Kush ishin Arianitët?

October 17, 2020 10:17

Kush ishin Arianitët?

Arianitët ishin familje e madhe feudale shqiptare që njihet që nga fillimi i shek. XI dhe ka luajtur një rol politik të rëndësishëm.

Zotërimet e Arianitëve kanë ndryshuar gjatë shekujve.

Zotërimet kryesore duket se kanë pasur një shtrirje mjaft të madhe, por pa formuar një zonë kompakte, që shkonte që nga viset e Dibrës së Sipërme, në Çermenikë, Mokër, Bërzeshtë-Polis, Shpat-Vërçë, duke përfshirë edhe pjesë të zonës fushore Dumre-Lushnjë-Elbasan-Kavajë.

Figurat kryesore të kësaj familjeje ishin: David Arianiti, Gjergj Arianiti dhe Kostandin Arianiti.

 

——

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

 

October 17, 2020 10:17
Komento

7 Komente

  1. From Shkodra with love. June 15, 13:50

    Respekt per Arianitet e medhenj por po na mbysin keto shqiptaret anti shqiptare.

    Reply to this comment
  2. Niku October 17, 11:48

    Disa e shkruajnë Arianiti dhe të tjerë Araniti. Aranitët dhe Topiajt kanë qenë e njëjta familje, por e ndarë në dy degë, në veriorë dhe jugorë. Historinë e tyre e gjejmë të sistemuar mirë me disa autorë, në librin “Origjina e gollobordasve të Dibrës (kalabardhët), me autor Agim R. Kasa, botuar nga “Dituria” në vitin 2019.

    Reply to this comment
    • Titi October 18, 10:18

      Te dhjefsha ty me te gjithe gollobordasit sllave! Gollobordasit ishin ne stepat e Uralit kur dominonin Arjanitet ne Ballkan.

      Reply to this comment
  3. TML October 17, 12:22

    Aranitasit ishin nje familje malsore me orgjine nga krahina e Tomadhes (malsia e Sopotit ne Librazhd dhe Elbasan) . Fshatrat dhe banoret e kesaj krahine edhe sot shquhen per nje kulture te pasur materjale , shpirterore dhe njerzore edhe pse vazhdojne te jene to izoluar gjeografikisht.Zoterimet e Aranitasve ne jug kufizoheshin me Muzakajt me kufi ndares lumin Devoll .Qendera e tyre administrative dhe fetare ishte ,Grabova dhe Shenepremte me rretthinat..Pas mbarimit te epokes Skenderbejane Aranitasit u zhduken nga skena politike adminstrative duke lane nje number pinjollesh te krishtere jashte vendit si dhe myslymane ne Shqiperi.Disa nga pinjollet myslymane ne Shqiperi jane familja patriotike Berzeshta nga Qukesi , familja Karamuco nga Goxha ,Maliq , familja e patriotit Shahin Matrakut dhe familja a Hasan Beut nga Pirgu Maliq (te ashtuquajtur bejleret e Pirgut).

    Reply to this comment
    • Niku October 17, 13:52

      Jo,jo, nuk është ashtu “TML”, Aranitët dhe Topiajt ishin e njejta familje, e ndarë në dy degë. Topiajt kishin Durrësin, Krujën dhe rrethinat, ndersa Aranitët qëndrën e kishin në Kaninë të Vlorës dhe sundonin Dibrën e Epërme, Çermenikën dhe pothuajse të gjithë jugun e sotëm të Shqipërisë dhe kufizoheshin me zotërimet e Zenebishëve. Aranitët ishin të lidhur me martesë me Komnenët, perandorë të Bizantit, prandaj u shtohej edhe emri Komneni. Topiajt ishin lidhur me martesë me Mbretin e Napolit anzhuin. Karl dhe Gjergji Topiaj ishin djemtë e Andrea Topiajt dhe nëna e tyre ishte vajza jashtëmartesore e Mbretit të Napolit, Robert, vëllait të Mbretit të Francës. Përfaqsuesi më me emër i aranitëve ishte Gjergj Araniti, vjerri i Skënderbeut, dhe kishte djem të vëllezërve të tij, Moisi Golemin dhe Vrana Kontin.

      Reply to this comment
  4. dhe si per Cudi ,kur Principatat e Shqiptare lulezonin - greket fshiheshin ne Bythe te Historise October 17, 15:11

    Prurje interesante ,qe i flasin hapur shqiptareve,

    per te Paret e tyre ,poedhe Botes qe nuk ja arriten dot

    kurre ti paraqisin shqiptaree ndryshe,

    si i pelqen Mashtruseve te Historise, ata ne Hunden e

    Gjate te Politikanit te Djallit.

    Reply to this comment
  5. mirel October 17, 16:17

    Qenka lodhur shume Dita me kete shkrim per Arianitet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim