Sokol Sadushi është zyrtari i përgjuar i skandalit Çili-Aliko?

March 3, 2020 19:38

Sokol Sadushi është zyrtari i përgjuar i skandalit Çili-Aliko?

Partia Demokratike ka reaguar sot për hetimin ndaj botuesit Henri Çili.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se pas mohimit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorai, “në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij”.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

“Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë.

Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.

Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.

Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!”.

Në materialet e Prokurorisë thuhet se botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili u përgjua duke folur me një zyrtar të lartë të Drejtësisë i cili e garantoi se çështja e rishikimit të dënimit për vrasësin e dënuar përjetë Arbjon Aliko do ishte në 50 të parat në stokun prej 35 mijë dosjesh që Gjykata e Lartë ka krijuar dhe që presin të shqyrtohen me ringritjen e saj.

 

 

l.h/ dita

March 3, 2020 19:38
Komento

7 Komente

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali March 3, 19:52

    Nga njera ane keta hajdute cecene,cfajsojn dhe mbrojne cilin,nga ana tjeter kerkojne emrin e sadushit qe ta fajsojne dhe denojne…..
    Kush eshte fajtori shoku sali,fol ne do te jesh komunist i ndershem me 10 cilsit….

    Reply to this comment
  2. f/k March 3, 20:49

    eshte nje sekt pambarimisht antishqiptar ne bodrumet e ambasadave te kimit dhe perendimit
    .
    shikoni si “highlight” fokusohet PD te vigrat elezbiberiste te videopergjimeve dhe krijohet pershtypja se Cili me Sadushin kane bere krim me te madh se 21 janari 2011

    nuk me rruhet per rama cila pao sadusha por ylli ne qitje i arvizuse ka bere 1000000 here me shume krime dhe qafohet nga kimja e shtepise verdhe

    Reply to this comment
  3. salih RRAHMUT MAHMUTI i Prostituta e Kombit do te vij dita edhe ty Kerme March 3, 20:57

    salihi pri vicidoli
    nga dhe prikuroret e plepave
    ja i shpetuat sot ,
    ja edhe neser ,
    ja edhe pasneser ,

    por nga Gijotina e Drejtesise Re nuk ju shpeton as allahu

    Reply to this comment
  4. Institucioni March 4, 09:11

    Jepi pidii! Jepi pede!
    E ardhmje eshte ne doren e kasapit sali. Sa me pare, aq me keq per shqiptaret!
    Deri kur do te vazhdoje dhuna, apo bullizmi mediatik e nje partie, tashme te vertetuar si bande e qorrollisur antishqiptare?
    Jane te papare ne planet! Me telendare gjen kerrkund!
    Lerini, more tuafe, njerezit e fushes te punojne sipas ligjit! E keni bere kete vend te ikesh naten, jo diten! Njerez pa moral. Cfare do te thoni, kur perseri koshin do ta keni bosh? Erdhen zgjedhjet e reja! Me babale storite u doli boja. Kini per te thene ndonje gje per kete turp? Ju dhe turpi jeni nje!

    Reply to this comment
  5. Bureto March 4, 09:42

    Po e tha doktori i shkencave juridike, Çim Rustem Gjata, e gjitha është e vërtetë. Çfarë ja thënë dhe s’i ka dalë?!

    Reply to this comment
  6. naim March 4, 10:45

    Sinjalet e pregaditjes ae nje skandali tjeter me ga kryesia ne e PD me emrin e koduar “SADUSHI”.

    Reply to this comment
  7. Viktor March 4, 15:50

    Jo jo nuk esht ky por asht Tano karidi Dvorani dihet pazari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim