kush do t’a qeroj kelyshin e Zeheres, kjo eshte ceshtja.

    Reply to this comment
  2. Njeri me hajdar se tjetri. September 19, 09:45

    Po mire DITA, a nuk tregojne keto fakte se kemi te bejme me nje punonjes policie halabak dhe te inkriminuar. Fatmir Meta eshte nga ato emra te cilet kane turperuar Policine e Shtetit ne vite. Emertimet dhe gradimet e tij njihen nga te gjithe si emrtime dhe gradime te blera me para dhe vetem me para. Ai i ka shpetuar edhe ndonje atentati i cili i ka ardhur pikerisht nga persona kriminale me te cilet ai shoqerohet.
    Ta leme cthote PD, dhe PD nuk duhet te flasi se vete ajo ne krye te IKMT kishte nje tjeter kriminel grabitqar te quajtur Dem Dollapi, qe punonte per familjen Berisha.
    Por ta leme PD.
    Si ka mundesi qe Fatmir Meta emerohet ne kete post pas gjithe kesaj CV-je qe ka??
    Si ka mundesi qe Edi Rames i pelqejen halabaket??
    Si ka mundesi qe Shqiperise i mungokan inxhinjeret e ndertimit?
    Si ka mundesi qe emrohet ne nje post ku profesioni eshte shume i rendesishem nje elif matrak.
    Eshte shume e thjeshte, keta jane klientet e Edi Rames nga te cilet nuk heq dore sepse ata mbushin xhepat e njeri tjetrit.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit September 19, 16:37

    çfare eshte IKMT? se nuk e di. çfare kriteresh duhet te plotesoje nje person per te qene drejtues i kesaj gjeje qe quhet IKMT?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim