Që 13 milionë eurot, t’i gëzojë Lulzim Basha…

January 12, 2018 21:01

Që 13 milionë eurot, t’i gëzojë Lulzim Basha…

Mero Baze

Vjehrrit të Lulzim Bashës i takojnë 13 milionë euro për pallatin e prishur. Ndoshta vlera është rritur pak nga Gjykata e Strasburgut, por në mos 13 milionë, 11 milionë ai pallat vlen. Ishte mbi det, në një pozicion fantastik, edhe pse shkatërronte gjithë shëtitoren buzë detit të Vlorës dhe të ofronte komoditetin ta kishe shtëpinë në zemër të një zone turistike.

Kështu që nuk ia vlen të bëjmë debat për drejtësinë e vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Ai pallat afërsisht aq vlen. Është një pasuri konkrete, e prishur nga qeveria për interes publik.

Problemi i atij pallati është tjetërkund, dhe po shmanget qëllimisht nga debati publik. Investitori i atij pallati është Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës. Xhafer Isufi është një burrë i mirë nga Labëria, ka qenë ushtarak, me profesion teknik ndërlidhës, dhe është liruar nga ushtria në vitet ‘90. Ka punuar një kohë si shef sigurie i kompanisë VEFA, pasi merrte vesh nga radiot, dhe gruaja e tij ishte mbesë e Vehbi Alimuçaj.

Më pas është marrë me punë të vogla për të mbijetuar. Në vitin 2004 ka paraqitur kandidaturën për t’u bërë anëtar i KKRT (sot AMA), në emër të Partisë Socialiste, por nuk fitoi përballë Halil Lalaj. Si gjithë ish- ushtarakët, vjen nga një familje e majtë, me tendenca ekstreme. Xhaxhain e tij e pati arrestuar Sali Berisha si kryetar të një partie komuniste në ilegalitet në vitin 1996. Nuk ka qenë i pasur deri në vitin 2005, kur dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër.

Në vitin 2009 ai regjistron papritur një shoqëri ndërtimi dhe më 2010 merr leje për të ndërtuar këtë kompleks turistik në Vlorë.

Tani që Vettingu për gjyqtarë, prokurorë e policë ka nisur, tani që po u kërkohet të deklarojnë me çfarë parash kanë blerë mobiljet, kostumet, me çfarë kanë shkolluar fëmijët etj, kryetari formal i opozitës së Shqipërisë ia ka detyrim popullit shqiptar, sidomos atij opozitar, të thotë me çfarë parash, fare papritur, vjehrri i tij nisi një investim, vlera e të cilit në finale shkoi 13 milionë euro. Kjo është shumë serioze. Është sa gjithë buxheti i reformës në drejtësi.

Është provë faktike që vjehrri i tij, nga një  kapter i papunë, u gdhi investitor prej miliona eurosh. I vetmi ndryshim në jetën e tij familjare, ishte se dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër. Investimi ka nisur një vit pasi Lulzim Basha u akuzua për shpërdorim të 220 milionë eurove në “Rrugën e Kombit”.

Tani nëse në këtë vend do të ketë ndonjëherë drejtësi apo hetim të pasurisë së politikanëve, ky është rasti më përfaqësues, ku duhet të shfletohet çdo faturë, çdo transaksion dhe çdo pagesë që ka prodhuar një pasuri 13 milionë euro për vjehrrin e një politikani të akuzuar për korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka lënë gjë pa thënë për kundërshtarët e vet, nuk ka lënë fantazi pa shfrenuar se si ata vjedhin apo pasurohen, dhe mirë ka bërë, nëse e ka bërë për interes publik. Por tani është në një telash të madh. Përpara se qeveria shqiptare t’ia rimbursojë ato 13 milionë euro për vjehrrin e tij, është e domosdoshme që ai vetë i pari të bëjë Vettingun e parave të vjehrrit. Të provojë që vjehrri i tij e ka pasur së paku milionëshin e parë të investimit në atë kompleks turistik nga i cili po përfiton 13 milionë euro nga qeveria shqiptare. Po i lë mënjanë zaptimin e tokës, ndërtimin në det dhe gjithë harbutllëqet e tjera në emër të pushtetit. Po e quaj dhe unë si Edi Rama ndërtim të ligjshëm, edhe pse kam luftuar qysh në themelet e atij pallati, për t’u prishur.

Por paratë duan doemos transparencë. Duan transparencë pasi i zoti real i parave, po përpiqet t’u shfaqet shqiptarëve si kalorës i luftës kundër kriminalizimit të politikës. Rast më flagrant se ky unë nuk di. Nëse ai vërtetë do t’i gëzojë ato para, ai duhet të bëjë vetë i pari Vettingun e pasurimit të vjehrrit, siç po e bëjnë gjyqtarë, prokurorë, policë e kushdo tjetër me pozita publike. Nëse nuk e bën ai, duhet ta bëjë Prokuroria. Gjyqin e ka të fituar, paratë aty janë, mund t’i marrë kur të dojë. Por duhet të provojë se janë të tijat, e jo paratë që ua ka marrë nga xhepat shqiptarëve, duke vjedhur si ministër!

 

January 12, 2018 21:01
Komento

19 Komente

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. January 12, 21:59

    O Mero,ata miljona euro jane shumica nga skema piramidale Vefa,kurse te tjerat nga korrupsioni i rruges Durres-Kukes-Morine, tenderat dhe perqindjet korruptive ne dhenjen e lejeve te ndertimit nga krietari basha-vic dhe keto nga fuqia e pushteteve bastarde te berisha-vicerve e meta-vicerve me shoke e shoqe ne drite e hije.Mjaft me,me keto kerma politike qe ngado qe i kthen vetem ere te qelbur mbajne,dhe kjo pasoje e tolerance,apo “pmundesise”qeverise Rama per ti shkuar deri me fund luftes ndaj krimit e korrupsionit te veshur me pushtete,aqe sa detyruan Sovranin,USA-n dhe BE-ne te kerkonin me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e DEKRIMINALIZIMIT.Nese Rama do te vazhdoje ti beje fresk kesaje dukurie sa korruptive aqe dhe krimnale ne dite e vite qe pastron leket e piset,po vjen minuti qe dhe ai bashke me Bashen ,Berishen e Meten dhe Mediun me shoke e shoqe te deshmuar per korrupsion e krime me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike,do ti bashkohet ne bangen e akuzes.Perfundimi,nje fund i shpejte i thurpshem dhe pa kthim,ku e djeshma dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert ne burg te Recit.Teoria e futbollit me dy porta brenda bijve te eterve te diktatures komuniste dhe mostrave te saje me nje barre krimesh e superkorrupsionesh mbi supe ne krie te tre pushteteve pa i hyre gjemb ne kembe,i shkoje vapa me gushtin;thote POPULLI.Besoni dhe binduni nje here te vetme ne jete o Rama,qe Zoti t’u meshiroje si avoketer te djallit.

    Reply to this comment
  2. alfons January 13, 06:46

    nuk ka shqiptar qe mos e dije qe miliona evro vihen me pune te ndershme! Pra pa diskutim qe keto pare mbajne vulen e hajduterise qofte lulit a vjerit te lulit qofte te metes a mones qote te sales a pjelles te tij puna esht cdo behet a do japin llogari?Tani behet loja se te gjith kane vjedhur te gjithe jan njelloj dhe loja tjeter kercenim me rumujra EC E GJEJE EC E NDAJ SHAPIN NGA SHEQERI

    Reply to this comment
  3. fteri January 13, 08:40

    Z.MERO ! …Po cila avokat e mbrojti në strasburgë pallatin e L.Bashës ,përvç se avokates krimit ,sot avokate e popullit ! z. Erinda Ballanca,kjo është avokatja që mbrojti s.Berishën plot 6 herë nga burgu ,dhe doli fitimtare me këta gjyqëtar të korruptuar e të kriminalizuar ? ,dhe dy herë L.Bashën e shpëtoi nga burgu .Po si ka mundësi që kjo avokate të ndëshkojë popullin e vet ?

    Reply to this comment
  4. vasili January 13, 12:15

    Mos prisni,te nderrmara inisiativa kruciale te detyrimit politik dhe kryeministror,nje raja frikacak historik si Rama.
    E invadoi qendren e kryeqytetit tone europian me xhamite me te medha ne Balljkan,per me teper,financuar nga diktatori i madh i Anadollit,qe thote se eshte miku i tij.
    Dhe ne te njejten kohe,shkon dhe urdheron prishjen e nje kishe te vogel dhe te vjeter,ne Dhermi,duke thene se ish garazh,kurse tani cuditerisht detyrohet ta rindertoje.
    Vaniteti i ketij rajai historik,arrin permasa te nje peshtirosje te tille,nga vepra qe ajo permban,qe cfare do gje te mire qe ka bere dhe ka per te bere,ato do te shoqerrohen nga erresira historike e bemave apo e te pabemave te tij..

    Reply to this comment
  5. Arbeni January 13, 12:18

    Gjykata e Strasburgut i dha nje dacke te forte surratit Ed Rames dhe idiotesive te qeverise tij qe ben prishje objekti vetem se eshte vjehrri i Bashes. Kjo dacke i ka djegur fort Qeres se Mero servilit qe per tu bere i pranueshem nga Ed Rama (per te cilin nuk ka lene gje pa thene kur lepinte bythen e Berishes), ka vjellur vrer dhe ka brohoritur kete prishje pallati.
    Tani shteti duhet te paguaj miliona Euro per idiotesite e Ed Rames dhe per servilizmat e Qeros Meros qe nuk rron dot pa futur ate koken e vet si patate e zier ne bythe te kryeministrit te rradhes.
    Tani qe erdhi fatura nga Gjykata e Strasburgut, ajo i duhwet derguar Rames dhe Qerosit Mero ta paguajne. Nuk ka pse me taksat tona si popull te lahen mekatet e kesaj qeverie bythqiresh me servile si Mero pas bythe.

    Reply to this comment
    • vasili January 13, 13:47

      Mire,mo beni,qe nuk ecen dot vet(edhe une jam me ty dhe me ate qe Merua,lepiu keq,ate peshtyme ndyraqe te Saliut qe merua hodhi mbi Ramen dikur),por nuk na the me kryesoren:
      Cili eshte burimi i 13 milion eurove,qe kapteri i bashes,investoi tek ai hoteli?

      Reply to this comment
      • Arbeni January 13, 20:08

        O Cilo, ate Cili eshte burimi i 13 milion Eurove shko e kerkojeni ne Strasburg se mbase ja kthen mendjen dhe ndryshojne vendim…Ore kaq budallenj jeni o militante pa tru sa dhe kur idiotesite e Ed Rames i kushtojne Shqiperise miliona gjobe, prap i mbani iso?
        Ka folur gjykata e Strasburgut o Ciloja i partise, kaq mundohu te kuptosh po ke aq derhem tru ne koke. Dhe ka dhene nje shifer, 13 milion Euro (a ca me shume).
        Kaq vlen nje idiotesi e Rames.

        Reply to this comment
        • vasili January 13, 21:35

          Or tarallak,i lindur,si cun kapteri,Strasburgu i dha te drejte per vendin e ndertimit dhe jo origjinen e parave.
          Tani pendohem,qe u morra sadopak me ty,por ngushellohem me ate qe i dhashe pergjigje dhe shume ramzadave nga specia jote.

          Reply to this comment
          • Arbeni January 14, 09:16

            Cilo, ka me torollake se ju plehrat e Ed Rames qe i thoni “shendet” c’do pordhe qe ai leshon, edhe kur ato i shkaktojne Shqiperise 16 milion Euro gjobe ne Strasburg?

  6. edi January 13, 12:44

    kY ESHTE NJI MESAZHE I QARTE

    QE BOTA EUROPIANE I DERGON SHQIPTAREVE

    SE CFAR AJO EUROPE DESHIRON PER SHQIPERINE !

    VENDIMI SKANDALOZ I STARSBURGUT

    KERKON E DESHIRON QE KRIMI TE MBIZOTEROJE

    NE SHQIPERI

    PRA POLITIKA E KRIMIT JO AJO E LIGJIT DHE SHTETIT LIGJORE

    PRA CILA ESHTE TANI LOJA E EUROPES ?

    NGA NJERA ANE CIRREN LUFTO KORRUPSIONIN

    DHE KRIMIN
    NDERKOHE QE NGA ANA TJETER

    INSTITUCIONI ME I LARTE I GJYKATES SE STARSBURGUT

    I JEP TE DREJTE KRIMIT NE SHQIPERI
    KUNDER
    SHTETIT SHQIPTARE !!!

    A KA NDONJI GAZETARE QE PUNO PER SHQIPERINE

    E DREJTOJ NJI PYTJE TE TILLE BRUKSELIT
    NQS
    KTO QURRASHET E PUSHTETIT NUK I DEL ZERI

    NGA AJO HALE SHTET?

    Reply to this comment
  7. nikolla January 13, 12:56

    O Mero muti, Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës, nuk ka qene nje teknik nderlidhjej, sikunder ty qellimisht kerkon te fyesh,por nje inxhinjer i talentuar e qe ka mbajtur ne gatishmeri tere aparaturat e radiopergjimit te ushtrise Shqiptare qe ty dhe gjithe armiqve te Shqiperise u djegin syte dhe veshet kur flitet mre per ate ushtri populoore dhe j ushtri mecenare si kjo e sotmia. Sa i ule je1 Po dhe une cfare them. Te ultit gjera te ulta thone e bejne. Turp per gazeten Dita qe pranon shkrime nga ky pis, qe nuk ka lene njeri te ndershem pa njollosur e baltosur sa ishte ne shebim te xheatit Sali dhe tashti ne sherbim te drogment pa turp Edi Rama.

    Reply to this comment
  8. thjesht mashtrim ,pafytresi ,i nji politike kanibalesh europian January 13, 13:42

    Mundet ta rrotulloni Strasburgun
    e intepretoni si t’ju palla njerei apo tjetrit leshterik shqiptare ,
    por nji gje dallohet qarte ne kte Vendim Skandaloze !
    Strasburgu e do Shqiperine ne sundimin e Krimit e korrupsionit e nji pseudoshteti ku mos te funxionoj asnji Ligje .Ku krimineli te ndertoje ku ti doj palla ,
    sepse ka vi Avokate Gjykaten e Larte Europiane te Strasburgut .LOOOOOOOOOOOOOOOOL !!!!!
    A ka arsye ,e drejt ,llogjike njerezore ta pranoj kte Skandal te Shekullit ,pikerishte ne Europen e Bashkuar ???
    Pra ky veprim eshte nji goditje e hapur qe i behet Shtetit Ligjore ne Shqiperi dhe luftes se tij kunder krimit te organizuar ne politike ,qe duket ti kete shume te gjata fijet e bashkepunimit deri ne gjyakate me te larta Europiane !
    Maska europiane ra ,te dashur shqiptare .
    Tani kuptojm edhe luften me FERRAT JESHILE qe tymosin zyrat e Brukselit vs Shqiperise ,inskenimin dhe ngritjen ne Qender te Vemendjes se politikes se dites , Rrezikun qe i vjen Europes e Botes nga Canabisi Shqiptare ,nderkoh qe ne gjithe Boten ,si ne Amerike edhe Europe ka filluar legalizimi i canabisit shitja e tij e perpunuar ne Fabrika ,per kurime te tumoreve te ndryshme ne trurin e njeriut sidhe thjeshte tymosje , Dje sapo takova nji mik qe dikur punonim bashke ne te njeten Firme dhe me tha se i kan afruar nji vend pune si menaxher ne nji Fabrike te perpunimit te Canabisit ,qe ka nji perspetive shume te madhe ne europe !
    Ky eshte paradoxi me i madhe qe ndodh sot ,ne politikat europiane vs asaj Shqiptare ,eshte nji pyfytresi qe nuk njef kufi e moral njerezore .
    Cdo te thote ky izolim ,ky Standart qe Bota ishtron kunder Shqiperise ?
    Ktu duket qarte ,se kemi te bejme me nji KOMPLOT
    te Poltikave Europiane kunder Shqiperise .
    PERSE ???
    Cfar te keqe i ka ardhur Putanes Europe dhe DJALLIT ME TE BIRE , nga ky popull liridashes ,paqesor , i cili ne shekuj eshte Viktimizuar duke u bere Muri ne mbrojtje te Europes dhe sot , shperblehet ne kte menyre poshteruese nga Europa ,Bota e civilizuar ?
    Kjo eshte pabesia e pafytyresia me e madhe qe i behet nji kombi te vogel , nga Hienat e Kanibalet me kollare ,qe po cojne kte Bote drejt shkaterrimit total .

    A ka ndonji BURRE ne ate vend ,ti shkruaj nji leter Europes .BrUkselit e t’na japio nji spjegim Boterishte , cfar do te thote nji komportim i tille tinzare ,veshur vetem me intriga kunder Shqiperise nga kjo Europe ???

    Veprimet e politikave te gjithe te huajve ne Shqiperi qofshin ata BE-se apo ambsadoret e usa , flasin me shume se fjalet e tyre mashtruse . Fjalet i merr era ,vepra mbetet .
    Dhe nqs do bejme nji shetitje cronologjike ne kto 28-vjet ,do shofim se gjendja e shtetit shqiptare dhe popullit te tij sa vjen e keqesohet nderkohe qe ne kto 28-vjet Shqiperia eshte Monitoruar Menaxhuar nga kta te Huaj dhe sot kuptohet qarte se ku deshriojne ta cojne Shqiperine .Eshte dicka e ngjashme me Sirine ,por me te tjera mjete te nendheshme .
    Nji politike diskriminuese ,destruktive ,degjenruse ,shkaterruse ,demoralizuese ,depsresive qe con ne vetvrasje ,humbje besimi e dashurie per jeten .
    Pra kerkohet me te tilla metoda poshterimi ,e mbeshtetje te krimit ne shqiperi nga Europa e Bota ,
    ti imponohet shqiptarit skllaveria e perjeteshme .Sa keq qe ne shqiptaret nuk dukemi si Neger ?
    Keshtu do t’ju pelqenim me mire kanibalit europian .
    Luftoni per lirine e dinjitetin shqiptare e mos lejoni qe Padronet e Demokracise t’ju afrojne sistemin Skllavo-Pronar .
    Pra edhe njiher SKANDALI I SHEKULLIT
    Strasburgu Europa ,kerkon te Legjitimoje Pushtetin e Mafiozeve e Krimit ne Shqiperi ,me vepra ,nderkohe qe ka 28-vjet dergon letra dashurie e foto nudo nga qendra e vet Brukseli .

    Reply to this comment
  9. thjesht mashtrim ,pafytresi ,i nji politike kanibalesh europian January 13, 13:43

    Mundet ta rrotulloni Strasburgun
    e intepretoni si t’ju doj palla, njeret apo tjetrit leshterik shqiptare ,
    por nji gje dallohet qarte ne kte Vendim Skandaloze !
    Strasburgu e do Shqiperine ne sundimin e Krimit e korrupsionit e nji pseudoshteti ku mos te funxionoj asnji Ligje .Ku krimineli te ndertoje ku ti doj palla ,
    sepse ka vi Avokate Gjykaten e Larte Europiane te Strasburgut .LOOOOOOOOOOOOOOOOL !!!!!
    A ka arsye ,e drejt ,llogjike njerezore ta pranoj kte Skandal te Shekullit ,pikerishte ne Europen e Bashkuar ???
    Pra ky veprim eshte nji goditje e hapur qe i behet Shtetit Ligjore ne Shqiperi dhe luftes se tij kunder krimit te organizuar ne politike ,qe duket ti kete shume te gjata fijet e bashkepunimit deri ne gjyakate me te larta Europiane !
    Maska europiane ra ,te dashur shqiptare .
    Tani kuptojm edhe luften me FERRAT JESHILE qe tymosin zyrat e Brukselit vs Shqiperise ,inskenimin dhe ngritjen ne Qender te Vemendjes se politikes se dites , Rrezikun qe i vjen Europes e Botes nga Canabisi Shqiptare ,nderkoh qe ne gjithe Boten ,si ne Amerike edhe Europe ka filluar legalizimi i canabisit shitja e tij e perpunuar ne Fabrika ,per kurime te tumoreve te ndryshme ne trurin e njeriut sidhe thjeshte tymosje , Dje sapo takova nji mik qe dikur punonim bashke ne te njeten Firme dhe me tha se i kan afruar nji vend pune si menaxher ne nji Fabrike te perpunimit te Canabisit ,qe ka nji perspetive shume te madhe ne europe !
    Ky eshte paradoxi me i madhe qe ndodh sot ,ne politikat europiane vs asaj Shqiptare ,eshte nji pyfytresi qe nuk njef kufi e moral njerezore .
    Cdo te thote ky izolim ,ky Standart qe Bota ishtron kunder Shqiperise ?
    Ktu duket qarte ,se kemi te bejme me nji KOMPLOT
    te Poltikave Europiane kunder Shqiperise .
    PERSE ???
    Cfar te keqe i ka ardhur Putanes Europe dhe DJALLIT ME TE BIRE , nga ky popull liridashes ,paqesor , i cili ne shekuj eshte Viktimizuar duke u bere Muri ne mbrojtje te Europes dhe sot , shperblehet ne kte menyre poshteruese nga Europa ,Bota e civilizuar ?
    Kjo eshte pabesia e pafytyresia me e madhe qe i behet nji kombi te vogel , nga Hienat e Kanibalet me kollare ,qe po cojne kte Bote drejt shkaterrimit total .

    A ka ndonji BURRE ne ate vend ,ti shkruaj nji leter Europes .BrUkselit e t’na japio nji spjegim Boterishte , cfar do te thote nji komportim i tille tinzare ,veshur vetem me intriga kunder Shqiperise nga kjo Europe ???

    Veprimet e politikave te gjithe te huajve ne Shqiperi qofshin ata BE-se apo ambsadoret e usa , flasin me shume se fjalet e tyre mashtruse . Fjalet i merr era ,vepra mbetet .
    Dhe nqs do bejme nji shetitje cronologjike ne kto 28-vjet ,do shofim se gjendja e shtetit shqiptare dhe popullit te tij sa vjen e keqesohet nderkohe qe ne kto 28-vjet Shqiperia eshte Monitoruar Menaxhuar nga kta te Huaj dhe sot kuptohet qarte se ku deshriojne ta cojne Shqiperine .Eshte dicka e ngjashme me Sirine ,por me te tjera mjete te nendheshme .
    Nji politike diskriminuese ,destruktive ,degjenruse ,shkaterruse ,demoralizuese ,depsresive qe con ne vetvrasje ,humbje besimi e dashurie per jeten .
    Pra kerkohet me te tilla metoda poshterimi ,e mbeshtetje te krimit ne shqiperi nga Europa e Bota ,
    ti imponohet shqiptarit skllaveria e perjeteshme .Sa keq qe ne shqiptaret nuk dukemi si Neger ?
    Keshtu do t’ju pelqenim me mire kanibalit europian .
    Luftoni per lirine e dinjitetin shqiptare e mos lejoni qe Padronet e Demokracise t’ju afrojne sistemin Skllavo-Pronar .
    Pra edhe njiher SKANDALI I SHEKULLIT
    Strasburgu Europa ,kerkon te Legjitimoje Pushtetin e Mafiozeve e Krimit ne Shqiperi ,me vepra ,nderkohe qe ka 28-vjet dergon letra dashurie e foto nudo nga qendra e vet Brukseli .

    Reply to this comment
  10. Adih January 13, 19:35

    Oh , MERO BAZE , ..Bisht qeni ngele more i uruar .Bythe lepirsi i RAMES .Nuk i ndihmon shqipertaret ne kete menyre .Por perkundrazi .

    1 ….PS e Gjikes , ,shtremberoi ligjin ,spordhi fare per distancat nga deti , per fallcifikimin e e tokes ,dhe e vjedhjen e detit ,tamam si Basha me Saliun qe bene tradhetine me te madhe ne gjithe historine qe nga themekimi i shtetit te pare shqiptar.per detin greqise e si Rama i jot neser? Varret greke etj. O Baze hurjahipi ,para se te dalesh ,ku i gjeti leket vjerri i Bashes , (ku nuk diskutohen jane pare te pista, keni me se te drejte) ,eshte shume me e veshtire ,se sa te shikojme ,letrat e Gjikes tend te PS ,pislleqet e tij flagrande ,i ke ciper tavolines . Me me karakter ,se nuk ndihmohet populli ne kete menyre .

    2…Ndihmoje popullin Z Baze , se kapacitetin e ke e thuaja dhe trumbetoja ,ku ne shqiperi banda e tranzicionit post komunist ,me keqeardhje , nuk jane kundershtare politik ,me njera tjetren . Por jane kundershtare vetem ,atehere kur i cenojne monopolet njeri tjetrit .

    3…….Mero ,mer e bjeri kembanave te alarmit , se po falimentohet pa kushte ekzistenca e shteti shqiptar.
    Pse thellohet gropa e zeze ,milionat ne euro ,denimet e Strasbo..ut nga popullsia e varfer e nga taksat e saj ,ku te pakten interesohu edhe per femite e tu te pakten .,o Baze..Pse vazhdon me brutalitet bolshevik dhe shkelet kushtetuta ,neni 181 i saj . A e dini qe jane dosjet kapul ne Strasbourg ,ku ti si servil i radhes shkruan ,konkretisht per kete teme .Vetem ne nje pallat 16 ,8 milion Euro ,po ne te gjuthe teritorin ,sa miliarda euro behen ?? Interesant ,Z Mero , por ta dish mire ,,koha do ju hedhi ne kosh te plerave ashtu edhe si piktuaret e Rames tend .
    Me jepet rasti sinqerisht ,te falenderoj gazeten e pamvarur DITA ,qe na jep komentet tona ,se ti na ke fshire qe ne heren e pare . Turp per ty o Mero Baze ,o njeri me dy fytyra .

    Reply to this comment
    • mirel January 13, 23:22

      Dakort me ty. Mero Baze eshte kthyer ne bajge e Ramiut dhe mundohet ta justifikoje.
      Pallati ishte i paligjshem.
      Pazari eshte tjeter gje.
      Mosndeshkimi i kriminelit Gjika solli mundesira per ta paraqitur pallatin si te ligjshem, aq me teper kur qeveria vete i njeh Vjerrit te drejte demshperblimi.
      Strasburgu nuk ka faj, pervec mafiozeve te qeverise shqiptare qe do dalin te gjithe te demtuar “keq” dhe “padrejtesisht” nga shteti.
      Hajde si mund te vazhdojne keto estrada me leket e popullit..lexo Bedriun me siper ..

      Reply to this comment
  11. Vetem nji gjo ! Jo pper noj gjo ,porrrrrrrrrrrrrr January 13, 22:11

    ky o cifti me kurv shqiptare sot per sot .

    zhduku ne hollande mor rropsi serbi ,

    boll te kqia i ke sjell ktij vendi e jtij populli

    e shkerdheu ke xhamlliku thjeshte per qejf ,

    se paret ti dha Dashnor Ramiu .

    C’doje ti qe erdhe ne Shqiperi mer rropsi e flliqme

    apo ishin te zena te gjitha Bordellot ne Hollande

    dhe erdhe te punoje per serbin si trans ne tiron ptu rbqm

    Reply to this comment
  12. intelektuali January 14, 08:36

    PO PSE NUK E PYET EDI RAMEN O GAZETARI FAMOZ MERO BAZE?

    Pse Edi Rama per 5 vjet ne pushtet absolut nuk i kerkoi llogari kapterit te Lulzim Bashes se nga i kishte ato miliona qe ndertoi pallatin ne mes te detit ne Vlore si nje pasha prej Dubai nga Arabia?

    por:

    I BEN FLET-RRUFE GJYKATES SE STRASBURGUT SI ENVER HOXHA NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES?

    Po pse me DACIBAO kineze do te hyje Shqypnia ne BE o Mero Gazetari Famoz prej Albanie?

    Reply to this comment
  13. luli January 14, 16:21

    Mero ,gazetari ,mere lexoje kete komentin tim.eshte e vertete si drita e diellit .Vetem nje shembull .

    Ne malin e Robit ,Rama , (adashii jot o Mero djali),si pasha ,me nje te rene te shpates se thimoklehut , beri legalizimet. Por a e di ti se si veproi?. Tarafit te tij , (mafjes se tij ) )ja legalizoi te gjitheve ,kurse qindra te tjereve (shkelesve te tjere te ligjit ),nuk ja ka legalizuar fare , por mos me ja ngrene hakun Rames tend o Mero,ai legalizoi vetem njerin nga qindra te tjere ,per te mos rene ne sy (shejtan budalla ) .E kupton cfare behet o gazetari personal i Rames .Eshte e thjeshte ,per ta verifikuar ,shko pyeti nje here ,cfare flasin,te gjithe te tjeret ,qe kane ndertuar pa leje ,e natyrisht shkeles se ligjit , dhe politikanet tane te dhjere e anti Shqiptare , me koshjence shkateruan ate perle ,ku jane prishur e prere ato pisha ,shume te vecanta te mbjella nga Italianet .Ku sot vjen era mut (.Me falni per fjalorin ) Une , sinqerisht kam dhimbje te kesaj katrahure ,shkaterrim te natyres ,ku brezat e ardhshem ,do na beshtyjne ,kane te drejte te na lene pa varre .??Pamvaresisht ,o Mero djali ,pislleku i kesaj katrahure filloi me Saliun,me te drejte ,ju e kritikoni ,,por dil edhe nga nahia e adashit tend Rama,ku ti nuk ndihesh fare . ,Hiq dore nga njehanshmeria ,je gazetar ,dhe jo partiak.
    PS :: Ne mal te Robit ,ke kater hotele njeri mbas tjetrit rrjesht te pare , afer detit ,te ndertuar nga nje peshk i madh , shoku i Rames tend ,Ku neper kolltuket fallco te parlamentit bejene sikur zihen .Prandaj o Mero djali??

    Reply to this comment
  14. Vladimir January 15, 13:23

    Qenkan bere lexues e komentues te Dita-s te gjithe “çunat” e Sales e te Lulit!!!
    Sikur te ne i kursenit komentet e tyre nuk do qe keq.
    Le te shprehen si t’ju vije mbare ne mediet e tyre qe nuk ju mungojne.
    Ketu na del e na tepron intelektuali.
    Lidhur me pallatin, tani gjerat dihen, me leket e kujt u ndertua, kush ja dha token, kush ja njohu detin, kush i dha lejen e ndertimit e te shfrytezimit. Besoj prokuroria e re do ti therrasi te gjithe e do ti ndjeki penalisht te gjitha shkeljet.
    Lidhur me demin e shkaktuar nga prishja, personalisht mendoj se ja vlente e gjithe kostoja e prishjeve per t’ju kthyer shqiptareve ate bregdet te çmuar nga Skela deri te ishshkolla Zenel Murra qe eshte nje perle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*