Kush është xhihadisti shqiptar që punon si kasap në Tiranë

May 5, 2016 10:50

Kush është xhihadisti shqiptar që punon si kasap në Tiranë

Pas dënimit të 9 imamëve të vetëshpallur, nën akuzën e terrorizmit, lajmi “mori dhenë” edhe në mediat ndërkombëtare. Kështu gazetarët e AFP kanë realizuar intervista me një shqiptarë dhe një kosovar, që kanë qenë pjesë e ISIS.

Tre vjet më parë, Alberti dhe Jasini u larguan nga shtëpitë e tyre në Kosovë dhe Shqipëri për të bërë xhihad në Siri. Tani ata janë kthyer, duke krijuar kështu frikën për krijimin e një “front të ri” në Europë të xhihadistëve.

Jasini, 30 vjeç, i cili tani punon si kasap në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, refuzoi të japë emrin e tij të vërtetë nga frika e pasojave. Babai i tre fëmijëve ka thënë për AFP-në se ai është plagosur në vitin 2014 në Alepo. 30-vjeçari ka treguar se u largua “për të ndihmuar popullin sirian” dhe shpreson se Allahu do ta njohin sakrificën e tij, edhe pse ai nuk vdiq si një dëshmor.

Ndërkohë Albert Berisha, një 29-vjeçar i diplomuar në shkenca politike, thotë se ai mori një “vendim emocionale” për t’u larguar për në Lindjen e Mesme. Kjo erdhi duke parë televizor dhe duke ndjekur rrjetet sociale për atë se çfarë ndodh në Siri.

Berisha nuk i ka shpëtuar vëmendjes së autoriteteve, muajin e kaluar, ai u dënua me tre vjet e gjysmë burg. Autoritetet thonë se rreth 300 kosovarët dhe deri në 120 shqiptarë i janë bashkuar Shtetit Islamik.  Rreth 30 luftëtarët janë kthyer në Shqipëri dhe 120 në Kosovë, sipas të dhënave të autoriteteve në dy vendet.

May 5, 2016 10:50
Komento

2 Komente

  1. Arben May 5, 23:11

    GJYQI ME ANE TE TE CILIT U DENUAN KETA TE MJERE, ISHTE TOTALISHT PA PIKE PROVE, THJESHT ME ORIENTIME POLITIKE.

    ATA QE KANE GABUAR DO TE PAGUAJNE

    Reply to this comment
  2. Mark.uk May 6, 13:03

    Edhe ju aty e keni vendin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*