Kush humbet dhe kush fiton me sanksionet antiruse?

February 28, 2015 13:23

Kush humbet dhe kush fiton me sanksionet antiruse?

Në krahun e fituesve radhiten vende si Amerika Latine, India, Kina Turqia, Egjipti, ishujt Faroe. Pas aplikimit të embargos për kategori të ndryshme produktesh bujqësore të vendeve që e sanksionojnë, Rusia riorientoi importimet e saj ushqimore, duke shtuar disa herë vëllimin e blerjeve të produkteve amerikano latine, pa përmendur këtu bashkëpunimin tradicional tekniko-ushtarak dhe investimeve në sektorin e naftës. Mercosur (Tregu i Përbashkët Jugor- marrëveshje ekonomike dhe politike midis Argjentinës, Brazilit, Paraguait, Uruguait dhe Venezuelës) përfundoi një marrëveshje tregtare me Unionin Ekonomik Euroaziatik që i lejon të shtojë qarkullimin e të mirave dhe shërbimeve jo vetëm me Rusinë, por edhe me Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin.

Gjithashtu Nju Delhi nënshkroi një kontratë historike nafte me Moskën. Për më tepër, është rënë dakord që pagesat të bëhen në monedha kombëtare si dhe të ndërtohen nga specialistët rusë deri në 12 blloqe për centrale nukleare indiane. Kompanitë indiane kanë akses në eksplorimin e përbashkët të platformës kontinentale ruse të Arktikut.

Kina nënshkroi dy kontrata historike ruse për furnizimin me gaz, një përmes rrugës perëndimore dhe një tjetër, rreth 400 miliardë dollarë në rrugës lindore që gjithashtu përfshin ndërtimin e një tubacioni dhe eksplorimin e rezervuarit si një i tërë. Në periudha afatmesme furnizimi i Kinës me gazin rus mund të tejkalojnë eksportet aktuale në Evropë, sipas kreut të gjigantit të gazit shtetëror rus Gazprom, Aleksei Miller.

Nga ana tjetër, Turqia shihet si një qendër distribucioni për gazin natyror, ashtu si dhe Gjermania në Evropën veriore. Moska ra dakord me Ankaranë për një projekt multimilionësh për ndërtimin e një gazsjellësi në Detin e Zi për të transportuar gazin rus në Evropë.

Egjipti, një tjetër aleat i SHBA-së në Lindjen e Mesme bëri marrëveshje me Rusinë për krijimin e një zone të lirë tregtare dhe ndërtimin e një centrali bërthamor.

Ishujt Faroe, një arkipelag i vogël në Atlantikun e Veriut ndërmjet Skocisë dhe Islandës që nuk i përket Bashkimit Evropian, po përjetojnë një bum të vërtetë ekonomik . Falë “lojës së sanksioneve”, përqindja e importeve të salmonit të Rusisë nga ku vend u rrit nga 7% në 40% brenda 4 muajve, midis shtatorit dhe dhjetorit 2014-të duke arritur në vlerën e 79 milionë dollarëve.

Në krahun e humbësve renditen Bashkimi Europian, Norvegjia, Kanadaja, Australia dhe SHBA-ja.

Bashkimi Evropian vlerëson humbjet e menjëhershme me 21 miliardë euro. Vetëm Gjermania pa se si eksportet e saj të përgjithshme ndaj Rusisë në 2014 u reduktuan në 7 miliardë dollarë sipas “The Wall Street Journal”. Është vlerësuar se sanksionet e ndërsjellta mund t’u kushtojë punën deri në 100 mijë gjermanëve. Po sipas shifrave të “The Wall Street Jorunal” vlerësohet se Norvegjia do të ketë humbjet vjetore që arrijnë deri në 1 miliard dollarë nga rënia e shitjeve të peshkut. Rusia ishte tregu i saj kyç për harengën dhe salmonin. Dëmi ekonomik i drejtpërdrejtë që pëson Kanadaja llogaritet rreth 560 milionë dollarë. Vlerësohet se Australia do të humbasë deri në 400 milionë dollarë, shumën vjetore të shitjeve bujqësore në tregun rus.

Sipas “The Wall Street Journal”, eksportet amerikane në Rusi ranë në 3 %, e barabartë me 369 milionë dollarë, megjithatë kjo shumë nuk përfshinë investimet “e humbura” nga gjigantët industrialë amerikanë në projektet në territorin rus. Gjithashtu nuk parashikohen as pasojat e përjashtimit të dollarit nga tregtia ndërkombëtare e Rusisë.

February 28, 2015 13:23
Komento

3 Komente

  1. Juli February 28, 16:39

    Po Finlanden ku e late si humbese shume te madhe….

    Reply to this comment
  2. resort February 28, 17:52

    Artikull i njanshem prej injoranti rusofil.
    Humbesi me i madh nga sanksionet, pa asnje diskutim, ka qene e do te jete Rusia.
    Qe nga koha e saknksioneve rubla ruse ka humbur me shume se 50 perqind te vleres se saj, bursa e Moskes po provon krizen me te madhe ne 25 vjetet e fundit dhe demi ne ekonomine ruse ka kaluar mbi 180 miliard dollare (krahasojeni me nga gjysem miliard e 1 miliard qe kane humbur vendet qe kane vendosur sanksione mbi Rusine, kurse eksporti gjerman eshte rrituir edhe vitin e kaluar).
    Kemi gazetari te vertete. Apo jo?

    Reply to this comment
  3. Arben March 1, 00:40

    PO KU KA NEVOJE PER SHUME ANALIZE KJO.

    HUMBASIN VENDET PARAZITARE QE RROJNE ME ATE “QE U KA FALUR ZOTI” DHE NUK BEJNE ASNJE PERPJEKJE TJETER.

    PERFITOJNE VENDET QE PASURINE ME TE MADHE QE U KA FALUR ZOTI, KANE TRUTE E KOKES DHE KANE ARRITUR TE NDERTOJNE EKONOMI PRODHUESE.

    TE TJERAT JANE TEJZGJATJE TE KOTA TE MUHABETIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*