KUSH I FUTI PISQOLLAT NË PARLAMENT?

Bedri Islami September 6, 2015 18:15

KUSH I FUTI PISQOLLAT NË PARLAMENT?

Një deputet i parlamentit shqiptar, në mesin e ditës dhe në derën e Policisë së Shtetit, akuzohet se ka qëlluar me pistoletë pas një grindje pronësie. Në ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit, po në të njëjtin vend, në qytetin e Laçit, njerëz të afërt të një deputeti akuzohen për një vrasje në mesin e ditës të një aktivisti opozitar të asaj kohe. Pa hak e pa hile, ashtu, për qejf. Për të dëshmuar forcë. Për t’i thënë shefit të partisë se e meritoj vlerësimin tënd dhe kjo është besnikëria ime.

Deputetë të tjerë, nga të dyja palët, lëvizin me armë, edhe kur nuk kanë asnjë rrezik për jetën e tyre. Një tjetër deputet po gjykohet për vrasje dhe ka filluar loja e politikës me drejtësinë: e lejojnë apo jo të shkojë në gjyqin e tij.

Vërtet, çfarë po ndodh në këtë jetën tonë parlamentare, kush i solli pisqollat në parlament? Kush e ka mbushur atë sallë me vrasës dhe rrugaçë politikë?

*********

Ne kemi aktualisht një parlament që mund të cilësohet thjeshtë: parlamenti i kryetarëve të partive. Ata vendosin, ata caktojnë, ata mbështetin, ata përjashtojnë. Ndryshimi dramatik i Kushtetutës i lejon ata të përvetësojnë të drejtën e sovranit për të zgjedhur; në fund ata u ofrojnë njerëzve një listë, që ka kaluar jo nëpër përzgjedhje, por nëpër mendjen e tyre si shefa partie.

Nuk është e rëndësishme nëse njeriu i propozuar në Kuvendin e Shqipërisë është intelektual i dorës së parë, është atdhetar, është i ndershëm apo i mirënjohur. Në mesin e atyre që ia vlejnë për të qenë në atë sallë futen edhe të tjerë, të cilët kanë tri gjëra, që janë të vyera vetëm për shefin e qeverisë: kanë para, nuk ka rëndësi se si si i kanë fituar; kanë njerëz pas vetes dhe mund të bëjnë vota apo të fortin e partisë, duke humbur të gjitha vlerat e tjera; janë të gatshëm të paguajnë sot për të fituar nesër.

*********

Mëkati nuk është tek njerëzit që i zgjedhin, sepse ata zgjedhin një listë, ku fare mirë mund të dihet se cili ia vlen dhe cili nuk ia vlen. Edhe po të mos duash, njeriu që nuk ia vlen të jetë as këshilltar në fshat, është në listën e deputetëve dhe do të jetë një ditë ligjbërës i shtetit. Nuk ka rëndësi se deri asaj dite ai ka njohur vetëm ligjin e të fortit dhe të mashtrimit; nuk ka rëndësi se nuk merr vesh nga e drejta dhe ligji; nuk ka rëndësi se as nesër nuk do i ketë këto cilësi. Ai, “i forti me pisqollë” i duhet për një arsye apo për një tjetër shefit të partisë.

Ndërsa partia i duhet atij për të nxjerrë fillimisht shpenzimet që ka bërë gjatë fushatës, për të bërë sekserin në tendera dhe koncensione dhe… për të bërë ligjin.

Në të gjithë krahët e politikës kemi njerëz të tillë. Dy gjëra ka; ose të ndryshojë ligji, ose të ndryshojë mendësia e shefave partiakë. Meqenëse këto të fundit kanë dhënë prova që nuk ndryshojnë, edhe po të jenë përjetësisht në pushtetin e partisë, atëherë duhet të ndryshojë ligji.

Por, ata të dy që e miratuan shpejt e shpejt këtë ligj, janë ende sot në pushtet. Njëri de jure e tjetri de fakto. Nuk do e ndryshojnë, të paktën nuk do e ndryshojnë me dëshirën e tyre. Dhe deri sa nuk do të ndryshohet do të kemi përsëri të njëjtën pamje, e cila, aq sa është ngjethëse, aq është edhe qesharake.

Është ngjethëse, sepse kemi në vendin më të shenjtë të shtetit njerëz që janë çshenjtëruar nga të gjitha virtytet njerëzore. Është qesharake, sepse ne ende besojmë se ata mund ta bëjnë këtë shtet.

**********

Ky nuk është e nuk mund të jetë parlamenti që meritojnë shqiptarët. Vetëm kur mendja të mbisundojë mbi forcën ne do të kemi një parlament normal, njerëz me kulturë të lartë elitare, të frymëzuar nga besimi i së mires, jo batakçinj që lakmojnë vetëm prona, poste e tendera.

Ne na duhet një parlament që nuk joshet, nuk frikësohet, që ushtron me kryelartësi privilegjin për të kritikuar administratën e shtetit, edhe kur është e partisë së tij, dhe, pas një seance parlamentare, ku kanë thënë se çka mendojnë për shtetin, kryeministrin, presidentin dhe opozitën, kthehen në shtëpitë normale në këmbë, pa frikë, duke e ndjerë veten të mbrojtur nga mirësia e njerëzve.

E vështirë ta kemi, të paktën për sa kohë vetë shefat e partive të mëdha do të rendin më shumë pas pisqollave se sa pas mendjeve.

 

 

Bedri Islami September 6, 2015 18:15
Komento

35 Komente

  1. lato September 5, 20:50

    Si nuk vrasin njeri tjetrin xhanem!

    Reply to this comment
    • tepo cobani September 6, 03:49

      SEPSE KANE VETEDIJEN

      E TE QENIT

      ‘KLLASE POLITIKE’ ! ! ! ! !

      * * *

      ESHTE CESHTJE ‘GOZHDESH’ …

      SA ME LART T’I NGULESH,

      AQ ME LART E VAR XHAKETEN !

      * * *

      PO ZOTROTE

      A E KE

      NJE XHAKETE PER TE VARUR ?

      Reply to this comment
      • korçari September 6, 09:45

        Z .Islami jam plotesisht dakord me analizen tuaj dhe mendoj se ka ardhur koha e krijimit te nje poli te trete politik ku baza e programit te jete:Atdheu mbi te gjitha dhe ku te mblidhen njerezit me virtyte dhe do te shihni se populli do t’i ndjeke dhe do t’i mbeshtese, vetem me protesta masive dhe demostrata pa anuar as nga PS dhe PD ky popull mund te dale ne drite(çdo lider kushdo qofte ka frike nga sovrani)

        Reply to this comment
    • tepo cobani September 6, 03:54

      PISQPLLAT NE PARLAMENT

      DHE JO VETEM,

      I FUTI

      AJO NANA E TANA PARTIVE TE SOTME,

      D.M.TH. (KERKOJ NDJESE z. ISLAMI)

      POR ASHT EDHE ‘NANA JOTE’,

      P.P.SH.-ja …

      … NA STERVISTE CDO DITE ME LUFTU

      ARMIKUN IMAGJINAR,

      PER ME PERFUNDU NE KET SITUATE,

      ‘LESHTESISHT’ HISTORIKE PER NE,

      ME LUFTU E ME VRA EGERSISHT VEDIN …

      Reply to this comment
    • TJ September 6, 14:19

      Z.Bedri! Une nuk mendoj se jeni shume i sakte! Problemi fillon me shefat e partive! Fillon me Berishen vrases dhe femija i adoptuar ,Luli, fillon me Ilir Meten, e pastaj me Edi Ramen!Pra prinderit e femijeve jane kriminele! Dardha bie nen dardhe!

      Reply to this comment
    • REALITETI i HIDHUR! September 7, 11:45

      Kur kanê aritur tê ndajnê e tê pêrçajnê dhe tê therren e tê vriten injorantêt poshtê, pse vêrtet pret qê tê vriten miqtê midis tyre?!
      Por, nêse nuk do ishin miq Berisha me Ramên, vallê tê dy bashkê dot qê “nê errêsirên e natês” tê ndryshonin Kushtetuten?!
      Dhe sa kohe do t’ju duhet qê tê kuptoni hiletê dhe mashtrimet e tyre?! A nuk ishte Nano, Berisha dhe Meta qê nuk lanê gje pa thênê ndaj njêri-tjetêrit dhe mê nê fund dolên se ishin vetêm miq e vêllezêr siamezê?! Futuni nê Yutube, dhe shikoni se çfarê thotê Ilir Meta pêr Edi Ramên dhe Edi Rama pêr Ilir Metên dhe me “koalicionin” e tyre vêrtetuan se edhe kêta janê vêllezêr siamezê!

      Reply to this comment
  2. ardjani September 5, 20:56

    ne si kurbinas kishim pak shprese tek ajo partia e Ilirit (sepse keta te PD e PS jane qelbur fare ne kurbin), por edhe Ilir Muti …ka mbetur per D. Ndrecat e Mamurrasit, ku, ky person ka thyre banken e Laçit ne kohen e 97, ku ka pasur edhe te vrare… me thuaj ti tani …kujt te ja japim voten ? nuk dime kujte sepse sistemi elektoral eshte i tille qe nuk te lejon me zgjedh kandidatin e duhur.
    per kete motiv ne kemi nevoje per nje reforme elektorale drejtesi etj. reforma reforma reforma !!!

    Reply to this comment
  3. k September 5, 21:39

    Pse u mbush parlamenti me rrugaçë ?
    Sepse 95% e shqiptarve janë rrugaçë,spiunë,hajdutë,
    degjenerata,të pabesë,mercenarë,pakarakter,servila,
    vrasës pas shpine,shpifarakë,cmirëzi,intrigantë,
    katila barbarë kur kanë fuqi,zvarranikë zgjebarakë
    kur janë të shtypur,të përdalë moralisht burra e gra,
    delenxhij pa skrupuj,mercenarë shekullorë,inatçij mesjetarë,
    mëndjemëdhenj pa kulturë,shitmendës pa brekë në bythë etj,etj,
    se nuk keni kohë dhe e dini vetë që janë edhe më keq.
    Atëhere ku ti gjejmë ne fisnikët e kulturuar në mes
    të këtij llumi të qelbur për ti çuar në parlament?
    Ky stan ka këtë bylmet.

    Reply to this comment
  4. Darius September 6, 00:22

    o K,
    Ske kuptuar filozofine e KUBESE.
    KUBEJA dhe ne kohen e Enverit peserastit,keta mblodhi,cobene,mekanike,shofere,pastrues….etj,llumin,se kete llum e komandonte dhe dirigjonte me lehte,dhe i bente ushtare besnike,te cilet nuk do te kafshonin te Zotin.
    Dhe sot po ajo KUBE,e dirigjuar nga Niperit e ish-kubese,ka te njejten strategji,ku ne politike,parlament,polici,gjykata,prokurori,ministri jane…hajdute,trafikante,ordinere,te pa skrupullt,te degjeneruar…..etj,sepse vet KUBEJA eshte e tille,dhe keta do per te mbajtur te shtypur pjesen tjeter.
    Kjo nuk ndodh vetem ne Albanistan,por gjithandej sepse keshtu funksion prej shekujsh,historia vec perseritet.
    Eshte nje lufte midis se keqes dhe se mires,kultures dhe antikultures,vleres dhe antivleres.
    Ne Cyrykstan eshte me e theksuar sepse llumi ka cdo gje ne dore,shiko ish-kryeministra e ky aktuali,ish-presidente dhe ky aktuali,ish-kubene….dhe kubene e sotme….jane nje prerje,DRACULA te gjithe,jane ato qe ti ke permend me lart o K.

    Reply to this comment
  5. aqo September 6, 05:07

    I nderuari ” K “!Jam plotesisht dakord me komentin tend,por kam rezervat e mija.Ashtu eshte,kryetaret e partive fusin ne lista zagaret qe lehin vetem per interes te tyre.Nuk kemi asnje deputet “burre ” qe te flase eshtu si e mendon dhe e gjykon ai vete,por eshe kur flasin syte I mbajne tek pashallaret per te pare mimiken e tyre si reagojne pas fjales se tyre.Deputetet duhet te zgjidhen nga populli,jo nga kryetare e partive.
    Nje vrejtje miqesore persa I perket identitetit tend me vetem nje shkronje ‘K’.Nuk gjete nje shkronje tjeter ne mes te 35 te tjerave qe t’a vije si emer,por gjete kete ‘K-ne” qe eshte simboli I nje vegle qe perfaqeson ligjvenesit tane te mjere [Desha te thosha te dh……re]? Qofsh mire dhe ndrysho simbolin.

    Reply to this comment
    • K September 6, 10:22

      Simboli K e kam përdorur në shenjë respekti dhe admirimi
      përballë një gjiganti të letërsisë së absurditetit që quhet
      F.Kafka.
      Ai nuk e dinte ku binte shqipëria por ka përshkruar në
      mënyrë të përsosur realitetin e shoqërisë shqiptare.
      Nuk është absurde që një çifut çeko-gjerman të shkruante
      për ne ndërkohë që shkrimtarët tanë shkruanin për
      sulltanët dhe Doruntinën e prrallave.
      Ju ftoj të lexoni “Kështjellën”dhe “Proçesin” që do t’ju
      ndihmojë të kuptoni realitetin shqiptar dhe zgjidhjen
      e problemeve.
      Stambolli digjet,kurva krifet.
      Ne shqiptarët jemi kurva që krifemi.

      Reply to this comment
  6. llumi September 6, 05:43

    nuk e kan fajin keta .e ka fajin ky popull kopuk dhe injorat per vec komenteve ne rjetet socjalekan dhe kafeniot per te llapur si ato pucet e di te haj njeri tjterin POPULLINJORANTTTTT..

    Reply to this comment
  7. skifteri September 6, 06:05

    *****Sot vendi ka nevoje per njerez qe perqojne energjin dhe kembnguljen per te ecur perpara jan shembull I vetmohimit ne luften per te permisuar e zhvilluar vendin jo per te dekurajuar e mohuar gjithçka positive,ndonse e kuptoi paknaqesin .Jane me te dobtit ata qe sot si ambicioz,,te perqeshin,te urrejne ,te shajne ,I lujtur qe duan te duken si arrivist,neser jan te paret ata qe admirojne poziten dhe pushtetin kur fitojne para korrupsioni,ose I sherbejne atij.Une e kuptoi se ka nje numur njerzish disfatist qe vetem shajne popullin e tyre dhe klasen politike keta I ka mbuluar skllavria ,depresioni dhe deshprimi pra jan njerez te dorzuar duke qene te pa afte per te bere asgje gjejne rehati duke share e mallkuar.RRugdalje ka gjithmon ne artin ushtarak thuhet se nuk ka rrethim pa nje te dale,edhe kjo situate ka rrugzgjidhje si popujt e tjre te zhvilluar edhe ne shqiptaret duhet te ja dalim mbane jo se shume nga ato qe ju thoni nuk qendrejone,qendreojne,por kushe perpiqet ja dele mbane.edhe ne do ja dalim mbane duhet te mos shkurajohemi perballe shkerdhatodemokracise te sotme. ***Tung-“K” dhe “Darius” …!

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE September 6, 06:40

    Shkrim i mrekullueshem, per respekt, z. Islami! U deshmua gjate gjithe kohes se “tranzicionit shqiptar”, se shqiptaret nuk dine dhe nuk duan te dine per gje tjeter, pos interesit personal dhe familjar! Pa perjashtim: Te gjithe politikanet, kudo qe jetojne shqiptaret, ne krye te shqiptareve, i kane siguruar jete, si themi ne shqiptaret, djalit te djalit, I kane punesuar mire e rehatuar te vetet, miq e komshi, u kane kurdisur dhe u kurdisin paga te majme e vende pune per shetitje neper kuluare e sheshe te qyteteve e katundeve tona, shetitin me xhipa zyrtare dhe me makina te shtrenjta, me shume kane vetura se anetare te familjes dhe ato shume te shtrenjta dhe luksoze… Nga po e marrin ata dhe familjaret e tyre ate pasuri? Nga? Ata pasurohen nga arka dhe xhepat e popullit pa mend ne krye!… Nuk eshte çudi asgje, kur Kushtetute dhe ligje ua kane pershtatur interesave te veta personale, familjare e farefisnore, grupore e miqesore; kur te gjitha institucionet e shtetit i kane shnderruar ne prone te tyre personale, familjare e miqesore!… Dhe kudo qe ka shqiptare ne parlamentet “tona” behet e njejta “politike” partiake e “shteterore”!…
    Kushtetuta dhe ligjet jane ato qe i fusin per bire gjilpere te gjithe “udheheqesit” tane, se veç druni i bjen n’veti te tillet qe ia kemi “futur” vetes ne Parlament e po i kryejne per mrekulli punet e veta, te familjes e miqasise dhe jo ato te kombit e te shtetit!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  9. intelektuali September 6, 06:53

    JA KUSH I KA FUTUR PISQOLLAT NE PARALAMENTIN TONE O ENVERISTI BEDRI ISLAMI:

    “Ç’kodimi i krimit të organizuar shqiptar”.

    Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë.
    Libri që është një botim i muajit Maj 2015, ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deti në ditët tona.
    Autorja që është profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë e ka bazuar librin e saj, në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, në lidhje me droga, dhe organizatat kriminale që janë në botë.
    SYRI.net ka vendosur që të sjellë disa pjesë të këtij libri, duke nisur nga krijimi i mafias shqiptare në vitet ’60 me bekimin e Enver Hoxhës dhe deri në ditët tona.
    Krimi i organizuar gjatë komunizmit në Shqipëri
    Është e rëndësishme të dihet se rrjetet kriminale preekzistuese, njohuritë e posaçme, dhe aksesi në zhvillimin e veprimtarive kriminale janë faktorë të rëndësishëm mundësish që shpjegojnë, pjesërisht, rritjen e krimit të organizuar shqiptar pas rënies së komunizmit më 1991.
    Sikurse shumica e vendeve post-komuniste, Shqipëria qe shtëpi e një rrjeti të gjerë njerëzish të cilët në të kaluarën kishin punuar për shërbimet ushtarake kombëtare, shërbimet sekrete, apo për policinë. Në fakt, shërbimet e brendshme sekrete dhe policore ishin një pjesë kyçe e regjimit komunisto-absolutist. Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC) për 2008-n, Policia e Shtetit në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit ka vepruar gjerësisht mbi ligjin.
    Dhe me kalimin e kohës, vepruesit e nëndheshëm dhe shërbimet e sigurisë në rajon i bashkuan forcat për krijimin e një aparati të gjerë informativ. Agjencisë e sigurimit të periudhës komuniste gjithashtu zakonisht ndërvepronin me kriminelë profesionistë, përfshi edhe shumë prej tyre që ndodheshin në Europën Perëndimore, të cilët joformalisht përdoreshin si informatorë apo veprimtarë (Leman and Janssens 2006).
    Jana Arsovska-libriSipas raporteve të policisë, këta njerëz përdoreshin për një larmi detyrash të sigurisë shtetërore, si kontrabandë nafte, armësh dhe drogërash dhe për të vrarë disidentët e larguar.
    Në Serbi, për shembull, gjërat shkuan aq keq sa që Klani i Zemunit, një prej grupeve kryesore të kontrollit të drogës në vend, ishte kryesisht e bashkuar me JSO-në – një njësi elitare e operacioneve speciale – dhe kishte artilerinë e saj, mjete të blinduara dhe helikopterë (Samuels 2010).
    Në Shqipëri, disa veprimtari të krimit të organizuar, gjithashtu të papërcaktuara si të tilla, toleroheshin nga shteti edhe gjatë kohës së komunizmit sepse ato gjeneronin fitime extra për shtetin, plotësonin kërkesat e konsumatorëve që nuk garantoheshin dot nga ekonomia zyrtare dhe ndihmonin në destabilizimin e shoqërive kapitaliste. Shërbimet e sigurisë së brendshme shpeshherë merrnin pjesë në veprimtari të tilla të paligjshme.
    Për shembull,e dhe pse nuk është e dokumentuar mirë, duket se ekzistonin marrëdhënie ndërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar, Sigurimit dhe krimit të organizuar (Leman and Janssens 2006; CSD 2004).
    Një raport konfidencial i inteligjencës i përgatitur nga një oficer ndërlidhjeje më 2008-n tregon se, duke nisur që nga vitet ’60, shteti komunist shqiptar bëri marrëveshje të fshehta me disa organizata kriminale italiane, duke iu lejuar atyre që të futnin cigare kontrabandë në territorin shqiptar.
    Raporti i inteligjencës tregon se më 1966, Shqipëria iu mundësoi kriminelëve italianë rrugë shpëtimi nëpërmjet Detit Adriatik. Gjithashtu mafiozëve italianë iu lejohej të përdornin aeroportet shqiptare, ku ata magazinonin cigaret kontrabandë. Marrëveshja ndërmjet Sigurimit dhe organizatave kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe nga diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha.
    Në bazë të kësaj marrëveshjeje në Shqipëri u krijua një njësi speciale, e quajtur “101K”. E vendosur në fshatin Rrushbull, pesë kilometra larg portit të Durrësit, njësia përbëhej nga oficerë të policisë kufitare shqiptare. 101K-ja ruante anijet plot me cigare që niseshin nga Durrësi, si dhe mbikëqyrte depot e cigareve që ndodheshin në Rrushbull.
    Sipas raportit, Ilir Mustafaraj, një ish-zv/ministër shqiptar (aktualisht zv/ministër i Brendshëm), ka raportuar se vetëm gjatë një viti të vetëm nga fundi i viteve ’60, mafia italiane i pagoi 22 milionë dollarë të thata shtetit shqiptar. Paratë shkuan në buxhetin e shtetit dhe disa prej tyre përfunduan në buxhetin e ministrisë së Brendshme. Në fakt, raporti bën të ditur se helikopterët Alouette që vazhdojnë të përdoren në Shqipëri edhe sot u blenë në vitet ’80 me paratë e mafies italiane, shkruan Syri.net.
    Mersin Rama, djali i të cilit, Luan Rama, ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nga 2002-shi në 2003-shin, ka qenë komandanti i elitares “101K”. Marrëveshja ndërmjet mafiozëve italianë dhe shtetit shqiptar dyshohet se u negociua nga Qazim Myftiu dhe Lorenc Neshati, dy agjentë të rëndësishëm të Sigurimit Shqiptar të cilët më vonë emigruan për në Zvicër dhe iu garantua azil politik.
    Bazuar te raporti i inteligjencës belge, duket se një tjetër veprimtari kriminale në Shqipëri ishte kultivimi i “Papaver somniferum”, bima e lulëkuqes nga e cila nxirret opiumi dhe shumë opiate të tjera të rafinuara. Pasi fermerët e mblidhnin opiumin, ai i dorëzohej shtetit komunist, i cili raportonte se droga do të përdorej për qëllime mjekësore, por raportet e brendshme bënin me dije se sasia e opiumit të kultivuar e tejkalonte ndjeshëm nevojat legjitime mjekësore të popullit shqiptar, shkruan Syri.net.
    Dëshmitarët raportojnë se prodhimi kishte qëllime eksporti për vendet e tjera, dhe raporti investigues belg se pretendon se udhëheqja komuniste argumentoi se duhej përdorur “për të helmuar shoqëritë kapitaliste, në mënyrë që komunizmi të triumfonte”.
    Gjithashtu edhe disa lloje të tjera të krimit të organizuar lulëzuan në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Për shembull, njerëz me lidhje të strukturuara krijuan një sistem paralel për furnizimin me ushqime, të cilat qenë të pakta në atë kohë, duke e çuar nga dyqanet te konsumatorët me çmime shumë më të larta. Bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm – prodhues, shoferë, menaxherë shitjesh, dyqane lokale, klientë, e kështu me radhë, – ishte i nevojshëm për të krijuar një sistem të tillë të shpërndarjes ushqimore.

    Reply to this comment
  10. METEH September 6, 07:01

    Kush e nxori ligjin e armatosjes se deputeteve,etj-Saliu.Kush deklaroi se çdo familje te ket nje arme-Saliu.Kush e armatosi popullin ne 97-98 veriu kunder jugut-Saliu.Kush kerkoi te marri pushtetin me arme me 98-Saliu.Oh sa krime ka bere ku njeri dhe tashme si hienat bubullin.

    Reply to this comment
  11. N.VJOSA September 6, 07:33

    Eh ore Bedri me bojna,
    nuk ma merrte mendja se nje dite zotrote do na shkruaje artikuj e do na beje moral nga maja e Olimpit….
    Kush i solli ne Parlament Pisqollat, pyet Bedriu ynë dhe vet ben pyetjen dhe vet ben Gjykatsin…
    Edhe parlamentin na e ke vene ne shenjester, se pse nje deputeti ordiner i ka marre koka erë dhe nxjerr Pisqollen dhe plagos njerzit per nje konflikt interesi….
    Qe ka ne Parlamentin shqiptar ndonje kapsolle qe merr zjarr shpejt, nuk diskutohet, ashtu sic ka deputet ne te gjitha Parlamentet e shteve te mbare Botes qe gabojne..
    Por kjo nuk do te thote te vesh ne shenjester Autoritetin me te larte shteteror….
    E para , Parlamenti si dhe partit e nje vendi jane produkt i vet Popullit….
    Une si gjithe te tjeret mund te mos me pelqejne politikane te veçante apo deputetë,
    por ata i votojne vet shqiptaret…
    Nga ana tjeter, pse gabon nje, dy apo tre deputete, nuk mund te futesh ne nje thes gjithe Parlamentin…
    Votat Saliut nuk ja jap une, as Metes, as Prenges…
    Edhe mentalitetin per te fjetur me kobure nen jastek, fatkeqsisht , nje pjese e popullates shqiptare e ka….
    produkt i se ciles jane dhe ata deputete qe u duket vetja e sigurte, po te mbajne nje pisqolle ne brez…
    Keshtu o Bedriu yne me bojna, e ke ngritur shume larte shenjestren e Pisqolles tende, te gjitha partite, kryetaret e partive, gjithe Parlamentin e ke vene nen zjarrin e Kobures….
    Megjithate, kur gjen terren , bjeru me pisqolle te tereve, mos ler asnje ne kembe…

    Reply to this comment
  12. filozof S.Katovica September 6, 08:08

    UA BEDRI ISLAMI PAS 25 VJETESH ‘ZBULON AMERIKEN!
    Sa here ne keto 25 vjet e ke thene qe tere te keqijat jane se SOVRANI nuk eshte perfaqesuar asnjehere ne parlament por edhe kur votohet TA QI gjithmon i del KA QI?!
    Sa here ke thene ti e tere shtypi dhe medja antishqipetare FEVZI-GOBBELSIANE qe ne 25 vjet nuk kemi shtet e ska si te ndertohet shteti kur i mungojne 4 pushtetet ‘Legjislativ’,’gjyqesor’,’ekzekutiv’ e mbitegjitha pushteti i katert MEDJA-INFORMACIONI?
    Sa here i eshte thene popullit qe nga HUMNERA delet vetem me REFORME,REFORME,REFORME e jo ‘LIGJ’ o GAZETAR!!!!!!!!
    NUK MUND TE BEJNE LIGJ ELEKTORAL HAJDUTET KUNDER HAJDUTERISEEEEEEEE!

    Reply to this comment
  13. Zoro September 6, 08:55

    NE PARLAMENT PISQOLLAT I FUTEN SALIU-META DHE RAMA.

    Reply to this comment
  14. I.Troplini September 6, 09:50

    Femijerine time, une e kam kaluar ne nje qytet te ketij vendi, qe kishte historine dhe banoret e tij. Kishte ata autoktone dhe te ardhurit. Gjithcka funksiononte ne baze te ligjit dhe respektit reciprok. Rralle te binte te perjetoje probleme sociale, ne ate kohe.
    Me hyrjen e anarkise apo asaj qe ne shqiptaret, rendom e quajme demokraci, patem mundesine te perjetojme nje President nga Vicidoli. Me te dhe politiken e tij, perjetuam edhe dyndjen e “bashkepresidenteve” te vendit te tij te lindjes. Kopshtet dhe cerdhet, oborret e shkollave, deri dhe oborret e shtepive te qytetareve, u shpallen TOKE E XANUN. Ligji i kushtetutes se Republikes, u zevendesua me ate te rrugacerise dhe primitivitetit. Ky kontigjent pisqollash, sic i quan Z.Islami, ka dhene tonin ne jeten politike ne qytetin tim te lindjes,,,,,,,,,,,, aq sa eshte krijuar pershtypja, se pa pisqollat dhe babezine e tyre, nuk behesh dot asgje ne kete vend.
    “Te fortet” shqiptare, kane shqisat e mijve te anijeve. Ata e ndjejne dhe nuhasin te paret, rrezikun e mbytjes qe po i kanoset anijes dhe largohen. Kur shteti nuk eshte me i tille dhe pushon se egzistuari, jane “te fortet” qe zbresin ne skene, me pisqollat e tyre.
    Ata qe mendojne, se Shqiperia mund te behet pjese e familjes europiane, me pisqollat e babezise shqipfolese dhe me elegancen mediatike te ketij Kryeministri qe kemi sot, gabohen rende.
    Pa vendosjen e ligjit kushtetues, si gurin e themelit te jetes ne vend, pa cuar para bankes se te akuzuarve kriminelet politikane qe ndertuan kete sistem rrugacerie , pa iu kthyer qytetareve te ketij vendi besimin se shteti funksionon, nuk ka Europe per ne ashtu sic nuk ka me ne menyren si e njoh une, nje qytet tim te lindjes.
    Sa i perket te qenit “te forte”. Shfletoni historine 50 vjecare te monizmit dhe aty do gjeni menyren e duhur e perballjes me fenomenin e FORTESISE. Nuk ka TE FORTE shqiptare. Ka vetem, nje politike te shtrember, shkerdhatokracine. Kjo eshte anija mbajtese, e mijve me pisqolla.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi September 7, 13:36

      Do te mbytemi ndonje dite te gjithe ne detin e urrejtjes qe po e krijojme vete me mendjen dhe duart tona ! Pershendetje autorit per shkrimin interesant dhe le te kujtojme se nje gazetar nuk mund te arrije t’ju pergjigjet gjithe pyetjeve qe mundojne mendjen tone.Z.Bedri ka gjetur nje teme dhe me aq sa analizon ka goditur ne shenje. Nje gazetar.nuk mund ti qelloje te gjitha shenjat qe duam ne . Ka rendesi qe ai ka goditur shenjen qe ne zakonisht e quajme “shenja e mosberjes ortak me te keqen dhe me pushtetin”. Tung!

      Reply to this comment
  15. ijs September 6, 12:06

    Lodhet Z. Bedriu duke i rene nga Kina, se kush i solli pisqollat ne Parlament!
    Pergjigjia eshte shume e thjeshte! Levizja e dhjemutit me dy Gishtat perpjete! Tani me duket idjtoti te besh reflektim apo analize te ketyre 25 viteve anarshi dhe te ngresh gishtin kot, se asgje ska per te ndryshuar, pasi klasa mafioze e 1990 sot ka te gjitha pushtetet dhe mbeshtetet na agjenturen e huaj dhe akoma me fuqishem ne krimin e lumpenproletariatit te krijuar ne kohen e monizmit me shpresen qe do kthehej ne nje klase punetore, por qe procesi u nderpre dhe erdhi ne pushtet me dy gishtat perpjete!
    Ky lumpenproletariat eshte sot ushqimi kryesor per mafian dhe nuk keni pse beni te indinjuarin kur e dini shume mire qe prej 25 vitesh ju drejton ky lllum. Ekzistenca e njerzve te patriote sot nuk e nderron dot faqen e historise dhe fatet e vendit persa kohe mafia eshte e fuqishme politikisht, ekonomikisht dhe militarisht! Keshtu ju ka mbetur te beni indinjaten e radhes, but the show must go on..!

    Reply to this comment
  16. episodi September 6, 12:11

    Pyetja me e pershtatshme duhet te ishte,kush i futi maskarenjte ne Parlament.

    Reply to this comment
  17. s.. September 6, 13:20

    kushe e solli Dorunitinen ,o Bedri ! nja ai Saushi si ma azgani tropojani,se ky vende s kish te tjere jatagana ,veç Salushi me i dhane zjarre gjithe vatanit.Mos be putje se na lodhe o Bedri.!..

    Reply to this comment
  18. gjermani i fundit September 6, 14:37

    me dashamiresi dua ti kujtoj autorit se pisqolla dhe pistoleta nuk jane e njejta gje, edhe pse fillojne me pis shpesh perdoren per te qeruar hesapet…. Ndersa shkrimi eshte kamzhik per te tere sistemin politik e administrativ, ku behesh deputet se je pistoler (apo pisqoller) dhe mbetesh pistoler sepse je deputet e rrjedhimisht gezon imunitet pistoleri. Ne fakt ne rrethanen e cilesuar edhe une do e perdorja pistoleten si Prenga, se qe ta shkoqisim z. Islami, kushton me pak nje pistolete me leje sesa nje bodigard per koke deputeti; kemi kryqe ne si arke publike tu paguajme drputeteve edhe kete privilegi? Ndersa titulli me i sakte per cfare ju keni shkruar do ishte ky: “kush i futi pistoleret ne parlament”? Pergjigja do ishte:”hiq Nard Ndoken te gjithe kryetaret e partive perfshire edhe minoritaret”.

    Reply to this comment
  19. kristua September 6, 18:11

    Shyqyr qe me ne fund Bedriu beri nje kritike tagent edhe per Edi Ramen, pavareisisht se nuk guxon t’ia permendi emerin. Ndoshta i del frika kur te lexoi Ben Duken.

    Reply to this comment
  20. Kryetari kAmentuesve idjote September 6, 21:00

    ME PISQOLLA ESHTE NJE KAMENTUES NETI VJOSA QE PAS 25 VJETESH NUK PASKA KUPTUAR QE SHQIPETARET NUK KANE PARLAMENT SE AS ZGJIDHEN AS ZGJEDHIN.UNE GJITMON KAM VOTUAR SI IDJPOT TA QI E NE PARLAMENTIN WIKILLIKS ME DEL KA QI,KA QI QI

    Reply to this comment
  21. Pellumb Zaimi September 7, 13:33

    Do te mbytemi ndonje dite te gjithe ne detin e urrejtjes qe po e krijojme vete me mendjen dhe duart tona ! Pershendetje autorit per shkrimin interesant dhe le te kujtojme se nje gazetar nuk mund te arrije t’ju pergjigjet gjithe pyetjeve qe mundojne mendjen tone.Z.Bedri ka gjetur nje teme dhe me aq sa analizon ka goditur ne shenje. Nje gazetar.nuk mund ti qelloje te gjitha shenjat qe duam ne . Ka rendesi qe ai ka goditur shenjen qe ne zakonisht e quajme “shenja e mosberjes ortak me te keqen dhe me pushtetin”. Tung!

    Reply to this comment
  22. Kris 1 September 7, 20:36

    Pisqollat e parlamentit detyrimisht duan pisqolle.Ne krye te shtetit e te qeverise kemi koburet.

    Reply to this comment
  23. Benoni September 8, 11:06

    Nga 140 deputete qe ka Kuvendi, vetem nja 40 jane realisht deputete qe flasin e punojne. Gjithe te tjeret jane memece, dordolece, kastravece e mistrece. Sa kohe te jet Kuvendi me 140 deputet, tre cerek plehra do te ket.

    Reply to this comment
  24. mirel September 8, 15:40

    “Ne kemi aktualisht një parlament që mund të cilësohet thjeshtë: parlamenti i kryetarëve të partive. Ata vendosin, ata caktojnë, ata mbështetin, ata përjashtojnë. Ndryshimi dramatik i Kushtetutës i lejon ata të përvetësojnë të drejtën e sovranit për të zgjedhur; në fund ata u ofrojnë njerëzve një listë, që ka kaluar jo nëpër përzgjedhje, por nëpër mendjen e tyre si shefa partie.

    Nuk është e rëndësishme nëse njeriu i propozuar në Kuvendin e Shqipërisë është intelektual i dorës së parë, është atdhetar, është i ndershëm apo i mirënjohur. Në mesin e atyre që ia vlejnë për të qenë në atë sallë futen edhe të tjerë, të cilët kanë tri gjëra, që janë të vyera vetëm për shefin e qeverisë: kanë para, nuk ka rëndësi se si si i kanë fituar; ”
    Ky eshte thelbi I shkrimit te Bedriut qe e vleresoj shume per analizen e drejte dhe venien e pikes mbi “I” per te verteten shqiptare sot.
    Ndryshimi Kushtetues qe lejon kryetaret te hartojne dhe imponojne listat zgjedhore,,lejon futjen ne parlament te pisqollave.
    Shoqeria shqiptare duhet patjeter ti imponoje parlamentit ndryshimin e Kushetutes ne favor te zgjedhesve, qe keta te jene ne gjendje te sugjerojne kandidatura apo dhe te hedhin poshte kandidatura , perndryshe kete vend e ka marre lumi

    Reply to this comment
  25. SuloKapedani September 8, 20:07

    Ju falenderojme z. Islami per temen qe trajtoni.Ligjet qe jane miratuar ne parlament jane tejet favorizues per deputetet te cilet kane menduar vetem per vehte ne rastet kur kane te bejne per ta.Kjo eshte çmenduri edhe per trajtimin nga ana ekonomike.Ndryshimi i kushtetutes eshte i domosdoshem.Pergjigjet e Islamit per te gjithe komentuesit eshte vete thelbi i shkrimit.Me teper per disa eshte te mos i lexojne dhe te rrine te qete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim