Blerim, kush ia mori 2.5 milionë dollarë kunatit tënd?

February 4, 2016 10:17

Blerim, kush ia mori 2.5 milionë dollarë kunatit tënd?

Pikat kryesore

  • izet haxhia: Edhe Petro Dode që mbante këtë post në diktaturë ishte më korrekt se ti, sepse ti edhe po të doje nuk mund ta bëje, sepse ata që të komandonin ty, nuk donin luftën kundër korrupsionit, sepse ishin vetë korrupsioni, ndërsa ata që komandonin Petron, çonin në plumb të gjithë hajdutët e shtetit, ndërsa këta të tutë e të mitë i ngritën në poste shtetërore. Kaq kisha për sot, zoti Çela...

Nga Arkiva

Pas një letre të djeshme të ish-kreut të KLSH Blerim Çela në DITA, ku shkruante se pohimet e tij i dukeshin të ekzagjeruara, Izet Haxhia ka dërguar një reagim.

Më poshtë, teksti i tij.

 

Nga Izet Haxhia

Lexova një letër që zoti Blerim Çela, një ish funksionar i lartë i PD-së ,i kishte dërguar gazetës “Dita”. Ndër të tjera shkruante se ato që shkruaj e kam rrëfyer unë i duken të ekzagjeruara… Dua t’i kujtoj Blerimit vetëm një rast ku ai mund ta verifikojë, sepse ka të bëjë me njeriun e afërt të tij, në mos gaboj, kunatin e tij.

Ky person është Pëllumb Shehaj, ish pronar i firmës piramidale “Silva”, i cili pasi grumbulloi shuma të mëdha parash dhe mashtroi shumë shqiptarë u arratis në Turqi me ardhjen në pushtet të të majtëve në vitin ’97. Le të pyesë Blerimi kunatin e tij se çfarë dhe sa para më ka ofruar në takimin e kërkuar prej tij në një hotel në rrugën e Elbasanit për ta marrë në mbrojtje në ato ditë marsi të 97-ës? Po ta them unë Blerim …më ka ofruar 2.5 milion dollarë…e kam refuzuar në mënyrë kategorike këtë ofertë korruptive që do paguhej me paratë e gjakut të shqiptarëve të varfër… po kjo nuk do të thotë që kjo ofertë nuk u pranua nga të tjerë. Paratë u morën nga banda e policisë së komisariatit nr 2, me në krye Sali Shehun, i cili me vonë u shpërblye me futjen në parlament nga radhët e partisë mëmë, PD.

Po, të pranishëm në këtë takim, për të cilin unë flas, kanë qenë edhe dy persona të tjerë. S. l. dhe A. B. Këto para që më ofroi tha që t’i përdorja për grupet paramilitare që do të dërgoja në Vlorë për të shkaktuar akte terrori e paniku dhe do t’i lija tre-katër persona që do bënin mbrojtjen e tij… pra, Pëllumbit. Por Blerimit do t’i thoja se, si kryetar i KLSH-së: çfarë zbulimesh e denoncimesh ka bërë përpara drejtësisë në atë detyrë? Blerim, ia nise me ‘zbulimin’ e arit të grabitur e të dërguar me avion në Zvicër, e shpikur qëllimisht në fushatën e zgjedhjeve të ’92-shit, nga një mik i Tritan Shehut, me porosi të Berishës, emri me sa me kujtohet ishte Xhon, njësoj si puna e çekut të bardhë të Gramozit…

Po a nuk e ke kuptuar akoma, o Blerim, qe kjo puna e floririt ishte një lojë e Berishës? Dhe më thua se e ekzagjeroj!

Pastaj, vazhdove dhe mirë fare me zbulimin që bëre me vjedhjen e ndihmave që kishte bërë Fatos Nano të operacionit Pelikan, duke u bërë si lënda e parë për prokurorinë për futjen në burg të liderit të opozitës, jo pa gjynahe në këtë mes, por koha e tregoi se nuk ishte për t’u ndëshkuar, por për t’u ricikluar, pasi shumicën e burgut e kaloi në plazhet e Sarandës.

Pastaj, o Blero, po me urdhër të partisë i përdore për aferën e “Drurit të arrës” të bërë nga i korruptuari i të gjitha kohërave në qeverinë e parë të PD-së, Genc Ruli dhe Rexhep Uka, po edhe aty një vrimë në ujë bëre. Po si nuk të shkoi asnjëherë në mendje, o Blero, të hetoje kontrabandën e naftës dhe thyerjen e embargos së OKB-së për ish-Jugosllavinë, në fakt për Millosheviçin? Apo ngaqë e bënte partia jote dhe e imja, nuk duhej ngacmuar kjo punë. Si nuk të shkoi në mendje asnjëherë të bëje hetim në ministrinë e Mbrojtjes së “legjendarit” Zhulali e të pyesje nga shkojnë këto armë e fishekë, që nga Afrika e deri në Bosnjë? Apo nuk doje ta mërzisje dhëndrrin që po u çonte municione njerëzve të gruas së tij serbe?

Ti e di fare mirë se për cilin dhëndërr e kam fjalën, se një të tillë kemi pasur.

Si nuk të shkojë në mendje, o Blero, të hetoje Ministrinë e Brendshme se si ndaheshin postet atje, ku bëhej lekë në tendera, që fillonin nga 100 mijë dollarë nga Kakavija, Qafë-Thana e Kapshtica, për korrupsionin në dogana dhe kontrabandën galopante.

Edhe Petro Dode që mbante këtë post në diktaturë ishte më korrekt se ti, sepse ti edhe po të doje nuk mund ta bëje, sepse ata që të komandonin ty, nuk donin luftën kundër korrupsionit, sepse ishin vetë korrupsioni, ndërsa ata që komandonin Petron, çonin në plumb të gjithë hajdutët e shtetit, ndërsa këta të tutë e të mitë i ngritën në poste shtetërore. Kaq kisha për sot, zoti Çela.

February 4, 2016 10:17
Komento

16 Komente

  1. Neser....... February 4, 10:33

    Po te doni ta shikoni,,,,,aha……do tju bjere te fiket!
    Tung, bashkeatdhetaret e mi!
    25 vjet VETEM ESHTE VJEDHE E PLACKITUR MEMA SHQIPERI!
    Neser te tjera, zoteri!
    Ne nuk CUDITEMI! Thjesht duam ti lexojme~

    Reply to this comment
  2. guri February 4, 10:35

    Si gjithmone konciz dhe i sakt Izet.

    Reply to this comment
  3. LORA February 4, 11:14

    Nje kujtese e vogel ndihmese per Izetin,,,,miku I qoftelargut,quhej John Meckgou,,,,dhe ke harruar qenin b.cela tuj fugu pas numrit te filxhaneve te kafese qe familja Hoxha serviri per vizitoret ngushellues per vdekjen e Enver Hoxhes.
    Per pergjigjen tuaj Izet kam vetem respekt;ne lidhje me koherencen dhe vertetesine e kunderpergjigjes ndaj kones b.cela te dr.krimit,,,,,tashme te bere “pishman” per krimet e tij mbi shtetin e shqiptareve.Ishte kone e parritur atehere blerimi,tash eshte zagar I plakur.
    Falnderim Izet ,per cfare ke bere keto tre vjetet e fundit,,,,per mua,shume dobi per vendin dhe popullin tend.

    Reply to this comment
  4. A.GRAMSH February 4, 11:23

    IZET HAXHIJA,MIRE PARTIJA JOTE PO JONA!?
    (‘Fol Izet te lumte goja ,fol e mbro te drejtat tona’)
    E kam fjalen per PS–Si parti e ‘Baballareve te Kombit’ apo e ‘ballit kombetar’ me ‘baballaret’Nano,Blushi,Servet,Blushi,Mejdan,Blushi,Pandi,Blushi,Baçi,Blushi,Naçi,Blushi,Kaçi,Blushi,Rama Blushi ,LIKE,Blushi,Ermelinda,Blushi,Arta,Blushi,Taku,Blushi,Malaj Blushi——–Kur dhenderri serb i vuri zjarrin Shqiperise dhe plaçkiti nje pasuri kombetare keta ‘ballista te kombit’ te mbuluar me ‘jorganin socialist’ me se jane marre o ‘profeti’ HAXHI!!????FOLE EDHE PER NE O IZET SE KEMI EDHE KONGRESIN E VAZHDIMESISE TE SHPERBERJES SE ISH SHQIPERISE!

    Reply to this comment
  5. Shqiperi e madhe February 4, 11:52

    Sa te jet gjalle sali Serbi,me shum krime do ndodhin . Mjer populli shqiptar , mjer shqiperie e shkret e pushtuar nga keta barbar

    Reply to this comment
  6. tomsojeri February 4, 12:04

    Fol Izet te lumte goja ,fol e mos ler ndyresir ta mbuloj koha !Fol te shohim cfar perbindeshash zaptuan kte popull budalla ! Fol qe te shohim cfar rrace jemi !Fol qe te kuptojm me ne fund se ska “deterxhent” qe pastron politikanet shqiptar ! Vetem nje revolucion ,nje kryregritje, ku te shuaj ne themel edhe kelyshet e tyre ashtu si beri Lenini me Carin ,ka shpres ky popull ! Jemi te destinuar te jetojm ne Sketerren qe kjo far e keqe ndertoi e hedh vazhdimisht shqiptar qe presin tju vi radha ! Hajdut ,mashtrus e kriminel te maskuar me pushtetin qe ju japim jan te gjith ! Cfar kombi jemi ,cfar mban e pjell kjo tok !!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. Partizani February 4, 13:29

    Vetem ENVER HOXHA ndertoi shtet per shqiptaret,ndersa keta BANDITET E DEMOKRACISE me mbeshtetjen e Perendimit po i bejne VARRIN SHQIPERIOSE!
    Nuk mburren dot me PUNET e tyre,prandaj kane 25 vjet qe shajkne Enver Hoxhen,merren me dekoratat e tij,por as sa MUTIN e tij nuk bejne per shqiptaret!
    Paskemi qene popull QURRASH!
    Kot nuk na mbajti turku 500 vjet pushtuar!

    Reply to this comment
    • lori February 4, 14:10

      Mos e permend Enver Hoxhen e partizan se te eri biroja e hetimit qe po ngrene “miqte” me karabushin tine dhe te degsdisen atje ku s’ta prêt mendja.Mos perfito se tani “biroja ” hetimit” eshte duke u marre me fushaten e “hilarit te Klintonit “se pas kesaj do te merret direkt me Ty,mua,ate ata se per kete pune eshte.Se fundemi pa me thuaj z.partizan nuk te pelqen dyshja LU-Lu e formuar enkas per te ç’uar Shqiperine tashme bere sorre perpara drejt demokra-cise!

      Reply to this comment
  8. asd February 4, 13:31

    Nderime per Izet Haxhine. Une e konsideroj “te penduar” dhe me shume vlere faktet qe sjell.

    Reply to this comment
  9. Brandon February 4, 14:50

    Vetem po te ngrihet Enver Hoxha mund ta pastroje Shqiperine nga kjo klase e degjeneruar vjedhesish e gjakpiresish qe i vuri ne krye Ramiz Alia ketij populli fisnik.
    Asnje shprese reale nuk mund te kete qe kete mund ta beje kjo klase politike injorante dhe e paskrupullt qe u rrit keto 25 vjet.

    Reply to this comment
  10. Anna February 4, 15:54

    Te respektoj Izet Haxhia ! Por nje kerkese shume shume te sinqerte kam per ty – te lutem beju Avni Rustemi nr 2 I shqiperise . I pari ishte nga jugu ti je nga veriu. Kenge pa mbarim populli nga jugu ne very do te kendoje per ty …Hajde dhe jepi nje plumb ne ball mortajes Berisha. Shpeton nje popull te tere nga nje gjiriz me emrin Sale rame shiqere berishovic , prej 25 vjetesh nxjerr vetem ere kerme e tradheti.

    Reply to this comment
  11. iiii February 4, 15:55

    ….

    Reply to this comment
  12. Beniku February 4, 18:18

    Une mendoj se Izeti eshte nje Avni Rustem ,I cili po ndihmon te sqaroi popullin,pavarsishte mmekateve te tij twe cilat i ka pranuar, se cili eshte katili Sali Berisha dhe po ndihmon pordhacin LLalla.por I fenduri eshte I fendur e nuk ben dot pordhe qe ta degjojne dynjaja….

    Reply to this comment
  13. A. February 4, 21:18

    Nuk je i besueshem ti Blerim Cela.
    Personalisht kemi nje histori qe na lidh te dy.
    Une isha drejtor i nje ndermarrje qe varej nga socialistet ne Lushnje dhe qe jam perndjekur nga ty megjithese as ma kishe degjuar emrin dhe as qe ma di edhe tani.. Nuk bera asnje minute e as nje lek korrupsion (dhe hajde ta thuash kete se s’ta beson njeri ne ditet e sotme) por ti dergove njerezit e tu te me ndiqnin. Ishte koha e thyerjes se embargos me ish Jugosllavine. Kam shitur ne akordance me punonjesit e mij nje bot vajguri (e theksoj vetem nje) dhe kete nen kushtet e presionit tek i ndjeri Loshi i Karbunares qe ne fushen politike ishte nje nga te fortet tuaj. Ndermarrja tjeter simoter me ne, dhe qe drejtohej nga nje kombinim PSD me PD (ne ate kohe aleate) merrte fonde shume here me teper se ne,e bente korrupsion te provuar (jo te hamendesuar) me vajguri ne drejtim te ish Jugosllavise e ju me ndiqnit mua.
    Kur nuk u jam pergjigjur propozimeve te njerezve te pushtetit tuaj nga lart me keni nxjerre njerez ne rruge te cilet me jane imponuar deri dhe fizikisht gje qe per pushtetin tuaj me te keq se ai i Haxhi Qamilit ka qene normale. Kam nderhyre tek ju permes miqsh te cilet po “miqesisht” me rekomanduan te merrja testen e partise tuaj dhe cdo gje do ishte ne rregull. Ti kishe vellane e semure rende atehere dhe ndermjetesit me thane se takimi direkt ishte i pamundur per kete arsye. Po miqesisht prokurori i ceshtjes (P.H) i cili te pakten me tha te drejten se une isha viktime e luftes ne front te gjere kunder partise socialiste dhe kishte pak rendesi ne isha une apo dikush tjeter ne ate vend pune me kerkoi ca leke per shpenzime me akuzuesit e mij perfaqesues te partise kundershtare. Kuptohet nuk kishte korrupsion dhe nuk u be gjyq, por une dhashe doreheqjen dhe u mora me gjera te tjera. Ishim si dy drejteza te kithta me pushtetin e partise tende zoteri.
    Kujtoj nje moment shume te shemtuar te Z. Blerim Cela ne nje emision televiziv ne ate kohe. Kishte lidhje direkte telefonike me shikuesit (atehere kish shume pak telefona). Nuk mbaj mend shume hollesi por me ka ngelur ne mendje nje qendrim megallomani deri ne limitet me ekstreme te vetekenaqesise gati gati si nje orgazem (me falni per kete por nuk di si ta shpreh ndryshe). As temen e sakte te bisedes nuk e mbaj mend. Por mbaj mend nje telefonate te nje zonje qe mori me duket nga Italia dhe me nje kurajo shume te admirueshme ju kerkoi ju te qendroni mire ne studio dhe te mos ofendoni shikuesit me ate nivel sjellje.
    Nuk jam i sigurt akoma por me duket se ju u ngritet ne parlamentin shqiptar te pjeses se pare te vitit1997 dhe akuzuat Shtetet e Bashkuara te Amerikes si organizues te revoltave te 97s.
    Faktet jane atje neper arshiva. Ti je viktime e luftes brenda llojit ne PDne tuaj dhe asgje me shume.
    Nuk vlen gjykimi jot per Izet Haxhine. Izet Haxhise per reflektimin e tij i kane borxh te gjithe shqiptaret. Une kam ikur prej kohesh ne Amerike. Punet e mija personale i kam rregulluar.Jam pronar i nje biznesi te sukseseshem me femije te martuar e te rregulluar por me dhemb zemra per ata qe jane atje dhe me revolton deri ne themel te shpirtit pamundesia e tyre per te shijuar nje here (minute, ore apo dite) demokracine e enderruar.Sepse ajo eshte infektuar nga injoranca, korrupsioni e tribalizmi juaj.
    Ty Izet Haxhia te uroj shendet e jete te gjate. Mundohu te jesh me shume i detajuar ne kujtimet e tua. Uroj qe nje dite ato te kene vleren e proves neper gjykatat tona. Dhe po tu lejua te vish ketej nga Amerika te ofroj mikpritjen time.
    A.GJ. USA

    Reply to this comment
  14. Sahit Tropoja February 5, 01:10

    Izeti me sa shoh eshte i lare se nuk ka bere vrasje, besoj se as vrasjen e Hajdarit ku e implikuan bashke me vellezerit nuk ka pasur te beje, vrasja duket se ka qene e castit sipas rethanave te treguara.Ben mire qe i tregon vendit se cfare krimesh ka bere Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*