Kush ishin Autariatët?

September 28, 2015 13:58

Kush ishin Autariatët?

 

I nderuar lexues! Autariatët ishin fis i madh ilir, që banonin në luginën e lumit Tara, degë e Drinës. Fqinjët jugorë të tyre ishin ardjejtë, ndërsa në lindje e verilindje autariatët ndesheshin me dardanët e tribalët. Përmenden për herë të parë më 335 p.e.s. kur bënë një sulm kundër faltores së Delfit në Greqi. Për shkak të fatkeqësive natyrore dhe të epidemive, një pjesë e tyre u shpërngul më 310 p.e.s. dhe u vendos pranë malit Orbel në Pajoni. Me urdhër të mbretit trakas Lisimakut, një repart i autariatëve, që merrte pjesë në ushtrinë trakase në luftën kundër Antigonit në Azinë e Vogël, u shfaros tradhtisht më 302 p.e.s.

September 28, 2015 13:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*